Aktualitet

​Miratohet nisma që i lejon Kosovës dhe Bosnjës udhëtimin vetëm me letërnjoftim

Published

on

Qeveria e Kosovës ka miratuar nismën për lidhjen e marrëveshjes ndërkombëtare me Shqipërinë, Bosnje dhe Hercegovinën, Maqedoninë e Veriut, Malin të Zi dhe Serbinë.

Kjo marrëveshje u mundëson qytetarëve të Kosovës dhe atyre të Bosnjës dhe Hercegovinës që për herë të parë të hyjnë në territorin e njëra-tjetrës me letërnjoftim biometrik për një periudhë të caktuar.

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka treguar për nismën e marrëveshjes në kuadër të Samitit të Sofias, për lidhjen e marrëveshjes për liri të lëvizjes.

“Kjo draft-marrëveshje është në frymën e interesave të përbashkëta. Përcakton kushtet e hyrjes, qëndrimit dhe lëvizjes. Qytetarëve të palëve të treta janë të gjithë personat të cilët nuk janë palë nënshkruese. Si rezultat i kësaj marrëveshje një qytetar i palës së tretë, do të kalojë kufirin në një palë në marrëveshje me një dokument”, ka theksuar Sveçla.

Qeveria e Kosovës ka miratuar edhe nismën për lidhjen e marrëveshjes për lirinë e lëvizjes dhe qëndrimit në këto shtete. Qytetarët do të kenë mundësi të lëvizjes vetëm me letërnjoftim biometrik.

Aktualitet

James Rubin dëshmon sot në Gjykatën Speciale të Hagës

Published

on

E përditësuar

08:05

Ish-ndihmësi i Sekretarit amerikan të Shtetit, James Rubin, do të dëshmoj sot para Gjykatës Speciale, në mbrojtje të ish-krerëve të UÇK-së.

Seanca do të fillojë në orën 9:00, përmes transmetimit me 45 minuta vonesë. Në të njëjtën çështje gjyqësore, më 9 shtator 2025, Trupi Gjykues pranoi si prova disa aktekspertiza të dorëzuara nga Mbrojtja e Viktimave dhe një provë materiale të dorëzuar nga Mbrojtja.

Gjykatësit nuk pranuan një provë materiale tjetër që u kërkua të pranohej nga Mbrojtja.

Më 8 shtator 2025, Trupi Gjykues hodhi poshtë kërkesën e Mbrojtjes së Selimit për të vendosur disa garanci gjatë pyetjeve të dëshmitarëve të thirrur nga ekipet e tjera të Mbrojtjes.

Këto përfshinin kufizimin e objektit të pyetjeve dhe moslejimin e palëve që pyetjet në cilësinë e palës jothirrëse të jenë në lidhje me veprimet dhe sjelljen e një të akuzuari që nuk e ka thirrur atë dëshmitar.

Në vendim, Trupi Gjykues shpjegoi se, kuadri i lejuar dhe kufizimet e pyetjeve nga palët jothirrëse janë të përcaktuara në Rregulloren e Procedurës dhe Provave dhe në Urdhrin e Trupit Gjykues për Zhvillimin e Gjykimit.

Palët mund t’u bëjnë pyetje dëshmitarëve lidhur me temat e trajtuara nga pala thirrëse si dhe lidhur me besueshmërinë e dëshmitarit, dhe në përgjithësi janë të autorizuara t’u bëjnë pyetje dëshmitarëve për aspekte që lidhen me argumentet e tyre, me kusht që dëshmitari të jetë në gjendje të japë dëshmi relevante për lëndën.

Sipas aktakuzës, krimet e paraqitura në të u kryen më së paku prej marsit 1998 deri në shtator 1999 në disa vendndodhje në Kosovë, si edhe në Kukës dhe Cahan, në Shqipërinë Veriore.

Përndryshe Rubin nuk është i vetmi mes emrave të njohur që pritet të dëshmojnë në mbrojtje të ish-krerëve të UÇK-së./S.K/EO/

Continue Reading

Aktualitet

​Protesta në Hagë: Protestuesit e quajnë Specialen “Gjykatë kriminale”

Published

on

Rreth 10 mijë qytetarë shqiptarë nga e gjitha bota kanë protestuar dje në afërsi të ndërtesës së Gjykatës Speciale në mbrojtje të ish-krerëve të UÇK-së.

Ata kanë kërkuar drejtësi dhe disa prej tyre Gjykatën Speciale e kanë quajtur “Gjykatë kriminale”.

Një bashkatdhetarë nga fshati Reçak, Ahmet Bilalli, i cili mori pjesë në këtë protestë, u shpreh i indinjuar ndaj Gjykatës Speciale për siç tha ai për akuzat e padrejta ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit e Rexhep Selimit.

Ai, proceset në Gjykatën Speciale në këto pesë vjet, i ka quajtur qesharake dhe banale për bashkësinë ndërkombëtare.

“Jemi ardhur me mbrojt dritësinë. Vij prej një fshati të Kosovës, kur dihet çfarë gjenocidi është bërë (nga forcat serbe) aty në sytë e krejt botës dhe deri më sot asnjë nuk është I akuzuar apo i dënuar. Ndërsa, i marrin çlirimtarët tanë e i akuzojnë padrejtësisht. Jemi ardhur e do të vijmë deri në pikën e fundit për lirimin e presidentit, kryeparlamentarëve dhe Rexhep Selimit, dhe për ata që janë dënuar padrejtësisht… Janë qesharake dhe banale për bashkësinë ndërkombëtare për ata gjykim të padrejtë”, theksoi Bilalli.

Po ashtu edhe Fexhri Jasipi nga Tetova i cili jeton në Danimarkë tha se po protestojnë për padrejtësinë që bënë Gjykata Speciale ndaj krerëve të UÇK-së dhe gjithë Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Ne kemi ardhur këtu të protestojmë për padrejtësinë që bënë Gjykata Speciale edhe ndaj krerëve të UÇK-së dhe gjithë ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, pasi që kjo e ka quajtur UÇK-në ndërmarrje kriminale. Kurse të bashkëpunosh me Serbinë, siç bashkëpunon Gjykata Speciale me kriminelet e luftës, të cilët kanë dhunuar, masakruar fëmijë. Kështu Gjykata Speciale për mua është Gjykata kriminele”, tha ai.

Ndërkaq një mërgimtar qytetar tjetër nga Gjermania i cili mori pjesë në protestë tha se në mënyrë paqësore po kërkojnë drejtësi nga Gjykata Speciale për çlirimtarët.

“Kemi dalë me protestua në mënyrë pqaqësore, por kjo padrejtësi cka po bëhet në Gjyjatën Speciale, kjo nuk është më me u tolerua”.

Kjo protestë vjen një ditë para fillimit të dëgjimit të dëshmitarit të parë të mbrojtjes.

Ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi akuzohen për krime të pretenduara të luftës, të gjithë këta janë deklaruar të pafajshëm./S.K/KP/

Continue Reading

Aktualitet

Parashikimi i motit

Published

on

Sot në vendin tonë parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Vranësirat në disa vende parashihen të sjellin reshje shiu dhe shkarkime rrufesh.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale do të lëvizin prej 10 – 13 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale maksimale prej 22 – 26 gradë Celsius.

Era do të fryjë nga veriperëndimi, e lehtë deri mesatare./S.K/KP/

Continue Reading

Aktualitet

Moti sot, reshje shiu dhe shkarkime rrufesh

Published

on

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se java e ardhshme parashihet të jetë me kushte relativisht stabile.

Sipas këtij instituti, moti sot do të jetë me diell dhe vranësira të shpërndara, bëhet e ditur se vranësirat vende-vende parashihen të sjellin reshje shiu dhe shkarkime rrufesh.

Njoftimi i IHMK-së:

E hënë:

Moti me diell dhe vranesira të shpërndara.Vranësirat vende-vende parashihen të

sjellin reshje shiu dhe shkarkime rrufesh.

Temperaturat minimale: 10 – 13°C

Temperaturat maksimale: 22-26

Era: Kryesisht nga veriperendimi e lehte deri mesatare.

E martë:

Moti me diell dhe vranësira të pjesshme.

Temperaturat minimale: 6-9°C

Temperaturat maksimale: 24-29°C

Era: nga veriperëndimi, 1–3 m/s

E mërkurë:

Moti me diell dhe vranësira të pakta.

Temperaturat minimale: 10-13°C

Temperaturat maksimale: 20-22°C

Era: kryesisht nga veriperëndime, e lehtë deri mesatare.

E enjte:

Moti me diell dhe vranesira te shpërndara.

Temperaturat minimale:  7-10°C

Temperaturat maksimale: 24-27°C

Era: nga verilindja, 1-5 m/s

E premte:

Mot  me diel dhe vranesira të shpërndara.

Temperaturat minimale: 6-9°C

Temperaturat maksimale: 24-27C

Era: e lehtë deri mesatare nga drejtimi i veriperëndimit.

Continue Reading

Të kërkuara