Lajmet19 hours ago

Protestohet në Prishtinë kundër vrasjes së grave, kërkohet njohja e femicidit si vepër e veçantë penale

Loading latest video...

Përditësuar

  • BBC: Një tregtar gjerman i varkave dyshohet si furnizuesi kryesor i kontrabandistëve të emigrantëve në Kanalin Anglez

    Një tregtar gjerman i varkave dyshohet nga autoritetet evropiane se është një nga furnizuesit kryesorë të rrjeteve të kontrabandës së emigrantëve që operojnë në Kanalin Anglez, zbulon një hulumtim i transmetuesit publik britanik, BBC.

    Sipas dokumenteve zyrtare të siguruara nga gazetarët, gati një e treta e kalimeve me varka të vogla drejt Britanisë gjatë katër muajve të parë të këtij viti dyshohet se janë kryer me gomone ose motorë të furnizuar nga “MaReBoote”, një kompani e vogël në Gjermaninë perëndimore.

    Drejtori menaxhues i kësaj kompanie, 35-vjeçari Marvin Reuter, po kundërshton ekstradimin në Francë, ku pritet të përballet me akuza për kontrabandë, komplot kriminal dhe vrasje nga pakujdesia. Pajisjet e kompanisë së tij dyshohet se janë të lidhura me dy aksidente fatale në det, ku humbën jetën katër burra. I kontaktuar nga gazetarët e BBC-së pranë biznesit të tij në afërsi të Dortmundit, Reuter refuzoi t’u përgjigjej pyetjeve, duke deklaruar se do ta raportonte ekipin në polici. Ai nuk mund të akuzohet formalisht derisa të ekstradohet në Francë dhe konsiderohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të provohet me vendim të formës së prerë.

    Hulumtimi i përbashkët i BBC-së me mediat gjermane WDR, NDR, Süddeutsche Zeitung dhe gazetën franceze Le Monde, i bazuar në qindra dokumente policore, gjyqësore dhe tatimore, tregon se hetuesit kanë zbuluar lidhje të vazhdueshme mes Reuterit dhe rrjeteve të trafikimit.

     

    Përmasat e përfshirjes dhe aksidentet fatale

    Sipas hetimeve franceze, të paktën 82 varka nga firma e Reuterit kanë mbërritur në brigjet angleze brenda pak më shumë se dy vitesh deri në muajin maj. Po ashtu, dosjet tregojnë se autoritetet gjermane janë njoftuar nga pala britanike se 29% e kalimeve të zbuluara deri në fund të prillit të këtij viti përfshinin varka ose motorë të lidhur me “MaReBoote”.

    Ndonëse logoja e kompanisë ishte shfaqur në fotot e mediave me emigrantë që në vitin 2021 — kohë kur Reuter deklaronte se ndihej “i zhgënjyer” dhe “i shqetësuar” që mjetet e tij po keqpërdoreshin — hetuesit tashmë dyshojnë për bashkëpunim të vetëdijshëm. Prokurori francez, Samuel Finielz, konfirmoi se ndaj drejtuesit të kompanisë gjermane është lëshuar një Urdhër Arresti Evropian në maj të këtij viti, për vepra të dyshuara që datojnë nga dhjetori i vitit 2024.

    “Ndërsa shitja e varkave është plotësisht e ligjshme, ajo bëhet e paligjshme kur dikush është plotësisht i vetëdijshëm se ato do të përdoren nga rrjetet e përfshira në imigracion të paligjshëm ose trafikim të qenieve njerëzore”, deklaroi prokurori Finielz.

    Në Francë, pesë persona të tjerë — një iranian, tre irakianë dhe një sirian — tashmë janë akuzuar në kuadër të këtij hetimi. Në njërin prej dy incidenteve fatale të lidhura me pajisjet e “MaReBoote”, humbi jetën 20-vjeçari sirian Suliman al Husein, i cili pësoi arrest kardiak pasi u shtyp në një gomone të mbipopulluar gjatë një nisjeje të dështuar në perëndim të Calais në janar të vitit 2025. Trupi i tij u gjet në dyshemenë e varkës që mbante logon e kompanisë gjermane.

     

    Arrestimi i rastësishëm dhe përgjimet në burg

    Rasti ndaj Reuterit mori hov në maj të këtij viti, kur policia franceze ndaloi për shpejtësi një automjet tip BMW me targa gjermane pranë qytetit portual Boulogne-sur-Mer. Brenda makinës dhe rimorkios së saj, që mbanin logon e “MaReBoote”, u gjetën bidonë karburanti, një motor varke, pompa dhe një gomone e shfryrë.

    Dy shtetasit gjermanë në automjet — të dënuar tashmë për kontrabandë — pranuan gjatë marrjes në pyetje se ishin paguar deri në 1,000 euro për rrugë për të dërguar pajisje te “të huajt” në bregdet, duke e implikuar direkt Marvin Reuterin si personin që i kishte punësuar dhe paguar.

    “Sigurisht që e dija se nuk ishte e ligjshme. Paratë më bënë të mbyllja njërin sy”, ka pranuar njëri prej të ndaluarve para hetuesve.

    Reuter u arrestua në Gjermani në muajin maj dhe më pas u lirua në pritje të procedurës së ekstradimit. Ditën e arrestimit të tij, policia gjermane sekuestroi mbi 30 gomone dhe 9,000 jelekë shpëtimi në një depo sekrete në Gjermaninë perëndimore, të cilat dyshohet se ishin të lidhura me biznesin e tij. Përveç dëshmive, hetuesit kanë siguruar edhe përgjime nga qelia e një bosi të dyshuar të bandës në paraburgim në Francë, i cili është dëgjuar duke folur për blerjen e pajisjeve detare nga një firmë gjermane e drejtuar nga një person me emrin Marvin. /BBC/

     

Lajmet e fundit

lajme40 minutes ago

Kurti nga Samiti i Brukselit: Nuk kërkojmë favore, por njohje të progresit të Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se Kosova pret të marrë statusin e vendit kandidat për anëtarësim në Bashkimin...

lajme47 minutes ago

Vedat Muriqi vendos fitoren ndaj Shakhtarit dhe shpallet lojtari i ndeshjes.

Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi, po kalon një formë të jashtëzakonshme në Ligën e Kampionëve, duke realizuar një...

lajme51 minutes ago

Mot i vranët dhe me riga shiu sot në Kosovë

Moti sot në Kosovë parashihet të jetë kryesisht i vranët dhe i shoqëruar me riga të herëpashershme shiu. Sipas njoftimit...

Aktualitet56 minutes ago

BBC: Një tregtar gjerman i varkave dyshohet si furnizuesi kryesor i kontrabandistëve të emigrantëve në Kanalin Anglez

Një tregtar gjerman i varkave dyshohet nga autoritetet evropiane se është një nga furnizuesit kryesorë të rrjeteve të kontrabandës së...

Lajmet1 hour ago

Deklarata e Brukselit: BE-ja kërkon zbatim të marrëveshjeve Kosovë–Serbi dhe respekton vendimet për krimet e luftës

Pas takimit të liderëve të Bashkimit Evropian dhe atyre të Ballkanit Perëndimor të mërkurën në Bruksel, në mbrëmje është publikuar...

Botë16 hours ago

SHBA njofton tarifa të reja doganore ndaj 14 ekonomive, Kina dhe Vietnami preken më së shumti

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë njoftuar vendosjen e një sërë tarifash të reja doganore ndaj 14 prej partnerëve të...

lajme16 hours ago

Punimi shkencor i profesorëve të UBT-së publikohet në revistën ndërkombëtare të indeksuar në Scopus, “Georgian Medical News”

Punimi shkencor i profesorëve të Shkencave Mjekësore të UBT-së, Prof. Dr. Minire Alilaj Beqiraj, Prof. Dr. Fitim Alidema dhe Prof....

lajme17 hours ago

Me pjesëmarrjen e ambasadorit italian, UBT promovon kulturën gastronomike të Italisë

Në kuadër të Javës së Kuzhinës Italiane në Botë, UBT, në bashkëpunim me Ambasadën e Italisë në Kosovë dhe me...

Sport18 hours ago

Raheem Sterling dënohet me 12 muaj burgim me kusht për vozitje të rrezikshme

Ish-futbollisti i Manchester Cityt, Raheem Sterling, është dënuar me 12 muaj burgim me kusht, pasi ka pranuar fajësinë për vozitje...

Lajmet nga UBT18 hours ago

Biblioteka e UBT-së pasurohet me romane dhe novela nga Ambasada Italiane

Biblioteka e UBT-së në kampusin universitar është pasuruar me një donacion të ri nga Ambasada Italiane, i cili përfshin romane,...

Advertisement