Shëndeti

Si ndikon e qeshura tek njerëzit që vuajnë nga astma?

E qeshura ka të njëjtat gjasa të nxisë simptomat e astmës si duhani apo aktiviteti fizik.

Published

on

Studimet tregojnë se e qeshura ka të njëjtat gjasa të nxisë simptomat e astmës si duhani apo aktiviteti fizik.

Sipas tyre, më shumë se gjysma e njerëzve të prekur nga astma, kanë simptoma më të forta kur qeshin me të madhe.

Një prej këtyre simptomave është kolla e fortë që ndërpret të qeshurën dhe nuk të lë të mbushesh me frymë.

Simptoma tjetër që shkakton e qeshura është shtrëngimi i kraharorit.

Arsye të tjera përse kolliteni kur qeshni fort

Ekspertët shpjegojnë se kolla është një reagim normal kur njeriu qesh me të madhe.

Shpjegimi i tyre është se kolla shfaqet për faktin se nervat që janë të përfshirë në refleksin e të qeshurës janë të njëjtët që përfshihen në refleksin e kollës.

Ndaj në harkun kohor të dy minutave, e qeshura mund të nxisë një kollë të fortë që të lë pa frymë.

Kjo u ndodh shumë njerëzve në botë dhe jo domosdoshmërisht tregon ndonjë problem të fshehur mjekësor.

Nxitës të tjerë interesant të simptomave të astmës

E qeshura nuk është e vetmja nxitëse e çuditshme e simptomave të astmës.

Ka njerëz azmatikë simptomat e të cilëve përkeqësohen kur bie rrufeja. Kjo ndodh pas shpërthimit të fuqishëm të polenit nga rrufeja dhe stuhitë.

Ngecja në trafik mund të kthehet në një faktor të fortë nxitës për shpërthimin e astmës.  Kjo ndodh për shkak të tymrave dhe ndotësve të lëshuar nga makinat e tjera.

Qiriu aromatik është një tjetër faktor nxitës për simptomat e astmës. Aroma që lëshon qiriu ose edhe aromatizuesit e ndryshëm të ambientit mund të irritojnë rrugët e brishta të frymëmarrjes.

Kësisoj, ato shkaktojnë shpërthimin e simptomave dhe të përkeqësojnë edhe disa alergji të caktuara.

Nga ana tjetër, 20 përqind e personave që vuajnë nga astma nuk e tolerojnë dot aspirinën sepse përkeqëson simptomat e azmës.

Kjo nuk vlen vetëm për aspirinën por edhe për disa ilaçe të caktuara kundër inflamacionit siç është ibuprofeni./AgroWeb.org

Shëndeti

Kur duhet pastruar dhëmbët, para apo pas ngrënies së mëngjesit?

Published

on

Mbajtja e higjenës orale është thelbësore jo vetëm për të pasur një buzëqeshje tërheqëse, por edhe për të shmangur problemet shëndetësore.

Megjithatë, është ngritur një diskutim se a duhet pastuar dhëmbët para apo pas ngrënies së mëngjesit, shkruan Express.co.uk.

Por, kur duhet t’i pastrojmë?

Stomatologia, Maria Rubio ka dhënë këshillën e saj se kur duhet pastruar dhëmbët, ekspertja rekomandon që të hani pastroni dhëmbët para se të hani mëngjesin, duke argumentuar pse. Ajo shpjegoi se derisa flemë, goja jonë përjeton reduktim të rrjedhës së pështymës, duke i lejuar bakteret të rriten më lirshëm.

“Natën, fluksi i pështymës tonë është shumë më i ulët dhe kjo do të bëjë që në mëngjes kur zgjohemi, bakteret të jenë në kulmin e tyre”.

Kjo baktere ushqehet me mbetjet e ushqimit që ne hamë, duke prodhuar acide të cilat mund të dëmtojnë smaltin e dhëmbëve dhe të nxisin lezione të tilla si kavitetet e frikshme.

“Nëse hamë mëngjes, i ushqejmë ato baktere, duke i bërë më aktive dhe duke gjeneruar acide janë të dëmshme për dhëmbët tanë, duke nxitur kështu lezione si kavitetet”, tha dentistja.

Ajo përfundoi: “Prandaj, është më mirë të lahen para se të hamë mëngjes”. /UBT News/

Continue Reading

Shëndeti

Çka duhet të dini para se të hani gështenja?

Published

on

Gështenjat që piqen mbi zjarrin e hapur tingëllojnë si skena perfekte nga filmat e festave, por shumë persona pyesin nëse i’a vlen t’i bëjnë ato, të pasura me antioksidantë dhe minerale. Përveç kësaj, ata vlerësohen për shkathtësinë e tyre në kuzhinë.

“Ato mund të përdoren në gatime të ëmbla dhe të shijshme ose thjesht të hahen vetë”, shpjegon dietologia Barbara Kamp.

“Ndryshe nga arrat e tjera, gështenjat kanë shumë më shumë ujë dhe shumë pak yndyrë”, thotë Liz Applegate nga Universiteti i Kalifornisë, Davis. Duke marrë parasysh këtë, gështenjat kanë përqindje më të vogël të proteinave.

Gështenjat përbëhen nga karbohidraten dhe për shkak të kësaj kanë më pak kalori për gram sesa yndyrat (4 kalori kundrejt 9 kalorive), gështenjat janë më të ulëta në kalori në krahasim me arrat e tjera. Gjysmë filxhani gështenja ka vetëm 175 kalori, ndërsa gjysmë filxhani me bajame përmban deri në 414 kalori.

Ato janë të pasura me antioksidantë

Mungesa e yndyrës në gështenja do të thotë se nuk ofrojnë të njëjtat përfitime kardiovaskulare si arrat tjera, si përmbajtja e lartë e yndyrave të pangopura dhe mono të pangopura të shëndetshme për zemrën, profili ushqyes i gështenjave vlen të përmendet.

Në gjysmë filxhani gështenja, merrni sasi të përshtatshme mangani, mineral i rëndësishëm për funksionin e qelizave dhe shëndetin e kockave dhe bakër, që ndihmon trupin të prodhojë qeliza të kuqe të gjakut. Gështenjat përmbajnë vitaminë C, acid folik, kalium dhe 3.6 gram fibra, që është 13 për qind e sasisë së rekomanduar ditore. Gështenjat janë të pasura me antioksidantë, veçanërisht acidin ellagik, i cili gjendet edhe tek manaferrat, mjedrat, arrat, etj. /UBT News/

Continue Reading

Shëndeti

Po përdoret me të madhe, por çka ndodh me trupin kur ndalon përdorimin e Ozempic?

Published

on

Një studim i ri ka zbuluar se shumica e personave që ndaluan përdorimin e semaglutidit, përbërësi aktiv i medikamenteve të njohura për humbje peshe, si Ozempic, fituan përsëri rreth dy të tretat e peshës së humbur dhe shfaqën përkeqësim të treguesve shëndetësorë, duke përfshirë rritje të presionit të gjakut, kolesterolit dhe rrezikut të sëmundjeve të zemrës.

Si funksionon Ozempic?

Wegovy dhe Ozempic janë të njohura si agonistë të receptorëve GLP-1 dhe shkaktojnë humbje peshe duke imituar veprimet e GLP-1, një hormon në tru që rregullon apetit dhe ndjenjat e ngopjes. Sipas studimit rreth 12 përqind e të rriturve në SHBA, raportohet se kanë përdorur të paktën një agonist të receptorëve GLP-1, ndërsa 6 përqind kanë treguar se po përdorin aktualisht.

Rreth 85 përqind e personave që kishin filluar përdorimin e medikamenteve si Ozempic e ndërprenë përdorimin brenda dy vitesh, dhe 71 përqind e ndaluan brenda vitit të parë, për dy arsye: Ose kishin arritur peshën e dëshiruar ose për shkak se ilaçet janë të shtrenjta, me çmim rreth 1,000 dollarë në muaj.

Që kur u shpërnda në treg, semaglutidi ka treguar jo vetëm sukses në trajtimin e diabetit dhe obezitetit, por kërkimet e reja tregojnë se ka rol pozitiv në uljen e presionit të gjakut dhe zvogëlimin e rrezikut të goditjeve në zemër ose tru. Por, përdorimi i tij për humbje peshe nuk mund të jetë njësoj pozitiv.

Një studim i bërë nga kërkues të Universitetit Northwestern raportoi se, ndërkohë që nuk është e qartë se si ndikon ndalimi i agonistëve të receptorëve GLP-1 në shëndetin afatgjatë të zemrës, gjetjet sugjerojnë se mund të rrisë rrezikun kardiovaskular.

Duke marrë parasysh normën e lartë të ndërprerjes së medikamenteve e efektet anësore negative që kanë, kërkuesit thanë se është e domosdoshme të studiohet nëse përdorimi i ilaçeve ofron ndonjë përfitim afatgjatë e ul rreziqet shëndetësore ose nëse disavantazhet e ndalimit të ilaçeve janë më larta se përfitimi.

Kërkuesit pas studimit të fundit nuk thanë përfundimisht se pacientët duhet t’i përdorin ilaçet përjetë për të mbajtur nën kontroll sëmundjet, gjetjet tregojnë se njerëzit që përdorin agonistë të receptorëve GLP-1 për menaxhimin e peshës e përmirësimin e shëndetit kardiometabolik kanë nevojë për përdorim afatgjatë.

Çfarë ndodh kur ndërpritet Ozempic? Ndërprerja e përdorimit të saj u lidh me përkeqësim të niveleve të disa faktorëve rreziku për shëndetin kardiovaskular e metabolik, të cilët luajnë rol në shëndetin e zemrës dhe diabetin. Kërkimet kanë zbuluar se pas 68 javësh injeksionesh, pacienti mesatar ka humbur më shumë se 15 përqind të peshës. Brenda 12 muajve nga përfundimi i trajtimit, 300 pacientë fituan përsëri rreth dy të tretat e peshës që kishin humbur.

Kërkuesit shtuan se mjekët dhe pacientët duhet të diskutojnë gjithashtu se çfarë mund të ndodhë nëse terapia ndërpritet.

Dr. Domenica Rubino, drejtoreshë e Qendrës së Menaxhimit të Peshës dhe Hulumtimit në Uashington, i tha BBC-së: “Obeziteti nuk është si infeksion ku merr antibiotikë dhe gjithçka shërohet. Ndryshe nga hipertensioni, diabeti dhe sëmundje tjera kronike që trajtojmë, ku duhet të përdorësh medikamente kronike, si statina për shëndetin e zemrës, ata që ndalojnë përdorimin e ilaçeve mund të përjetojnë pasoja të padëshiruara. Ka pasur raporte të shumta për efekte anësore të rrezikshme tek ata që përdorin semaglutidin aktivisht, si nauze të rëndë dhe të vjella, mendime për vetëvrasje dhe paralizë të stomakut”, tha ajo.

Hyrja e Ozempic në tregun farmaceutik  u miratua nga FDA për të menaxhuar diabetin dhe ilaçi i tij “binjak” Wegovy, tani i miratuar për humbje peshe, shënoi një ndryshim të madh në mënyrën si mjekët trajtojnë obezitetin. Këto medikamente kanë treguar se ndihmojnë njerëzit të humbasin rreth pesë deri 20 përqind të peshës së trupit. Përdorimi i gjerë i medikamenteve ka ndikuar tashmë në normat kombëtare të obezitetit, të cilat kanë rënë me gati pesë përqind në një vit.

Pesë milionë amerikanë i’u dha recetë me semaglutid më 2023, dhe katër në 10 e përdornin për humbje peshe, jo për menaxhimin e diabetit. Studiuesit theksuan: “Përdorimi i agonistëve të receptorëve GLP-1 ka të ngjarë të rritet shpejt në SHBA kur shtrihen indikacionet e mbulimit,  normat alarmante të ndërprerjes së përdorimit të agonistëve të receptorëve GLP-1 duhet të tërheqin vëmendjen e mjekëve, politikanëve e ekspertëve të shëndetit publik.” /UBT News/

Continue Reading

Shëndeti

Pse na bien flokët gjatë vjeshtës?

Published

on

Nuk ka asnjë shpjegim shkencor se pse priremi të humbim më shumë flokë në stinën e vjeshtër, por ka disa teori për këtë. Disa ekspertë besojnë se kemi nevojë për më shumë flokë në verë për t’u mbrojtur nga rrezet e diellit, dhe fillojmë t’i humbasim fijet në fillim të vjeshtës.

Të tjerë thonë se stresi që vuajmë pas verës është ai që shkakton rënien e flokëve, dhe madje disa pohojnë se mungesa e dritës direkte të diellit gjatë vjeshtës ndikon shumë në hormonet që rrisin flokët.

Këto janë edhe arsyetime të mundshme të rënies së flokëve gjatë vjeshtës:

Rënia sezonale e flokëve kundër Alopecia-s – Alopecia është çrregullim që përfshin rënien e flokëve. Mund të jetë gjenetik, i shkaktuar nga ndryshimet hormonale, stresi ose ushqimi jo i duhur. Është e ndryshme si për meshkujt ashtu edhe për femrat për sa i përket se ku fillon rënia e flokëve dhe sa vëllim humbet. Rënia sezonale e flokëve është një formë e alopecisë, por është e natyrshme në krahasim me llojet e tjera të alopecisë. Ato përfshijnë:

Alopecia androgjenike – Ky është lloj i zakonshëm i rënies së flokëve që prek shumicën e njerëzve mbi 50 vjeç. Zhvillohet më shumë te burrat se te gratë, shkaktohet nga faktorë gjenetikë. Është e zakonshme te meshkujt për shkak të shndërrimit të testosteronit në dihidrotestosteron që pengon rritjen e flokëve të rinj gjatë fazës anagenike.

Alopecia Areata – Alopecia Areata është një çrregullim që prek imunitetin e trupit, duke dobësuar folikulat e flokëve, duke çuar në rënien e flokëve.

Anagen Effluvium – Humbje anormale e flokëve që shkaktohet kryesisht nga ilaçet që përdoren për trajtimin e kancerit ose ekspozimi ndaj kimikateve toksike.

Si të ndryshoni rënien sezonale të flokëve nga Alopecia?

Nëse keni pyetur veten nëse rënia juaj e flokëve është sezonale apo Alopecia, si mund t’i dalloni të dyja?

Gjatë rënies sezonale të flokëve vëllimi dhe dendësia e flokëve mbeten të njëjta e nuk ka dallim të dukshëm në pamjen e flokëve. Gjatë alopecisë, dendësia e flokëve ulet në zona të veçanta apo edhe në të gjithë skalpin e kokës dhe ato duken më të hollë dhe të pashëndetshëm. /UBT News/

Continue Reading

Të kërkuara