Kronikë e zezë

Ekipi ligjor i Trump pranon mundësinë që ish-presidenti të paditet

Kjo pasi ata propozuan se si të kryhej një shqyrtim i dokumenteve që u sekuestruan nga FBI.

Published

on

Ekipi ligjor i Donald Trump ka pranuar mundësinë që ish-presidenti mund të paditet mes hetimeve për ruajtjen e sekreteve qeveritare në resortin e tij Mar-a-Lago në Florida.

Pavarësisht se ditë më parë pretenduan se Trump nuk mund të imagjinonte se mund të akuzohej, avokatët e tij bënë një pranim në një dosje gjyqësore këtë të hënë, duke propozuar se si të kryhej një shqyrtim i jashtëm i dokumenteve që u sekuestruan nga FBI në gusht.

Gjykatësi federal Raymond Dearie i kishte kërkuar më parë Trump të detajonte çdo material të ruajtur në Mar-a-Lago që ai mund të kishte vendosur t’i deklasifikonte.

Që nga e marta, avokatët e Trump kanë pretenduar se ai mund të deklasifikonte cilindo nga dokumentet, por nuk kanë thënë se ai në të vërtetë e ka bërë këtë.

Ish-presidenti deri më tani ka qenë i prirur të shqyrtojë publikisht mundësinë që ai mund të akuzohet pas kërkimit të FBI-së.

Në një intervistë të 15 shtatorit me prezantuesin e radios Hugo Hewitt, Trump tha: “Nuk mund ta imagjinoj të jem i paditur, nuk kam bërë asgjë të keqe” – qoftë në rastin e dokumenteve të klasifikuara, qoftë në hetimin e përpjekjeve të tij për të minuar rezultatet e zgjedhjet presidenciale të vitit 2020, të cilat ai i humbi nga Joe Biden.

Trump tha gjithashtu,“Unë nuk mendoj se njerëzit e Shteteve të Bashkuara do ta mbështesin atë” dhe se akuzat nuk do ta pengojnë atë të kandidojë përsëri për Shtëpinë e Bardhë në 2024, nëse ai dëshiron.

FBI tha se kërkimi në vendpushimin e Trump erdhi pasi agjentët zhvilluan prova bindëse se ish-presidenti po ruante atje materiale sekrete qeveritare. Sipas zyrtarëve, agjentët sekuestruan rreth 11,000 dokumente, si dhe 48 dosje bosh me shenja të klasifikuara./UBTNews/

Kronikë e zezë

Gjenden 84 fishekë te një person në Aeroportin e Prishtinës

Published

on

By

Policia e Kosovës ka konfiskuar 84 fishekë te një i dyshuar gjatë kontrollit në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari” në Prishtinë.

Sipas raportit të Policisë, rasti ka ndodhur më 15 tetor. I dyshuari është intervistuar, ndërsa me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

Identiteti i të dyshuarit nuk është bërë i ditur.

D.L

Continue Reading

Lajmet

Përmbytjet në Stamboll: 14-vjeçari humb jetën nga rryma elektrike, mbi 2.500 raportime për motin e keq

Published

on

Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar përmbytje të mëdha në Stamboll të Turqisë, ku një 14-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se ra në kontakt me energjinë elektrike gjatë vërshimeve.

Sipas mediave turke, i mituri me inicialet M. I. shkeli në një pellg uji në parkun Çukurbostan, në lagjen Balat të distriktit Fatih. Ai u dërgua pa ndjenja në spital, por ndërroi jetë pavarësisht përpjekjeve të mjekëve.

Moti i keq ka shkaktuar dëme të mëdha në qytetin me rreth 16 milionë banorë. Janë raportuar më shumë se 1.200 raste përmbytjesh, 15 rrëshqitje dheu dhe dhjetëra raste të personave të bllokuar nga uji i rrëmbyeshëm.

Shërbimet emergjente kanë pranuar gjithsej 2.518 raportime të lidhura me kushtet e këqija atmosferike.

Sipas të dhënave, reshjet kanë prekur 808 objekte banimi, 280 ambiente biznesi dhe 76 automjete. Shtëpi, dyqane, rrugë dhe nënkalime janë përmbytur, ndërsa shumë automjete kanë mbetur të bllokuara në ujë./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Vazhdon rigjykimi ndaj Endrit Nikës, i akuzuar për vrasjen e të dashurës argjentinase

Published

on

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, këtë të enjte nga ora 13:00, do të vazhdojë seanca e rigjykimit ndaj Endrit Nikës, i akuzuar për vrasjen e të dashurës së tij, shtetase argjentinase, në Fushë-Kosovë në vitin 2023.

Në seancën e mbajtur të hënën, Nika është deklaruar sërish i pafajshëm për akuzën, duke thënë para trupit gjykues: “I pafajshëm 100 për qind”.

Më 19 shkurt 2026, Gjykata Themelore në Prishtinë e kishte dënuar Nikën me 18 vjet burgim. Megjithatë, Gjykata e Apelit e kishte aprovuar ankesën e mbrojtjes dhe e kishte kthyer rastin në rigjykim./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Postoi foto me armë në rrjete sociale, dy persona shoqërohen në polici në Suharekë

Published

on

Dy persona janë shoqëruar në stacionin policor në Suharekë, pasi njëri prej tyre kishte publikuar në rrjetet sociale një fotografi me armë zjarri.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 7 tetor, rreth orës 10:30, në fshatin Krushic. Gjatë rastit është bërë e ditur se pistoleta me gaz i përkiste të dyshuarit tjetër.

Arma, së bashku me një karikator, është konfiskuar nga policia.

Me vendim të prokurorit, të dy të dyshuarit janë liruar, ndërsa rasti do të vazhdojë në procedurë të rregullt./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara