Lajmet

​Zelensky: Lufta me Rusinë është më afër përfundimit se sa shumë besojnë

Published

on

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky beson se lufta me Rusinë është “më afër fundit” nga sa besojnë shumë dhe u bëri thirrje aleatëve që të forcojnë më tej ushtrinë ukrainase. Ai këtë e tha në një intervistë për kanalin ABC News gjatë vizitës së tij në SHBA, transmeton Ukrinform.

“Plani për fitore është forcimi i Ukrainës. Prandaj ne po kërkojmë nga miqtë tanë, aleatët tanë, të na forcojnë. Është shumë e rëndësishme”, citon kanali televiziv fjalët e presidentit ukrainas.

Gjithashtu, Volodymyr Zelensky tha se Putini ka frikë nga operacioni Kursk, i cili po kryhet nga Forcat e Armatosura të Ukrainës.

“Është e vërtetë. Ai ka shumë frikë”, vuri në dukje presidenti ukrainas, duke e shpjeguar këtë me faktin se rusët e panë se ai nuk mund të mbronte të gjithë territorin e tij.

Udhëheqësi ukrainas tha se vetëm nga një “pozicion i fortë” Ukraina mund ta “shtyjë Putinin të ndalojë luftën”.

Siç raporton Ukrinform, presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky ndodhet në një vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku po merr pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të 79-të të OKB-së. Ai planifikon të takohet me presidentin amerikan Joe Biden, si dhe me kandidatët presidencialë Kamala Harris dhe Donald Trump. Programi i vizitës përfshin edhe takimet e tij me liderë të tjerë botërorë.

lajme

UBT dhe Komuna e Zarës bashkëpunojnë për trashëgiminë kulturore të arbëreshëve

Published

on

By

Prof. Dr. Bekim Marmullaku, përfaqësues i UBT-së, zhvilloi takim me Dina Bušić, Drejtoreshë për Kulturë dhe Sport në Komunën e Zarës.

Gjatë takimit u diskutuan mundësitë e bashkëpunimit ndërmjet UBT-së dhe Komunës së Zarës për ruajtjen, digjitalizimin, arkivimin dhe promovimin e trashëgimisë kulturore të arbëreshëve të Zarës. Palët diskutuan gjithashtu për hartimin dhe realizimin e projekteve të përbashkëta që do të mbështesin këto aktivitete.

Continue Reading

Vendi

UBT dhe Universiteti i Zarës thellojnë bashkëpunimin institucional

Published

on

By

Prof. Dr. Bekim Marmullaku, përfaqësues i UBT-së, zhvilloi takim me tre prorektorët e Universitetit të Zarës në Kroaci: Prof. Dr. Anita Pintarić, Prof. Dr. Marko Lukić dhe Prof. Dr. Zvjezdan Penezić.

Gjatë takimit u diskutua zgjerimi dhe thellimi i marrëveshjes ndërmjet dy institucioneve, duke synuar një bashkëpunim më të strukturuar në zhvillimin e programeve të përbashkëta studimore, studimeve të doktoratës, kërkimit shkencor dhe projekteve të përbashkëta hulumtuese.

Continue Reading

Lajmet

Arreston dy persona për kanosje në Prishtinë dhe Graçanicë, njëri dyshohet se kërcënoi me granatë dore

Published

on

By

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona në dy raste të ndara të kanosjes të ndodhura gjatë ditës së djeshme në rajonin e Prishtinës dhe në Graçanicë.

Rasti i parë është regjistruar në Prishtinë rreth orës 01:00 të mesnatës, ku një burrë ka raportuar se është kanosur përmes telefonit nga një i dyshuar, i cili pas intervistimit është arrestuar dhe dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit.

Ndërkohë, një incident më i rëndë ka ndodhur në Graçanicë rreth orës 21:30, ku i dyshuari është arrestuar nën dyshimin se e ka kërcënuar viktimën me granatë dore. Edhe pse gjatë kontrollit në shtëpinë e tij nuk është gjetur asgjë e dyshimtë, me urdhër të prokurorit ai është dërguar menjëherë në mbajtje. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

UBT dhe Universiteti i Zarës drejt projekteve të përbashkëta ndërkombëtare

Published

on

By

Përfaqësuesit e UBT-së, Prof. Dr. Bekim Marmullaku dhe Prof. Assoc. Dr. Fitim Alidema, zhvilluan takim me Irena Kozulic, Drejtoreshë e Departamentit për Projekte, Shkencë dhe Transfer të Teknologjisë në Universitetin e Zarës në Kroaci.

Gjatë takimit, palët u dakorduan për zgjerimin e bashkëpunimit ndërmjet dy institucioneve, me fokus në aplikimin e përbashkët në projekte ndërkombëtare, kërkimin shkencor dhe transferin e teknologjisë.

Continue Reading

Të kërkuara