Lajmet

​Inaugurohet Qendra Trajnuese për Siguri Kibernetike, synon ngritjen e ndërgjegjësimit në këtë fushë

Kurti tha se përderisa teknologjia vazhdon të përparojë, hendeku i aftësive në fushën e sigurisë kibernetike shkon duke u zgjeruar.

Published

on

Sot u mbajt ceremonia e inaugurimit të Qendrës Shtetërore Trajnuese për Siguri Kibernetike, me ç’rast u tha se kjo qendër e paraqet angazhimin, arritjen dhe përkushtimin e mundësinë domethënëse në këtë rrugëtim.

Kryeministri i vendit, Albin Kurti tha se përderisa teknologjia vazhdon të përparojë, hendeku i aftësive në fushën e sigurisë kibernetike shkon duke u zgjeruar.

“Epoka digjitale ka sjell mundësi të përparësi por edhe sfida të mëdha për të gjithë njerizimin. Nga sulmet kibernetike të sponzorizuara nga shtetet jodemokratike, bota ballafaqohet me situata të cilat kanë ndikim të ekonomisë të shteteve që cenojnë proceset demokratike dhe kërcënojnë sigurinë kombëtare dhe përderisa teknologjia vazhdon të përparojë, hendeku i aftësive në fushën e sigurisë kibernetike shkon duke u zgjeruar. Trajnimi dhe edukimi i vazhdueshëm i profesionistëve dhe preferuesve të teknologjisë është rruga e vetme për kapërcimin e këtij hendeku, në mënyrë që ata të pajisen me njohurit dhe mjetet që ju nevojiten për të mbrojtur në mënyrë efektive nga kërcënimet kibernetike… Inaugurimi i qendrës shtetërore të trajnimeve për siguri kibernetike parqet një angazhim e përkushtim dhe një rritje e mundësi domethënëse në këtë rrugëtim. Viti i kaluar ka qenë vit i progresit në zhvillimin e shumë iniciativave dhe politikave tona në fushën e sigurisë kibernetike. Në shkurt e miratuam Ligjin për sigurinë kibernetike që krijon bazën për sigurinë kibernetike në Republikën e Kosovës, ligji parasheh themelimin e institucioneve kyçe shtetërore përgjegjëse për këtë fushë, përcaktimin e obligimeve për kriteret e infrastrukturës kinetike dhe definimin e procedurave për menaxhimin e incidenteve kibernetike”, tha Kurti.

E ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci tha se kjo qendër ishte prioritet kryesor i dikasterit që e udhëheq, derisa shtoi se e njëjta do të ofrojë trajnime me qëllim të ngritjes së ndërgjegjësimit për rreziqet në fushën e sigurisë kibernetike.

“Është kënaqësi që sot jemi mbledhur këtu për ta inauguruar qendrën shtetërore trajnuese për siguri kibernetike, duke marrë parasysh që viteve të fundit strategjia e luftës dhe interesimi në shtetet me qëllim të stabilizimit ka ndërruar dukshëm duke u bërë më dehibride se kurrë, sulmet kibernetike janë çdoherë më të shpeshta, komfort këtyre rrethanave edhe Ministria e Mbrojtjes është duke zhvilluar politikat e saj dhe krijimi i kësaj qendre ka qenë ndër prioritetet kryesore për këtë vit. Synimi ynë është që përmes kësaj qendre të trajnojmë institucionet e sigurisë t’i bëjnë ballë çdo sulmi të kësaj natyre, qendra shtetërore trajnuese për siguri kibernetike do të ofrojë trajnime me qëllim të ngritjes së ndërgjegjësimit për rreziqet në fushën e sigurisë kibernetike, të përmirësojë aftësitë profesionale dhe të ndihmojë në ngritjen e niveleve të sigurisë kibernetike të institucioneve qeveritare, operatoreve të shërbimeve esenciale dhe ofruesve të shërbimeve digjitale për të arritur kapacitetin për mbrojtjen e infrastrukturës kritike në vend”, tha Maqedonci.

Në këtë ceremoni morën pjesë edhe zyrtarë dhe oficerë të lartë të MM/FSK si dhe të vendeve partnere ndërkombëtare.

Lajmet

Katari mbulon akomodimin për turistët e bllokuar, Ambasada e Kosovës jep udhëzime

Published

on

By

Ambasada e Republikës së Kosovës në Doha njofton se autoritetet e Katarit kanë vendosur të mbulojnë shpenzimet e akomodimit për turistët që nuk mund të largohen për shkak të kufizimeve të përkohshme të udhëtimit.

njoftim thuhet se vendimi hyn në fuqi nga 28 shkurt dhe do të zgjasë deri në rifillimin e operacioneve në aeroport dhe rihapjen e hapësirës ajrore.

Ambasada e Kosovës në Doha u bën thirrje qytetarëve të qëndrojnë të qetë, të ndjekin udhëzimet e autoriteteve katariane dhe të shmangin lëvizjet e panevojshme.

“Ne do të vazhdojmë të ndjekim nga afër situatën dhe do t’ju informojmë për çdo zhvillim të ri,” njofton ambasada.

Situata e krijuar lidhet me tensionet rajonale, ku disa zona janë prekur nga sulme të nisura nga Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli drejtë Iranit, çka ka shkaktuar ndërprerje të operacioneve ajrore dhe kufizime të udhëtimit për turistët në Lindjen e Mesme.

Continue Reading

Lajmet

Kurti pas takimit me Abdixhikun: Ende nuk ka marrëveshje për zgjedhjen e presidentit

Published

on

By

Kryeministri Albin Kurti, pas takimit të tij të fundit me kryetarin e LDK, deklaroi se bisedimet kanë shkuar në një atmosferë konstruktive, por ende nuk ka marrëveshje.

“Takimi shkojë në atmosferë konstruktive, mirëpo kur ka diçka të re do t’ju njoftojmë. Ende nuk i kemi zgjidhjet mirëpo do t’ju njoftojmë së shpejti”, tha Kurti.

Ky është takimi i tretë ndërmjet dy palëve, ndërsa çështja kryesore mbetet zgjedhja e presidentit ose presidentes së vendit. Afati kushtetues për këtë proces përfundon më 5 mars, duke shtuar presionin për arritjen e një marrëveshjeje.

Takimet e vazhdueshme mes Kryeministrit Kurti dhe LDK-së tregojnë përpjekjet për të gjetur një konsensus para fundit të afatit, ndërkohë që vendi pret ende një vendim final. /Ekonomia online/

Continue Reading

Lajmet

Fillon dëshmia e dytë në gjykimin e Thaçit dhe të tjerëve në Hagë

Published

on

By

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë ka nisur dëshmia e dytë e Prokurorisë në rastin ndaj Hashim Thaçit, Bashkim Smakajt, Isni Kilajt, Fadil Fazliut dhe Hajredin Kuçit për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë.

Dëshmitari i dytë, Koen Herlaar nga Instituti i Kriminalistikës së Holandës (IKH), ka treguar se punon aty që prej vitit 2009 si ekspert i kriminalistikës dhe se roli i tij është të ekzaminojë prova dhe gjurmë që lidhen me dokumentet dhe objektet e të dyshuarve. Ai tha:

“Ne bëjmë gjurmimet e materialeve, instrumenteve dhe mjeteve të ndryshme, ekzaminojmë objekte dhe lidhim gjurmët me dokumente ose persona të dyshuar. Mund të analizojmë edhe vendngjarjet dhe objektet e përfshira aty.”

Gjatë seancës, Bashkim Smakaj, Isni Kilaj dhe Fadil Fazliu kërkuan ndryshimin e kushteve të lirimit me kusht, por Prokuroria kundërshtoi dhe u obligua të zgjerojë parashtrimet më vonë. Ndërkaq, Hashim Thaçi, i pranishëm përmes video-lidhjes, u ankua për mungesë përkthimi gjatë procedurës.

Continue Reading

Lajmet

Kurti dhe Abdixhiku sërish takohen për zgjedhjen e presidentit

Published

on

By

Kryeministri Albin Kurti dhe kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku janë takuar edhe sot për të diskutuar mbi zgjedhjen e presidentit të Kosovës. Kjo ndoshta është edhe përpjekja e tyre e fundit, pasi afati për votim po shkon drejt fundit.

Ende nuk është propozuar asnjë kandidat dhe nuk është arritur ndonjë marrëveshje mes partive. Abdixhiku në takimin e djeshëm  ka theksuar se LDK nuk ka qëndrime përjashtuese ndaj asnjë kandidati, përfshirë edhe presidenten aktuale Vjosa Osmani, dhe se deri tani nuk është paraqitur asnjë emër konkret për mbështetje.

Ai gjithashtu ka shtuar se arritja e një konsensusi politik duket sfiduese dhe se një garë mes partive mund ta çojë vendin drejt krizës ose zgjedhjeve të reja.

Continue Reading

Të kërkuara