Magazinë

Stefano Gabbana largohet nga drejtimi i Dolce & Gabbana

Published

on

Stefano Gabbana ka lënë postin e kryetarit në shtëpinë e modës Dolce & Gabbana, duke shënuar një ndryshim të rëndësishëm në strukturën drejtuese të kompanisë.

Vendimi është formalizuar në dhjetor, ndërsa që nga janari drejtimin e bordit e ka marrë Alfonso Dolce, aktualisht drejtues ekzekutiv dhe vëllai i Domenico Dolce.Ky zhvillim vjen në një moment sfidues për kompaninë, e cila po përballet me presion financiar dhe nevojë për riorganizim të brendshëm. Megjithatë, Gabbana mbetet pjesë e kompanisë dhe po shqyrton opsionet për pjesën e tij të pronësisë, që arrin rreth 40%, një faktor që mund të ndikojë në strukturën e ardhshme të aksionarëve.

Ndërkohë, kompania ka hyrë në negociata me bankat për ristrukturimin e borxhit, ku huadhënësit kërkojnë një injektim kapitali deri në 150 milionë euro, në kuadër të një plani që përfshin rreth 450 milionë euro detyrime.Për të përmirësuar likuiditetin, drejtuesit po shqyrtojnë shitjen e disa pasurive të paluajtshme dhe rishikimin e marrëveshjeve të licencimit, ndërsa në proces janë përfshirë edhe këshilltarë financiarë ndërkombëtarë.

Paralelisht, priten edhe emërime të reja në strukturën drejtuese, si pjesë e përpjekjeve për të stabilizuar dhe forcuar pozicionin e markës në tregun global të modës.

Continue Reading

Magazinë

Ermonela Jaho nderohet me titullin prestigjioz francez “Chevalier des Arts et des Lettres”

Published

on

Sopranoja shqiptare me famë botërore, Ermonela Jaho, është nderuar me titullin prestigjioz francez “Chevalier des Arts et des Lettres”, një nga dekoratat më të larta që jepet për kontribut të jashtëzakonshëm në art dhe kulturë.

Në reagimin e saj emocionues, artistja e cilësoi këtë vlerësim si një nder të madh, duke theksuar lidhjen e veçantë që ka me Francën dhe kulturën franceze. Ajo shprehu mirënjohje për bashkëpunëtorët dhe miqtë që kanë shoqëruar rrugëtimin e saj artistik ndër vite.

Jaho falënderoi veçanërisht agjentin e saj Dominique Riber për mbështetjen e vazhdueshme, si dhe Jean-Philippe Thiellay për përkushtimin ndaj operës dhe artit.

Sopranoja shqiptare konsiderohet sot një nga zërat më të vlerësuar të operës në botë, me interpretime në skena prestigjioze si Royal Opera House, Metropolitan Opera dhe Teatro alla Scala.

Continue Reading

Magazinë

Dua Lipa surprizon fansat me filmin falas nga turneu “Radical Optimism”

Published

on

Fansat e kanë vlerësuar shumë këngëtaren shqiptare me famë botërore, Dua Lipën, për publikimin falas në YouTube të filmit të saj nga turneu “Radical Optimism”.

Komentet pozitive kanë qenë të shumta, ku ndjekësit e kanë përgëzuar këtë gjest të artistes, duke e konsideruar një mënyrë të veçantë të kujdesit ndaj fansave në mbarë botën. Dua Lipa publikoi së fundmi filmin që dokumenton një nga koncertet e turneut të saj “Radical Optimism”. Për xhirimet, ajo kishte zgjedhur Meksikën, një vend i njohur për publikun e tij të zjarrtë dhe energjik.

Publikimi erdhi si një surprizë, pasi artistja nuk e kishte paralajmëruar më herët këtë projekt. Në shumicën e rasteve, artistët e tjerë i shfaqin fillimisht filma të tillë në kinema, përpara se t’i publikojnë në platforma me pagesë.

Ndryshe nga kjo praktikë, publikimi në YouTube e bën filmin të qasshëm për të gjithë fansat anembanë botës, pa nevojën e abonimeve apo pagesave shtesë.

Përveç këtij projekti, Dua Lipa pritet të publikojë edhe një album me këngë të interpretuara live nga turneu i saj, duke shtuar pritjet dhe entuziazmin te fansat.

Continue Reading

Magazinë

Rita Ora publikon turneun veror 2026 në Evropë

Published

on

Artistja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, ka publikuar datat e turneut të saj veror për vitin 2026, duke rikthyer entuziazmin e fansave në mbarë botën.

Këngëtarja pritet të performojë në disa vende të Evropës, si në koncerte të sajat ashtu edhe në festivale të njohura muzikore. Biletat tashmë janë në shitje dhe mund të sigurohen përmes faqes zyrtare.

Turneu përfshin ndalesa në Mbretërinë e Bashkuar, Gjermani, Itali, Spanjë, Zvicër, Austri, Finlandë, Hungari, Rumani, Maqedoni të Veriut dhe Poloni.

E njohur për energjinë në skenë dhe suksesin ndërkombëtar, Rita Ora mbetet një nga artistet shqiptare më të suksesshme në industrinë globale të muzikës.

Gjatë verës së vitit 2026, ajo do të performojë në disa nga festivalet më të njohura evropiane, përfshirë Isle of Wight në Mbretërinë e Bashkuar, Sommerfest der Autostadt në Gjermani, Pulse of Gaia në Itali, O Gozo në Spanjë, Moon + Stars në Zvicër, Donauinsel Open Air në Austri, Qstock në Finlandë, Budapest Park në Hungari, Arenele Romane në Rumani, Festivalin Veror të Ohrit në Maqedoninë e Veriut dhe Bittersweet Festival në Poloni.

Continue Reading

Magazinë

Bella Hadid tërheq vëmendje në Kanë me simbolikën pro Palestinës

Published

on

Bella Hadid tërhoqi vëmendje në Festivalin e Filmit në Kanë me një varëse në formë çelësi, e cila u interpretua nga shumëkush si simbol mbështetjeje për Palestinën.

Modelja u shfaq me një krijim të Tom Ford, ndërsa detaji më i komentuar ishte varësja që, sipas raportimeve, ndjek konturet e territorit palestinez dhe lidhet me simbolin e njohur si “çelësi i kthimit”.

Hadid ka shprehur edhe më herët publikisht mbështetje për Palestinën, si në paraqitjet e saj publike ashtu edhe në rrjetet sociale.

Paraqitja e saj në Kanë ka nxitur reagime të shumta në internet, me mbështetës dhe kritikë të këtij mesazhi simbolik.

Continue Reading

Të kërkuara