Lajmet

​Kosova me platformë për mbrojtje nga sulmet kibernetike

Published

on

Agjencia për Informim dhe Privatësi ka lansuar platformën për identifikimin e rrjedhjes së të dhënave personale. Në Ditën Ndërkombëtare për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, u tha se kjo platformë siguron që institucionet të jenë më të përgatitura për të siguruar të dhënat personale, rrjedhjen e tyre dhe mbrojtje nga sulmet e mundshme kibernetike.

Komisionerja e Agjencisë për Informim dhe Privatësi, Krenare Sogojeva, tha se ky projekt paraqet avancim shtesë për zbatimin e ligjit dhe forcimin e mekanizmave për kontrolle shtesë.

“Platforma që do të prezantojmë e mbështetur nga ambasada amerikane në Kosovë paraqet një avancim shtesë në angazhimin tonë për të garantuar zbatimin efektiv të Ligjit për mbrojtjen e të dhënave personale. Po ashtu edhe forcimin e mekanizmave të kontrollit të cilat kanë për qëllim sigurimin e monitorimit të publikimit të paautorizuar të të dhënave personale të qytetarëve tanë. Me gjithë përpjekjet angazhimin dhe përkushtimin tonë të përbashkët, nevojat për forcimin dhe avancimin për mbrojtjen e të dhënave personale në Kosovë vazhdon të mbetet prioritet i joni. Sigurimi i zbatimit të ligjit dhe ndërgjegjësimi i kontrolluesit publik dhe privat për veprimet që duhet t’i marrin në raport me mbrojtjen e të dhënave personale”, tha ajo.

Lansimi i kësaj platforme është bërë në mbështetje me Ambasadën e ShBA-së në Kosovë.

Zëvendësshefi i Misionit në ambasadën e ShBA-së, Ralan Hill, tha se ky projekt do t’i ndihmojë institucionet e Kosovës të ndërtojnë qëndrueshmëri edhe të sigurisë kibernetike.

Sipas tij, platforma zbulon shkeljet e të dhënave dhe mbledh informacione për kërcënime kibernetike, duke iu mundësuar agjencive të identifikojnë shpejt shkeljet ose rrjedhjet e saj.

“Shtetet e Bashkuara kanë mbështetur këtë projekt përmes Byrosë Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Çështjeve të Zbatimit të Ligjit të Departamentit të Shtetit, me qëllim që t’i ndihmojnë institucionet e Kosovës të ndërtojnë qëndrueshmëri të sigurisë kibernetike. Kjo platformë zbulon shkeljet e të dhënave dhe mbledh informacione për kërcënimet kibernetike, duke u mundësuar agjencive të identifikojnë shpejt shkeljet ose rrjedhjet. Ai gjithashtu mund të ofrojë informacion mbi akterët keqdashës dhe vektorët e sulmit, duke përmirësuar reagimin e Kosovës ndaj këtyre krimeve kibernetike. Përmes pjesëmarrjes në këtë program, Kosova po mbron më mirë të dhënat dhe po lufton krimin kibernetik. Ne jemi partneri juaj në këtë përpjekje. Në botën tonë të ndërlidhur, krimet kibernetike nuk respektojnë kufijtë, andaj edhe ne duhet bërë përpjekje për të luftuar”, theksoi ai.

Lansimin e kësaj platforme e mirëpriti edhe zëvendës ambasadori i Kroacisë në Kosovë, Nedjelko Spilek.

Lajmet

Tërmet në Greqi, lëkundjet u ndjenë edhe në Maqedoninë e Veriut

Published

on

By

Një tërmet me intensitet prej III gradësh sipas Shkallës Evropiane të Makroseizmikës është ndier mbrëmë rreth orës 22:18 në Manastir, Resnjë dhe zonat përreth.

Sipas Observatorit Sizmologjik në Shkup, epiqendra e lëkundjeve ishte në Greqi, rreth 120 kilometra në jugperëndim të Shkupit.

Deri më tani nuk raportohet për dëme materiale apo të lënduar nga ky tërmet.

Continue Reading

Lajmet

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së, kryeministri Rama mban sot fjalimin

Published

on

By

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së, kryeministri Rama mban sot fjalimin e tij në hapje të debatit

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të marrë pjesë në Asamblenë e Partishme të OKB.

Sot, në rreth 17:00, sipas orës lokale, ai pritet të mbajë fjalimin në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Rama pritet të flasë në hapje të debatit të Asamblesë së Përgjithshme. Gjatë qëndrimit në SHBA, kryeministri ka zhvilluar një takim me komunitetin shqiptar në Michigan.

Në axhendën e tij janë parashikuar gjithashtu takime me përfaqësues të politikës, ekonomisë dhe organizatave ndërkombtare.

Punimet e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së zhvillohen nga 22 deri më 28 shtator. Në këtë vizitë, kryeministri Rama shoqërohet nga bashkëshortja e tij, Linda Rama, si dhe nga delegacioni zyrtar.

Gjatë qëndrimit në SHBA një grup shqiptarët kanë protestuar në momentin që kalonte delegacioni shqiptar. Autoritetet amerikane qe garantonin sigurinë e kryeministrit dhe të pranishmeve te tjerë; kane ndaluar një prej protestuesve, i cili hodhi veze në drejtim të delegacionit.

 

Continue Reading

Lajmet

Dy të arrestuar për fajde në Gjakovë

Published

on

Në Gjakovë, më 24 shtator, janë arrestuar dy persona të dyshuar meshkuj kosovarë, nën dyshimin se i kishin dhënë para me kamatë-fajde një personi mashkull kosovar.

Gjatë kontrollit të shtëpive të të dyshuarve, janë gjetur dhe sekuestruar dëshmi që lidhen me rastin, si dhe disa fishekë.

Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Sekuestrohen armë dhe municion në Gjilan, dy persona arrestohen

Published

on

Në rrugën “Lidhja e Prizrenit” në Gjilan, më 10 gusht, janë arrestuar dy persona të dyshuar për import, eksport, furnizim, transportim, prodhim, këmbim, ndërmjetësim ose shitje të paautorizuar të armëve apo mjeteve plasëse, ndërsa një person tjetër ndodhet në kërkim policor.

Gjatë kontrollit, janë gjetur dhe sekuestruar gjashtë pushkë gjuetie, gjashtë pistoleta, një armë e gjatë, një pushkë ajrore, 836 fishekë të kalibrave të ndryshëm, katër leje të armëve, para të gatshme dhe dy telefona mobilë.

Me vendim të prokurorit, dy të dyshuarit, pas intervistimit, janë liruar në procedurë të rregullt./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara