Lajmet

Sot mbahen homazhe e akademi përkujtimore në përvjetorin e vrasjes së Afrim Bunjakut

Publikuar

Sot janë bërë një vit nga rënia heroike e rreshter Afrim Bunjakut në Banjskë të Zveçanit. Për nder të heroit dhe nën patronatin e kryeministrit Albin Kurti, do të mbahet Akademi Përkujtimore në Prishtinë, duke filluar nga ora 15:00.

Sipas njoftimit, aktiviteti do të nisë në orën 09:00, ku do të vizitohet familja e heroit Bunjaku. Ndërsa në orën 09:30 do të ketë homazhe te varri i Bunjakut.

Rreshteri Afrim Bunjaku është vrarë më 24 shtator të 2023-s nga grupe të armatosura serbe në fshatin Banjskë të Zveçanit në një sulm terrorist.

Lajmet

Haradinaj nderon heroin Afrim Bunjaku: Porosia e tij është që Kosova ka njerëz që e mbrojnë atë

Publikuar

nga

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka bërë homazhe tek varri i Heroit të Kosovës, Afrim Bunjaku, me rastin e njëvjetorit të rënies së tij.

Haradinaj ka thënë se porosia e rënies së Heroit Bunjaku është që Kosova ka njerëz që mbrojën gjithë territorin e saj, rendin e ligjin, të drejtat kushtetuese edhe shtetin ligjor.

“Në njëvjetorin e rënies së rreshterit të Policisë tashmë Heroit të Kosovës Afrim Bunjaku, në sulmin terrorist në Banjskë, e nder të varri i tij. Porosia e rënies heroike të tij është që Kosova ka njerëz që mbrojnë Kosovën, e mbrojtën gjithë territorin e Kosovës, rendin dhe ligjin të drejtat kushtetuese edhe shtetin ligjor. Afrim Bunjaku me jetën e tij e dërgoj këtë porosi, i përulemi me respekt”, u shpreh Haradinaj.

Vazhdo të lexosh

Lajmet

“Vit i vështirë, por jemi krenar me të”: Vëllai i Afrim Bunjakut flet për njëvjetorin e sulmit të Banjskës

Publikuar

nga

Mujë Bunjaku, vëllai i heroit të Kosovës, Afrim Bunjaku ka folur sot në njëvjetorin e sulmit në Banjskë. Ai u shpreh se ka qenë një vit i vështirë për ta, mirëpo u shpreh se kanë pasur shumë përkrahje.

“Dhimbja është e madhe, mirëpo ndihem krenar që kem pasur kësi vëllai, kësi trimi, krenaria po na mbanë, përkrahja është e madhe nga të gjitha anës, jemi falënderuar ndaj të gjithëve”, tha ai.

“Ka qenë një vit shumë i vështirë, por jemi krenarë, përkrahja është e madhe, duke filluar nga institucionet, popullata, Shqipëria, deri në Australi të largët, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kanada, nga të gjitha anët dhe kjo po na mban shumë, përkrahja është e madhe edhe krenaria është e madhe. Afrimi nuk ishte vetëm djali ynë, por i krejt kombit shqiptar”, u shpreh tutje Mujë Bunjaku.

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Të paktën 40 fluturime brenda dhe jashtë Bejrutit janë anuluar

Publikuar

nga

Të paktën 40 fluturime brenda dhe jashtë aeroportit kryesor të Bejrutit, Rafic Hariri, janë anuluar që nga mëngjesi i së martës.

Shumica e fluturimeve të anuluara janë për dhe nga shtetet sikurse Gjermania, Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe, Turqia, Etiopia, Zvicra, Franca, Jordania, Egjipti, Iraku dhe Katari.

Autoritetet libaneze të aviacionit kanë mohuar raportet për pezullime të plota të fluturimeve dhe kanë sqaruar se disa linja ajrore zgjodhën të ndalojnë operacionet në Bejrut për shkak të sulmeve izraelite gjatë ditëve të fundit./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Bota

Dënim të përjetshëm për vrasësin e 10 personave në Colorado

Publikuar

nga

Ahmad Al Aliwi Alissa, 25-vjeçari që vrau dhjetë persona në një market në Colorado në vitin 2021, është dënuar me burgim të përjetshëm pa mundësi apelimi. Juria e shpalli atë fajtor në dhjetë pika të aktakuzës, përfshirë vrasjen e shkallës së parë.

Gjatë procesit, Alissa pranoi se kishte kryer sulmin, i cili u transmetua live në YouTube, por avokatët e tij argumentuan se ai kishte probleme mendore. Megjithatë, juria e konsideroi atë në gjendje të qartë mendore gjatë aktit të krimit.

Prokurori i qarkut Boulder, Michael Dougherty, shprehu kënaqësi me vendimin e gjykatës, duke thënë: “Drejtësia më në fund është vënë në vend.” Ky rast ka ngjallur shumë diskutime mbi dhunën me armë në Shtetet e Bashkuara dhe nevojën për reformë në politikën e armëve./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara