Aktualitet
Spanja mirëpret të gjithë udhëtarët e vaksinuar nga 7 qershori
Published
3 years agoon
By
Betim GashiSpanja do t’iu mundësojë të gjithë udhëtarëve të vaksinuar që ta vizitojnë këtë shtet nga 7 qershori, ka thënë kryeministri spanjoll Pedro Sanchez të premten, teksa bëhen përpjekje për ringjallje të industrisë së turizmit.
“Nga 7 qershori, të gjithë personat e vaksinuar dhe familjet e tyre do të mirëpriten në shtetin tonë, Spanjën, pavarësisht vendit të origjinës”, ka thënë Sanchez në një panair ndërkombëtar të turizmit në Madrid.
Ai po ashtu ka njoftuar se udhëtarët nga Britania e Madhe mund ta vizitojnë Spanjën për pushime nga java tjetër.
I njohur si vendi i dytë më popullor për turistët pas Francës, Spanja pati regjistruar 83.5 milionë vizitorë të huaj më 2019, sipas të dhënave zyrtare.
Më 2020, numri i turistëve të huaj që kanë vizituar Spanjën ka rënë për 77 për qind, në krahasim me një vit më parë, si pasojë e kufizimeve të vëna për luftim të pandemisë së koronavirusit.
Ky shtet pret që këtë vit të mirëpresë 45 milionë turistë të huaj.
Në gjithë botën, turizmi ka qenë një prej sektorëve më të dëmtuar nga pandemia.
Sipas Organizatës për Turizëm Botëror, që funksionon në kuadër të Kombeve të Bashkuara, lëvizjet e turistëve besohet të kenë rënë për 74 për qind më 2020, në krahasim me 2019.
You may like
Bota
G7 paralajmëron Rusinë kundër përdorimit të trupave koreanoveriore në Ukrainë
Published
39 mins agoon
November 5, 2024By
UBTnewsMinistrat e Jashtëm të Grupit të Shteteve më të industrializuara (G7) dhe tre aleatë kyçë të grupit thanë se janë thellësisht të shqetësuar me dislokimin e trupave të Koresë së Veriut në Rusisë dhe mundësisë që ato të përdoren në luftën e Moskës kundër Ukrainës.
“Mbështetja e drejtpërdrejtë e Koresë së Veriut për luftën e agresionit të Rusisë kundër Ukrainës, përveç që shfaq përpjekjet e dëshpëruara të Rusisë për të kompensuar humbjet e saj, po ashtu paraqet një zgjerim të rrezikshëm të konfliktit”, u tha në deklaratën e ministrave.
Përveç anëtarëve të G7-ës – Shteteve të Bashkuara, Japonisë, Italisë, Britanisë, Gjermanisë, Francës dhe Kanadasë – deklarata u nënshkrua edhe nga Koreja e Jugut, Australia dhe Zelanda e Re.
Ministrat po ashtu thanë se dënojnë “fuqishëm” rritjen e bashkëpunimit ushtarak mes Koresë së Veriut dhe Rusisë, përfshirë edhe “blerjen e paligjshme” të raketave balistike koreanoveriore nga Rusia.
Ata thanë po ashtu se janë të shqetësuar lidhur me mundësinë e ndonjë dërgese të teknologjisë së lartë që mund të lidhet me armë bërthamore apo raketa balistike në Korenë e Veriut, duke shtuar se do të punojnë me partnerët ndërkombëtarë “për një përgjigje të koordinuar” nëse një gjë e tillë do të ndodhte.
Shtetet e Bashkuara, NATO-ja, Koreja e Jugut dhe Ukraina kanë konfirmuar se mijëra trupa të Koresë së Veriut janë dislokuar në Rusi, ndërkaq Uashingtoni ka thënë se ka gjasa që ushtarët të dislokohen në fushëbetejë në Ukrainë brenda ditësh.
Koreja e Veriut dhe Rusia nuk kanë komentuar për dislokimin e ushtarëve. Por, Pheniani ka deklaruar se mbështesë Rusinë derisa të triumfojë në Ukrainë./REL/
Bota
Kryediplomati iranian thotë se do t’i përgjigjen Izraelit në mënyrë “të matur”
Published
41 mins agoon
November 5, 2024By
UBTnewsMinistri i Jashtëm i Iranit përsëriti se shteti i tij nuk kërkon përshkallëzimin e situatës në Lindjen e Mesme, por rezervon të drejtën që të mbrojë veten kundër sulmit Izraelit me një përgjigje “të matur dhe të kalkuluar”.
Zyrtarët iranianë kanë intensifikuar kërcënimet se do të kryejnë një sulm të ri kundër Izraelit, pasi më 26 tetor Izraeli sulmoi Republikën Islamike, duke shënjestruar bazat ushtarake dhe lokacione të tjera dhe duke vrarë të paktën pesë persona.
Ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araghchi, duke folur në një konferencë për media gjatë vizitës në Pakistan, tha se “për dallim nga regjimi izraelit, Republika Islamike e Iranit nuk kërkon përshkallëzim”.
“Ne rezervojmë të drejtë tonë legjitime për mbrojtje, sipas nenit 51 të Kartës së Kombeve të Bashkuara, dhe ne sigurisht do të përgjigjemi ndaj agresionit izraelit në kohën e duhur dhe në mënyrën e duhur. Do të përgjigjemi në një mënyrë të matur dhe të kalkuluar”, tha ai.
Sulmi i Izraelit ishte hakmarrës ndaj breshërisë së raketave dhe dronëve që Irani lëshoi drejt Izraelit më 1 tetor. Ky sulm iranian po ashtu ishte hakmarrës, pasi në Damask të Sirisë ishin vrarë udhëheqës ushtarakë të grupeve që mbështeten nga Irani dhe një komandant i Gardës Revolucionare Islamike të Iranit.
Tensionet mes Iranit dhe Izraelit janë rritur, teksa Izraeli po vazhdon luftën kundër dy grupeve në Gazë dhe Liban, që mbështeten nga Irani.
Bota
Shtëpia e Bardhë përgatitet për dhunë të mundshme pas rezultatit të zgjedhjeve
Published
44 mins agoon
November 5, 2024By
UBTnewsNdërsa amerikanët presin rezultatet e zgjedhjeve, Uashingtoni është në gatishmëri të lartë për dhunë të mundshme nga mbështetësit e Donald Trump, nga frika e një përsëritjeje të trazirave të Kapitolit në vitin 2021.
Distrikti i Kolumbisë po përgatitet për një tjetër sulm të dhunshëm të mbështetësve të Trump nëse ai humbet përballë kandidates Kamala Harris.
Kompleksi i Shtëpisë së Bardhë duket si një kështjellë, shkruan Euronews. Masave të rrepta tashmë ekzistuese të sigurisë u është shtuar një gardh metalik i zi me më shumë se dy metra lartësi. Autoritetet federale dhe lokale kanë frikë nga skenat që të kujtojnë sulmin në Kapitol më 6 janar 2021. Atë ditë, një turmë pro-Trump plaçkiti sallat e Kongresit, pasi ish-presidenti humbi zgjedhjet.
Trump tashmë ka filluar të vërë në dyshim integritetin e votave edhe para se të numërohen fletëvotimet, veçanërisht në Gjeorgjia.
Në shtetin jugor, zyrtarët e lartë republikanë të zgjedhjeve dhe gjykatat kanë hedhur poshtë pretendimet për mashtrim, por kjo nuk e ka penguar Trumpin t’i përsërisë ato, duke ngritur një atmosferë dyshimi dhe urrejtjeje.
Aktualitet
Anulohen fluturimet për shkak të një objekti të ndritshëm në Sudan!
Published
1 hour agoon
November 5, 2024Fundjavën që lamë pas, një situatë e pazakontë dhe e paqartë ka tronditur linjat ajrore ndërkombëtare dhe pasagjerët e shumtë, pasi katër avionë me destinacione të ndryshme u detyruan të anulonin fluturimet e tyre për shkak të një objekti misterioz që u vërejt në rajonin e Detit të Kuq. Ky incident ka ngjallur jo vetëm shqetësim, por edhe kuriozitet në mesin e publikut, pasi shumë pyetje rreth natyrës dhe origjinës së këtij objekti ende mbeten pa përgjigje.
Sipas njoftimeve zyrtare nga Austrian Airlines dhe Air France, ky objekt i ndritshëm, i cili ishte vërejtur në një lartësi të madhe mbi Sudanin, ishte arsyeja kryesore për kthimin e avionëve mbrapa, për të garantuar sigurinë e pasagjerëve dhe ekuipazheve. “Itinerari i disa fluturimeve do të rregullohet sepse siguria e klientëve dhe ekuipazheve është prioriteti ynë kryesor,” u shprehën përfaqësuesit e Air France në një komunikatë për mediat.
Rajoni rreth Detit të Kuq ka qenë i tensionuar prej disa vitesh, duke u përballur me konflikte dhe ngjarje të dhunshme. Forcat e Mbështetjes së Shpejtë në Sudan janë angazhuar në një luftë të ashpër, të mbështetur nga grupi mercenar Wagner nga Rusia, si dhe nga ushtarë të ardhur nga Libia. Kjo situatë e komplikuar politike dhe ushtarake ka sjellë një ndjesi të rritura tensioni në këtë pjesë të botës.
Fluturimet e prekura nga ky incident përfshinë destinacione të njohura si Mauritius, Antananarivo, dhe Nairobi, të cilat u kthyen menjëherë në Paris për të siguruar sigurinë e pasagjerëve. Mungesa e informacionit të saktë dhe ndjesia e pasigurisë që krijohet nga një situatë e tillë ka bërë që shumë njerëz të shprehin shqetësimin e tyre në rrjetet sociale dhe mediat tradicionale.
Misteri rreth këtij objekti të ndritshëm vazhdon të mbetet një temë diskutimi, ndërsa autoritetet përkatëse vazhdojnë të hetojnë këtë ngjarje dhe të ofrojnë më shumë informacion mbi sigurinë ajrore në këtë rajon delikat. Në një kohë kur çështjet e sigurisë janë më të rëndësishme se kurrë, këtë situatë do ta ndiqet me kujdes nga autoritetet e aviacionit dhe organet përkatëse të sigurisë./UBTNews/
Osmani pranon Raportin e Progresit: Kosova është në ballë të reformave
Çka duhet të dini kur përgatisni brumin e bukës?
IPK arreston një zyrtar doganor dhe një zyrtar policor për marrje ryshfeti
Osmani: Kosova është e bekuar që ka përkrahje mbi partizane në ShBA
Kosova e Luksemburgu me marrëveshje për mbështetjen e sektorit privat
G7 paralajmëron Rusinë kundër përdorimit të trupave koreanoveriore në Ukrainë
Kryediplomati iranian thotë se do t’i përgjigjen Izraelit në mënyrë “të matur”
Raporti mjekësor zbulon se Imane Khelif ka karakteristika biologjike mashkullore
Shtëpia e Bardhë përgatitet për dhunë të mundshme pas rezultatit të zgjedhjeve
Të kërkuara
-
Lajmet3 months ago
Mbyllet olimpiada e Parisit 2024- Kurora e sportit i përket Amerikës
-
Lajmet3 months ago
Zgjedh Menaxhment, Biznes dhe Ekonomi në UBT – Ferizaj dhe bëhuni liderët e së ardhmes
-
Kulturë1 month ago
Marigona Ferati, profesoresha e UBT-së, zëri i artit në jurinë ndërkombëtare në festivalin e teatrove në Oman
-
Lajmet2 months ago
Kurti: Përdhunimi është mjeti që përdori Serbia në Kosovë në mënyrë që të lë pasoja të përhershme në familje