Mobile

Zyrtarët amerikanë dhe rusë do të diskutojnë sulmet kibernetike

Published

on

Sulmet kibernetike ndaj bizneseve amerikane, si ai i kohëve të fundit ndaj firmës teknologjike Kaseya në Florida, do të diskutohen në një takim të zyrtarëve të lartë amerikanë dhe rusë javën e ardhshme, tha të martën Shtëpia e Bardhë.

“Ne presim që të kemi një takim javën e ardhshme të përqendruar tek sulmet hakeruese që synojnë përfitime monetare”, u tha zëdhënësja Jen Psaki gazetarëve.

Sulmi i së premtes përfshiu të dhënat e qindra bizneseve të vogla në të gjithë botën, shumë prej tyre në Shtetet e Bashkuara. Kompania Kaseya tha në një deklaratë të martën se sulmi megjithatë nuk përbënte një kërcënim për infrastrukturën kritike të Shteteve të Bashkuara. Sulmi kibernetik ishte i fundit në një seri ndërhyrjesh nga hakerat të cilët kanë siguruar para nga mbajtja peng e të dhënave të organizatave në këmbim të pagesave në monedha digjitale.

Megjithëse sulmet kibernetike janë kryer për vite me radhë, ato janë përshkallëzuar në mënyrë dramatike kohët e fundit. Një ndërhyrje në kompaninë Colonial Pipeline në muajin maj bllokoi furnizimet me benzinë në bregun lindor të Shteteve të Bashkuara.

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Jen Psaki tha se presidenti Biden do të takohet me zyrtarë nga Departamenti i Drejtësisë, Departamenti i Shtetit, Departamenti i Sigurisë Kombëtare dhe komuniteti i inteligjencës të mërkurën për të diskutuar sulmet kibernetike dhe përpjekjet e Shteteve të Bashkuara për t’i luftuar ato.

Sulmi që goditi klientët e kompanisë Kaseya – shumë prej të cilëve japin shërbime të teknologjisë informatike, – nuk kishte të njëjtin ndikim në Shtetet e Bashkuara si hakerimi ndaj tubacionit të naftës.

Ndërprerja e shërbimeve ishte më e rëndë në vende të tjera.

Në Suedi, shumë nga 800 dyqanet ushqimore që drejtohen nga kompania Coop janë ende në proces të rikuperimit nga sulmi, i cili paralizoi shumicën e supermarketeve të saj, megjithëse një zëdhënës i tha agjencisë Reuters se “aktualisht kemi më shumë dyqane të hapura sesa të mbyllura”.

Lajmet

​Franca do të testojë ndalimin e telefonave celularë në shkolla nga shtatori

Published

on

Franca do të testojë ndalimin e telefonave celularë në shkolla sapo të fillojë viti i ri shkollor në shtator, tha ministrja e Arsimit e vendit.

“Pauza dixhitale” do të prekë 200 shkolla për momentin, tha Ministrja në largim e Arsimit Nicole Belloubet në një konferencë shtypi të martën.

Ajo shprehu planet për një ndalim në të gjitha shkollat në të gjithë vendin që nga janari 2025.

“Sidoqoftë, dhe unë insistoj në të, nuk do të thotë që unë të refuzoj përdorimin pedagogjik të mjeteve dixhitale”, shtoi ministrja, duke vënë në dukje përfitimet e inteligjencës artificiale si një mjet mësimi.

Ministrja tha se qëllimi i ndalimit është që nxënësit të mos përdorin telefonat e tyre në oborrin e shkollës./AA

Continue Reading

Internet

TikTok paralajmëron SHBA-në: Ndalimi i mundshëm i TikTok-ut “shkelje e fjalës së lirë”

Gjatë muajve të fundit zyrtarët amerikanë kanë shprehur alarmin për popullaritetin e TikTok te të rinjtë.

Published

on

TikTok thotë se ndalimi i mundshëm i aplikacionit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të konsiderohet “shkelje e fjalës së lirë” të 170 milionë amerikanëve.

Dhoma e Përfaqësuesve e SHBA-së votoi të shtunën për të ndaluar TikTok-un nëse pronari i aplikacionit nuk i ndërpret lidhjet me Kinën.

Legjislacioni është pjesë e një pakete të politikës së jashtme të SHBA-së, ku mes tjerash përfshihej ndihma për Ukrainën dhe mund të bëhet ligj që në fillim të javës së ardhshme.

Gjatë muajve të fundit zyrtarët amerikanë kanë shprehur alarmin për popullaritetin e TikTok te të rinjtë. Ata pretendojnë se pronari i TikTok, Bytedance, është i nënshtruar ndaj Pekinit – akuza që ai i ka mohuar vazhdimisht./UBTNews/

Continue Reading

Mobile

​Pas një viti të zymtë Samsung parashikon rritje 900 për qind në fitim

Gjiganti i teknologjisë koreano-jugore vlerëson se fitimi i tij operativ është rritur në 6.6 trilionë won korean (monedha zyrtare e Koresë së Jugut).

Published

on

Samsung Electronics ka thënë se pret të raportojë një rritje të madhe të fitimit të saj operativ në tremujorin e parë, duke ofruar shpresa për një rikuperim të fortë pas një viti të zymtë në vitin 2023.

Gjiganti i teknologjisë koreano-jugore vlerëson se fitimi i tij operativ është rritur në 6.6 trilionë won korean (monedha zyrtare e Koresë së Jugut) në tremujorin janar-mars, nga 0.64 trilion won të raportuar një vit më parë, sipas një udhëzimi fitimi të publikuar të premten. Parashikimi është më i lartë se vlerësimet e konsensusit prej 5.4 trilionë fitimesh nga FactSet.

Shitjet pritet të jenë rritur me më shumë se 11% në 71 trilionë won. Kompania pritet të publikojë rezultatet e detajuara të fitimeve më vonë këtë muaj.

Parashikimi optimist vjen pasi Samsung raportoi katër tremujorë radhazi të fitimeve në rënie, por kompania është optimiste për këtë vit dhe tha në janar se pret një ringjallje të kërkesës për pajisjet celulare, veçanërisht me paraqitjen e produkteve të reja si telefonat e zgjuar me inteligjencë artificiale.

Kompania gjithashtu pret që biznesi i saj i çipave të rimëkëmbet këtë vit “përkundër pengesave të ndryshme të mundshme, duke përfshirë politikat e normave të interesit dhe çështjet gjeopolitike”, ka shtuar kompania.

Continue Reading

Mobile

​SHBA padit Apple

Apple është zotuar se do ta luftojë “fuqishëm” padinë dhe i mohon pretendimet.

Published

on

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë ngritur një padi kundër Apple, duke akuzuar gjigantin e teknologjisë për monopolizimin e tregut të telefonave të zgjuar dhe shtypjen e konkurrencës.

Padia pretendon se kompania përdori fuqinë e saj për të kufizuar konkurrentët, si dhe opsionet në dispozicion të konsumatorëve.

Apple është zotuar se do ta luftojë “fuqishëm” padinë dhe i mohon pretendimet.

Kjo është hera e tretë që kompania paditet nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë që nga viti 2009.

Continue Reading

Të kërkuara