

Lajmet
DhTIK: Rritja e tatimit barrë shtesë për bizneset, kompanitë nuk përfitojnë nga “Superpuna”
Nga Dhoma e Tregtisë kanë reaguar ndaj Qeverisë edhe për mënyrën e implementimit të projektit “Superpuna”.
Published
2 years agoon
By
Betim GashiDhoma e Tregtisë dhe Industrisë në Kosovë ka ngritur shqetësimin e saj për rritjen e tatimin në pronën e paluajtshme.
Drejtues të kësaj dhome në një konferencë për media kanë theksuar se shtrenjtimi i tatimit në pronë do të jetë një goditje e rëndë për bizneset në vend.
Kryetari i Bordit të Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë (DhTIK), Skënder Krasniqi ka fajësuar Qeverinë e Kosovës për mungesë të bashkëpunimit me bizneset sa i përket plotësimit ndryshimit të ligjeve në vend, veçanërisht atë për pronën e paluajtshme. Krasniqi ka theksuar se situata pas pandemisë COVID-19, dhe agresionit rus në Ukrainë, bizneset janë në situatë të vështirë.
Përkitazi me këtë, ai ka shprehur shqetësimin e tij për mungesë të bashkëpunimit nga ana e Qeverisë me bizneset. Madje, ai ka ftuar kryeministrin Albin Kurti dhe ministrin e Financave, Hekuran Murati, që të jenë më pran komunitetit të biznesit.
Përveç kësaj, Krasniqi ka reaguar ndaj Qeverisë edhe për mënyrën e implementimit të projektit “Superpuna”.
“Ne si Dhomë e Tregtisë duam të shprehim shqetësim publik për mungesën e bashkëpunimit të mjaftueshëm me institucionet e Kosovës në lidhje me situatën jo të mirë të të bërit biznes në Kosovë dhe situatën jo të mirë në përgjithësi në botë dhe ndryshimet e mëdha që po ndodhin sidomos gjatë këtyre tre vjetëve nga pandemia COVID, lufta në Ukrainë dhe për nevojë të jashtëzakonshme që kemi ndryshime dhe reagime më të shpejta të qeverisë. Ftojmë kryeministrin, Albin Kurti, ministrat, e sidomos ministrin e Financave, Hekuran Murati që të na vizitojë dhe të diskutojmë më shumë para se të marrin vendime të tilla ose propozime për ndryshimin e ligjeve ose plotësim ndryshimin e ligjeve të cilat po shkojnë pa e pas një reagim ose bashkëpunim të mjaftueshëm me biznese”, tha Krasniqi.
Sekretari i përgjithshëm në DhTIK, Shyqiri Bytyqi theksoi se rritja e tatimit në pronë do të pengojë në zhvillimin e bizneseve.
“Marrë parasysh këto rrethana, rritja e barrës tatimore do të pengojë zhvillimin e këtyre bizneseve. Kjo na detyron neve si do të reagojmë me kohë që të tërheqim vëmendjen publikisht që këto gjëra të mos ndodhin, por të bëhen angazhime në krijimin e një klime të favorshme për biznese, në mënyrë që ta tejkalojnë krizën që është shkaktuar dhe vazhdon të shkaktohet. Pra, bizneset tona nga kriza që ka ekzistuar deri më tani akoma nuk janë këndellë dhe nuk janë ato biznese që kanë një siguri në qëndrueshmërinë e tyre”, theksoi Bytyqi.
Ish-ministri i Arsimit, Bytyqi ka thënë po ashtu se ri-vlerësimi i pronave për rezidentët nuk janë vlerësime reale. Ai tha se me plotësim-ndryshimin e Ligjit në pronë që pritet të ketë shkallë progresive dhe rritje të tatimit në pronë, do të ndikon tepër negativisht në zhvillimin e qëndrueshmërisë së bizneseve në Kosovë.
“Nga informacionet që tashmë ne kemi ajo që ka ndodhur në rivlerësimin e pronave për rezidentët, është parë që është rritur një vlerë e madhe e pronave duke u bazuar në çmimin e tregut ashti siç kanë dalë me deklarim Ministria e Financave. Ne e kemi tërheq vërejtjen për tregun prapë, sepse këto rivlerësime kanë ndodhë për shkak të rritjes së çmimeve si pasojë e krizës dhe nuk janë vlerësime reale. Sepse brenda një periudhe me stabilizimin e krizës këto çmime mund të bien, dhe i bie që edhe kostoja e pasurive mund të ndryshojë. E njëjta gjë do të pritet në vlerësimin e pronave komerciale me formën teknike që janë zbatuar tek prona rezidente ku do të ndikonte edhe në rritjen e vlerës së pronave të bizneseve. Dhe rrjedhimisht nga plotësim ndryshimi i ligjit në pronë që pritet të ketë shkallë progresive dhe rritje të tatimit në pronë do të ndikon shumë negativisht në zhvillimin e qëndrueshmërisë së bizneseve në Kosovë. Nga propozimi i draft plotësimit të ligjit pritet që shkalla progresive për tatimin në pronë të kenë një rritje nga 0.10 që është shkalla minimale deri në 0.50, që i bie që të ketë një rritje pothuajse 50 për qind e tatimit në pronë si shkallë tatimore, por jo si vlerë”, theksoi ai.
Bytyqi po ashtu ka shpjeguar rritjen e tatimit në pronë nga 200 mijë në 700 mijë euro.
“Në analizën që ne kemi bërë një biznes, i cili aktualisht në Kosovë mund të ketë një metrazh diku rreth 60 mijë metra katror e që tashmë në Prishtinë tatimi në pronë është rreth 200 mijë euro, me futjen, nëse miratohet kështu si është draft propozim ligji për plotësim ndryshimin e ligjit të tatimit në pronë do të ketë një rritje të barrës të tatimit në pronë rreth 700 mijë euro. Pra, shihet se 300 për qind kemi rritje të menjëhershme vetëm me futjen e shkalles progresive pa e futur edhe mundësinë e rritjes së vlerës së aseteve. Dhe kjo barrë e rëndë padyshim se do të ndikojë shumë negativisht tek bizneset. Barra e rëndë tatimore jo vetëm që do të krijojë jostabilitet, por do të jetë një pengesë e madhe në investimet e planifikuara. Do të fillojnë që të ndërpriten investimet e planifikuara, do të ketë rrezik të shkurtimit të vendeve të punës, dhe falimentimit të bizneseve. Është shumë e arsyeshme reagimi me kohë që derisa është ende në Parlament t’i bëjmë ftesë deputeteve ta shqyrtojnë me kujdes këtë plotësim ndryshim të ligjit dhe mos të dëmtohen bizneset, sepse me këto shkallë dëmtimi më i madh do të jetë për bizneset më të mëdha”, tha Bytyqi.
Në këtë konferencë për media, kryetari i Bordit, Krasniqi theksoi po ashtu se janë të shqetësuar edhe për mënyrën e zbatimit të projektit “SuperPuna”. Ai theksoi se po kushtëzohen bizneset për të përfituar nga ky projekt, që sipas tij, shumica e bizneseve nuk po arrijnë të marrin mbështetjen nga “SuperPuna”.
“Ne si Dhomë e Tregtisë kemi shprehur shqetësimin tonë edhe për projektin e punësimit “Superpuna” dhe për metodat që qeveria ka bërë për mënyrën e përfitimit, ku për këtë nuk ka mjaftueshëm kërkesa për punësim ose shumica e bizneseve nuk po i plotësojnë kërkesat, për shkak se detyrimi që së pari biznesi të paguaj dhe pastaj shteti të alokojë mjetet te biznesi, është një ngarkesë, sepse sikur biznesi të kishte mundësi financiare, ne i kishim punësuar dhe nuk kishte pasur nevojë me marrë përkrahje prej shtetit. Prandaj, kjo pagesë do të duhej që automatikisht të kalojë te biznesi apo te punëtori dhe të mos pritet një apo dy muaj të dalin ato mjete”, theksoi Krasniqi.
Edhe Arsim Selmonmusaj nga DhTIK tha se nëse qeveria e Kosovës vazhdon me këto politika fiskale, ekziston rreziku që bizneset të ikin nga vendi.
“Deri më tani e dimë se një pjesë e madhe e rinisë dhe një pjesë e profesionistëve kanë ikur nga Kosova dhe çdo ditë po vazhdon ky trend. Nëse vetëm vazhdohet me këto politika fiskale dhe me këto trendë të rritjes dhe vështirësive te të bërit biznes në Kosovë, atëherë dhe biznesi fillon që të largohet në një ambient më të favorshëm sesa këtu”, tha Selmonmusaj.
Projektligji për tatimin në pronën paluajtshme është në Kuvendin e Kosovës, i cili ka kaluar në lexim të parë në Komisionin për Buxhet. Shtrenjtimi i tatimit në pronë mbi 100 për qind e në disa raste edhe mbi 700 për qind ka hyrë në fuqi nga janari i këtij viti, i cili është kundërshtuar nga qytetarët, opozita dhe bizneset.
Lajmet
Tejkaloi shpejtësinë e lejuar, Policia e Kosovës e dënon me 300 euro dhe tre muaj ndalim të drejtimit shoferin në Ferizaj
Published
24 minutes agoon
July 5, 2025By
UBTnews
Policia e Kosovës ka dënuar një shofer i cili po lëvizte me shpejtësi prej 115 km/h në zonën ku shpejtësia e lejuar ishte 50km/h.
Kundërvajtësi teksa po lëvizte në Prelez të Ferizajt u ndalua nga policia që i shqiptoi atij gjobë prej 300 eurosh, tre pikë negative dhe tre muaj ndalim vozitje.
“Njësia e Trafikut Rrugor, gjatë realizimit të kontrollit me radar në rrugën magjistrale Ferizaj-Prishtinë në fshatin fshatin Prelez të Ferizajt, rreth orës 03:05, ka evidentuar një automjet të markës Audi me targa vendore që po lëvizte me shpejtësi prej 115 km/h në zonën ku kufizimi i lejuar është 50 km/h. Ndaj shoferit F.B.,41 vjeç është shqiptuar një gjobë për kundërvajtje trafiku për tejkalim të shpejtësisë së lejuar: 300 €, 3 pikë negative dhe masë mbrojtëse (ndalim i drejtimit të mjetit për 3 muaj).Policia Rajonale e Ferizajt do të vazhdojë me kontrolle dhe aktivitete të intensifikuara në funksion të parandalimit të aksidenteve dhe rritjes së sigurisë në komunikacion. Apelojmë tek të gjithë shoferët që të respektojnë rregullat dhe shenjat e komunikacionit rrugor”, thuhet tutje në njoftimin e policisë.
Lajmet
Ministria e Punëve të Brendshme ndalon rreptësisht ndezjen e zjarreve: Shkelësit e vendimit do të ndëshkohen
Published
25 minutes agoon
July 5, 2025By
UBTnews
Ministria e Punëve të Brendshme ka marrë vendim që ndalon rreptësisht ndezjen e zjarreve në të gjitha ambientet e hapura.
Ky vendim vie pas temperaturave të larta dhe rrezikut të përhapjes së zjarreve në pyje, fusha dhe livadhe.
Ministri në detyrë, Xhelal Sveçla përmes një postimi në Facebook tha se ndezja e zjarreve është vepër penale dhe shkelësit e këtij vendimi do të përballen me masa ndëshkuese.
“Ndezja e zjarreve është vepër penale andaj shkelësit e këtij vendimi do të përballen menjëherë e pa dilemë me masat ndëshkuese që parasheh legjislacioni ynë. I bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve që të tregojnë kujdes maksimal dhe të respektojnë këtë vendim, duke shmangur çdo veprim që mund të shkaktojë zjarr ose përhapje të tij“, ka shkruar Sveçla.
Lajmet
Osmani priti në takim deputetët britanikë, rikonfirmohet mbështetja për Kosovën
Published
28 minutes agoon
July 5, 2025By
UBTnews
Presidentja Vjosa Osmani, gjatë ditës së premte ka pritur në takim deputetët e Parlamentit të Mbretërisë së Bashkuar, Martin Vickers dhe Paul Foster, njëherësh përfaqësues të grupeve të miqësisë me Kosovën në parlamentin britanik.
Gjatë takimit, sipas një njoftimi nga ana e Presidencës, u diskutua për marrëdhëniet e shkëlqyera ndërmjet Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar, si dhe për mënyrat konkrete të thellimit të mëtejmë të bashkëpunimit ndërshtetëror, sidomos në partneritetin ekonomik dhe të mbrojtjes, forcimit të pozitës ndërkombëtare të Kosovës dhe avancimit të objektivave euroatlantike të vendit.
Osmani thuhet se i falënderoi deputetët Vickers dhe Foster për angazhimin e tyre të palëkundur në mbështetje të Kosovës dhe theksoi rëndësinë e forcimit të mëtejshëm të partneritetit ndërmjet dy vendeve.
“Deputeti Martin Vickers, i cili është Kryetar i Grupit Ndërpartiak për Kosovën dhe Shqipërinë (All-Party Parliamentary Group for Kosovo and Albania), dhe deputeti Paul Foster, Nënkryetar Ekzekutiv i “Labour Friends of Kosovo”, riafirmuan mbështetjen e tyre të fuqishme për popullin dhe shtetin e Kosovës”, thuhet tutje në njoftim.
Lajmet
Shqipëria hap qendra shëndetësore përgjatë bregdetit për kujdesin e turistëve
Published
30 minutes agoon
July 5, 2025By
UBTnews
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama përmes një postimi në Facebook ka njoftuar për hapjen e qendrave të kujdesit shëndetësor në bregdetin shqiptar.
Rama ka njoftuar se janë hapur 36 qendra në të gjithë bregdetin për pushime të sigurta dhe të qeta për të gjithë.
Ministrja e Shëndetësisë së Shqipërisë ka vizituar Qendrën Shëndetësore Verore në Shkëmbin e Kavajës.
Nga kjo vizitë ajo u njoftua se stafi mjekësor është në gatishmëri 24/7 për çdo emergjencë teksa pacientët janë 50% turistë shqiptarë dhe 50% turistë të huaj.

Sulmet ajrore izraelite vrasin 24 palestinezë në Gazë, përfshirë 10 që po kërkonin ushqim

Tejkaloi shpejtësinë e lejuar, Policia e Kosovës e dënon me 300 euro dhe tre muaj ndalim të drejtimit shoferin në Ferizaj

Ministria e Punëve të Brendshme ndalon rreptësisht ndezjen e zjarreve: Shkelësit e vendimit do të ndëshkohen

Osmani priti në takim deputetët britanikë, rikonfirmohet mbështetja për Kosovën

Shqipëria hap qendra shëndetësore përgjatë bregdetit për kujdesin e turistëve

Daut Haradinaj: Takimet bilaterale me Serbinë nuk duhet të vazhdojnë pa lirimin e pakushtëzuar të Arbnor Spahiut

Kërcënimi për bombë në Kuvendin e Kosovës, doli të jetë alarm i rrejshëm

Kërcënimi me bombë, Zogaj: E marrim seriozisht

Murati: Nuk e di pse opozita vjen dhe nuk voton
Të kërkuara
-
Lajmet nga UBT2 months ago
Profesori, Arsim Hajdari, doktoron me temën “New Perspective of Biological Therapy in Treatment of Age-Related Macular Degeneration”
-
Lajmet3 months ago
Studentët e Psikologjisë në UBT zhvilluan një vizitë studimore në qendrën psikologjike “Radix” dhe Asociacionin Kosovar për Psikoterapi Trupore
-
Lajmet nga UBT4 weeks ago
UBT organizon debat rreth zgjerimit të BE-së dhe ruajtjes së vlerave evropiane
-
Lajmet nga UBT1 month ago
UBT – Institucioni privat me më së shumti programe të akredituara nga Agjencia e Akreditimit të Kosovës