Lajmet

Qelaj: Avokati i Popullit në Hagë nuk ka shprehur interesim për bashkëpunim

Published

on

Avokati i Popullit i Dhomave të Specializuara në Hagë ku po gjykohen ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duhet të jetë i pavarur dhe i pa anshëm, tha të martën Avokati i Popullit në Kosovë, Naim Qelaj.

Qelaj, derisa shprehu shqetësim për proceset në Hagë, tha se ka kontaktuar Avokatin e Popullit atje por sipas tij i njëjti nuk ka shprehur interesim për bashkëpunim.

Ai shtoi se institucioni që ai drejton ka raport shumë të kufizuar me këtë gjykatë.

“Unë kam shprehur shqetësimin tim në hetimet e fundit që i ka zhvilluar kjo gjykatë në raport me ekipet mbrojtëse. Kam konsideruar që çdo hetim i mbrojtjes në një proces gjyqësor, lë mundësinë për ndikim dhe ushtrim ndikimi…Në kuadër të kësaj, kam deklaruar që do të jetë në interesat e institucionit të Avokatit të Popullit që ta monitorojë një ose disa seanca. Por, jo gjithë procesin. Sepse monitorimi ka kosto, kërkon staf profesional, kërkon angazhim shtesë të njerëzve dhe kjo është e pamundur për ne. Përveç kësaj, Avokati i Popullit i Kosovës ka raport shumë të kufizuar në raport me këtë gjykatë dhe kur kemi bërë një analizë të ligjit, aktualisht Avokati i Popullit mund të ketë vetëm një rol dhe ai është roli i mikut të gjykatës në rast se Gjykata Kushtetuese e Dhomave të Specializuara e kërkon një të tillë”, tha Qelaj.

Qelaj tha se Avokati i Popullit atje nuk i plotëson standardet sipas instrumenteve ndërkombëtare që përcaktojnë se ky institucion duhet të jetë i pavarur dhe i pa anshëm.

“Sa i përket Avokatit të Popullit të Dhomave të Specializuara, ka një avokat të caktuar nga gjykata dhe unë kam komunikuar me të njëjtin. Kam parë që nuk ka shprehur interesim për bashkëpunim dhe për më tepër nuk ka ofruar as informata të cilat janë publike ose mund të jenë publike duke u thirrur gjithmonë në konfindencialitet dhe një mbyllje të plotë të atij institucioni në raport me mua si avokat i popullit. Duke pasur parasysh punën që po e bënë ky avokat i popullit ose institucioni atje, unë konsideroj që nuk është në standardin dhe nuk i plotëson standardet sipas instrumenteve ndërkombëtare që përcaktojnë se Avokati i Popullit duhet të jetë i pavarur, i pa anshëm”, theksoi Qelaj.

Ndër të tjera, Qelaj tha se për shkak të mandatit të kufizuar të Avokatit të Popullit nuk mund të bëjnë hetime në rastet e kësaj gjykate.

Vendi

PDK kërkon seancë urgjente të Kuvendit sot për ndryshimin e Ligjit për Gjykatën Speciale

Published

on

By

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka kërkuar që sot, më 3 tetor, të mbahet seancë e Kuvendit të Kosovës për të votuar në dy lexime ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara.

Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, ka deklaruar se vendimi i Qeverisë për të përcjellë në Kuvend plotësim-ndryshimin e këtij ligji është një hap i rëndësishëm dhe se procedurat parlamentare duhet të nisin pa vonesë.

“Ligji duhet të trajtohet dhe të votohet në të dy leximet. Prandaj, procedura duhet të nisë SOT në seancën e Kuvendit, duke pasur parasysh afatin prej 72 orësh ndërmjet dy leximeve“, ka thënë Musliu.

Ajo ka theksuar se Kosovës i nevojitet edhe një strategji e koordinuar juridike e diplomatike me ekspertë vendorë e ndërkombëtarë për procesin e apelimit të vendimit të 16 shtatorit dhe mbrojtjen e luftës së UÇK-së. Sipas saj, çështja është mbi kalkulimet politike dhe përfaqëson interes shtetëror, posaçërisht para se vendi të shkojë në zgjedhje./E.A/

Continue Reading

lajme

Qeveria miraton ndryshimet për Dhomat e Specializuara

Published

on

By

Qeveria e Kosovës ka konstatuar se nuk ka asnjë shkelje apo pengesë ligjore në nismën legjislative të ndërmarrë nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK) për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar.

Përmes një mbledhjeje elektronike të mbajtur të premten në mbrëmje, Ekzekutivi ka miratuar vendimin me të cilin i ka përcjellë Kuvendit të Kosovës vlerësimin dhe përgjigjet e nevojshme zyrtare lidhur me këtë nismë.

Sipas njoftimit zyrtar, përgjigja e Qeverisë përfshin opinionin ligjor të përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së , vlerësimin e ndikimit buxhetor, si dhe opinionin ligjor mbi përmbajtjen e projektligjit.

“Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar mbledhje elektronike, në të cilën ka miratuar vendimin me të cilin i përgjigjet kërkesës së Kuvendit të Republikës së Kosovës për Nismën legjislative për ‘Projektligjin Nr. 11/L-001 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr. 05/L-053 për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializua”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.

Me këtë vendim, procedura i kalon tashmë Kuvendit të Kosovës për shqyrtim dhe procedim tëmëtejshëm ligjvënës. /E.A/

Continue Reading

lajme

Shkarkohet Blerim Isufaj nga posti i Kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale

Published

on

By

Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj, është shkarkuar të premten nga Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK), ka mësuar KOHA.

Gjatë ditës ishte bërë e ditur se KPK-ja do të mblidhej në një takim të jashtëzakonshëm, ku në rend dite ishte diskutimi për performancën e Isufajt.

Isufaj ishte zgjedhur për herë të parë në krye të Prokurorisë Speciale në vitin 2019, ndërsa ishte rizgjedhur në këtë pozitë në vitin 2023.

Gjatë mandatit të tij, Isufaj ka qenë një prej figurave më të kritikuara në sistemin prokurorial nga Lëvizja Vetëvendosje. Ai ishte votuar edhe nga Këshilli Prokurorial për pozitën e Kryeprokurorit të Shtetit, por procesi kishte mbetur pezull dhe nuk ishte dekretuar nga ish-presidentja Vjosa Osmani.

Kryeministri Albin Kurti kishte deklaruar më herët se në sistemin prokurorial “shumica e problemeve kanë emër të përveçëm”, duke iu referuar Isufajt.

Më 2 shtator, Isufaj pati një përplasje me disa anëtarë të Këshillit Prokurorial të Kosovës. Përplasjet u zhvilluan gjatë shqyrtimit të raportit të punës së Prokurorisë Speciale për vitin 2025, i cili më pas u rrëzua nga KPK-ja.

D.L

Continue Reading

Lajmet

Nis takimi mes Kurtit dhe Hamzës

Published

on

By

Ka nisur takimi mes kryeministrit Albin Kurti dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza.

Në takim pritet të diskutohen çështja e zgjedhjes së presidentit të ri dhe ndryshimet e mundshme në Ligjin për Dhomat e Specializuara të Kosovës.

Hamza është parë duke hyrë në objektin e Qeverisë i shoqëruar nga deputeti i PDK-së, Rrahman Rama.

Kuvendi i Kosovës ka afat deri më 6 tetor për zgjedhjen e presidentit të ri. Nëse presidenti nuk zgjidhet brenda këtij afati, vendi shkon në zgjedhje të reja.

D.L

Continue Reading

Të kërkuara