Lajmet

Qelaj: E kundërligjshme mbyllja e reparteve të psikiatrisë në spitalet regjionale, të ndryshohet Ligji për Shëndetin Mendor

Published

on

Avokati i Popullit, Naim Qelaj, në Ditën Ndërkombëtare për Parandalimin e Vetëvrasjeve, ka bërë thirrje për ndryshime dhe plotësime të domosdoshme të ligjit për shëndetin mendor. Qelaj ka thënë se kanë bërë një hetim lidhur me shërbimet e shëndetit mendor që ofrohen personave mbi moshën 65 vjeç dhe se del se ka çështje problematike që lidhen me respektimin e të drejtave që i ka secili qytetarë për marrjen e shërbimeve në shëndetin publik. Ai ka shtuar se çështja e vetëvrasjeve është një problematikë që lidhet me shëndetin mendor, dhe se shërbimet që ofrohen për këtë çështje duhet që të përmirësohen.

“Nevoja për me ndryshuar dhe plotësuar Ligjin për Shëndetin Mendor është e domosdoshme. Ne kemi pasur një hetim lidhur me shërbimet e shëndetit mendor që ofrohen personave mbi moshën 65 vjeç dhe aty kemi kuptuar shumë situata ose shumë çështje problematike që lidhen me respektimin e të drejtave që i ka secili qytetarë për marrjen e shërbimeve në shëndetin publik. Çështja e vetëvrasjeve është një problematik që lidhet me shëndetin mendor, mendoj që shërbimet duhet që të përmirësohen në këtë fushë, coftë në parandalim, në evitim edhe në mbrojtje të rasteve ku veç identifikohen rastet e mundshme të vetëvrasjes. Unë nuk e di për sa i përket ligjit të veçante nëse ka ndonjë rast dikun tjetër dhe praktiken e cilit shtet e kanë zbatuar, nuk munden as të prononcohem në lidhje me këtë çështje”, ka thënë Qelaj.

Avokati i Popullit ka thënë se statuti i ShSKUK-së i cili parasheh mbylljen e reparteve të psikiatrisë në spitalet regjionale ka edhe elemente diskriminuese pasi disa qytetarë për shkak të distancës mund të mbesin pa i marrë shërbimet. Për këtë, Qalaj ka thënë se është në kundërshtim me vetë Ligjin për Shëndetin Mendor.

“Por që e din një fakt që ne kemi reaguar tek statuti i SHSKUK-së dhe organizimi brenda ShSKUK-së ku ka paraparë mbylljen e reparteve të psikiatrisë në spitalet regjionale. Kemi konsideruar se kjo nuk i shërbehen interesit më të mirë të qytetarëve dhe ofrimin e shërbimeve sa ma afër qytetarëve. Në anën tjetër kemi konstatuar që mund të ketë edhe elemente diskriminuese sepse disa qytetarë për shkak të distancës për më marr një shërbim shëndetësor mund të kenë të pa mundur një gjë të tillë dhe se mbyllja e këtyre reparteve është në kundërshtim me vetë ligjin për shëndetin mendor. Ky ligj në kuadër të organizimit të shëndetit publik përcakton edhe sektorin parësor, dytësor edhe terciar të ofrimit të shërbimeve shëndetësore në aspektin e psikiatrisë. Kemi pa një gatishmëri të jashtëzakonshme të Ministria e Shëndetësisë gjë që është inkurajuese, është rast i veçante. Ata kanë kërkuar nga ne një takim dhe bisedë e sipër kanë qenë shumë të gatshëm që me ndryshuar statutin e ndryshuar, tash më edhe me harmonizuar me ligjin. Edhe pse ne këtë rast e kemi dërguar në vlerësim në Gjykatën Kushtetuese sa i përket fakti së sa është në përputhje me Kushtetutën”, ka thënë ai.

Lajmet

Kurti takon kryetaren e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës

Published

on

By

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, priti në takim kryetaren e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, Justina Shiroka Pula, me të cilën diskutoi për punën dhe prioritetet e institucionit.

Gjatë takimit u theksua rëndësia e bashkëpunimit ndërmjet Qeverisë dhe Akademisë, veçanërisht në fushën e arsimit dhe zhvillimit të vendit. Palët u dakorduan për komunikim të rregullt dhe thellim të bashkëpunimit në të ardhmen.

Në takim ishte i pranishëm edhe zëvendësministri i Arsimit dhe Shkencës, Përparim Kryeziu, si dhe nënkryetari i Akademisë, Fejzullah Krasniqi, dhe sekretari shkencor, Bardh Rugova.

Continue Reading

Lajmet

Supremja lë në fuqi burgimin e përjetshëm për Dardan Krivaqën

Published

on

By

Gjykata Supreme ka vërtetuar dënimin me burgim të përjetshëm ndaj Dardan Krivaqës për vrasjen e Marigona Osmanit, duke lënë në fuqi vendimet e shkallës së parë dhe të dytë.

Sipas Supremes, gjykatat më të ulëta kanë analizuar në detaje të gjitha provat, përfshirë dëshmitë, raportet e ekspertizës, provat materiale dhe video-incizimet nga banesa ku qëndronin i akuzuari dhe viktima. Nga këto prova është konstatuar se viktima kishte pësuar lëndime të rënda si pasojë e dhunës së ushtruar nga i akuzuari.

Raporti i autopsisë dhe ekspertët mjeko-ligjorë kanë vërtetuar se vdekja erdhi si pasojë e lëndimeve të shumëfishta trupore të shkaktuara me mjet të fortë, duke mbështetur kualifikimin e veprës si vrasje e kryer në mënyrë mizore.

Gjykata Supreme rrëzoi edhe pretendimet e mbrojtjes për parregullsi procedurale, ekspertizë psikiatrike dhe ndikim të substancave narkotike, duke theksuar se i akuzuari ka qenë i aftë të kuptojë veprimet e tij në momentin e kryerjes së krimit.

Continue Reading

Lajmet

Humb jetën një punëtor i KEK-ut në Termocentralin “Kosova B”

Published

on

By

Vdes një punëtor i Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK sh.a.) sot, në një incident të rëndë në Termocentralin “Kosova B” në Obiliq. Punëtori 55 vjeç, u përfshi nga një mjet transportues kamion dhe pësimi i lëndimeve të rënda rezultoi fatal.

Në vendngjarje menjëherë kanë dalë zyrtarët e KEK-ut, Policia e Kosovës dhe ekipet mjekësore, të cilat konfirmuan vdekjen e të ndjerit.

KEK sh.a. shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes së viktimës, kolegëve dhe bashkëpunëtorëve të tij. Autoritetet po e trajtojnë rastin në përputhje me procedurat ligjore.

Ky informacion është bërë i ditur nga vetë Korporata Energjetike e Kosovës.

Continue Reading

Lajmet

Konjufca bisedon me shefin e misionit të Luksemburgut për thellimin e bashkëpunimit

Published

on

By

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, takoi dje Shefin e Misionit të Ambasadës së Luksemburgut në Kosovë, Eric Dietz.

Në takim, Dietz e uroi Konjufcën për mandatin e ri dhe riafirmoi gatishmërinë për të vazhduar bashkëpunimin e ngushtë mes dy vendeve.

Diskutimet u fokusuan tek forcimi i marrëdhënieve bilaterale, koordinimi për procesin e integrimit evropian dhe zgjerimi i bashkëpunimit ekonomik, thuhet në njoftimin e MPJD-së.

Konjuca është shprehur se Kosova mbetet e përkushtuar për thellimin e mëtejshëm të partneritetit me Luksemburgun.

Continue Reading

Të kërkuara