Lajmet

Kefiri: Superpija me 61 përbërës të dobishëm – zgjedhja më e mençur për shëndetin tënd

Published

on

Disa mikroorganizma mund të kenë efekte të dobishme për shëndetin kur konsumohen.

Të njohura si probiotikë, ndihmojnë në përmirësimin e tretjes dhe shëndetin mendor. Ndërsa kosi është ushqimi më i njohur në dietën perëndimore, në fakt kefiri është një burim shumë më i fuqishëm.

Kokrrat përmbajnë 61 lloje elementësh të dobishme, duke e bërë një nga burimet më të pasura e të larmishme të probiotikëve, edhe pse përbërja ndryshon.

Kefiri ka veti të fuqishme antibakteriale

Disa probiotikë të pranishëm besohet se ndihmojnë në mbrojtjen nga infeksionet. Kjo përfshin Lactobacillus kefiri, një probiotik unik i pranishëm vetëm në kefir. Studimet tregojnë se ky probiotik pengon rritjen e disa baktereve të dëmshme, si Salmonella, Helicobacter pylori dhe E. coli.

Kefirani, një lloj karbohidrati që gjendet në kefir, ka veti antibakteriale, ajo përmirëson shëndetin e kockave dhe ul rrezikun e osteoporozës

Osteoporoza, një gjendje që dobëson kockat dhe rrit rrezikun e frakturave, është e zakonshme tek gratë e moshuara. Konsumimi i kalciumit është një ndër mënyrat më efektive për të mbajtur kockat të forta.

Kefiri me yndyrë të plotë është një burim i shkëlqyer kalciumi dhe vitaminës K2, e cila ndihmon në përthithjen e kalciumit në trup.

Studimet në kafshë tregojnë se kefiri rrit përthithjen e kalciumit dhe përmirëson densitetin e kockave, duke ulur mundësinë për fraktura, shkruan Healthline.

Kefiri mund të ndihmojë në luftën kundër kancerit, është një nga shkaktarët kryesorë të vdekjeve e ndodh kur qelizat e trupit shumohen në mënyrë të pakontrolluar. Probiotikët e pranishëm në ushqimet e fermentuara ndihmon në ngadalësimin e rritjes së tumoreve duke stimuluar sistemin imunitar.

Studimet laboratorike tregojnë se kefiri mund të ndihmojë në luftimin e kancerit. Një studim tregoi se ekstrakti i kefirit uli numrin e qelizave të kancerit të gjirit me 56%, ndërsa ai i kosit vetëm me 14%.

Megjithatë, duhen më shumë studime te njerëzit për të konfirmuar këto përfitime, kefiri ndihmon tretjen dhe zbut shqetësimet gastrointestinale

Përmban probiotikë që ndihmojnë në rivendosjen e ekuilibrit të baktereve në zorrë. Kefiri është efektiv në trajtim e problemeve të ndryshme. Probiotikët ndihmojnë në lehtësimin e shumë problemeve të tretjes, përfshirë: irritimin e zorrëve, ulçerat nga bakteret H. pylori, probleme të tjera të tretjes.

Kefiri ka pak laktozë

Produktet e zakonshme të qumështit përmbajnë laktozë, një sheqer natyral që shumë të rritur nuk mund ta tretin, gjendje e njohur si intolerancë ndaj laktozës. Gjatë fermentimit, bakteret e mira në kefir shndërrojnë laktozën në acid laktik, duke ulur ndjeshëm përmbajtjen e laktozës.

Ato prodhojnë enzima ndihmëse për tretjen e saj, shumë njerëz me intolerancë ndaj laktozës e tolerojnë më mirë kefirin sesa qumështin e zakonshëm.

Ekziston edhe mundësia për të bërë kefir pa qumësht fare, duke përdorur ujë kokosi, lëng frutash ose pije të tjera vegane.

Kefiri mund të përmirësojë simptomat e alergjive dhe astmës, reaksionet alergjike vijnë si pasojë e ndërhyrjeve inflamatore të sistemit imunitar ndaj substancave të caktuara. Njerëzit me sistem imunitar të ndjeshëm janë më të prirur ndaj alergjive dhe sëmundjeve si astma.

Studimet në kafshë tregojnë se kefiri zbut inflamacionin e lidhur me alergjitë dhe astmën. Edhe pse premtues, nevojiten më shumë studime te njerëzit për të vërtetuar këto efekte. Kefiri është i lehtë për t’u përgatitur në shtëpi

Nëse dyshoni për cilësinë e kefirit të gatshëm në dyqan, mund ta përgatisni vetë në shtëpi. Kombinuar me fruta të freskëta, kefiri bëhet një ëmbëlsirë e shëndetshme dhe e shijshme.

Si të bëni kefir në shtëpi:

▪ Shtoni 1–2 lugë gjelle kokrra kefiri në një kavanoz të vogël.
▪ Hidhni rreth 500 ml qumësht, mundësisht organik.
▪ Lini pak hapësirë në majë të kavanozit dhe mbylleni me kapak.
▪ Lëreni në temperaturë ambienti për 12–36 orë.

Kur të fillojë të bëhet me kokrra, është gati. Kulloni e përdorni lëngun si kefir. Kokrrat e mbetura mund t’i përdorni sërish për përgatitje të re. /UBT News/

Vendi

PDK kërkon seancë urgjente të Kuvendit sot për ndryshimin e Ligjit për Gjykatën Speciale

Published

on

By

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka kërkuar që sot, më 3 tetor, të mbahet seancë e Kuvendit të Kosovës për të votuar në dy lexime ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara.

Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, ka deklaruar se vendimi i Qeverisë për të përcjellë në Kuvend plotësim-ndryshimin e këtij ligji është një hap i rëndësishëm dhe se procedurat parlamentare duhet të nisin pa vonesë.

“Ligji duhet të trajtohet dhe të votohet në të dy leximet. Prandaj, procedura duhet të nisë SOT në seancën e Kuvendit, duke pasur parasysh afatin prej 72 orësh ndërmjet dy leximeve“, ka thënë Musliu.

Ajo ka theksuar se Kosovës i nevojitet edhe një strategji e koordinuar juridike e diplomatike me ekspertë vendorë e ndërkombëtarë për procesin e apelimit të vendimit të 16 shtatorit dhe mbrojtjen e luftës së UÇK-së. Sipas saj, çështja është mbi kalkulimet politike dhe përfaqëson interes shtetëror, posaçërisht para se vendi të shkojë në zgjedhje./E.A/

Continue Reading

lajme

Qeveria miraton ndryshimet për Dhomat e Specializuara

Published

on

By

Qeveria e Kosovës ka konstatuar se nuk ka asnjë shkelje apo pengesë ligjore në nismën legjislative të ndërmarrë nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK) për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar.

Përmes një mbledhjeje elektronike të mbajtur të premten në mbrëmje, Ekzekutivi ka miratuar vendimin me të cilin i ka përcjellë Kuvendit të Kosovës vlerësimin dhe përgjigjet e nevojshme zyrtare lidhur me këtë nismë.

Sipas njoftimit zyrtar, përgjigja e Qeverisë përfshin opinionin ligjor të përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së , vlerësimin e ndikimit buxhetor, si dhe opinionin ligjor mbi përmbajtjen e projektligjit.

“Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar mbledhje elektronike, në të cilën ka miratuar vendimin me të cilin i përgjigjet kërkesës së Kuvendit të Republikës së Kosovës për Nismën legjislative për ‘Projektligjin Nr. 11/L-001 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr. 05/L-053 për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializua”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.

Me këtë vendim, procedura i kalon tashmë Kuvendit të Kosovës për shqyrtim dhe procedim tëmëtejshëm ligjvënës. /E.A/

Continue Reading

lajme

Shkarkohet Blerim Isufaj nga posti i Kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale

Published

on

By

Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj, është shkarkuar të premten nga Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK), ka mësuar KOHA.

Gjatë ditës ishte bërë e ditur se KPK-ja do të mblidhej në një takim të jashtëzakonshëm, ku në rend dite ishte diskutimi për performancën e Isufajt.

Isufaj ishte zgjedhur për herë të parë në krye të Prokurorisë Speciale në vitin 2019, ndërsa ishte rizgjedhur në këtë pozitë në vitin 2023.

Gjatë mandatit të tij, Isufaj ka qenë një prej figurave më të kritikuara në sistemin prokurorial nga Lëvizja Vetëvendosje. Ai ishte votuar edhe nga Këshilli Prokurorial për pozitën e Kryeprokurorit të Shtetit, por procesi kishte mbetur pezull dhe nuk ishte dekretuar nga ish-presidentja Vjosa Osmani.

Kryeministri Albin Kurti kishte deklaruar më herët se në sistemin prokurorial “shumica e problemeve kanë emër të përveçëm”, duke iu referuar Isufajt.

Më 2 shtator, Isufaj pati një përplasje me disa anëtarë të Këshillit Prokurorial të Kosovës. Përplasjet u zhvilluan gjatë shqyrtimit të raportit të punës së Prokurorisë Speciale për vitin 2025, i cili më pas u rrëzua nga KPK-ja.

D.L

Continue Reading

Lajmet

Nis takimi mes Kurtit dhe Hamzës

Published

on

By

Ka nisur takimi mes kryeministrit Albin Kurti dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza.

Në takim pritet të diskutohen çështja e zgjedhjes së presidentit të ri dhe ndryshimet e mundshme në Ligjin për Dhomat e Specializuara të Kosovës.

Hamza është parë duke hyrë në objektin e Qeverisë i shoqëruar nga deputeti i PDK-së, Rrahman Rama.

Kuvendi i Kosovës ka afat deri më 6 tetor për zgjedhjen e presidentit të ri. Nëse presidenti nuk zgjidhet brenda këtij afati, vendi shkon në zgjedhje të reja.

D.L

Continue Reading

Të kërkuara