Sport

Kosova me gjashtë xhudistë në Grand Slam-in e Parisit

Published

on

Gjashtë xhudistët e Kosovës do të marrin pjesë në Eventin e Madh të Parisit, që do të zhvillohet me datën 7 dhe 8 shkurt në Accor Arena të Parisit.

Kosova të garoj në pesë kategori.

Akil Gjakova (-73 kg), Laura Fazliu (-63 kg), Distria Krasniqi (-52 kg), Fatjona Kasapi (-52 kg), Flaka Loxha (-57 kg) dhe Erza Muminoviq (-48 kg), në krye me Driton Kukën dhe të artën Majlinda Kelmendin, do të synojnë që do të kthehen me medalje në Kosovë.

Ky event do të mbledhë 499 garues nga 80 shtete e 6 kontinente, garë e cila ndjeket nga mijëra shikues çdo vit. /KosovaPress/

Sport

Vashat e Kosovës të pandalshme: Shënojnë fitoren e tretë radhazi drejt Botërorit 2027

Published

on

By

Kombëtarja e Kosovës në konkurrencën e femrave po kalon një formë të jashtëzakonshme në rrugëtimin kualifikues për Kampionatin Botëror 2027. “Dardanet” kanë shënuar fitoren e tretë radhazi, duke blinduar pozicionin e tyre si lidere të pamposhtura në Grupin 2 të Ligës C.

Me këtë seri pozitive, vashat tona kanë dëshmuar rritje të madhe profesionale dhe pretendime serioze për të shkruar historinë në arenën ndërkombëtare.

Ky sukses vjen si një paralajmërim i fortë para ndeshjes së radhës, ku Kosova do të kërkojë të vazhdojë këtë ecuri fantastike. Përballja e radhës, që konsiderohet vendimtare për ruajtjen e kreut të grupit, do të jetë ndeshja kthyese kundër Bullgarisë.

Ky takim do të zhvillohet këtë të shtunë, më 18 prill 2026, në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, duke filluar nga ora 18:00.

Federata e Futbollit dhe stafi teknik u kanë bërë thirrje tifozëve që të mbushin shkallët e stadiumit për t’u dhënë mbështetjen e nevojshme vajzave drejt objektivit të madh.

Me lojën e treguar deri më tani, Kombëtarja e Kosovës është shndërruar në favoriten kryesore për të mbyllur këtë fazë si kampione e grupit, duke hapur rrugën drejt ëndrrës botërore.

Continue Reading

Sport

Atletico Madrid dhe PSG sigurojnë bileta për në gjysmëfinale në Ligën e Kampionëve

Published

on

By

Mbrëmja e djeshme e Ligës së Kampionëve ka dhuruar emocione të forta dhe përmbysje rezultatesh, duke përcaktuar dy gjysmëfinalistët e parë të këtij kompeticioni madhështor. Atletico Madrid dhe Paris Saint-Germain kanë siguruar kalimin tutje pas dy përballjeve intensive që mbajtën peshë adhuruesit e futbollit.

Në Madrid, ndeshja mes Atleticos dhe Barcelonës ishte një dramë e vërtetë sportive ku të dyja skuadrat treguan një nivel të lartë loje.

Barcelona e nisi ndeshjen e kthimit në mënyrë mbresëlënëse, duke krijuar përshtypjen se do të dominonte plotësisht.

Ishte talenti i ri Lamine Yamal ai që zhbllokoi rezultatin që në minutën e 4-t, ndërsa në minutën e 24-t, Ferran Torres dyfishoi epërsinë për katalunasit.

Megjithatë, përkundër fitores 2-1 në këtë takim, Barcelona u eliminua pasi rezultati i ndeshjes së parë, ku Atletico kishte shënuar dy gola, peshoi rëndë në bilancin final.

Goditjen vendimtare Barcelonës ia dha Ademola Lookman, i cili në minutën e 31-të shënoi golin që vulosi gjithçka dhe kualifikoi skuadrën madrilene për në fazën tjetër.

Në krahun tjetër, Paris Saint-Germain ka treguar forcë dhe autoritet të plotë në përballjen kundër Liverpool-it.

Edhe pse luante në transfertë, skuadra franceze arriti të dominonte lojën dhe të fitonte me rezultatin e pastër 2-0.

Ky sukses i dytë radhazi e çoi rezultatin e përgjithshëm të dy ndeshjeve në 4-0, duke mos i lënë asnjë hapësirë dyshimi kualifikimit të tyre.

Protagonisti kryesor i këtij triumfi ishte sulmuesi francez Ousmane Dembele, i cili me dy golat e tij udhëhoqi ekipin drejt gjysmëfinales.

Me këto rezultate, rrugëtimi drejt titullit më të rëndësishëm evropian vazhdon për Atletico Madridin dhe PSG-në, të cilët tashmë presin të mësojnë kundërshtarët e tyre të radhës në rrugën drejt finales së madhe.

Continue Reading

Sport

Kosova përballet me Bullgarinë në kualifikimet evropiane për femra

Published

on

By

Përfaqësuesja e Kosovës në konkurrencën e vajzave do të zbresë sot në fushë për një përballje të rëndësishme kundër Bulgaria, në kuadër të UEFA Women’s European Qualifiers.

Ndeshja do të zhvillohet më 14 prill 2026, duke filluar nga ora 16:00, në stadiumin Stadiumi SlavaSofia.

Ky takim konsiderohet mjaft i rëndësishëm për Kosovën në rrugëtimin drejt kualifikimit, ndërsa skuadra synon një paraqitje pozitive dhe rezultat të favorshëm në transfertë.

Të gjithë tifozët do të kenë mundësi ta ndjekin ndeshjen drejtpërdrejt në platformën Art Sport.

Continue Reading

Sport

Agim Ademi uron Vedat Muriqin për rekord historik te Mallorca

Published

on

By

Kryetari i Federatës të Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka përgëzuar sulmuesin e Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi, për arritjen e tij historike me RCD MallorcaLa Liga.

Në një mesazh publik, Ademi e cilësoi këtë sukses si një moment krenarie për gjithë futbollin kosovar, duke theksuar punën dhe përkushtimin e sulmuesit.

“Në emër të gjithë komunitetit të futbollit në Kosovë, të bashkëlojtarëve të Kombëtares dhe të Federatës së Futbollit të Kosovës, i shpreh urimet më të përzemërta kapitenit tonë Vedat Muriqi për këtë arritje të jashtëzakonshme.”

Ai vlerësoi faktin se Muriqi ka vendosur rekord golash te klubi spanjoll, duke lënë pas edhe emra të mëdhenj të futbollit.

“Me përkushtim, punë të palodhshme dhe shpirt luftarak, Vedati po lë gjurmë të pashlyeshme në historinë e klubit dhe në La Liga. Tejkalimi i një emri legjendar si Samuel Eto’o e bën këtë arritje edhe më të veçantë.”

Ademi shtoi se Muriqi është shndërruar në një figurë frymëzuese dhe përfaqësues dinjitoz i Kosovës në arenën ndërkombëtare.

“Me golat dhe paraqitjet e tij, Vedati është kthyer në ambasadorin më të mirë të Kosovës dhe në simbol të krenarisë për vendin tonë.”

Muriqi vazhdon të jetë një nga lojtarët më të rëndësishëm të Kosovës, duke shkëlqyer si në nivel klubi ashtu edhe me Kombëtaren.

Continue Reading

Të kërkuara