Kronikë e zezë

Vidhen zyrat e BIK-ut në Kamenicë

Dyshohet për vjedhje dhe demolim të rëndë të të mirave materiale.

Published

on

Bashkësia Islame e Kosovës ka bërë të ditur se hajnat kanë vjedhur e demoluar zyret e tyre në Kamenicë. Në lidhje me këtë BIK-u njoftimin e bëri përmes një postimi në rrjetin social Facebook.

“Këshilli i Bashkësisë Islame në Kamenicë njofton se sot rreth orës 09:00 janë gjetur të thyera dhe të demoluara zyrat e Këshillit të BI-së. Me këtë rast dyshohet për vjedhje dhe demolim të rëndë i të mirave materiale që gjendeshin në objektin e administratës së KBI-së në Kamenicë”, thuhet në njoftim.

Kryetari i KBI-së në Kamenicë, Ferid Dërmaku ka bërë të ditur se këto zyre janë hapur dhunshëm.

“Objekti i KBI-së në Kamenicë është hapur dhunshëm nga dritarja në katin përdheses dhe janë thyer, demoluar, e hapur dhunshëm katër dyer të zyrave të administratës në katin e dytë tek zyra e kryetarit, sekretarit, arkëtarit dhe atë të depos, dhe se hajnat kanë hapur dhunshëm kasafortën e kyçur të arkës në zyrën e arkëtarit, ku ata konsiderohet se nga aty kanë marrë mjete në vlerë prej 1,086.30 euro”, thuhet në njoftimin e BIK-ut.

Ata, gjithashtu njoftuan se hajnat kanë demoluar dokumentacionin e arkivit të këtij Këshillit në zyrën e arkëtarit.

“Rasti është raportuar edhe në polici, të cilët kanë dal në vendin e ngjarjes dhe kanë bërë incizimin dhe regjistrimin e dëshmive të mundshme në vendngjarje. KBI në Kamenicë apelon tek institucionet e sigurisë që rasti në fjalë të hetohet sa më shpejt që është e mundur dhe kryesitë e kësaj vepre kriminale të vihen para drejtësisë”, thuhet tutje në këtë njoftim.

Kronikë e zezë

Dy raste armëmbajtjeje pa leje në Pejë dhe Vushtrri

Published

on

By

Në Raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës janë raportuar dy raste të armëmbajtjes pa leje, një në Pejë dhe një në Vushtrri.

Në Pejë, një burrë është ndaluar dhe te ai është gjetur një armë zjarri me fishekë, ndërsa në Vushtrri janë ndaluar dy meshkuj dhe te njëri prej tyre është gjetur një thikë.

Të dy rastet po hetohen nga prokuroria, dhe të dyshuarit janë përfshirë në procedurë të rregullt.

 

Continue Reading

Kronikë e zezë

Arrestim për posedim droge në Prishtinë

Published

on

By

Një person është arrestuar mbrëmjen e së hënës në Prishtinë, nën dyshimin për posedim të paautorizuar të substancave narkotike.

Gjatë kontrollit të realizuar nga njësitet policore në trupin dhe banesën e të dyshuarit, mashkull kosovar, janë gjetur dhe konfiskuar 38.6 gramë substancë narkotike të llojit marihuanë, 2.4 gramë substancë e dyshuar të llojit kokainë, një shumë parash si dhe një telefon, sipas Raportit të fundit të Policisë se Kosovës.

I dyshuari është shoqëruar në stacionin policor, ku është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës.

Sipas informacioneve zyrtare, rasti ka ndodhur më 2 mars 2026 rreth orës 20:30, në rrugën “Isa Kastrati” në Prishtinë.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Hetimet lidhur me këtë rast janë duke vazhduar.

Continue Reading

Kronikë e zezë

Vdekje e dyshuar në Prishtinë, trupi dërgohet për obduksion

Published

on

By

Një rast i vdekjes së dyshuar është raportuar në 24 orët e fundit në Prishtinë.

Sipas Policisë së Kosovës, më 2 mars rreth orës 11:30 është raportuar se një burrë, i cili kishte shkuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) për trajtim mjekësor për shkak të disa problemeve shëndetësore, ka ndërruar jetë.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa rasti po hetohet.

Continue Reading

Kronikë e zezë

Tri raste të dhunës në familje, dy persona arrestohen

Published

on

By

Policia e Kosovës në raportin njëditor ka raportuar për tri raste të ndara të dhunës në familje në Prishtinë dhe Pejë.

Në rastin e parë, i cili ka ndodhur në Prishtinë, është arrestuar një i dyshuar burrë, nën dyshimin se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj një viktime grua.

Pas intervistimit të palëve, me vendim të prokurorit, rasti ka shkuar në procedurë të rregullt.

Në një rast tjetër në Prishtinë, është raportuar se një viktimë shtetase turke është kërcënuar përmes telefonit nga një i dyshuar shtetas turk. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Ndërkaq, në Pejë, është raportuar se një femër kosovare është sulmuar nga një e dyshuar grua. Rasti është raportuar më 2 mars 2026, ndërsa pas intervistimit të palëve, me vendim të prokurorit, është iniciuar procedurë e rregullt.

Continue Reading

Të kërkuara