Lajmet

Arrestohet në Iran gazetarja italiane Cecilia Sala

Published

on

Gazetarja italiane Cecilia Sala, e cila po raportonte nga Irani, është arrestuar nga autoritetet iraniane më 19 dhjetor, njoftoi Ministria e Jashtme italiane të premten. Sala, e cila është korrespondente për gazetën italiane Il Foglio dhe gjithashtu drejton podkastin e saj, u ndalua nga autoritetet në Teheran, ndërsa shtetasja 29-vjeçare ishte duke mbuluar ngjarje në rajon.

Ministria e Jashtme italiane konfirmoi se ambasadorja italiane në Iran, Paola Amadei, realizoi një vizitë konsullore për të kontrolluar kushtet e ndalimit dhe gjendjen e gazetares. Ky incident ka ngritur shqetësime ndërkombëtare për lirinë e shtypit dhe trajtimin e gazetarëve në Iran, një shtet që është përballur me kritika për shtypjen e medias dhe arrestimin e gazetarëve të huaj./UBTNews/

 

Lajmet

Parashikimi i motit

Published

on

Sot parashikohet të ketë mot kryesisht me diell dhe vranësira të shpërndara në vend.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale pritet të sillen nga 0 deri 2 gradë Celcius, kurse ato maksimale nga 13 deri 16 gradë Celcius.

Era pritet të jetë kryesisht nga jugperendimi me shpejtësi 1 deri 5m/s./S.K/KP/

 

 

Continue Reading

Lajmet

​Stadiumi ikonik botëror del në shitje për shkak të krizës financiare

Published

on

Një nga stadiumet më të famshme në botë, Maracana në Rio de Janeiro, është vënë në shitje nga autoritetet braziliane për shkak të problemeve financiare të shtetit.

Sipas raportimeve nga “Marca”, qeveria e Rio de Janeiros e ka përfshirë stadiumin ndër 62 asetet shtetërore që pritet të shiten, për të mbledhur fonde dhe për të shlyer një borxh prej rreth 1.7 miliardë paund ndaj administratës qendrore të Brazilit.

Maracana, që ka pritur dy finale të Kupës së Botës: një në vitin 1950 dhe në vitin 2014 i kushton shtetit afro 140 mijë paund për ndeshje në mirëmbajtje.

Presidenti i komisionit që mbikëqyr propozimin, Rodrigo Amorim, tha se shitja mund të sjellë mbi 279 milionë paund të ardhura dhe se mirëmbajtja e stadiumit është bërë e papërballueshme për buxhetin publik.

Stadiumi me kapacitet 78,838 vende, që përdoret nga klubet Flamengo dhe Fluminense, është pjesë e identitetit sportiv të Rios dhe ka pritur gjithashtu ceremonitë olimpike dhe koncerte të mëdha.

Megjithatë, vendimi për ta privatizuar ka shkaktuar zemërim të madh publik, pasi shumë e shohin Maracana-n si një simbol kombëtar të futbollit brazilian.

Propozimi për shitjen e tij pritet të votohet nga Asambleja Legjislative e Rios në javët e ardhshme./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

Ky pritet të jetë trajneri i ri i Zhegrovës te Juventusi

Published

on

Juventusi është pranë emërimit të Luciano Spallettit si trajneri i ri, pas shkarkimit të Igor Tudor, me një strukturë kontrate që tashmë po merr formë.

Sipas informacionit të raportuar nga “La Gazzetta dello Sport” marrëveshja pritet të jetë afatshkurtër, por me bonuse stimuluese.

Spalletti thuhet se është pranë arritjes së një akordi që do ta lidhte me klubin deri në qershor në fund të sezonit aktual.

Elementi kyç i marrëveshjes do të ishte një klauzolë e qartë: rinovim automatik i kontratës nëse Spalletti arrin ta kualifikojë Juventusin në Ligën e Kampionëve (duke përfunduar sezonin në katër vendet e para). Kjo strukturë pasqyron prioritetin e menjëhershëm të klubit-shpëtimin e sezonit dhe sigurimin e futbollit evropian fitimprurës, ndërsa njëkohësisht ruan fleksibilitetin për planifikimet afatgjata.

Një takim midis Damien Comolli dhe trajnerit pritet të zhvillohet sot, dhe nëse gjithçka shkon mirë, italiani do të jetë shumë afër emërimit zyrtar./S.K/EO/

Continue Reading

Lajmet

Xhaka vrapon më së shumti në Premier League, Reinildo e quan ëndërr paraqitjen përkrah tij

Published

on

Futbollisti i Sunderlandit nga Mozambiku, Reinildo ka thënë se është ëndërr e realizuar paraqitja e tij përkrah mesfushorit Granit Xhaka.

Të hënën mbrëma Sunderlandi ka prezantuar të dhënën se Xhaka është lojtari që ka vrapuar më së shumti këtë edicion në Premier League.

Mesfushori shqiptar tashmë ka arritur shifrën e 100.83 kilometrave të kaluara. Ai po ashtu nuk ka munguar në asnjërën nga nëntë ndeshjet e deritashme.

Bashkëlojtari i Xhakës, Noah Sadiki, është i dyti në listë me 100.14 kilometra. Të tjerët kanë më pak se 100 kilometra.

Për të veçantat e Xhakës, ku nuk përfshihet vetëm vrapimi, ka folur 31-vjeçari Reinildo, që ka bërë karrierë edhe tek Atletico Madridi e Lille.

“Graniti është lojtar shumë i madh dhe të flas për të është e veçantë. Ai ka mendësi aq të mirë. Është ndryshe, në nivel shumë të lartë. Ai ka aq shumë kualitete, jo vetëm në fushë por edhe jashtë saj. Ai na shtyn para në stërvitje. E ndan me ne përvojën, është e veçantë. Jam shumë krenar që luaj me të, është ëndërr”, ka thënë Reinildo./S.K/EO/

Continue Reading

Të kërkuara