Aktualitet

​Rusia “ka lëvizur nëndetëset” pas rritjes së kërcënimit nga sulmet ukrainase

Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre.

Published

on

Inteligjenca britanike e mbrojtjes ka thënë në vlerësimin e saj më 20 shtator se beson që flota ruse në Detin e Zi ka lëvizur nëndetëset nga porti i Gadishullit të Krimesë, drejt jugut të Rusisë, për shkak të kërcënimit nga sulmet ukrainase.

Ministria britanike e Mbrojtjes, ka thënë në përditësimin e fundit se komanda e flotës në Detin e Zi “pothuajse me siguri ka lëvizur nëndetëset e stilit KILO”, drejt Novorosiskut në Krasnodar Krai.

Kjo gjë ka shumë mundësi të ketë ndodhur për shkak të ndryshimeve të fundit dhe rritjes së nivelit të kërcënimit nga kapaciteti ukrainas për sulme me rreze të gjatë”, është thënë në vlerësim. Ministria britanike ka cituar sulmet që kanë ndodhur në dy muajt e fundit në bazën e flotës ruse dhe bazën e aviacionit detar.

Siguria e bazës tani rrezikohet drejtpërdrejt nga agresioni i vazhdueshëm i Rusisë kundër Ukrainës”, ka thënë ministria britanike.

Ushtria ukrainase ka nisur një kundërofensivë në fillim të muajit shtator, për të rikthyer kontrollin në territoret e pushtuara nga forcat ruse, prej nisjes së luftës në fund të muajit shkurt. Ushtria ukrainase pretendon se ka fituar kontrollin e mbi 8.000 kilometrave katrorë në rajonin e Harkivit, prej nisjes së kundërofensivës. Ushtria ruse ka thënë se trupat e saj janë tërhequr nga Harkivi për t’u rigrupuar.

Megjithatë, ekspertët besojnë se Rusia ka përdorur arsyetim të njëjtë edhe kur ka dështuar që të fitojë kontrollin e Kievit, disa javë pas nisjes së luftës, dhe për pasojë është tërhequr nga ai rajon. Presidenti rus, Vladimir Putin, ka urdhëruar pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt. Ai e quan luftën si “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën.

Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra. Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre./REL/

Aktualitet

UBT ofron 30 për qind bursë për të gjithë alumnit në programet master

Published

on

UBT ka nisur një nismë të re për të mbështetur zhvillimin profesional të alumnëve të tij. Të gjithë të diplomuarit e UBT-së, tashmë mund të përfitojnë 30 për qind bursë për çdo program master që ofrohet në institucion.

Pse kjo është një mundësi e veçantë?

  • Thellim i njohurive në fusha të ndryshme profesionale
  • Përmirësim i aftësive për tregun e punës
  • Diplomë nga një institucion me standarde të larta dhe praktika bashkëkohore mësimdhënieje

Programet master në UBT janë të njohura për:

  • Cilësinë akademike
  • Fokusin në praktikë dhe aplikime reale
  • Përputhjen me kërkesat e tregut të punës
  • Mentorim nga profesorë dhe ekspertë me përvojë ndërkombëtare

Si të përfitoni?

Alumnit e interesuar mund të kontaktojnë Zyrën e Regjistrimit në UBT. Procesi i aplikimit është i thjeshtë, transparent dhe i shpejtë.

UBT vazhdon të qëndrojë pranë alumnëve të tij, duke investuar në suksesin e tyre afatgjatë. Bursa prej 30 për qind është një mundësi konkrete për t’i ndihmuar ata të zhvillojnë karrierën dhe të bëhen liderë në fushat e tyre./UBTNews

Continue Reading

Bota

​Tre të vrarë në Teksas, policia identifikon të dyshuarin

Published

on

By

Policia e Austinit në Teksas ka identifikuar të dyshuarin për vrasjet në Target, një nga rrjetet më të mëdha të supermarketeve në Shtetet e Bashkuara, ku të shtënat në veri të qytetit lanë tre persona të vdekur, shkruan Economic Times.

Sipas Departamentit të Policisë së Austinit (APD), i dyshuari “ka një dosje kriminale”, megjithatë detajet e shkeljeve të tij të mëparshme nuk janë publikuar. Emri i tij mbahet i fshehtë deri në përfundimin e hetimeve, sipas Economic Times.

APD tha se i dyshuari iku nga dyqani me një automjet të vjedhur, të cilin më pas e përplas, para se të grabiste një automjet tjetër dhe të udhëtonte drejt jugut të Austinit. Ai u arrestua pa ndonjë incident tjetër.

Continue Reading

Bota

Kryeministri australian: Netanyahu është në mohim për pasojat e luftës në Gazë

Published

on

By

Kryeministri i Australisë, Anthony Albanese, e ka akuzuar homologun e tij izraelit, Benjamin Netanyahu, se është “në mohim” për pasojat e luftës në Gazë, raporton BBC.

Ndalesa e ndihmave që kemi parë dhe më pas humbja e jetëve që po shohim në ato pika shpërndarjeje të ndihmave, ku njerëzit që presin për ushqim dhe ujë po humbasin jetën, është krejtësisht e papranueshme. Dhe ne e kemi thënë këtë”, tha ai.

Kam biseduar me kryeministrin Netanyahu. Ai më përsëriti atë që ka thënë publikisht gjithashtu, që është të mohojë pasojat që po ndodhin për njerëzit e pafajshëm”.

Albanese të hënën njoftoi se vendi i tij do të njohë një shtet palestinez në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së në shtator, pas veprimeve të ngjashme nga Mbretëria e Bashkuar, Franca dhe Kanadaja.

Albanese tha se pakënaqësia me qeverinë izraelite ka luajtur një rol në këtë veprim, duke thënë se australianët “duan të shohin ndalimin e vrasjeve dhe ciklit të dhunës”.

Izraeli, nën presion në rritje për të përfunduar luftën në Gazë, ka thënë se njohja e një shteti palestinez “nxit terrorizmin”, dhe Netanyahu e quajti vendimin e Australisë dhe aleatëve të tjerë “turpërues”.

Netanyahu dhe qeveria e tij kanë përballur kritika në rritje për shkak të raporteve mbi urinë në Gaza.

Pesë persona kanë vdekur nga kequshqyerja gjatë 24 orëve të fundit, përfshirë një fëmijë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë të administruar nga Hamasi, duke çuar në 222 numrin total të vdekjeve nga kequshqyerja – përfshirë 101 fëmijë.

Në fillim të këtij muaji, një protestë pro-palestineze tërhoqi të paktën 90.000 mbështetës që marshuan përmes Urës së Portit të Sydney, një ditë pasi një vendim gjyqësor lejoi zhvillimin e demonstratës.

Continue Reading

Aktualitet

Arrestohet një i dyshuar lidhur me vrasjen e rëndë në Baicë të Lipjanit

Published

on

Një person është arrestuar lidhur me vrasjen e rëndë që ndodhi javën e kaluar në Baicë të Lipjanit.

Viktima u gjet i groposur në një arë të fshatit Baicë.

Zëdhënsja e policisë, Flora Ahmeti ka konfirmuar se lidhur me rastin është arrestuar një person i dyshuar.

“Si rrjedhojë e angazhimeve intensive hetimore, sot nga Njësiti i Hetimeve të Përgjithshme – Prishtinë, është arrestuar një person i dyshuar: T. K, mashkull, shtetas i Republikës së Kosovës, për rastin vrasje që ka ndodhur në fshatin Baicë të Lipjanit. Aktualisht hetuesit po kryejnë procedurat e nevojshme policore, në koordinim me prokurorinë”, ka konfirmuar Ahmeti.

Continue Reading

Të kërkuara