Lajmet

​Britania shpall gjendjen e thatësirës në disa pjesë të vendit

Gjatë periudhës nga janari deri në qershor të këtij viti u regjistruan reshjet më të pakta në Angli dhe Uells.

Publikuar

Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar deklaroi zyrtarisht gjendjen e thatësirës në disa pjesë.

Agjencia e Mjedisit e qeverisë britanike bëri të ditur se pragu i shkaktimit të thatësirës ishte arritur në tetë rajone të Anglisë teksa në raport shkruhej se vendi po përjetonte sezonin më të thatë që nga viti 1935. Moti i thatë dhe temperaturat e larta kanë bërë që edhe Franca të përballet gjithashtu me një thatësirë rekord teksa po lufton me zjarre të mëdha.

Autoriteti meteorologjik i Mbretërisë së Bashkuar tha se gjatë periudhës nga janari deri në qershor të këtij viti u regjistruan reshjet më të pakta në Angli dhe Uells që nga viti 1976. Në deklaratën e qeverisë thuhet se marrja e vendimit për të shpallur statusin e thatësirës bazohej në faktorë të tillë si reshjet, rrjedhat e lumenjve dhe nivelet e ujërave nëntokësore dhe rezervuarëve dhe ndikimi i tyre në furnizimin publik me ujë.

“Ne i bëjmë thirrje të gjithëve të menaxhojnë sasinë e ujit që po përdorin në këtë periudhë jashtëzakonisht të thatë”, deklaroi kryetari i Grupit Kombëtar të Thatësirës, Harvey Bradshaw.

Agjencia e Mjedisit dhe kompanitë e ujit do të shtojnë masat e tyre për të menaxhuar ndikimet dhe do të vazhdojnë me planet e tyre të publikuara për thatësirën, duke përfshirë racionimin e ujit. Ai theksoi se furnizimet thelbësore të ujit të pijshëm janë të sigurta. Qendra Kombëtare e Informacionit për Klimën tha se temperatura të tilla të larta në Mbretërinë e Bashkuar ishin të mundshme vetëm për shkak të ndryshimeve klimatike të shkaktuara nga njerëzit.

Lajmet

​Shënohet Dita Ndërkombëtare për Lirinë e Informimit me moton “Tash më lehtë”

Kilian Wahl përgëzoi komuna për respektimin e Ligjit për qasje në dokumente publike.

Publikuar

nga

Agjencia për Informim dhe Privatësi (AIP), me moton “Tash më lehtë” ka nisur shënimin e Ditës Ndërkombëtare për Lirinë e Informimit me ç’rast është organizuar edhe konferencë me Kryetarë të Komunave.

Komisionerja e Agjencisë për Informim dhe Privatësi, Krenare Sogojeva- Dërmaku tha se e drejta për qasje në një sistem qeverisës më efikas dhe më transparent i përmbush premisat për mirë qeverisje.

Ajo tha se këtë vit me moton “Tash më lehtë” po synojnë ngritjen e ndërgjegjësimit për qasje në dokumente publike me qëllim që komunat të bëhen më të hapura për qytetarët.

Kurse, Kilian Wahl zëvendës shefi i Misionit të OSBE-së në Kosovë përgëzoi komuna për respektimin e Ligjit për qasje në dokumente publike.

Kryetari i Asociacionit të Komunavë të Kosovës, Sazan Ibrahimi tha se për shkak të reformava kryetarët e komunave janë bërë më të afërt me qytetarët.

Ai tha se më heret web faqet nuk kanë pasur shumë qasje, por tashmë kjo është përmirësuar.

Sipas tij komunat e Kosovës prijnë në rajon për transparencë.

Vazhdo të lexosh

Lajmet

​Fillon mbledhja e Kryesisë së Kuvendit

Ndër te tjera në rend dite janë interpelanca me ministrin e Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati.

Publikuar

nga

Ka filluar mbledhja e Kryesisë së Kuvendi të Kosovës.

Ndër te tjera në rend dite janë interpelanca me ministrin e Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati për cënimin e të drejtave të punëtorëve në administratën shtetërore me ndalimin e pagave, si dhe presioni mbi pushtetin lokal, ndërhyrja në autonominë e komunave, shqyrtimi i parë i projektligjit për sanksionet e shёnjestruara kundër shkelësve të huaj të të drejtave të njeriut dhe formimi i komisionit Ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për dy anëtarë të Komisionit të Pavarur të Mediave.

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Kryeshefi ekzekutiv i Pfizer rezulton pozitiv me COVID-19 për herë të dytë

“Ndonëse kemi bërë progres, virusi është ende në mesin tonë”, shkroi ai në Twitter.

Publikuar

nga

Kryeshefi ekzekutiv i Pfizer, Albert Bourla konfirmoi të shtunën se rezultoi pozitiv me COVID-19 për herë të dytë brenda dy muajsh.

“Ndonëse kemi bërë progres, virusi është ende në mesin tonë”, shkroi ai në Twitter.

Bourla, i cili më parë rezultoi pozitiv për COVID-19 kah mesi i muajit gusht, tha se nuk ka simptoma. Ai shtoi se nuk e ka marrë ende përforcuesin e ri të COVID-19, pasi po ndjek udhëzimet nga Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC)./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Lajmet

ShBA paralajmëron Rusinë për ‘pasoja katastrofike’ nëse përdor armë bërthamore në Ukrainë

Sullivan tha se Shtetet e Bashkuara do t’i përgjigjen çdo përdorimi rus të armëve bërthamore kundër Ukrainës.

Publikuar

nga

Shtetet e Bashkuara të Amerikës paralajmëruan Moskën për “pasoja katastrofike” nëse përdor armë bërthamore në Ukrainë pasi Rusia premtoi mbrojtje për rajonet ukrainase pas referendumeve.

Qytetarët në katër rajone të Ukrainës po votojnë për të katërtën ditë radhazi të hënën në referendumet e organizuara nga Rusia, të cilat Kievi dhe Perëndimi i kanë cilësuar si të rreme.

Por duke përfshirë katër rajonet – Luhansk dhe Donetsk në lindje dhe Zaporizhzhia dhe Kherson në jug – Moska mund t’i portretizojë përpjekjet e Ukrainës për t’i rimarrë ato si sulme ndaj vetë Rusisë, një paralajmërim për Kievin dhe aleatët e tij perëndimorë.

Këshilltari i Sigurisë Kombëtare i ShBA-së, Jake Sullivan tha se Shtetet e Bashkuara do t’i përgjigjen çdo përdorimi rus të armëve bërthamore kundër Ukrainës dhe e ka paralajmëruar Moskën rreth “pasojave katastrofike” me të cilat do të përballet./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara