Lajmet

Rektori i UBT-së në Washington, mes liderëve botërorë në Lutjet Nacionale të Mëngjesit në SHBA

Published

on

Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, po qëndron për vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku mori pjesë në Lutjet Nacionale të Mëngjesit në Washington, një ngjarje prestigjioze ku mori pjesë edhe Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, si dhe liderë të lartë politikë dhe institucionalë nga e gjithë bota.

Ky manifestim tradicional, i cili organizohet që nga viti 1953, mbahet çdo të enjte të parë të muajit shkurt dhe përfaqëson një nga ngjarjet më të rëndësishme shpirtërore dhe institucionale në SHBA.

Lutjet Nacionale të Mëngjesit mbledhin anëtarë të Kongresit Amerikan, politikanë, liderë ushtarakë, si dhe mysafirë nga mbi njëqind vende të botës.

Pjesëmarrja e Prof. Dr. Edmond Hajrizi në këtë ngjarje të rëndësishme përbën një moment domethënës për përfaqësimin akademik dhe institucional të Kosovës në një platformë globale me ndikim të veçantë.

Lajmet

Mitrovicë: Arrestohet i dyshuari për organizim të skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm

Published

on

By

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Mitrovicë, i dyshuar për përfshirje në organizimin e skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm, pas një pune intensive hetimore lidhur me rastin.

Gjatë operacionit, hetuesit policorë kanë kontrolluar dy lokacione në pronësi të të dyshuarit, ku kanë gjetur dhe konfiskuar prova të shumta materiale. Mes sendeve të sekuestruara janë mbi 41 mijë euro, 20 franga zvicerane, një veturë, një laptop, dy telefona, USB, 10 vula të ndryshme, si dhe 49 kartela gërvishtëse e dëshmi të tjera relevante.

Pas intervistimit nga organet e rendit, me vendim të prokurorit të shtetit, i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të rastit po vazhdojnë. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

George Clooney nderohet me “Luanin e Artë” në Venecia

Published

on

Aktori dhe regjisori amerikan George Clooney është nderuar me çmimin prestigjioz “Luani i Artë për Arritje Gjatë Jetës” në Festivalin e Filmit në Venecia, për kontributin e tij shumëvjeçar në kinematografinë botërore.

Gjatë ceremonisë, Clooney e priti çmimin me modesti, duke theksuar se suksesi i tij është rezultat i shumë rrethanave të favorshme dhe bashkëpunimit me njerëz të tjerë.

Në fjalën e tij, ai përcolli edhe një mesazh për fuqinë e artit dhe ngjashmëritë mes njerëzve, pavarësisht gjuhës apo kulturës.

“Askush nuk qesh, askush nuk qan në gjuhë të ndryshme. Ne ëndërrojmë në të njëjtën mënyrë”, deklaroi Clooney para publikut të festivalit.

Me këtë vlerësim, aktori i bashkohet listës së emrave të mëdhenj të kinemasë që janë nderuar me “Luanin e Artë”, duke kurorëzuar një karrierë të gjatë si aktor, regjisor dhe producent./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Arrestohet i mituri që goditi dy këmbësorë dhe u largua nga vendi i ngjarjes në Lipjan

Published

on

By

Policia e Kosovës ka arrestuar një të mitur i cili dyshohet se ka shkaktuar një aksident të rëndë trafiku në fshatin Banullë të Lipjanit dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.

Ngjarja ka ndodhur më 1 shtator, rreth orës 21:51, kur vetura e drejtuar nga i dyshuari ka goditur dy këmbësorë, duke u shkaktuar atyre lëndime të rënda trupore.

Pas punës hetimore, njësia e hetimeve ka arritur që më 3 shtator të identifikojë dhe të arrestojë të dyshuarin. Me vendim të prokurorit të shtetit, i mituri është dërguar në mbajtje për 24 orë. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

“Rikthimi i qarkullimit të gjakut dhe shpëtimi i gjymtyrës”- kirurgjia vaskulare e avancuar në United Hospital

Published

on

By

Qarkullimi i mirë i gjakut në gjymtyrët e poshtme është thelbësor për furnizimin e indeve me oksigjen dhe për ruajtjen e funksionit të këmbës. Kur arteriet ngushtohen ose bllokohen nga mpiksjet e gjakut apo depozitat aterosklerotike, ndërhyrja e specializuar vaskulare mund të jetë vendimtare për rikthimin e perfuzionit dhe parandalimin e dëmtimeve të rënda të indeve.

Në United Hospital, kirurgjia vaskulare e avancuar synon trajtimin e rasteve komplekse përmes teknikave moderne dhe ekspertizës profesionale, me fokus në rikthimin e qarkullimit arterial dhe ruajtjen e gjymtyrës.

Një nga procedurat e rëndësishme në këtë fushë është pastrimi kirurgjikal i arterieve të bllokuara ose të ngushtuara, veçanërisht në segmentet arteriale nën nivelin e gjurit. Përmes ndërhyrjes së kontrolluar dhe precize, synohet largimi i materialit që pengon rrjedhjen e gjakut, duke krijuar mundësi për rikthimin e qarkullimit arterial drejt indeve periferike.

Rikthimi i qarkullimit të gjakut ka rëndësi të veçantë klinike, pasi indet kanë nevojë për furnizim të vazhdueshëm me oksigjen dhe lëndë ushqyese. Përmirësimi i perfuzionit mund të ndihmojë në reduktimin e simptomave të lidhura me isheminë e gjymtyrës dhe në mbështetjen e shërimit të indeve.

Në rastet e avancuara të sëmundjeve arteriale periferike, vonesa në vlerësim dhe trajtim mund të shoqërohet me komplikime serioze, përfshirë dëmtimin e indeve, plagët që nuk shërohen, nekrozën dhe gangrenën. Për këtë arsye, identifikimi në kohë i problemeve vaskulare dhe vlerësimi nga kirurgu vaskular janë elemente të rëndësishme në ruajtjen e gjymtyrës.

Me kombinimin e përvojës profesionale, teknologjisë moderne dhe qasjeve bashkëkohore në kirurgjinë vaskulare, United Hospital ofron shërbime të specializuara për pacientët që kanë nevojë për vlerësim dhe trajtim të patologjive të enëve të gjakut.

Mos e neglizhoni dhimbjen e vazhdueshme të këmbëve, ndryshimet e ngjyrës ose temperaturës së gjymtyrës, plagët që nuk shërohen apo simptomat e tjera që mund të lidhen me qarkullimin arterial. Konsultimi me specialistin vaskular ndihmon në përcaktimin e diagnozës dhe të alternativës më të përshtatshme të trajtimit.

📞 Për termine dhe informacione: 046 60 70 70
📍 United Hospital – M2 Prishtinë–Ferizaj, Km 7, Prishtinë, Kosovë

Përmbajtja është informuese dhe nuk zëvendëson konsultën, diagnostikimin apo rekomandimin individual të mjekut./rajonipress/

 

Continue Reading

Të kërkuara