Kronika e zezë

Ndalohet u.d drejtori i Spitalit të Ferizajt, e furnizoi veturën e tij me naftën e spitalit

Prokuroria thotë se ndalimi i tij vjen pas një hetimi njëmujor.

Publikuar

Prokuroria Themelore në Ferizaj ka ndaluar ushtruesin e detyrës së drejtorit të Spitalit të Përgjithshëm në Ferizaj, Halit Gërbeshi, për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Sipas Prokurorisë, dyshohet se ai e ka furnizuar veturën e tij private me derivate të naftës në kuadër të tenderit të paraparë për Spitalin e Përgjithshëm në Ferizaj.

Prokuroria thotë se ndalimi i tij vjen pas një hetimi njëmujor. Ai do të mbahet në ndalim në kohëzgjatje prej 48 orësh.

Prokuroria Themelore në Ferizaj brenda afatit ligjor ndaj të njëjtit do të vendosë për procedurat e mëtejme hetimore.

Kronika e zezë

Një muaj paraburgim ndaj të dyshuarit për vrasjen e baxhanakut në Podujevë

Ekziston dyshimi i bazuar se i dyshuari ka kryer veprën penale “Vrasje nga pakujdesia”.

Publikuar

nga

Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti për Krime të Rënda, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, për caktimin e masës së paraburgimit prej një muaji ndaj të pandehurit F.B., i cili po dyshohet se ka privuar nga jeta baxhanakun e tij, M.K. në fshatin Pakashticë të komunës së Podujevës. Lajmin e ka konfirmuar mbrojtësi i të dyshuarit, avokati Naim Rudari.

“Gjyqtari i procedurës paraprake me kërkesë të prokurorisë ka caktuar masën e paraburgimit ndaj të dyshuarit F.B me kohëzgjatje prej një muaji”, ka thënë Rudari.

Ndryshe, Prokuroria Themelore në Prishtinë, të premten ka kërkuar masën e paraburgimit për të pandehurin F.B, nën dyshimin për vrasjen e  baxhanakut të tij M.K në fshatin Pakashticë, komuna  e Podujevës.

Sipas kërkesës së siguruar nga ‘‘Betimi për Drejtësi’’, thuhet së ekziston dyshimi i bazuar se i dyshuari ka kryer veprën penale “Vrasje nga pakujdesia”.

Në kërkesë për caktimin e paraburgimit thuhet se i dyshuari F.B, së bashku me tani të ndjerin M.K., kishin shkuar në vendin e quajtur ‘Rrezja e Madhe”, për gjueti dhe në një moment sa kishin qenë duke pritur shtazët, disa qenë zagarë kishin filluar të lehin dhe duke menduar se kanë ardhur shtazët e egra, me armë zjarri të gjuetisë i dyshuari kishte shkrepur dy predha me të cilat e kishte goditur tani të ndjerin M.K., në regjionin e kraharorit dhe këmbës dhe nga plagët e marra, i njëjti kishte ndërruar jetë.

Vazhdo të lexosh

Kronika e zezë

Vidhen zyrat e BIK-ut në Kamenicë

Dyshohet për vjedhje dhe demolim të rëndë të të mirave materiale.

Publikuar

nga

Bashkësia Islame e Kosovës ka bërë të ditur se hajnat kanë vjedhur e demoluar zyret e tyre në Kamenicë. Në lidhje me këtë BIK-u njoftimin e bëri përmes një postimi në rrjetin social Facebook.

“Këshilli i Bashkësisë Islame në Kamenicë njofton se sot rreth orës 09:00 janë gjetur të thyera dhe të demoluara zyrat e Këshillit të BI-së. Me këtë rast dyshohet për vjedhje dhe demolim të rëndë i të mirave materiale që gjendeshin në objektin e administratës së KBI-së në Kamenicë”, thuhet në njoftim.

Kryetari i KBI-së në Kamenicë, Ferid Dërmaku ka bërë të ditur se këto zyre janë hapur dhunshëm.

“Objekti i KBI-së në Kamenicë është hapur dhunshëm nga dritarja në katin përdheses dhe janë thyer, demoluar, e hapur dhunshëm katër dyer të zyrave të administratës në katin e dytë tek zyra e kryetarit, sekretarit, arkëtarit dhe atë të depos, dhe se hajnat kanë hapur dhunshëm kasafortën e kyçur të arkës në zyrën e arkëtarit, ku ata konsiderohet se nga aty kanë marrë mjete në vlerë prej 1,086.30 euro”, thuhet në njoftimin e BIK-ut.

Ata, gjithashtu njoftuan se hajnat kanë demoluar dokumentacionin e arkivit të këtij Këshillit në zyrën e arkëtarit.

“Rasti është raportuar edhe në polici, të cilët kanë dal në vendin e ngjarjes dhe kanë bërë incizimin dhe regjistrimin e dëshmive të mundshme në vendngjarje. KBI në Kamenicë apelon tek institucionet e sigurisë që rasti në fjalë të hetohet sa më shpejt që është e mundur dhe kryesitë e kësaj vepre kriminale të vihen para drejtësisë”, thuhet tutje në këtë njoftim.

Vazhdo të lexosh

Kronika e zezë

Gjashtë raste të dhunës në familje brenda 24 orëve në Kosovë

Mosmarrëveshjet çojnë drejt dhunës në familje.

Publikuar

nga

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit në vend janë raportuar gjashtë raste të dhunës në familje, ku janë arrestuar pesë persona.

Nga dhuna në familje ka pësuar një grua në Malishevë, e cila është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj, ndërsa pas lëndimeve të marra e njëjta po trajtohet në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, kurse i dyshuari [burri i saj] është dërguar në mbajtje.

Lëndime nga bashkëshorti i saj ka pësuar edhe një grua nga Istogu, ku pas një mosmarrëveshje verbale i njëjti e ka sulmuar atë, ku pas intervistimit me vendim të prokurorit i njëjti është dërguar në mbajtje.

Dhunë të vazhdueshme në familje në polici ka paraqitur edhe një grua nga Fushë Kosova, ku tha se përveç dhunës edhe po ofendohet.

“Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.

Viktimë e dhunës në familje nga vajza e saj në Deçan kanë qenë nëna, babai dhe vëllau i të dyshuarës, ku sipas policisë lidhur me rastin është arrestuar e dyshuara dhe është dërguar në mbajtje.

Ndërsa, një rast tjetër i dhunës në familje është raportuar në Suharekë, ku një person është arrestuar pasi i njëjti ka ushtruar dhunë dhe kanosur verbalisht babain e tij, e po ashtu duke e prishur orenditë e shtëpisë.

“I dyshuari është dërguar për kontroll në repartin e Neuropsikiatrisë, pastaj me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.

Vazhdo të lexosh

Kronika e zezë

​Policia kap në flagrancë hajdutët në Mitrovicë

Të dyshuarve pas intervistimit me aktvendim të prokurorit të rastit u është u është caktuar masa e ndalimit policor.

Publikuar

nga

Një rast i veprës penale “vjedhje e rëndë” është raportuar në orët e mbrëmjes të së enjtes në Stacionin Policor Jugu në Mitrovicë, njësitet policore kanë arritur që në flagrancë të arrestojnë tre personat e dyshuar.

“Arrestimi i tre të dyshuarave është bërë mbi dyshime të arsyeshme dhe prova të siguruara se tre të dyshuarit në rrugën “ Driton Veliu” duke përdorur forcën kanë hapur derën e shtëpisë së ankuesit ku kanë vjedhur një kalorifer dhe një kompjuter. Sendet e vjedhura janë sekuestruar dhe do të procedohen në rast si prova materiale”, njoftoi policia.

Të dyshuarve pas intervistimit me aktvendim të prokurorit të rastit u është u është caktuar masa e ndalimit policor, ndaj tyre është iniciuar rast për veprën penale “vjedhje e rëndë”.

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara