Teknologji

Kina ndalon prodhuesin më të madh amerikan të çipave

Kjo do të thotë që prodhimet e kësaj firme do të ndalohen në projektet infrastrukturore të këtij shteti.

Publikuar

Kina ka thënë që prodhuesi më i madh amerikan i mikroçipave, Micron Technology, paraqet “rrezik të madh kombëtar”. Kjo do të thotë që prodhimet e kësaj firme do të ndalohen në projektet infrastrukturore të këtij shteti.

Njëherësh, kjo paraqet lëvizjen e parë të Kinës kundër një prodhuesi amerikan të çipave, teksa tensionet midis Washingtonit dhe Pekinit po rriten.

“Rishqyrtimi ka zbuluar që produktet e Micronit kanë rreziqe serioze sigurie të rrjetit e që paraqesin rreziqe të konsiderueshme të sigurisë për zinxhirin furnizues infrastrukturor të informacionit kritik të Kinës, duke ndikuar kështu në sigurinë kombëtare të Kinës”, thuhet në komunikatën e Administratës së Hapësirës Kibernetike të Kinës.

Lajmet

Testimi i implanteve të trurit tek njerëzit – Neuralink thotë se plani i tyre është miratuar

Rekrutimi për një provë klinike nuk është ende i hapur, sipas Neuralink.

Publikuar

nga

Neuralink tha se lejimi nga Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave (FDA) për studimin e saj të parë klinik në njerëz është “një hap i parë i rëndësishëm” për teknologjinë e saj, e cila synon të lejojë trurin të ndërlidhet drejtpërdrejt me kompjuterët.

“Ne jemi të ngazëllyer të ndajmë se kemi marrë miratimin e FDA-së për të nisur studimin tonë klinik të parë në njerëz“, tha Neuralink.

“Ky është rezultat i punës së jashtëzakonshme nga ekipi Neuralink në bashkëpunim të ngushtë me FDA”.

Rekrutimi për një provë klinike nuk është ende i hapur, sipas Neuralink.

Qëllimi i implanteve Neuralink është të mundësojë trurin e njeriut të komunikojë drejtpërdrejt me kompjuterët, tha Musk gjatë një prezantimi në dhjetor.

Musk ka qenë i njohur për të bërë parashikime ambicioze për kompanitë e tij, me disa parashikime të tilla që përfundimisht dështuan./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Internet

Kompania e Elon Musk merr leje nga autoritetet amerikane për të testuar çipe në trurin e njeriut

Një gjë e tillë i ka hapur rrugë vendosjes së pajisjeve nga Neuralink te njeriu.

Publikuar

nga

Kompania e Elon Musk e cila synon të vendosë çipet kompjuterike në trurin e njeriut, Neuralink, ka marrë aprovimin e autoriteteve amerikane për lansimin e studimit të parë te njeriu.

Një gjë e tillë i ka hapur rrugë vendosjes së pajisjeve nga Neuralink te njeriu dhe lajmi vjen pasi Elon Musk pretendoi gjatë muajit nëntor se kompania e tij është vetëm gjashtë muaj larg nga testimi i parë.

Por kush do të ishte i gatshëm të pranonte vendosjen e një pajisje të tillë në trurin e tij? A do të jetë dikush që ka një gjendje shëndetësore prej së cilës do të kishte përfitime nëse vendos një çip nga Neuralink?

Kompania është akuzuar vazhdimisht se ka abuzuar me testet e bëra te majmunët, akuza që kompania vazhdimisht i mohon dhe aktualisht është nën hetime.

Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave (FDA) refuzoi kërkesën e parë të Neuralink në fillim të 2022 për testime te njeriu. Por nuk është kompania e parë që e pretendon të bëjë një gjë të tillë. Synchron u aprovua nga FDA për të nisur testimet në vitin 2021 dhe korrikun e vitit të kaluar zbuloi implantin e parë kompjuterik./PCWorld Albanian

Vazhdo të lexosh

AI

Inteligjenca artificiale po i ndihmon shkencëtarët në luftën kundër superbaktereve dhe kancerit të gjirit

Antibiotiku i ri u identifikua nga studiuesit në Institutin e Teknologjisë të Masaçusetsit dhe Universitetin McMaster.

Publikuar

nga

Inteligjenca artificiale është përdorur për të identifikuar një antibiotik të ri që është i aftë për të vrarë një lloj bakteri përgjegjës për shumë infeksione rezistente ndaj ilaçeve.

Antibiotiku i ri u identifikua nga studiuesit në Institutin e Teknologjisë në Masaçusets dhe Universitetin McMaster nga një bibliotekë me gati 7 mijë përbërës të mundshëm të drogës.

Studiuesit përdorën një model të të mësuarit me makinë që kishin trajnuar për të vlerësuar nëse një përbërës kimik do të pengojë rritjen e acinetobacter baumannii.

Acinetobacter baumannii shpesh gjendet në spitale dhe mund të sjellë pneumoni, meningjit dhe sëmundje të tjera të rënda./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Internet

Facebook nis raundin e fundit të largimeve nga puna

Gjatë muajit mars, Meta u bë kompania e parë Big Tech që njoftoi një raund të dytë pushimesh masive nga puna.

Publikuar

nga

Meta Platforms vazhdoi me raundin e fundit të largimeve nga puna, tha një burim i njohur me çështjen, si pjesë e një plani që u shpall gjatë muajit mars nga kompania.

Gjatë muajit mars, Meta u bë kompania e parë Big Tech që njoftoi një raund të dytë pushimesh masive nga puna.

Shefi Ekzekutiv i Metas, Mark Zuckerberg tha gjatë muajit mars se pjesa më e madhe e pushimeve nga puna në raundin e dytë të kompanisë do të ndodhin në tri “momente” gjatë disa muajve, kryesisht duke përfunduar në maj./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara