Sport

Sonte gjysmëfinalja e parë e Superkupës së Spanjës

Published

on

Superkupa e Spanjës rikthehet sot me gjysmëfinalen e parë, ku Real Sociedad pret në shtëpi gjigantin Barcelona.

Sociedad hyn në këtë ndeshje pas humbjes në La Liga kundër Sevillas me rezultat 3:2, ndërsa skuadra e Barcelonës rikthehet nga një fitore bindëse kundër Granadas me rezultat 4:0.

“Blaugranët” do të tentojnë të vazhdojnë tutje për në finale, ku mund të takohen me Real Madridin ose Athletic Bilbaon, e cila do të jetë gjysmëfinalja e dytë që zhvillohet nesër.

Të dy trajnerët pritet të futen me formacionet më të mira në fushë, ku ato të mundshmet pritet të jenë këto si më poshtë.

Real Sociedad (4-3-3): Remiro; Gorosabel, Le Normand, Zubeldia, Monreal; Illarramendi, Merino, Guevara; Porto, Jose, Oyarzabal

Barcelona (4-3-3): Ter Stegen; Dest, Araujo, Lenglet, Alba; Busquets, De Jong, Pedri; Dembele, Messi, Griezmann

Sport

Kane me dy gola dërgon Anglinë në 1/8 e finales, tani e pret Meksika

Published

on

By

Harry Kane ishte vendimtar në fitoren 2:1 të Anglisë ndaj Kongos, duke realizuar të dy golat që i siguruan “Tre Luanëve” kualifikimin në 1/8 e finales të Kupës së Botës.

Ndeshja e fazës së 1/16 së finales u zhvillua të mërkurën mbrëma në Atlanta. Anglia u befasua që në minutën e shtatë, kur Brian Cipenga kaloi Kongon në epërsi.

Skuadra angleze dominoi lojën dhe krijoi raste të shumta gjatë gjithë takimit, por goli i barazimit erdhi vetëm në minutën e 75-të. Kane realizoi me kokë nga afërsia, pas një asistimi të Anthony Gordonit.

Vetëm pak minuta më vonë, Gordoni asistoi sërish, ndërsa kapiteni anglez shënoi një gol të bukur me goditje të fuqishme për rezultatin përfundimtar 2:1.

Sulmuesi i Bayern Munichut vazhdon të jetë në formë të shkëlqyer në këtë Botëror. Ai tani numëron pesë gola në edicionin e vitit 2026 dhe gjithsej 13 gola në karrierë në Kupën e Botës.

Në 1/8 e finales, Anglia do të përballet me Meksikën më 5 korrik, në kërkim të një vendi në çerekfinale.

D.L

Continue Reading

Sport

Tielemans hero i Belgjikës, përmbys Senegalin në vazhdime dhe siguron kualifikimin

Published

on

By

Youri Tielemans ishte heroi i Belgjikës, duke realizuar dy gola, përfshirë atë vendimtar nga penalltia në minutën e 125-të, për fitoren dramatike 3:2 ndaj Senegalit pas vazhdimeve dhe kualifikimin në çerekfinale të Kupës së Botës.

Ndeshja, e zhvilluar në Seattle, nisi të mërkurën mbrëma dhe përfundoi pas mesnate. Senegali ishte shumë pranë kualifikimit, pasi krijoi epërsi prej 2:0 falë golave të Habib Diarras në minutën e 25-të dhe Ismaila Sarrit në minutën e 51-të.

Belgjika nisi rikthimin në minutën e 86-të, kur zëvendësuesi Romelu Lukaku ngushtoi shifrat. Vetëm tri minuta më vonë, Tielemans realizoi golin e barazimit për 2:2, duke e dërguar ndeshjen në vazhdime.

Në 30 minutat shtesë nuk pati shumë raste, derisa në minutën e 122-të Tielemans u ndal në mënyrë të palejuar brenda zonës. Gjyqtari fillimisht lejoi lojën të vazhdonte, por pas rishikimit të situatës në VAR akordoi penallti për Belgjikën.

Vetë Tielemans mori përgjegjësinë për ekzekutimin dhe u tregua i saktë në minutën e 125-të, duke vulosur përmbysjen spektakolare dhe kualifikimin e Belgjikës.

D.L

Continue Reading

Sport

SHBA-ja mposht Bosnjë-Hercegovinën dhe avancon tutje 

Published

on

By

Folarin Balogun realizoi një gol, por u përjashtua me karton të kuq në minutën e 64-t, ndërsa Shtetet e Bashkuara të Amerikës mposhtën Bosnjë-Hercegovinën me rezultat 2:0, duke siguruar kualifikimin në 1/8 e finales të Kupës së Botës.

Ndeshja e fazës së 1/16 së finales u zhvillua të enjten në Kaliforni, ndërsa në Kosovë u ndoq në orët e para të mëngjesit. Balogun realizoi golin e tij të tretë në këtë Botëror pak para përfundimit të pjesës së parë. Megjithatë, ai u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 64-t, pasi gjyqtari rishikoi incidentin përmes sistemit VAR.

Edhe pse mbetën me një lojtar më pak në fushë, amerikanët arritën të vulosin fitoren. Malik Tillman realizoi golin e dytë në minutën e 82-të, duke shënuar nga një goditje dënimi.

Kjo është fitorja e parë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në fazën me eliminim direkt të Kupës së Botës që nga viti 2002.

Në 1/8 e finales, skuadra e drejtuar nga Mauricio Pochettino do të përballet me Belgjikën të hënën në Seattle.

D.L

Continue Reading

Sport

Tri superndeshje në Botëror, sot në aksion Anglia, Belgjika dhe SHBA-ja

Published

on

By

Faza me eliminim direkt e Kupës së Botës vazhdon edhe sot me tri ndeshje që pritet të sjellin emocione të mëdha.

Programi hapet në orën 18:00, kur Anglia do të përballet me Republikën Demokratike të Kongos në kërkim të një vendi në fazën tjetër të garës.

Në mbrëmje, nga ora 22:00, Belgjika do të luajë ndaj Senegalit në një duel që pritet të jetë shumë i luftuar.

Ndeshja e fundit e ditës zhvillohet pas mesnate, me orën e Kosovës. Në orën 02:00, Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të përballen me Bosnje dhe Hercegovinën për biletën e radhës në fazën tjetër të Botërorit.

Të tria sfidat pritet të ofrojnë spektakël, pasi ekipet synojnë të vazhdojnë rrugëtimin drejt trofeut më të madh të futbollit botëror.

D.L

Continue Reading

Të kërkuara