Kronikë e zezë

​Po luanin bixhoz, arrestohen 13 persona

Kështu thuhet në njoftimin e PK-së.

Published

on

Policia e Kosovës ka arrestuar 13 persona për veprën penale “Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”.

Në komunikatën për media bëhet e ditur se më 28.11.2022 në ora 02:00 të mëngjesit, Policia Rajonale e Ferizajt ka pranuar një informacion se në një lokal në fshatin Greme të Ferizajt dyshohej se disa persona ishin duke zhvilluar aktivitete joligjore, duke luajtur bixhoz.

Njësitet reaguese të stacionit policor në Ferizaj, menjëherë janë nisur në drejtim të këtij lokacioni, ku kanë hasur në trembëdhjetë (13) persona duke luajtur bixhoz.

“Me këtë rast, policia i ka marrë veprimet e nevojshme hetimore, duke bërë fotografimin dhe si dëshmi materiale kanë gjetur: një pako me 2061 çipa që konvertohen në shuma të caktuara të parave dhe 20 palë letra që janë përdorur për të luajtur bixhoz, të cilat më pas janë konfiskuar. Pasi janë kontrolluar të gjithë personat e dyshuar, të njëjtit janë shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj dhe pas intervistimit nga policia, me vendim të Prokurorit nga Prokuroria Themelore në Ferizaj pronari i lokalit S.M ( M/K) i moshës 35 vjeçar është ndaluar në mbajtje për 48 orë, për veprën ‘Organizim i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm’, ndërsa personat tjerë janë liruar për procedurë të rregullt të mëtejme hetimore”, thuhet në komunikatë. 

Lajmet

Dogana dhe Policia me plan operativ në Leposaviq, sekuestrohen 600 kg djathë dhe mallra të tjera

Published

on

Njësitet Antikontrabandë të Doganës së Kosovës, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, gjatë zbatimit të një plani operativ në rajonin e Leposaviqit, në fshatin Junake, kanë ndaluar një automjet që kishte hyrë në territorin e Republikës së Kosovës përmes vijës së gjelbër, rrugëve të paautorizuara.

“Gjatë kontrollit të automjetit është konstatuar se transportoheshin rreth 600 kg djathë, veshmbathje tekstili dhe medikamente, me vlerë të përafërt rreth 7,000 euro, njofton Dogana e Kosovës.

Sipas njoftimit, malli është sekuestruar dhe procedurat ligjore janë iniciuar sipas kompetencave të Doganës së Kosovës. Rasti po trajtohet në koordinim me organet hetimore për të përcaktuar të gjitha rrethanat dhe përgjegjësitë e mundshme.

“Dogana e Kosovës mbetet e përkushtuar në parandalimin e kontrabandës dhe mbrojtjen e tregut të ligjshëm përmes veprimeve të koordinuara me institucionet e sigurisë”./S.K/EO/

Continue Reading

Lajmet

Aksident në autostradën “Ibrahim Rugova”

Published

on

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e kësaj së marte në autostradën “Ibrahim Rugova”, ku dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën.

Aksidenti ka ndodhur saktësisht në dalje të Prizrenit, në pjesën veriore.

Në vendin e ngjarjes ka dalë Policia, ndërsa ende nuk dihet nëse ka të lënduar./S.K/EO/PK/

Continue Reading

Lajmet

“Drejtësi për Daorsën”, të dielën protestohet në Gjakovë

Published

on

Të dielën e 23 nëntorit, në Parkun e Qytetit në Gjakovë do të protestohet me thirrjen “Drejtësi për Daorsën”.

Sipas organizatorëve me anë të kësaj proteste kërkohet hetim të plotë e transparent për dhunën ndaj Daorsa Spahijas.

“Askush s’është mbi ligjin. Nuk do të heshtim”, thuhet në njoftim.

Daorsa Spahija u gjet e vdekur në Tetovë, sipas autoriteteve të Maqedonisë së Veriut, hetimet e para thonë që është vetëvrasje. Familjarët e miqt kanë aluduar se Daorsa Spahija u shty në vetëvrasje e kërkojnë hetim mbi këtë çështje./S.K/EO/

Continue Reading

Lajmet

Ekzekutohet me armë zjarri 44-vjeçari shqiptar në SHBA

Published

on

Një 44-vjeçar shqiptar u vra me armë zjarri jashtë restorantit ku ai punonte në Michigan të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe një i dyshuar është marrë në paraburgim për ngjarjen.

Zyrtarët që mbërritën në vendngjarje identifikuan viktimën të shtrirë në një verandë jashtë restorantit. Viktima është identifikuar si Françesk Shkambi, 44 vjeç.

Mjekët që arritën në vendngjarje filluan trajtimin dhe ai u transportua në një spital lokal, ku më vonë ndërroi jetë, sipas një njoftimi për shtyp nga zyra e sherifit.

I dyshuari është një banor 65-vjeçar i Farmington Hills, i cili u dorëzua vetë. Ai u mbajt në Burgun e Qarkut Oakland.

Hetuesit gjithashtu gjetën një armë që ata besojnë se është përdorur gjatë vrasjes, një pistoletë 9 mm e cila u raportua e vjedhur, sipas autoriteteve./S.K/E/Tch/

Continue Reading

Të kërkuara