Lajmet

​Osmani: Forumi në Antalia, një mundësi për të diskutuar mbi rëndësinë e aleancave

Osmani në Facebook ka shkruar se gjatë Forumit ka zhvilluar takime të shumta me krerë të shteteve të ndryshme botërore.

Published

on

Presidentja Vjosa Osmani deklaroi sot se Edicioni i dytë i Forumit Diplomatik në Antalia ishte një mundësi e shkëlqyer për të takuar dhe diskutuar me homologë e liderë nga mbarë bota mbi rëndësinë e aleancave dhe bashkërenditjes së qëndrimeve e veprimeve karshi zhvillimeve të fundit në Evropë.

Ajo në një postim në Facebook ka shkruar se gjatë Forumit ka zhvilluar takime të shumta me krerë të shteteve të ndryshme botërore, me të cilët ka biseduar mbi zhvillimet në rajon, rëndësinë e përshpejtimit të rrugëtimit drejt BE-së dhe intensifikimin e bashkëpunimit rajonal për tejkalimin e sfidave dhe barrierave.

“Në të gjitha këto takime, së bashku me zëvendëskryeministren Donika Gërvalla, potencuam qëndrimin e Kosovës në raport me zhvillimet rajonale dhe globale. ADF është shndërruar në platformë të përmasave globale për diskutime përmbajtësore e strategjike, e të cilat u realizuan në një moment tejet të rëndësishëm”, ka shkruar Osmani.

Lajmet

​Kosova përballet me Sllovakinë në playoff-in e Botërorit 2026

Published

on

By

Kombëtarja e Kosovës ka mësuar sot kundërshtarin e saj në Play-Off-in e kualifikimeve për Kupën e Botës 2026, duke shënuar një tjetër moment historik në futbollin kosovar.

Pas një cikli mbresëlënës kualifikues, ku Dardanët u renditën të dytët në Grup me 11 pikë – vetëm tre më pak se Zvicra – Kosova siguroi për herë të parë pjesëmarrjen në fazën e Play-Off-it.

Shorti ka vendosur që në ndeshjen gjysmëfinale Kosova të përballet me Sllovakinë, një duel që do të zhvillohet si mysafir.

Takimi gjysmëfinal do të zhvillohet më 26 mars, ndërsa finalja vendimtare për biletën e Botërorit është caktuar për 31 mars 2026./KP

Continue Reading

Lajmet

28 dhjetori – dita kur do të mbahen zgjedhjet

Published

on

By

Më 28 dhjetor do të mbahen zgjedhjet e parakohshme, ka njoftuar presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

Ajo tha se kjo datë është më e favorshme edhe për organizimin e zgjedhjeve nga Komisioni Qendror Zgjedhor.

Për shkak se sot kam shpërndarë Kuvendit, automatikisht data 11 janar është përjashtuar si mundësi pasia është jashtë afateve kushtetuese që do të më lejonin ta shfrytëzoja. Sa i përket datës 4 janar jam njofutar që nëse zgjedhjet mbahen në janar sipas ligjit pasi s’kemi buxhet të miratuar atëherë KQZ-së do t’i lejohet një të dymbëdhjetën, pra vetëm 1 milionë euro”, tha ajo./KP

Continue Reading

Lajmet

​Shpërndahet Kuvendi, Haradinaj: Propozuam 21 dhjetorin si ditë të zgjedhjeve parlamentare

Published

on

By

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka nënshkruar dekretin për shpërndarjen e Kuvendit, tha kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj.

Ai pas takimit me të parën e vendit tha se kanë propozuar që data e zgjedhjeve të parakohshme të jetë më 21 dhjetor.

Haradinaj u shpreh kundër mbajtjes së zgjedhjeve më 28 dhjetor.

Sot u nënshkrua dekreti i shpërbërjes së Kuvendit nga ky takim fillon edhe koha e datës së zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare.. Kemi propozuar që të jetë dita e zgjedhjeve parlamentare 21 dhjetor, mendojmë se në këtë mënyrë do të fitojmë së paku një javë kohë vazhdimeve buxhetore që duhet të ndodhin.. Periudha e para vitit të ri sepse pushteti po kërkon 28 dhjetor, ajo periudhë është e çmuar e familjeve tona jo vetëm e pushimit por edhe bashkimeve familjare, është një arrogancë nga politika deri në ofendim me shpallë zgjedhjet me 28 dhjetor e që pastaj me vazhdu me mbet me numërime e rezultate”, tha Haradinaj.

Sido që të jetë data, Haradinaj tha se AAK-ja do të garojë e vetme.

Sido qe të jete në cilën do datë AAK-ja është e përgatitur dhe do të shkojmë të vetëm”, tha ai.

Tutje Haradinaj tha se është për qeveri të opozitës dhe nuk do të këta ndryshim për Qeverinë Kurti./KP

Continue Reading

Lajmet

“Kjo tregon paaftësi” – Limaj e quan fatkeqësi shpërndarjen e Kuvendit të Kosovës

Published

on

By

Lajm të keq e ka quajtur shpërndarjen e Kuvendit, kryetari i Nisma Socialdemokrate, Fatmir Limaj.

Ai tha se “kjo tregon paaftësi dhe panjohuri sesi ndërtohet shteti”.

Limaj pas takimit me presidenten Osmani tha se tani është koha për një lidership ndryshe.

Koha është që të ketë një alternative ndryshe që të jep shpresë për ndryshime”, tha ai./KP

Continue Reading

Të kërkuara