Aktualitet

Sulmet kibernetike – Drejtori i DSIK: Deri tani nuk kemi informacion për sulmim të rrjeteve me informacion të klasifikuar

Ai tha se të dhënat sekrete në vendin tonë ruhen në servera lokalë.

Published

on

Drejtori i Drejtorisë së Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar (DSIK) Dorian Tola, gjatë diskutimeve në Komisionin e Ligjeve ditën e sotme, ka shpjeguar se deri në këtë moment nuk ka asnjë informacion për sulmim të rrjeteve me informacion të klasifikuar.

Ai tha se të dhënat sekrete në vendin tonë ruhen në servera lokalë, të cilat aplikohen me standardet e NATO-s, gjë e cila vjen me një kosto të lartë.

Alibeaj: Nuk është më sekret fakti që të dhëna sensitive të shtetit shqiptar nuk janë në duar të sigurta, nuk ka asnjë reflektim në aspektin ligjor. Do të doja një sqarim se këto janë çështje që kanë debat publik.

Spiropali: Sipas fakteve të dala në dritë nga ekspertët, jemi të vetëdijshëm që problemi nuk është i vogël, por edhe masat që janë marrë për të ruajtur të dhënat dhe për të bërë funksionale shërbimet shtetërore. Ligji është duke u diskutuar, do të kemi rast që të flasim mbi këtë ligj, nuk ka lidhje të drejtpërdrejtë që nga sistemi ynë po dalin në dritë sipas një aktiviteti kriminal. Ne do bëjmë maksimumin që edhe ligji të reflektojë disa pasoja që i kemi vënë re, kemi kohë se është ende në konsultim publik.

Dorian Tola: Ne i ruajmë të dhënat në serverat tonë lokalë. Ne kemi rreth 22 sisteme kombëtare që trajtojnë informacion të klasifikuar. Deri tani nuk kemi informacion për sulmim të rrjeteve që trajton informacion të klasifikuar të akredituar. Ruajta e të dhënave bëhet pranë DSIK mundohemi të aplikojmë standardet e NATO-s, sigurisht që vjen me kosto, sepse mbrojtja kibernetike ka kosto dhe prandaj vjen edhe centralizimi. Secili institucion e di vetë se në cilën masë të mbrojë informacionin që ka. NATO është minimum i standardeve në të gjitha vendet evropiane prandaj ne duhet ta kemi domosdoshmërish. Ne kemi reflektuar shumë në ligj duke parë përvojën e NATO-s.

Këtë të martë Komisioni i Ligjeve po diskuton Projektligjin për “Informacionin e  klasifikuar”./Top Channel/

Aktualitet

UBT hap thirrjen për abstrakte në Konferencën Ndërkombëtare të Stomatologjisë

Published

on

UBT ka shpallur hapjen zyrtare të thirrjes për dorëzimin e abstrakteve për Konferencën Ndërkombëtare për Stomatologji (IC-DS 2025), e cila do të zhvillohet në kuadër të aktiviteteve të edicionit të 14-të të Konferencës Ndërkombëtare të UBT-të.

Kjo konferencë synon të bashkojë studiues, profesionistë dhe praktikues të fushës së stomatologjisë nga vende të ndryshme të botës, për të ndarë njohuri, përvoja dhe rezultatet më të fundit kërkimore në këtë fushë gjithnjë në zhvillim.

Fokusimi tematik

IC-DS 2025 mbulon një spektër të gjerë temash nga fusha e shkencave dentare dhe disiplinave të ndërlidhura, përfshirë:

  • Stomatologji e Përgjithshme
  • Mjekësi Orale
  • Kërkime në Stomatologji
  • Inovacione dhe Avancime në Stomatologji
  • Stomatologji me Laser
  • Nano-Stomatologji
  • Stomatologji Kozmetike
  • Kirurgji Orale dhe Maksilofaciale
  • Stomatologji Pediatrike
  • Shëndeti Publik Dentar
  • Stomatologji Restauruese
  • Anesteziologji Dentare
  • Higjiena Dentare
  • Pedodontikë dhe Stomatologji Preventive
  • Ortodontikë dhe Ortopedi Dentofaciale

Datat e rëndësishme për aplikuesit:

Dorëzimi i abstrakteve: deri më 10 tetor 2025

Njoftimi për pranim: më 17 tetor 2025

Rishikimi shkencor (peer-reviewed): më 17 tetor 2025

Regjistrimi i hershëm: deri më 17 tetor 2025

Regjistrimi i vonuar: deri më 20 tetor 2025

Dorëzimi i punimeve të plota: deri më 14 nëntor 2025

Dorëzimi i punimeve

Punimet që do të prezantohen në konferencë duhet të jenë origjinale, të papublikuara më parë dhe të mos jenë në shqyrtim në ndonjë konferencë apo revistë tjetër. Gjatësia maksimale e punimit është 6 faqe.

Të gjitha punimet që nuk përputhen me formatin e kërkuar do të refuzohen automatikisht. Për udhëzime më të detajuara rreth formatimit dhe dorëzimit, pjesëmarrësit inkurajohen të vizitojnë faqen zyrtare të konferencës në faqen e UBT-së.

UBT ka kënaqësinë t’i ftojë të gjithë të interesuarit – akademikë, profesionistë të shëndetit, studiues dhe studentë – të marrin pjesë në IC-DS 2025 dhe të kontribuojnë me punimet e tyre në këtë ngjarje me karakter ndërkombëtar dhe me rëndësi të veçantë për zhvillimin e shkencave dentare në rajon dhe më gjerë.

Për më shumë informacione, vizitoni faqen zyrtare të konferencës në UBT: KONFERENCA E UBT-së

Continue Reading

Aktualitet

​Goditje e rëndë për Real Madridin, ylli i ekipit mungon dy muaj

Published

on

Real Madridi ka marrë një lajm të keq pas ndeshjes së djeshme kundër Marsejës në Ligën e Kampionëve. Mbrojtësi anglez Trent Alexander-Arnold u detyrua të largohej nga fusha që në minutat e para për shkak të një dëmtimi.

Testet mjekësore të kryera kanë zbuluar një këputje muskulore në bicepsin femoris të këmbës së majtë.

Sipas raportimeve nga klubi madrilen, kohëzgjatja e rikuperimit pritet të jetë rreth dy muaj, çka nënkupton se lojtari do të humbasë disa ndeshje tepër të rëndësishme.

Alexander-Arnold nuk do të jetë i gatshëm për derbin e Madridit kundër Atlético Madridit, për El Clásicon ndaj Barcelonës në La Liga, si dhe për ndeshjen e fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve kundër Juventusit më 22 tetor.

Ky është një problem serioz për trajnerin Carlo Ancelotti, i cili duhet të gjejë zgjidhje alternative për repartin defensiv në një periudhë të ngjeshur dhe vendimtare të sezonit./S.K/KP/

Continue Reading

Aktualitet

Profesoresha e UBT-së, Jeta Kiseri – Kubati, me publikim në revistën ndërkombëtare IJBM

Published

on

Prof. Asoc. Dr. Jeta Kiseri – Kubati, profesoreshë në UBT, ka botuar punimin e saj të fundit në revistën shkencore ndërkombëtare International Journal of Biomedicine (IJBM), e indeksuar në Scopus, një prej databazave më prestigjioze shkencore në botë.

Artikulli i titulluar: “Retention Practices of Orthodontists in the Western Balkans”, është rezultat i një bashkëpunimi ndër-rajonal mes UBT-së, Fakultetit të Stomatologjisë në Universitetin e Rijekës dhe Fakultetit të Stomatologjisë në Shkup.

Ky studim origjinal përfshiu një hulumtim të gjerë me mbi 450 ortodontë nga Kroacia, Maqedonia e Veriut dhe Kosova, duke analizuar praktikat dhe protokollet e mbajtjes pas trajtimit ortodontik. Rezultatet zbuluan dallime të rëndësishme mes vendeve sa i përket përdorimit të pajisjeve, ndjekjes së pacientëve dhe faktorëve që ndikojnë në zgjedhjen e metodave të mbajtjes.

Studimi thekson se:

  • Ortodontët në Kosovë i kushtojnë më shumë rëndësi moshës së pacientëve dhe rritjes biologjike,
  • Në Kroaci dhe Maqedoninë e Veriut përzgjedhja bazohet kryesisht në llojin e malokluzionit,
  • Praktikat e kujdesit dhe dhënies së udhëzimeve të shkruara për pacientët ndryshojnë dukshëm mes vendeve.

Ky publikim jo vetëm që pasuron literaturën shkencore ndërkombëtare në fushën e ortodonciës, por gjithashtu nënvizon rëndësinë e bashkëpunimit akademik rajonal dhe potencialin që ka UBT për të kontribuar në shkencë dhe inovacion.

Për më shumë, punimi është publikuar më 5 shtator 2025 dhe mund të lexohet në linkun zyrtar: Retention Practices of Orthodontists in the Western Balkans – IJBM

Continue Reading

Aktualitet

​Tërmet në Shqipëri

Published

on

Një tërmet me magnitudë 3.0 të shkallës Rihter është regjistruar pasditën e djeshme në Shqipëri.

Sipas Qendrës Europiane dhe Mesdhetare të Sizmiologjisë (EMSC), lëkundjet u ndjenë rreth orës 17:26, me epiqendër 19 kilometra në jug të Tiranës dhe në një thellësi prej 10.7 kilometrash.

Tërmeti është ndjerë lehtë në disa zona përreth, por fatmirësisht nuk raportohet për dëme materiale apo të lënduar./S.K/KP/

Continue Reading

Të kërkuara