Lajmet

Tërnava në mesazhin e Kurban Bajramit: Lutemi që të ketë sa më pak konflikte, ngatërresa e luftëra

Ai ka uruar besimtarët, duke lutur Zotin për shëndet, mbarësi, begati, dashuri e harmoni.

Published

on

Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava me rastin e festës së Kurban Bajramit, në fjalimin e tij të përvitshëm tha se kjo festë gjithmonë ka përçuar formën më të mirë të mundshme shpresën, begatinë, solidaritetin, ndihmën për tjetrin, urtësinë, paqen e mirëkuptimin.

Kreu i BIK-ut ka uruar besimtarët për siç tha festën e madhe të Kurban Bajramit, duke lutur Zotin për shëndet, mbarësi, begati, dashuri e harmoni. Ai tha se të gjithë besimtarët luten që në këtë kohë trazirash, luftërash, pasiguri, konflikte e frikë bota të ketë sa më pak konflikte, ngatërresa e luftëra.

“Festa e Kurban Bajramit te ne vazhdimisht ka përçuar në formën më të mirë të mundshme shpresën, begatinë, solidaritetin, ndihmën për tjetrin, urtësinë, paqen e mirëkuptimin, vlera këto që shoqërisë i japin kuptim dhe këtë na e kërkon edhe Krijuesi ynë”.

“Sot po jetojmë në një kohë trazirash, luftërash, pasiguri, konflikte e frikë, në këtë ditë të madhe, në vigjilje të Kurban Bajramit, lutemi që mesazhet dhe porositë që i bartë kjo festë të kuptohen drejtë nga të gjithë; lutemi po ashtu që bota të ketë sa më pakë konflikte, ngatërresa, luftëra e çrregullime. Festa e Kurban Bajramit ka edhe domethënien e paqes, drejtësisë, unitetit e mirëkuptimit. Duke ju uruar për festën e madhe të Kurban-Bajramit, lus Zotin për shëndet, mbarësi, begati, dashuri e harmoni në familjet tuaja”.

Duke folur për kushtet e islamit, Tërnava përmendi haxhin, duke shtuar se në mesin e miliona hanxhinjve nga e gjithë bota, të cilët gjenden në Arafat, janë edhe besimtarët nga Kosova të cilët në formën më të mirë me lutje e adhurim, shprehin me ndjesinë më të thellë besimin dhe përkushtimin e tyre ndaj Krijuesit të gjithësisë.

Sipas tij, prerja e kurbanit në Ditën e Bajramit është një ibadet tjetër shtesë që siç thotë, argumenton po ashtu shpirtin e bindjes për Zotin.

“Më lejoni që në këtë ditë të madhe të Arafatit, në prag të festës së KurbanBajramit, t’u drejtohem me urimet e përgëzimet më të mira, duke lutur Zotin xh.sh. që t’ju begatoj me shëndet, harmoni, mbarësi e mirëqenie. Në mesin e miliona hanxhinjve nga e gjithë bota, të cilët sot gjenden në Arafat, janë edhe besimtarët tanë nga Kosova dhe viset tjera, të cilët në formën më të mirë me lutje e adhurim, të përkushtuar, pa dallim statusi shoqëror, gjinie, etnie, gjuhe e origjine, shprehin me ndjesinë më të thellë besimin dhe përkushtimin e tyre ndaj Krijuesit të gjithësisë”.

“Kryerja e Haxhit përmban në vete urtësi e begati të shumta. Haxhi na rikujton udhëtimin për tek Zoti xh.sh., duke pasur për qëllim që haxhiu të kthehet i pa mëkate. Edhe prerja e kurbanit në Ditën e Bajramit është një ibadet tjetër shtesë ndërkaq, argumenton po ashtu shpirtin e bindjes për Zotin dhe në të njëjtën kohë ka për qëllim qoftë edhe për një kohë të caktuar mbylljen e hendekut dhe ndasive mes shtresave të ndryshme shoqërore, duke rritur bashkëpunimin dhe duke afruar ndihmën dhe duke i dhënë dorën njëri-tjetrit”.

lajme

Sot seancë në Kuvend: Buxheti dhe Byroja për Konfiskimin e Pasurisë në rend dite

Published

on

By

Kuvendi i Kosovës do të mbajë sot seancë të rregullt plenare, e cila pritet të nisë nga ora 10:00.

Pikët kryesore të këtij takimi përfshijnë shqyrtimin e dytë të Projektligjit për rishikimin e Buxhetit të vitit 2026, si dhe shqyrtimin e dytë të Projektligjit për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme.

Gjithashtu, deputetët do të votojnë edhe për propozimin e Listës Serbe lidhur me emërimin e deputetëve të saj në komisionet parlamentare.

Rendi i ditës:

  1. Miratimi i procesverbaleve nga seancat e mëparshme
  2. Deklarimet jashtë rendit të ditës
  3. Pyetjet parlamentare
  4. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Buxhetit për vitin 2026
  5. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme
  6. Votimi i propozimit të GP – Lista Serbe për emërimin e deputetëve në komisione parlamentare

 

Continue Reading

Lajmet

Moti sot: Diell dhe deri në 14°C

Published

on

By

Sot në Kosovë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës (IHMK), temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1 dhe 3 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale do të arrijnë nga 11 deri në 14 gradë Celsius.

Ndërkohë, do të fryjë erë e lehtë nga veriperëndimi me shpejtësi prej 1 deri në 4 metra për sekondë. /E.A/

 

Continue Reading

Vendi

Caktohet seanca për masën e paraburgimit ndaj të dyshuarit për vrasjen e Arlinda Zekajt

Published

on

By

Gjykata Themelore në Pejë ka caktuar për sot mbajtjen e seancës dëgjimore për caktimin e masës së paraburgimit ndaj Albert Sylajt, i cili dyshohet për vrasjen e ish-kunatës së tij, Arlinda Zekaj.

I dyshuari Sylaj u arrestua mbrëmjen e së martës në Deçan, pas kërkimeve nga Policia e Kosovës.

Ai akuzohet se e ka privuar nga jeta me sëpatë 49-vjeçaren Arlinda Zekaj. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Nis protesta kombëtare në Prishtinë pas vrasjes së Arlinda Zekajt

Published

on

By

Ka nisur grumbullimi i qytetarëve në Prishtinë për protestën kombëtare të thirrur nga Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist, në shenjë revolte dhe ndërgjegjësimi pas vrasjes së Arlinda Zekajt.

Pjesëmarrësit po bashkohen për të kërkuar drejtësi dhe përgjegjësi nga institucionet, si dhe për të ngritur zërin kundër dhunës ndaj grave dhe femicideve.

Organizatorët dhe qytetarët pritet të marshojnë në rrugët kryesore të kryeqytetit me thirrjet për mbrojtjen e jetës së grave dhe ndëshkimin maksimal të kryerësve të veprave të tilla.

Continue Reading

Të kërkuara