Aktualitet

Memorandum bashkëpunimi ndërmjet Komisionit për Hetimin e Aksidenteve të Kosovës me atë të Maqedonisë së Veriut

Published

on

Komisioni për Hetimin e Aksidenteve dhe Incidenteve Aeronautike të Republikës së Kosovës (KHAIA) ka zhvilluar një vizitë zyrtare në Autoritetin për Hetimin e Aksidenteve dhe Incidenteve Aeronautike në Maqedoninë e Veriut.

Me këtë rast solemnisht të dy autoritetet kanë nënshkruar Memorandumin e Bashkëpunimit, i cili ka për qëllim bashkëpunimin midis organeve hetimore kosovare dhe maqedone në hetimin e aksidenteve në aviacionin Civil, organizimin e trajnimeve të përbashkëta të hetuesve, shkëmbimin e praktikave të mira, informacionit, ekspertëve dhe pajisjeve në fushën e hetimeve të sigurisë në aksidentet ajrore, si dhe pjesëmarrjen dhe shkëmbimin e ekipeve hetimore në rast të një Aksidenti me përmasa katastrofike.

Pas nënshkrimit të marrëveshjes, nënshkruesit nënvizuan se përfundimi i një marrëveshjeje të tillë konfirmon marrëdhëniet e mira të deritanishme në mes të dy vendeve tona në fushën e Hetimit të Aksidenteve Aeronautike, dhe krijimin e një kuadri të përbashkët për bashkëpunim profesional në të ardhmen në mes të dy Autoriteteve hetimore, të cilat kanë për synim efikasitetin më të madh, profesionalizmin, të cilat ndikojnë në rritjen e sigurisë së Aviacionit Civil në vendet tona.

Memorandumin e Bashkëpunimit në emër të Komisionit për Hetimin e Aksidenteve dhe Incidenteve Aeronautike të Republikës së Kosovës e nënshkroi Mirsim Beqiri, kryesues i KHAIA-së, ndërsa në emër të Komitetit të Hetimeve të Aksidenteve dhe Incidenteve Aeronautike të Republikës së Maqedonisë nga Zoran Ilevski-Kryesues i KISIV.

Aktualitet

Parashikimi i motit për sot

Published

on

Sot mbi vendin tonë pritet të mbaj mot pjesërisht i kthjellët.

Temperaturat minimale do të sillen nga 10°C deri në 18 °C.

Edhe nesër, me datë 2 maj do të mbajë mot pjesërisht i ngjashëm me temperatura nga 10 deri në 20°C. /UBT News/

Continue Reading

Aktualitet

Aksident trafiku në Klinë të Ulët, një e vdekur dhe katër të lënduar

Published

on

Një aksident trafiku ndodhi sot në rrugën rajonale Mitrovicë – Skenderaj, pikërisht në fshatin Klinë e Ulët.

Policia e Kosovës njoftoi se në aksident u përfshinë dy vetura, ku si pasojë e lëndimeve të pësuara humbi jetën viktima një femër rreth 65 vjeçare, ndërsa u lënduan edhe katër persona të tjerë, të cilët u dërguan për mjekim në Spitalin Rajonal të Mitrovicës.

Continue Reading

Aktualitet

Punëtorët e KEK-ut protestojnë më 1 maj

Published

on

Sindikata e Re e Korporatës së Energjisë së Kosovës njoftoi për organizimin e një proteste më 1 Maj, Ditën Ndërkombëtare të Punëtorëve, për të kërkuar paga më dinjitoze dhe kushte më të mira pune për punëtorët e sektorit energjetik.

Protesta do të mbahet të mërkurën, në ora 12:00, në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.

Në njoftimin e bërë publik, Sindikata thekson se puna e tyre përmban lodhje ekstreme, rrezik të përhershëm dhe sakrificë të përditshme, duke theksuar se “kjo punë nuk ka para që mund ta paguajë”.

Për të ilustruar realitetin e vështirë, sindikata ka shpërndarë edhe një fotografi të një punëtori me fytyrë të mbuluar nga pluhuri i zi, simbol i kushteve të rënda në të cilat punojnë minatorët dhe teknikët e KEK-ut.

“Protestojmë për një pagë dinjitoze dhe respekt për punën tonë”, thuhet në thirrjen publike, ku organizatorët ftojnë qytetarët dhe përfaqësuesit sindikalë të solidarizohen me kërkesat e tyre.

Continue Reading

Aktualitet

Zhduket një person në Shtime

Published

on

Një person është raportuar i zhdukur në Shtime tash e dy ditë.

Sipas njoftimit nga Policia, babai i viktimës ka raportuar në polici të hënën pasdite se djali i tij është  larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më.

Rasti vazhdon të hetohet.

Continue Reading

Të kërkuara