Botë

Kremlini: Sanksionet e BE-së nuk do ta detyrojnë Rusinë të hyjë në negociata

Published

on

Kremlini është i bindur se paketa e 18-të e sanksioneve e planifikuar nga BE-ja nuk do të çojë në fund të luftës së Rusisë kundër Ukrainës.

Vetëm logjika dhe argumentet e arsyetuara mund ta sjellin Rusinë në tryezën e negociatave”, tha dje zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov.

Është e pamundur ta detyrosh Rusinë duke i ushtruar ndonjë lloj presioni apo dhune”, tha ai.

Peskov shprehu bindjen e tij se paketa e re e sanksioneve – të kërkuara nga BE-ja – do të miratohet përfundimisht pavarësisht kundërshtimit të Sllovakisë.

Megjithatë, ai tha se sa më të ashpra të jenë masat ndëshkuese, aq më i fortë do të jetë reagimi rus ndaj tyre.

Sanksionet janë thikë me dy presa”, theksoi ai.

BE do të vuajë edhe më shumë nga sanksionet, për shembull duke hequr dorë nga lëndët e para dhe energjia ruse”, tha Moska.

Ajo gjithashtu po anashkalon kufizimet me ndihmën e vendeve të tjera dhe ka zgjeruar ndjeshëm prodhimin e saj të armëve.

Të premten e kaluar, miratimi i paketës së 18-të të sanksioneve të BE-së fillimisht dështoi për shkak të rezistencës nga Sllovakia. Një votim i ri është shtyrë për një kohë të pacaktuar.

Rusia i konsideron sanksionet të paligjshme”, sipas Peskov.

Padyshim, pas pothuajse katër vitesh, ne kemi zhvilluar njëfarë rezistence. Dhe tashmë kemi mësuar se si të minimizojmë ndikimin e paketave të tilla”, tha ai.

Sanksionet e BE-së drejtohen kryesisht kundër ekonomisë ruse dhe synojnë ta privojnë vendin nga mjetet financiare për të vazhduar luftën e tij kundër Ukrainës, e cila është në vitin e saj të katërt.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky po i kërkon bashkësisë ndërkombëtare të intensifikojë sanksionet, duke i quajtur ato një mjet jetësor për të frenuar makinën e luftës së Moskës.

Sanksionet tani duhet të jenë një nga prioritetet më të rëndësishme – sanksionet e botës kundër Rusisë”, tha Zelensky në fjalimin e tij dje në mbrëmje.

Deklarata e tij erdhi pas nënshkrimit të tij të fundit të një dekreti që përputh politikën e sanksioneve të Ukrainës me atë të aleatëve të saj ndërkombëtarë, përfshirë Bashkimin Evropian dhe grupin e demokracive të mëdha, G7.

Zelensky njoftoi gjithashtu plane për të miratuar sanksione të BE-së kundër Iranit.

Pavarësisht dështimit të BE-së për të miratuar një paketë të re sanksionesh kundër Rusisë, Zelensky bëri thirrje për një përpjekje të rinovuar. /atsh

Botë

SHBA dhe Irani pajtohen për rinisjen e negociatave mbi programin bërthamor në Oman

Published

on

By

SHBA-ja dhe Irani kanë rënë dakord të mbajnë bisedime për programin bërthamor në Oman të premten (06.02.2026), ndërkohë që Presidenti Donald Trump lëshoi një paralajmërim të ashpër ndaj Liderit Suprem, Ajatollah Ali Khamenei.

Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi, tha se takimi do të fillojë në orën 10:00 në Muskat. Zyrtarët amerikanë gjithashtu konfirmuan se takimi do të mbahet atje.

Bisedimet ishin në rrezik, pasi të dyja vendet kishin mosmarrëveshje lidhur me vendndodhjen dhe parametrat e takimit.

Trump ka shtuar forcat amerikane në rajon dhe ka kërcënuar me veprime ushtarake nëse Irani nuk pranon një marrëveshje për programin e tij bërthamor dhe nuk ndalon vrasjen e protestuesve. I pyetur nëse Khamenei duhet të jetë i shqetësuar, ai i tha NBC News të mërkurën: “Unë do të thosha se ai duhet të jetë shumë i shqetësuar”, raporton BBC.

Continue Reading

Botë

Zeleneksy: 55 mijë ushtarë urkrainas të vdekur në fushëbetejë me Rusinë

Published

on

 

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky,  ka deklaruar se deri tani numri i ushtarëve ukrainas të vrarë në fushën e betejës si rezultat i luftës me Rusinë vlerësohet në 55,000.

“Në Ukrainë, zyrtarisht numri i ushtarëve të vrarë në fushën e betejës – qoftë profesionistë apo të rekrutuar, është 55,000”, ka deklaruar Zelensky për France 2 TV të mërkurën.

Ndër të tjera Zelensky ka shtuar se përveç kësaj shifre viktimash, ishte edhe një “numër i madh njerëzish” që konsideroheshin zyrtarisht të zhdukur.

Presidenti ukrainas kishte përmendur më parë një shifër për të vdekurit ukrainas të luftës në një intervistë me rrjetin televiziv amerikan NBC në shkurt 2025, duke thënë se më shumë se 46,000 ushtarakë ukrainas ishin vrarë në fushën e betejës.

Continue Reading

Botë

Tensionet në Gaza: Sulmet izraelite vrasin 20 palestinezë

Published

on

 

Të paktën 20 palestinezë, përfshirë disa fëmijë dhe një punonjës mjekësor, kanë humbur jetën, ndërsa rreth 40 të tjerë janë plagosur gjatë sulmeve të kryera nga Izraeli në Rripin e Gazës, sipas informacionit nga spitalet lokale.

Forcat izraelite deklaruan se tanket dhe avionët e tyre kryen sulme të sakta ndaj grupeve që i konsideruan si “terroristë”, pas një incidenti ku disa prej tyre hapën zjarr ndaj trupave izraelite në pjesën veriore të Gazës, duke plagosur rëndë një oficer, raporton BBC.

Sulmet ndodhën pranë Vijës së Verdhë, ku forcat izraelite janë të stacionuara, dhe ushtria izraelite theksoi se qëllimi ishte parandalimi i kërcënimeve ndaj trupave të saj.

Nga ana tjetër, Hamas tha se sulmet ishin përdorur si “justifikim i dobët” për të vazhduar agresionin kundër civilëve dhe për të shkaktuar viktima mes popullsisë së Gazës.

D.L.

Continue Reading

Botë

14 emigrantë të vdekur në Greqi pas përplasjes mes dy anijeve

Published

on

Të paktën 14 emigrantë kanë vdekur pasi një motoskaf që i transportonte ata u përplas me një anije të Rojës Bregdetare Helenike në brigjet e ishullit të Kiosit të martën vonë.

Autoritetet greke thanë se motoskafi po bënte manovra të rrezikshme dhe se një ndjekje ishte duke u zhvilluar në kohën e përplasjes në Ngushticën e Kiosit, pranë fshatit Vrontades, raporton BBC.

24 persona u shpëtuan, disa prej të cilëve u plagosën rëndë, dhe të tjerë thuhet se janë ende të zhdukur. Roja bregdetare nuk ka sqaruar ende rrethanat e sakta të përplasjes.

Continue Reading

Të kërkuara