Botë

Von der Leyen i mbijeton votëbesimit

Published

on

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, i mbijetoi dy mocioneve të votëbesimit në Parlamentin Evropian. Ajo e fitoi votëbesimin e ligjvënësve të bllokut me deputetët që kundërshtuan përpjekjet e ekstremit të djathtë dhe të majtë për ta shkarkuar atë.

E vlerësoj thellësisht mbështetjen e fortë që mora sot”, shkroi von der Leyen në X.

Ajo tha se Komisioni do të vazhdojë të punojë ngushtë me Parlamentin Evropian për t’u përballur me sfidat e Evropës.

Dhe së bashku të ofrojmë rezultate për të gjithë qytetarët evropianë. Të bashkuar për popullin tonë, vlerat tona dhe të ardhmen tone”, tha von der Leyen.

Teksti i paraqitur nga Patriotët për Evropën (PfE) mori 378 vota kundër, 179 vota për dhe 37 abstenime, ndërsa lëvizja përkatëse nga E Majta mori 383 vota kundër, 133 pro dhe 78 abstenime.

Numri i ligjvënësve që mbështetën von der Leyen ishte pak më i madh se në korrik, kur shefja e Komisionit u përball me votën e saj të parë të mosbesimit. Atëherë, numërimi kishte treguar 360 vota kundër shkarkimit të saj, 175 pro dhe 18 abstenime./D.B/KP

Botë

Erdogan mirëpret marrëveshjen e armëpushimit në Gaza, falënderon presidentin amerikan, Donald Trump

Published

on

By

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, përshëndeti marrëveshjen e armëpushimit në Gaza midis Izraelit dhe Hamasit.

“Jam thellësisht i kënaqur që bisedimet Hamas-Izrael të mbajtura në (qytetin egjiptian) Sharm el-Sheikh, në të cilat kontribuoi edhe Turqia, kanë përfunduar me një armëpushim në Gaza”, tha Erdogan në platformën turke të mediave sociale NSosyal.

Dua të shpreh mirënjohjen time të sinqertë për Presidentin e SHBA-së (Donald) Trump, i cili demonstroi vullnetin e nevojshëm politik për të inkurajuar qeverinë izraelite të bjerë dakord për një armëpushim, dhe për vendet tona vëllazërore, Katarin dhe Egjiptin, për mbështetjen e tyre të rëndësishme në arritjen e marrëveshjes“, shtoi ai, shkruan Anadolu.

Erdogan tha se Ankaraja do të monitorojë nga afër zbatimin e rreptë të marrëveshjes së armëpushimit dhe do të vazhdojë të kontribuojë në këtë proces.

Turqia do të vazhdojë të shprehë mbështetje derisa “të krijohet një shtet palestinez i pavarur dhe sovran, me integritet të plotë territorial, mbi bazën e kufijve të vitit 1967, me kryeqytet Jerusalemin Lindor”.

Me këtë rast, u shpreh përshëndetjet e mia më të përzemërta vëllezërve dhe motrave të mia palestinezë, të cilët kanë duruar vuajtje të papërshkrueshme për dy vjet, duke luftuar për jetë dhe dinjitet në kushte çnjerëzore, duke humbur fëmijët, nënat, baballarët, të afërmit dhe miqtë e tyre, dhe të cilët, pavarësisht të gjitha tragjedive që kanë përjetuar, nuk kanë kompromentuar qëndrimin e tyre të ndershëm”, tha Erdogan.

Plani me 20 pika, i njoftuar për herë të parë më 29 shtator, përfshin lirimin e të gjithë pengjeve izraelitë në këmbim të të burgosurve palestinezë, një armëpushim, çarmatimin e Hamasit dhe rindërtimin e Gazës.

Që nga tetori i vitit 2023, sulmet izraelite kanë vrarë gati 67,200 palestinezë. Bombardimet e kanë lënë Gazën kryesisht të pabanueshme, duke çuar në uri dhe sëmundje të përhapura./D.B/KP

Continue Reading

Botë

​Von der Leyen reagon pasi Izraeli dhe Hamasi u pajtuan për armëpushim në Gazë

Published

on

By

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen ka përshëndetur njoftimin për një marrëveshje që siguron armëpushim dhe lirim të pengjeve në Gazë, bazuar në propozimin e presidentit amerikan, Donald Trump.

Përgëzoj përpjekjet diplomatike të Shteteve të Bashkuara, Katarit, Egjiptit dhe Turqisë në arritjen e këtij përparimi. Jam gjithashtu i inkurajuar nga mbështetja e Qeverisë së Izraelit dhe Autoritetit Palestinez”, shkroi ajo në X.

Ajo tha se tani, të gjitha palët duhet t’i përmbahen plotësisht kushteve të marrëveshjes.

Të gjithë pengjet duhet të lirohen në mënyrë të sigurt. Duhet të vendoset një armëpushim i përhershëm. Vuajtjet duhet të marrin fund. BE-ja do të vazhdojë të mbështesë shpërndarjen e shpejtë dhe të sigurt të ndihmës humanitare në Gazë. Dhe kur të vijë koha, ne do të jemi gati të ndihmojmë me rimëkëmbjen dhe rindërtimin”, shtoi ajo.

Shefja e BE-së tha se “mundësia e sotme duhet të shfrytëzohet”.

Izraeli dhe Hamasi arritën marrëveshje – sipas planit të Trumpit për paqe – për armëpushim dhe lirim të pengjeve. Kjo marrëveshje vjen pas dy vjet luftime në Gazë./D.B/KP

Continue Reading

Botë

​Marrëveshja për armëpushim, Kallas: Shans i vërtetë për t’i dhënë fund një lufte shkatërruese

Published

on

By

Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evorpian, Kaja Kallas tha se marrëveshja për fazën e parë të planit të paqes në Gazë shënon një përparim të rëndësishëm.

Kjo është një arritje e madhe diplomatike dhe një shans i vërtetë për t’i dhënë fund një lufte shkatërruese dhe për të liruar të gjithë pengjet”, shkroi ajo në X.

Kallas tha se Bashkimi Evropian do të bëjë çmos për të mbështetur zbatimin e marrëveshjes.

Izraeli dhe Hamasi arritën marrëveshje – sipas planit të Trumpit për paqe – për armëpushim dhe lirim të pengjeve. Kjo marrëveshje vjen pas dy vjet luftime në Gazë.

Njoftimin për një marrëveshje armëpushim dhe lirim të pengjeve e ka përshëndetur edhe presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

Ajo ka thënë se tani, të gjitha palët duhet t’i përmbahen plotësisht kushteve të marrëveshjes.

Të gjithë pengjet duhet të lirohen në mënyrë të sigurt. Duhet të vendoset një armëpushim i përhershëm. Vuajtjet duhet të marrin fund. BE-ja do të vazhdojë të mbështesë shpërndarjen e shpejtë dhe të sigurt të ndihmës humanitare në Gazë. Dhe kur të vijë koha, ne do të jemi gati të ndihmojmë me rimëkëmbjen dhe rindërtimin”, shtoi ajo./D.B/KP

Continue Reading

Lajmet

Presidentja Osmani përshëndet marrëveshjen mes Izraelit dhe Hamasit

Published

on

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka përshëndetur arritjen e paqes mes Izraelit dhe Hamasit.

Osmani tha se Presidenti Donald Trump dhe administrata e tij kanë treguar lidership dhe angazhim të vërtetë për të sjellë paqe të qëndrueshme për dyja vendet.

“Presidenti Donald Trump dhe administrata e tij kanë treguar lidership dhe angazhim të vërtetë për të sjellë paqe të qëndrueshme për izraelitët dhe palestinezët njësoj, dhe përkushtim të palodhur për t’i dhënë fund vuajtjeve që kanë duruar breza të tërë njerëzish të pafajshëm” u shpreh Osmani.

Postimi i plotë:

“TË BEKUAR JANË PAQËBËRËSIT”

Një moment përcaktues për paqen. Paqe që është urgjente. Paqe që është vonuar shumë. Presidenti Donald Trump dhe Administrata e tij kanë treguar lidership dhe angazhim të vërtetë për të sjellë paqe të qëndrueshme për izraelitët dhe palestinezët njësoj, dhe përkushtim të palodhur për t’i dhënë fund vuajtjeve që kanë duruar breza të tërë njerëzish të pafajshëm. Mirënjohja jonë shkon gjithashtu për ndërmjetësuesit nga Katari, Egjipti dhe Turqia për angazhimin e tyre të vazhdueshëm për paqen dhe për rolin e tyre vendimtar në bërjen e mundur të këtij përparimi./S.K/EO/

Continue Reading

Të kërkuara