Teknologji

TikTok paraqet padi për të kundërshtuar vendimin e Montanës për ndalim të platformës

Kjo duke argumentuar se ligji është një shkelje jokushtetuese e të drejtave të lirisë së fjalës.

Publikuar

Kompania e mediave sociale TikTok ngriti një padi të hënën duke kërkuar të anulojë ndalimin e Montanës për aplikacionin e ndarjes së videove, duke argumentuar se ligji është një shkelje jokushtetuese e të drejtave të lirisë së fjalës dhe bazohet në “spekulime të pabaza” se qeveria kineze mund të ketë akses në të dhënat e përdoruesve.

Padia nga TikTok pason një padi të paraqitur javën e kaluar nga pesë krijues përmbajtjesh. Ata bënë argumente të ngjashme duke përfshirë se shteti i Montanës nuk ka autoritet për të ndërmarrë veprime të tilla.

Guvernatori republikan Greg Gianforte nënshkroi projektligjin të mërkurën dhe padia e pesë influencerëve u ngrit disa orë më vonë. Ligji është planifikuar të hyjë në fuqi më 1 janar./UBTNews/

Lajmet

Testimi i implanteve të trurit tek njerëzit – Neuralink thotë se plani i tyre është miratuar

Rekrutimi për një provë klinike nuk është ende i hapur, sipas Neuralink.

Publikuar

nga

Neuralink tha se lejimi nga Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave (FDA) për studimin e saj të parë klinik në njerëz është “një hap i parë i rëndësishëm” për teknologjinë e saj, e cila synon të lejojë trurin të ndërlidhet drejtpërdrejt me kompjuterët.

“Ne jemi të ngazëllyer të ndajmë se kemi marrë miratimin e FDA-së për të nisur studimin tonë klinik të parë në njerëz“, tha Neuralink.

“Ky është rezultat i punës së jashtëzakonshme nga ekipi Neuralink në bashkëpunim të ngushtë me FDA”.

Rekrutimi për një provë klinike nuk është ende i hapur, sipas Neuralink.

Qëllimi i implanteve Neuralink është të mundësojë trurin e njeriut të komunikojë drejtpërdrejt me kompjuterët, tha Musk gjatë një prezantimi në dhjetor.

Musk ka qenë i njohur për të bërë parashikime ambicioze për kompanitë e tij, me disa parashikime të tilla që përfundimisht dështuan./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Internet

Kompania e Elon Musk merr leje nga autoritetet amerikane për të testuar çipe në trurin e njeriut

Një gjë e tillë i ka hapur rrugë vendosjes së pajisjeve nga Neuralink te njeriu.

Publikuar

nga

Kompania e Elon Musk e cila synon të vendosë çipet kompjuterike në trurin e njeriut, Neuralink, ka marrë aprovimin e autoriteteve amerikane për lansimin e studimit të parë te njeriu.

Një gjë e tillë i ka hapur rrugë vendosjes së pajisjeve nga Neuralink te njeriu dhe lajmi vjen pasi Elon Musk pretendoi gjatë muajit nëntor se kompania e tij është vetëm gjashtë muaj larg nga testimi i parë.

Por kush do të ishte i gatshëm të pranonte vendosjen e një pajisje të tillë në trurin e tij? A do të jetë dikush që ka një gjendje shëndetësore prej së cilës do të kishte përfitime nëse vendos një çip nga Neuralink?

Kompania është akuzuar vazhdimisht se ka abuzuar me testet e bëra te majmunët, akuza që kompania vazhdimisht i mohon dhe aktualisht është nën hetime.

Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave (FDA) refuzoi kërkesën e parë të Neuralink në fillim të 2022 për testime te njeriu. Por nuk është kompania e parë që e pretendon të bëjë një gjë të tillë. Synchron u aprovua nga FDA për të nisur testimet në vitin 2021 dhe korrikun e vitit të kaluar zbuloi implantin e parë kompjuterik./PCWorld Albanian

Vazhdo të lexosh

AI

Inteligjenca artificiale po i ndihmon shkencëtarët në luftën kundër superbaktereve dhe kancerit të gjirit

Antibiotiku i ri u identifikua nga studiuesit në Institutin e Teknologjisë të Masaçusetsit dhe Universitetin McMaster.

Publikuar

nga

Inteligjenca artificiale është përdorur për të identifikuar një antibiotik të ri që është i aftë për të vrarë një lloj bakteri përgjegjës për shumë infeksione rezistente ndaj ilaçeve.

Antibiotiku i ri u identifikua nga studiuesit në Institutin e Teknologjisë në Masaçusets dhe Universitetin McMaster nga një bibliotekë me gati 7 mijë përbërës të mundshëm të drogës.

Studiuesit përdorën një model të të mësuarit me makinë që kishin trajnuar për të vlerësuar nëse një përbërës kimik do të pengojë rritjen e acinetobacter baumannii.

Acinetobacter baumannii shpesh gjendet në spitale dhe mund të sjellë pneumoni, meningjit dhe sëmundje të tjera të rënda./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Internet

Facebook nis raundin e fundit të largimeve nga puna

Gjatë muajit mars, Meta u bë kompania e parë Big Tech që njoftoi një raund të dytë pushimesh masive nga puna.

Publikuar

nga

Meta Platforms vazhdoi me raundin e fundit të largimeve nga puna, tha një burim i njohur me çështjen, si pjesë e një plani që u shpall gjatë muajit mars nga kompania.

Gjatë muajit mars, Meta u bë kompania e parë Big Tech që njoftoi një raund të dytë pushimesh masive nga puna.

Shefi Ekzekutiv i Metas, Mark Zuckerberg tha gjatë muajit mars se pjesa më e madhe e pushimeve nga puna në raundin e dytë të kompanisë do të ndodhin në tri “momente” gjatë disa muajve, kryesisht duke përfunduar në maj./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara