Kulturë
Trend i ri? Kendall Jenner dhe Dua Lipa pozojnë me bikini dhe çizme kaubojsh
Published
4 years agoon
By
Betim GashiNdërsa moti nxehet, të famshit si Kourtney Kardashian, Kendall Jenner dhe Dua Lipa po pozojnë me këpucë të mëdha për të treguar stilin e tyre të verës të frymëzuar nga fshati.
Kardashian, 42, tregoi veshjet e saj më të çuditshme për fermë të dielën, duke bashkuar bikinit e saj të zezë me çizme kauboj kafe dhe një kapele bejsbolli.
Dhe megjithëse këpucët e saj mund të duken më të përshtatshme për të hipur në kuaj sesa për të notuar, themeluesja e Poosh mori komplimente.
Motra e saj Kendall Jenner, 25 – duket se ka veshur këpucët perëndimore me gjithçka, nga veshjet me lule tek xhinset – është ndoshta fansja më e madhe e famshme e këtij trendi.
Nuk është për t’u habitur që Kardashians po mbajnë frenat në këtë modë këpucësh.
Së fundi, trendit i’u është bashkangjitur këngëtarja me famë botërore, Dua Lipa.
Duke ndjekur gjurmët e familjes Kardashian-Jenner, Dua Lipa përshtati bikinet e saj me çizme kauboj deri në gju (të cilat kushtojnë 1,173 dollarë) javën e kaluar, duke kompletuar pamjen me pantallona të shkurtra xhinse dhe një xhaketë të markës Miu Miu.

Megjithëse yjet, përfshirë Megan Thee Stallion dhe Noah Cyrus, gjithashtu kanë bashkuar pamje të mprehta të lëkurës me çizme kauboj në të kaluarën, mbetet të shihet nëse ata do të shkojnë në plazh apo pishinë me të njëjtat këpucë.
(Përktheu dhe përshtati UBTNews)
Lifestyle
Si të parandaloni ndryshkun te aksesorët tuaj?
Published
2 days agoon
November 17, 2025By
UBT News
Aksesorët përdoren shumë nga gratë dhe vajzat pasi ato i bëjnë ato të duken të bukura dhe me plotë stil. Por, pos kësaj ato kanë një hall me aksesorët e tyre, pasi shumë shpejtë iu ndryshken dhe iu dëmtohen.
Kështu kjo i bënë ato të brengosen më shumë dhe të harxhojnë më shumë para në aksesorë.
Për të eliminuar, duhet të së pari t’i vendosni në vende të sigurta jo në çanta nga plastika apo edhe në varëse metali.
Më shumë preferohet që t’i vendosni në hapësira nga druri, pos kësaj nuk preferohet që kur bartni aksesorë të vendosni parfum, krem apo edhe sprej të flokëve, kjo për shkak se alkooli ato i bënë të ndryshken.
Nëse i praktikoni këta hapa aksesorët e juaj do t’i mbijetojnë kohës. /A.Z/UBT News/
Kulturë
Elbasani, qendër e artit me Koloninë e Piktorëve 2025
Published
2 days agoon
November 17, 2025By
UBT News
Elbasani mirëpret edhe këtë vit Koloninë e Piktorëve “Skampis 2025”, një aktivitet që bashkon artistë të njohur nga e gjithë Shqipëria për të përçuar përmes penelit atmosferën, historinë dhe shpirtin e qytetit.
Me tematikën “Elbasani turistik nën gjurmët e penelit”, kolonia synon të promovojë qytetin si një destinacion kulturor dhe artistik, duke evidentuar bukuritë natyrore, monumentet historike dhe karakterin urban të tij.
Në këtë edicion marrin pjesë piktorët: Agron Polovina, Alion Cano, Buron Kaceli, Dashnor Kulolli, Emirjona Stasi Nako, Edi Kojani, Elmal Baboci, Fatmir Dardha, Gazmend Leka, Gazmend Kafa, Helidon Haliti, Sadik Kasa, Nasuf Myftari, Nikolin Ivani, Kudret Durollari, Romeo Kallco, Sefedin Stafa, Vanjgo Vasili, Zaim Elezi dhe Kristjan Zara.
Artistët po realizojnë veprat e tyre në pika të ndryshme të qytetit, nga kalaja dhe rrugicat karakteristike deri tek peizazhet natyrore përreth, duke pasqyruar identitetin unik të Elbasanit.
Ekspozita përmbyllëse do të mbahet sot në mbrëmje në hollin e Teatrit “Skampa”, ku publiku do të ketë mundësinë të shohë të gjitha krijimet e realizuara gjatë kolonisë.
Kolonia e Piktorëve “Skampis 2025” dëshmon përkushtimin e Bashkisë Elbasan për të mbështetur artin dhe kulturën, duke forcuar pozicionin e qytetit si një qendër e rëndësishme kulturore në Shqipëri. /A.Z/UBT News/

Lifestyle
Ekspertët: Hiqni këto pesë gjëra nga vendet e dukshme për një shtëpi më harmonike
Published
2 days agoon
November 17, 2025By
UBT News
Dhoma e ditës është zemra e shtëpisë – vendi ku pushojmë, socializohemi dhe kalojmë kohën më të madhe të ditës.
Pikërisht për këtë arsye, kthehet në hapësirë ku mblidhen sende të rastësishme: posta, paketat, këpucët, kabllot apo gjëra të vogla që nuk kanë vend të caktuar. Me kalimin e kohës, kjo krijon një atmosferë të ngarkuar dhe të çrregullt.
Ekspertët e organizimit të hapësirës, të cilët kanë folur për The Spruce, theksojnë se sa më pak objekte të panevojshme të ketë në dhomë, aq më shumë qetësi dhe rehati do të sjellë ajo.
Ata shpjegojnë cilat gjëra nuk duhen lënë kurrë në dhomën e ditës dhe si mund të rikthehet harmonia pa shumë mundim.
Një dhomë e pastër s’do të thotë hapësirë bosh, por vend ku çdo send ka funksionin e vet. Mos e ngarkoni ambientin, lëreni të jetë i ajrosur. Minimalizmi, sipas ekspertëve, nuk është trend, por mënyrë jetese që na kthen tek qetësia e koha cilësore pa shpërqendrime.
1. Rrëmujë në tavolinën e kafesë
Filxhanët, telekomandat, librat dhe suveniret e shumta krijojnë kaos vizual. Ekspertja Mari Poter sugjeron që tavolina të shndërrohet në një kënd të vogël dekorativ: “Lini vetëm sendet që ju sjellin kënaqësi – një qiri, një bimë ose një difuzer. Gjithçka tjetër sistemojeni.” Tavolinat me sirtarë ose rafte e mbajnë sipërfaqen të rregullt, ndërsa sendet e nevojshme qëndrojnë të fshehura.
2. Enët e pista
Shikimi i serialeve gjatë ngrënies sjell pjatat e harruara në dhomën e ditës. “Enët e pista krijojnë përshtypjen e rrëmujës dhe mund të tërheqin insekte,” paralajmëron Barbara Brok. Përdorni një tabaka ose tavolinë ndihmëse dhe çojini enët në kuzhinë menjëherë.
3. Sendet ‘kalimtare’: posta, këpucët, xhaketat
Dhoma e ditës kthehet në pikë-grumbullim për postën, çantat apo paketat. Por, “përkohësja bëhet e përhershme shumë shpejt”. Çdo gjë duhet të ketë vendin e vet: posta në korridor, këpucët dhe xhaketat në dollap, paketat pranë hyrjes. Rregulli i një minute është çelësi – çdo gjë që sistemoni brenda një minute, bëjeni menjëherë.
4. Pajisjet teknologjike
Konzolat, kabllot dhe paisjet e shumta krijojnë ngarkesë vizuale. Zgjidhja është organizimi i zgjuar: shporta dekorative, kuti, dollapë me dyer ose elemente multifunksionale me hapësirë ruajtjeje. Një herë në muaj bëni pastrimin teknik dhe hiqni pajisjet e papërdorura.
5. Rrobat e palara ose të papaluara
Shumë njerëz palosin rrobat duke parë TV, por i lënë në mes të dhomës. Brok thotë: “Sa më shumë e shtyni për më vonë, aq më vështirë është ta përfundoni.” Nëse nuk i palosni, zhvendosini diku tjetër. Krijoni një kënd të dedikuar pranë vendit ku lani rrobat, me shporta e ndriçim të ngrohtë që puna të bëhet më e lehtë dhe dhoma e ditës të mbetet zonë relaksi. /A.Z/UBT News/
Kulturë
Tokio shpallet qyteti më i fuqishëm ekonomikisht në botë për vitin 2025
Published
5 days agoon
November 14, 2025By
UBT News
Tokio, kryeqyteti i Japonisë, është shpallur qyteti më i fuqishëm ekonomikisht në botë për vitin 2025 sipas renditjes globale të CEOWORLD.
Revista vlerëson se fuqia e jashtëzakonshme ekonomike e qytetit bazohet në dekada inovacioni në teknologji, industrinë automobilistike dhe prodhimin me precizion të lartë.
Sipas analizës, Tokio përfaqëson një standard të lartë të përsosmërisë operacionale, duke kombinuar avancimin teknologjik me qeverisje të disiplinuar ekonomike. Sistemet e transportit, rrjetet financiare dhe zinxhirët industrialë funksionojnë me një “saktësi të pakrahasueshme”.
Në vendin e dytë renditet Nju Jorku, si qendra kryesore globale e financave dhe nyjë për startup-et inovative, ndërsa Los Anxhelosi mban vendin e tretë falë industrisë së argëtimit, mbështetur nga zhvillimi i sektorit teknologjik dhe hapësinor.
Sipas raportit, 10 qytetet kryesore kontribuojnë thuajse një të tretën e GDP-së globale, duke treguar përqendrimin e fuqisë ekonomike në qendrat urbane që nxisin inovacion dhe kapital.
Renditja tregon dominimin e qyteteve amerikane në top 25-shen, përfshirë Çikagon (7), San Francisko Bay Area (9), Uashingtonin (12), Dallas-Fort Worth (13), Hjustonin (14), Bostoni (15), Seattle (18), Filadelfia (19), Atlanta (20) dhe Luginën e Silikonit (24).
Nga ana tjetër, Azia po forcon pozicionin e saj në ekonominë globale, me Seulin në vendin e pestë, duke reflektuar përparimin e Koresë së Jugut në teknologji, elektronikë dhe inovacion digjital.
Raporti i këtij viti nënvizon një zhvendosje të dukshme të gravitetit ekonomik global drejt rajoneve më dinamike dhe teknologjikisht të avancuara të botës. /A.Z/UBT News/
Prof. Ibush Luzha në UBT News Podcast: Pa menaxhim të mirë, burimet natyrore të Kosovës po degradohen
Nis sot gjykimi për tragjedinë e Koçanit ku vdiqën 63 persona
Libani thotë se sulmi izraelit vrau 13 persona pranë kampit të refugjatëve palestinezë
Eminem në betejë ligjore për markën tregtare “Slim Shady”
Osmani uron Letoninë për Ditën e Pavarësisë: Mirënjohëse për mbështetjen e palëkundur
Sot mbahet seanca për rastin e kërcënimeve ndaj kryetarit të AGK-së, Xhemajl Rexha
“Cloudflare” pranon gabimin pas rënies masive të faqeve në internet
Ndërron jetë dyshja legjendare Alice dhe Ellen Kessler
Kurti pas ndeshjes: Barazimi kundër një rivali si Zvicra është rezultat tepër pozitiv
Të kërkuara
-
Lajmet3 months agoProfesori i UBT-së, Bahri Gashi, pjesë e rrjetit prestigjioz ndërkombëtar të recensimit shkencor në Taylor & Francis
-
Aktualitet4 weeks agoProfesoresha e UBT-së, Marigona Bekteshi-Ferati, fituese e bursës prestigjioze Fullbright Visiting Scholar, Profesor Vizitor dhe Post Doktoraturë
-
Rajoni2 months agoPolicia, FSK-ja dhe Shërbyesit Civilë përfitojnë bursë 20 për qind në programet Master Shkenca Politike dhe Studime të Sigurisë në UBT
-
Vendi2 months agoVotoni për UBT-në dhe Rektorin Hajrizi në Triple E Awards: Dy nominime të reja ndërkombëtare për institucionin dhe Kosovën
