Lajmet

​Cakaj: Tri poste kyçe, dëshmi e forcimit të faktorit shqiptar në Maqedoninë e Veriut

Published

on

Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme i Shqipërisë, Gent Cakaj, zhvilloi sot një bisedë telefonike me sekretarin e Përgjithshëm të BDI-së në Maqedoninë e Veriut, Artan Grubi, menjëherë pas arritjes së marrëveshjes me partnerin e tyre të koalicionit, LSDM-në.

“Kam shprehur urimet më të sinqerta për marrëveshjen historike që do të mundësojë për herë të parë një kryeministër shqiptar në Maqedoninë e Veriut, qoftë edhe vetëm 100 ditë si fillim,” u shpreh Cakaj në një reagim në Facebook.

Ai theksoi se përveç faktit se kryetari i Kuvendit do të vazhdojë të jetë një shqiptar, mbetet arritje historike që diplomacia e Maqedonisë së Veriut do të udhëhiqet nga një shqiptar.

Sipas Cakaj, marrëveshja e sotme hap një horizont të pashembullt për forcimin e shqiptarëve e zhvillimin e demokracisë në Maqedoninë e Veriut.

“Urime të gjithë shqiptarëve e falënderim të veçantë Ali Ahmeti e Artan Grubi për punën e vyer që kanë bërë në drejtim të forcimit të faktorit shqiptar, demokracisë e zhvillimit të brendshëm dhe proceseve euroatlantike në Maqedoninë e Veriut”, tha ai.

Kreu i diplomacisë shqiptare siguroi se me Maqedoninë e Veriut do të vijojë bashkëpunimi i shkëlqyer dypalësh dhe puna e përbashkët në kuadër të NATO-s dhe drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Lajmet

Tejkaloi shpejtësinë e lejuar, Policia e Kosovës e dënon me 300 euro dhe tre muaj ndalim të drejtimit shoferin në Ferizaj

Published

on

By

Policia e Kosovës ka dënuar një shofer i cili po lëvizte me shpejtësi prej 115 km/h në zonën ku shpejtësia e lejuar ishte 50km/h.

Kundërvajtësi teksa po lëvizte në Prelez të Ferizajt u ndalua nga policia që i shqiptoi atij gjobë prej 300 eurosh, tre pikë negative dhe tre muaj ndalim vozitje.

Njësia e Trafikut Rrugor, gjatë realizimit të kontrollit me radar në rrugën magjistrale Ferizaj-Prishtinë në fshatin fshatin Prelez të Ferizajt, rreth orës 03:05, ka evidentuar një automjet të markës Audi me targa vendore që po lëvizte me shpejtësi prej 115 km/h në zonën ku kufizimi i lejuar është 50 km/h. Ndaj shoferit F.B.,41 vjeç është shqiptuar një gjobë për kundërvajtje trafiku për tejkalim të shpejtësisë së lejuar: 300 €, 3 pikë negative dhe masë mbrojtëse (ndalim i drejtimit të mjetit për 3 muaj).Policia Rajonale e Ferizajt do të vazhdojë me kontrolle dhe aktivitete të intensifikuara në funksion të parandalimit të aksidenteve dhe rritjes së sigurisë në komunikacion. Apelojmë tek të gjithë shoferët që të respektojnë rregullat dhe shenjat e komunikacionit rrugor”, thuhet tutje në njoftimin e policisë.

Continue Reading

Lajmet

Ministria e Punëve të Brendshme ndalon rreptësisht ndezjen e zjarreve: Shkelësit e vendimit do të ndëshkohen

Published

on

By

Ministria e Punëve të Brendshme ka marrë vendim që ndalon rreptësisht ndezjen e zjarreve në të gjitha ambientet e hapura.

Ky vendim vie pas temperaturave të larta dhe rrezikut të përhapjes së zjarreve në pyje, fusha dhe livadhe.

Ministri në detyrë, Xhelal Sveçla përmes një postimi në Facebook tha se ndezja e zjarreve është vepër penale dhe shkelësit e këtij vendimi do të përballen me masa ndëshkuese.

Ndezja e zjarreve është vepër penale andaj shkelësit e këtij vendimi do të përballen menjëherë e pa dilemë me masat ndëshkuese që parasheh legjislacioni ynë. I bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve që të tregojnë kujdes maksimal dhe të respektojnë këtë vendim, duke shmangur çdo veprim që mund të shkaktojë zjarr ose përhapje të tij“, ka shkruar Sveçla.

Continue Reading

Lajmet

Osmani priti në takim deputetët britanikë, rikonfirmohet mbështetja për Kosovën

Published

on

By

Presidentja Vjosa Osmani, gjatë ditës së premte ka pritur në takim deputetët e Parlamentit të Mbretërisë së Bashkuar, Martin Vickers dhe Paul Foster, njëherësh përfaqësues të grupeve të miqësisë me Kosovën në parlamentin britanik.

Gjatë takimit, sipas një njoftimi nga ana e Presidencës, u diskutua për marrëdhëniet e shkëlqyera ndërmjet Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar, si dhe për mënyrat konkrete të thellimit të mëtejmë të bashkëpunimit ndërshtetëror, sidomos në partneritetin ekonomik dhe të mbrojtjes, forcimit të pozitës ndërkombëtare të Kosovës dhe avancimit të objektivave euroatlantike të vendit.

Osmani thuhet se i falënderoi deputetët Vickers dhe Foster për angazhimin e tyre të palëkundur në mbështetje të Kosovës dhe theksoi rëndësinë e forcimit të mëtejshëm të partneritetit ndërmjet dy vendeve.

Deputeti Martin Vickers, i cili është Kryetar i Grupit Ndërpartiak për Kosovën dhe Shqipërinë (All-Party Parliamentary Group for Kosovo and Albania), dhe deputeti Paul Foster, Nënkryetar Ekzekutiv i “Labour Friends of Kosovo”, riafirmuan mbështetjen e tyre të fuqishme për popullin dhe shtetin e Kosovës”, thuhet tutje në njoftim.

Continue Reading

Lajmet

Shqipëria hap qendra shëndetësore përgjatë bregdetit për kujdesin e turistëve

Published

on

By

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama përmes një postimi në Facebook ka njoftuar për hapjen e qendrave të kujdesit shëndetësor në bregdetin shqiptar.

Rama ka njoftuar se janë hapur 36 qendra në të gjithë bregdetin për pushime të sigurta dhe të qeta për të gjithë.

Ministrja e Shëndetësisë së Shqipërisë ka vizituar Qendrën Shëndetësore Verore në Shkëmbin e Kavajës.

Nga kjo vizitë ajo u njoftua se stafi mjekësor është në gatishmëri 24/7 për çdo emergjencë teksa pacientët janë 50% turistë shqiptarë dhe 50% turistë të huaj.

Continue Reading

Të kërkuara