

Lajmet
Tre gazetaret e burgosura në Iran fitojnë çmimin më të lartë të OKB-së
Vdekja e zonjës Amini shkaktoi protesta disamujore në dhjetëra qytete në mbarë Iranin.
Published
2 years agoon
By
Betim GashiKombet e Bashkuara njoftuan se çmimi më i lartë për lirinë e shtypit iu dha tre gazetareve të burgosura në Iran, “për përkushtimin e tyre ndaj të vërtetës dhe llogaridhënies”.
Fituesja e parë është gazetarja Niloufar Hamedi, e cila nxori lajmin për vdekjen e 22-vjeçares Mahsa Amini shtatorin e kaluar, ndërsa ishte ndaluar nga policia e moralit se nuk e kishte veshur siç duhet shaminë e kokës. Fituesja e dytë është gazetarja Elaheh Mohammadi, e cila shkruajti për funeralin e zonjës Amini.
Vdekja e zonjës Amini shkaktoi protesta disamujore në dhjetëra qytete në mbarë Iranin. Demonstratat krijuan një ndër sfidat më serioze për Republikën Islamike të Iranit që nga Lëvizja e Blertë e vitit 2009 që mblodhi miliona protestues nëpër rrugë.
Fituesja e tretë është Narges Mohammadi, e cila punoi për shumë vite si gazetare dhe është ndër aktivistet më të njohura të Iranit.
Çmimi për Lirinë e Shtypit në Botë, i Organizatës së OKB-së për Arsimin, Shkencën dhe Kulturën (UNESCO), ka marrë emrin e Guillermo Canos, një gazetar kolumbian që u vra përpara zyrave të gazetës së tij në Bogota në vitin 1986.
Në fund të prillit, gjyqësori i Iranit pranoi se dy gazetaret që dhanë lajmin për vdekjen e zonjës Amini, Niloufar Hamedi dhe Elaheh Mohammadi, ishin akuzuar për bashkëpunim me Shtetet e Bashkuara, veprimtari kundër sigurisë kombëtare dhe krijimit të “propagandës kundër sistemit”.
Ndërsa rreth 100 gazetarë u arrestuan gjatë demonstratave, raportimet e gazetareve Hamedi dhe Mohammadi ishte vendimtare në ditët pas vdekjes së zonjës Amini për të përhapur lajmin për zemërimin që pasoi. Zonja Hamedi punonte për gazetën reformiste “Shargh”, ndërsa zonja Mohammadi punonte për gazetën reformiste “Ham-Mihan”.
Arrestimet e tyre kanë ngjallur kritika ndërkombëtare lidhur me goditjen e përgjakshme të forcave të sigurisë që zgjati disa muaj pas vdekjes së zonjës Amini. Sipas UNESCO-s, gazetaret Hamedi dhe Mohammadi janë në burgun Evin të Iranit që nga muaji shtator, dhe zonja Hamedi mbahet në izolim./VOA
Lajmet
MPJD thotë se e përmbylli me sukses evakuimin e disa shtetasve kosovarë nga Izraeli
Published
1 hour agoon
June 25, 2025By
UBTnews
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës (MPJD) njoftoi të mërkurën se e ka përmbyllur me sukses evakuimin e disa shtetasve të Kosovës nga Izraeli gjatë luftës 12-ditore mes Irani dhe Izraelit.
Ajo tha se ata u larguan në javën e parë të luftës përmes Jordanisë dhe Egjiptit, por nuk tregoi se sa ishte numri i kosovarëve të evakuuar nga Izraeli.
“Procesi është realizuar në koordinim të afërt me autoritetet izraelite dhe ambasadat e Shqipërisë, Bullgarisë, Greqisë dhe Egjiptit në Izrael”, thuhet në njoftim.
Pas 12 ditëve bombardimesh të ndërsjella, Irani dhe Izraeli u pajtuan të hënën për një armëpushim të ndërmjetësuar nga presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump.
Armëpushimi po zbatohet të mërkurën, një ditë pasi të dyja palët shpallën fitoren të martën pas 12 ditëve luftë, në të cilën SHBA-ja ndërhyri duke kryer bombardime në mbështetje të Izraelit për t’i shkatërruar objektet e Iranit për pasurimin e uraniumit.
MPJD-ja tha se po ndjek nga afër rastin e një shtetaseje të Kosovës që ndodhet në trajtim mjekësor në spitalin Soroka Medical Center në qytetin Beersheva, i cili ishte cak i një sulmi gjatë luftës së shkurtër.
“Fatmirësisht, ajo nuk ka qenë e pranishme gjatë sulmit dhe ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore. Ambasada e Kosovës në Izrael është në kontakt të vazhdueshëm me familjen e saj dhe po punon për realizimin e evakuimit të tyre sapo të krijohen kushtet përkatëse”, thuhet në njoftim.
Dhjetëra njerëz u plagosën nga sulmi në spitalin e Beershevës, i cili pësoi dëme materiale gjithashtu.
Ministria theksoi se një qytetar tjetër i Kosovës është tani në proces të largimit nga Izraeli përmes Egjiptit, me mbështetjen e Ambasadës kosovare.
Ajo tha se, sipas të dhënave të fundit të Ambasadës së Kosovës në Izrael, në territorin izraelit ndodhen edhe 13 qytetarë të tjerë të Kosovës, të cilët deri më tani nuk kanë shprehur dëshirë për t’u larguar.
Ministria tha se, duke qenë se “situata e sigurisë në Izrael vijon të përkeqësohet bën thirrje të gjithë qytetarëve të Kosovës që ndodhen në këtë territor të tregojnë kujdes maksimal dhe të qëndrojnë vetëm në zona të sigurta”.
Lajmet
Bizneset në Ferizaj protestojnë për shkak të punimeve në zgjerimin e rrugës hyrëse
Published
2 hours agoon
June 25, 2025By
UBTnews
Bizneset që operojnë në Komunën e Ferizajt kanë mbajtur sot një protestë për të shprehur pakënaqësitë e tyre në lidhje me mënyrën si po zhvillohet projekti “Zgjerimi i Rrugës në hyrje të Ferizajt”, i cili implementohet nga Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës (MMPHI).
Ata thanë se rreth këtij projekti, jo vetëm se bizneset nuk kanë informacione, por as komuna e Ferizajt nga MMPHI-ja.
Përfaqësuesi i bizneseve, Muharrem Mehmeti, u shpreh se mos qasja në autostradë e kësaj pjese të bizneseve ka dëmtuar në zhvillim ekonomik këtë pjesë.
Tutje, ai shtoi se kanë kontaktuar me kompaninë që ka kryer projektin, po nga ta është thënë se projekti nuk është i tyre pasi që nuk ka vulën dhe nënshkrimin e tyre dhe kjo ka ngrehur shqetësimet e tyre.
Ndërsa, drejtori ekzekutiv në AVONET, Kenan Gashi tha se kanë kërkuar në MMPHI që të kenë qasje në këtë projekt, por deri tani nuk kanë marrë ndonjë përgjigje.
Gashi, shtoi se kanë dyshime edhe për formën që është duke u realizuar, pasi që komuna nuk është e kyçur fare dhe nuk është e njoftuar për këtë projekt.
E avokati që po merret me këtë rast, Leutrim Himaj shtoi se kanë paraqitur kërkesë që të mos zhvillohen punimet, për shkak se së fundi ka një vendim të ri preliminar në lidhje me shpronësimin e kësaj zone, i cili është i paqartë për bizneset.
Bizneset deri më tani kanë dërguar dy padi, një në Gjykatën Themelore në Prishtinë, ne departamentin e çështjeve administrative dhe një në Gjykatën Supreme.
Lajmet
Çeku flet për kandidaturën për kryetar të Prishtinës: Ende në fazën fillestare
Published
2 hours agoon
June 25, 2025By
UBTnews
Ministri në detyrë i Kulturës, Hajrulla Çeku, flet për herë të parë për kandidimin e tij për kryetar të Komunës së Prishtinës nga partia e tij, Lëvizja Vetëvendosje.
Ai tha se aktualisht është i përqendruar në detyrat e tij si ministër dhe se procesi i kandidimit është ende në fazën fillestare.
“Detyra ime primare është që të shërbejë si ministër në detyrë. Ne jemi në fazën krejt fillestare te shpalljes së kandidaturës për Komunën e Prishtinës. Zgjedhjet janë më 12 tetor. Fushata fillon një muaj para. Jemi vetëm në fazën fillestare. Unë vazhdojë të kryej detyrat e mia të përditshme në Ministrinë e Kulturës”, tha Çeku.
Lajmet
Statovci: Të mos u bëjnë presion deputetëve, kanë pasiguri
Published
2 hours agoon
June 25, 2025By
UBTnews
Deputetja nga radhët e partisë “Guxo”, e cila ka garuar në listën e Lëvizjes Vetëvendosje, Jeta Statovci tha se egoja e opozitës së deritanishme është më e lartë sesa interesi i Kosovës dhe konstituimi i Kuvendit. Sipas saj, po përdoret strategji sabotuese dhe bllokuese duke mos marrë pjesë në procesin e votimit në seancat konstituive që po mbahen çdo 48 orë.
Pas dëshmimit të seancës konstituive për herë të tridhjetë e shtatë, Statovci tha se mosvotimit i partive që deri tani ishin në opozitë është në kundërshtim me aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese.
“Ne po e shohim që egoja e opozitës është më e lartë sesa interesi i Kosovës dhe konstituimi i Kuvendit. Andaj përmes një strategjie sabotuese dhe bllokuese nuk kemi pjesëmarrje të procesit të votimit. Ne kemi qenë vazhdimisht thirrës në sensin që të kemi pjesëmarrje të votimit qoftë përmes votës për, kundër, apo abstenimeve. Mirëpo, bie në kundërshtim edhe me aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese nëse vazhdohet në një proces tutje të mospjesëmarrjes nga akterët tjerë të opozitës në këtë proces të votimit”, tha Statovci.
Statovci para gazetarëve potencoi se janë në pritje të vendimit nga Gjykata Kushtetuese sa i përket procesit të seancës konstituive.
Siç tha ajo, partitë politike nuk duhet bërë presion ndaj deputetëve për të mos votuar. Sipas saj, tendenca për të bllokuar procesin, vjen pasi të njëjtat kanë pasiguri tek deputetët e tyre.
“Ne jemi në pritje të vendimit nga ana e Gjykatës Kushtetuese e cila fillimisht duhet të deklarohet nëse e pranon këtë lëndë për trajtim dhe cili do të jetë epilogu tutje. Në mënyrë që të dalim nga një situatë e tillë dhe spektri politik i cili prehet nga partitë tjera opozitare…Unë besoj që duhet të mos imponojnë dhe të mos bëjnë presion ndaj deputetëve tyre, mirëpo të respektojnë gjykimin dhe integritetin e cilido deputetë. Tendenca e tyre për të bllokuar këta hapa nënkupton se kanë pasiguri në deputetë e tyre”, potencoi Statovci.
Sot, ka dështuar për të tridhjeteshtatën (37) herë konstituimi i Kuvendit të Kosovës. Seanca e radhës është caktuar të premten (më 27 qershor) në ora 11:00.

Armëpushimi Izrael-Iran u arrit falë Trump”, Rutte përgëzon presidentin e SHBA-së

Pijet që rrisin imunitetin

Princ Harry ndërmerr hapin e radhës për t’u pajtuar me familjen

NATO zotohet të shpenzojë 5% të PBB-së për mbrojtje deri në vitin 2035

Kremlini: Data e negociatave të reja, pas zbatimit të marrëveshjes me Ukrainën në Stamboll

UBT forcon bashkëpunimin ndërkombëtar me një nga universitetet më prestigjioze në Greqi – University of Thessaly

UBT zgjeron rrjetin ndërkombëtar: Partneritet i ri me Fakultetin e Arteve Grafike të Universitetit të Zagrebit

Trump: I dërguari për Lindjen e Mesme më tha se armëpushimi në Gaza është afër

MPJD thotë se e përmbylli me sukses evakuimin e disa shtetasve kosovarë nga Izraeli
Të kërkuara
-
Lajmet nga UBT2 months ago
Profesori, Arsim Hajdari, doktoron me temën “New Perspective of Biological Therapy in Treatment of Age-Related Macular Degeneration”
-
Lajmet3 months ago
Studentët e Psikologjisë në UBT zhvilluan një vizitë studimore në qendrën psikologjike “Radix” dhe Asociacionin Kosovar për Psikoterapi Trupore
-
Lajmet nga UBT3 weeks ago
UBT – Institucioni privat me më së shumti programe të akredituara nga Agjencia e Akreditimit të Kosovës
-
Lajmet nga UBT3 weeks ago
UBT rilicencohet nga MAShTI për ofrimin e arsimit profesional në katër drejtime të rëndësishme shëndetësore