Botë

​Zelensky shpreson se bisedimet SHBA-Ukrainë javën e ardhshme do të jenë “domethënëse”

Published

on

Bisedimet SHBA-Ukrainë do të mbahen në Arabinë Saudite javën e ardhshme, tha presidenti Volodymyr Zelensky, duke theksuar se shpreson që do të jetë “një takim kuptimplotë”.

Udhëheqësi ukrainas, i cili do të jetë në mbretërinë e Gjirit, por nuk do të marrë pjesë në bisedime, tha se Kievi po punonte për të arritur një paqe “të shpejtë dhe të qëndrueshme”.

Zelensky njoftoi bisedimet SHBA-Ukrainë në Arabinë Saudite në një seri postimesh në mediat sociale, pasi mori pjesë në një samit të enjten në Bruksel, ku liderët e Bashkimit Evropian miratuan planet për një rritje të shpenzimeve të mbrojtjes.

I dërguari special i presidentit amerikan Donald Trump, Steve Witkoff, tha se ekipi amerikan dëshironte të diskutonte një “kornizë” për paqen në përpjekje për t’i dhënë fund luftës Rusi-Ukrainë, raporton BBC.

Të premten e kaluar, Zelensky dhe Trump u përfshinë në një përplasje publike në Shtëpinë e Bardhë – gjatë së cilës Trump tha se Zelensky nuk ishte gati për t’i dhënë fund luftimeve.

SHBA-ja vazhdoi të ndalonte ndihmën ushtarake për Ukrainën dhe të ndalonte ndarjen e inteligjencës.

Presidenti ukrainas ka shprehur keqardhje dhe është përpjekur të riparojë marrëdhëniet me SHBA-në që është furnizuesi më i madh ushtarak i vendit.

Të enjten, Witkoff tha se Trump kishte marrë një letër nga Zelensky që përfshinte një “falje” dhe “ndjenjë mirënjohjeje”.

“Shpresojmë që t’i kthejmë gjërat në rrugën e duhur me ukrainasit dhe gjithçka të rifillojë,” tha Witkoff.

Zelensky ka qenë nën presion të fortë të SHBA-së për të bërë lëshime përpara çdo bisedimi të paqes, ndërsa presidenti ukrainas ka kërkuar garanci të forta sigurie për Kievin.

Rusia nisi një pushtim të plotë të Ukrainës në shkurt 2022.

Luftimet vazhdojnë dhe Ukraina të enjten mbrëma raportoi një sulm “masiv me raketa dhe dron” në infrastrukturën e saj energjetike.

Aktualitet

31 të vdekur nga sulmi vetëvrasës në një xhami në Islamabad

Published

on

By

Të paktën 31 persona kanë vdekur nga një shpërthim në një xhami gjatë faljes së xhumasë në kryeqytetin e Pakistanit, Islamabad, kanë thënë zyrtarët, raporton BBC.

Shpërthimi në xhaminë në zonën Tarlai të qytetit ka bërë që autoritetet të shpallin gjendje emergjente në tre spitale të qytetit.

Shkaku i shpërthimit nuk është bërë menjëherë i qartë, megjithatë zyrtarët e policisë thanë se ky ishte një sulm vetëvrasës..

Presidenti i Pakistanit ka theksuar se “shënjestrimi i civilëve të pafajshëm është një krim kundër njerëzimit”.

Shpërthimi ndodhi në kohën kur një numër i madh njerëzish ishin mbledhur për lutjet e së premtes në xhaminë ‘Khadijatul Kubra’, e cila ndodhet në zonën Tarlai Kalan të kryeqytetit pakistanez, Islamabad.

Mësohet se sulmuesi ka shpërthyer eksplozivin në momentin kur është ndaluar në hyrje të xhamisë.

Continue Reading

Botë

Gjeneral i lartë rus plagoset nga të shtënat në Moskë

Published

on

By

Një gjeneral i lartë i ushtrisë ruse është plagosur pasi është qëlluar disa herë me armë zjarri në Moskë. Bëhet fjalë për gjeneral-lejtnant Vladimir Alexeyev, një nga zyrtarët kryesorë të Drejtorisë Kryesore të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Ruse (GRU).

Ngjarja ka ndodhur në një ndërtesë banimi në periferi veriperëndimore të Moskës, në zonën e autostradës Volokolamsk. Alexeyev është dërguar menjëherë në spital, ndërsa autoritetet ruse nuk kanë bërë të ditur gjendjen e tij shëndetësore.

Komiteti Hetimor i Rusisë ka njoftuar se ka hapur një çështje penale për tentativë vrasjeje, ndërsa hetimet për identifikimin e autorëve vijojnë.

Gjeneral Alexeyev ka luajtur një rol të rëndësishëm gjatë luftës në Ukrainë dhe ishte nën sanksione të Bashkimit Evropian, pas akuzave ndaj GRU-së për përfshirje në sulmin me agjent nervor në Salisbury të Britanisë së Madhe në vitin 2018.

Ky është një tjetër incident serioz që përfshin figura të larta ushtarake ruse në kryeqytet, që nga fillimi i pushtimit të Ukrainës.

Continue Reading

Botë

SHBA dhe Irani pajtohen për rinisjen e negociatave mbi programin bërthamor në Oman

Published

on

By

SHBA-ja dhe Irani kanë rënë dakord të mbajnë bisedime për programin bërthamor në Oman të premten (06.02.2026), ndërkohë që Presidenti Donald Trump lëshoi një paralajmërim të ashpër ndaj Liderit Suprem, Ajatollah Ali Khamenei.

Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi, tha se takimi do të fillojë në orën 10:00 në Muskat. Zyrtarët amerikanë gjithashtu konfirmuan se takimi do të mbahet atje.

Bisedimet ishin në rrezik, pasi të dyja vendet kishin mosmarrëveshje lidhur me vendndodhjen dhe parametrat e takimit.

Trump ka shtuar forcat amerikane në rajon dhe ka kërcënuar me veprime ushtarake nëse Irani nuk pranon një marrëveshje për programin e tij bërthamor dhe nuk ndalon vrasjen e protestuesve. I pyetur nëse Khamenei duhet të jetë i shqetësuar, ai i tha NBC News të mërkurën: “Unë do të thosha se ai duhet të jetë shumë i shqetësuar”, raporton BBC.

Continue Reading

Botë

Zeleneksy: 55 mijë ushtarë urkrainas të vdekur në fushëbetejë me Rusinë

Published

on

 

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky,  ka deklaruar se deri tani numri i ushtarëve ukrainas të vrarë në fushën e betejës si rezultat i luftës me Rusinë vlerësohet në 55,000.

“Në Ukrainë, zyrtarisht numri i ushtarëve të vrarë në fushën e betejës – qoftë profesionistë apo të rekrutuar, është 55,000”, ka deklaruar Zelensky për France 2 TV të mërkurën.

Ndër të tjera Zelensky ka shtuar se përveç kësaj shifre viktimash, ishte edhe një “numër i madh njerëzish” që konsideroheshin zyrtarisht të zhdukur.

Presidenti ukrainas kishte përmendur më parë një shifër për të vdekurit ukrainas të luftës në një intervistë me rrjetin televiziv amerikan NBC në shkurt 2025, duke thënë se më shumë se 46,000 ushtarakë ukrainas ishin vrarë në fushën e betejës.

Continue Reading

Të kërkuara