Magazinë

Selena Gomez në Meksikë për festën e beqarisë, fotot janë bërë virale në rrjet

Published

on

Selena Gomez ndodhet në Meksikë këto ditë me miqtë e saj për festën e beqarisë, disa javë para dasmës së saj me Benny Blanco.

Ajo ndau imazhet e para nga pushimet në Cabo San Lucas në rrjetet sociale. Të enjten, më 28 gusht, aktorja dhe këngëtarja postoi foto nga udhëtimi i tyre në “Instagram”, me të dhe miqtë e saj duke shijuar momente në det dhe në vilën ku po qëndrojnë.

Në fotot e fundit, Gomez duket e veshur ekskluzivisht me rroba të bardha, ndërsa bien në sy edhe imazhet e saj me një vello nusërie të qëndisur me frazën “nusja e ardhshme”, ndërsa në dhomën e saj ishin vendosur tullumbace që shkruanin ” nuse”.

Përveç momenteve personale, Selena Gomez publikoi foto me miqtë e saj, në njërën prej të cilave ato pozuan në një varkë.

Magazinë

Shtëpia e fundit e Marilyn Monroe në rrezik shembjeje! Pronarët kërkojnë prishjen

Published

on

Shtëpia ku Marilyn Monroe kaloi ditët e fundit të jetës së saj në lagjen Brentwood të Los Anxhelosit është në rrezik të shembet, pasi pronarët aktualë, Brinah Milstein dhe Roy Bank, kanë kërkuar leje për ta rrënuar atë.

Blerë në vitin 2023 për 8.4 milionë dollarë, shtëpia është e vendosur ngjitur me rezidencën e çiftit.

Pas blerjes, siguruan leje për prishjen, por konservatorët kulturorë arritën të bindin autoritetet lokale për ta shpallur ndërtesën si monument historik, duke e ndaluar ndërtimin përkohësisht.

Tani, Milstein dhe Bank presin vendimin e Gjykatës së Lartë të Qarkut të Los Anxhelosit për të ditur nëse do të mund të vazhdojnë planet e tyre për të bashkuar shtëpinë me pronën ekzistuese. Statusi si monument historik kufizon mundësitë e tyre si pronarë të pronës.

Avokati Peter Sheridan tha se Kalifornia ka shtëpi ku kanë jetuar, por kjo nuk do të thotë që ato duhet të shpallen si monumente. Ajo bleu shtëpinë më 1962 për 75.000 dollarë, ndërsa gjatë qëndrimit fitoi një Golden Globe dhe u bë e famshme për performancën “Happy Birthday, Mr. President” për John F. Kennedy.  Pas vdekjes së saj, shtëpia ka kaluar në duar të ndryshme, duke pësuar ndryshime të shumta.

Në një përpjekje për të ruajtur ndërtesën, Milstein dhe Bank kanë propozuar që ajo të zhvendoset në një vend publik, pasi privatësia e tyre është cënuar nga turistët dhe përdorimi i dronëve për fotografi.

Continue Reading

Magazinë

Markle thotë se fëmijët kopjojnë theksin e babait të tyre

Published

on

Ish-aktorja Meghan Markle ka ndarë detaje interesante nga jeta familjare me Princ Harryn e fëmijët, Princ Archie, 6 vjeç, e Princesha Lilibet, 4 vjeçe, në sezonin e dytë të serisë në Netflix, “With Love, Meghan”, që u publikua më 26 gusht.

44-vjeçarja, e cila jeton në Montecito të Kalifornisë, tregoi se fëmijët, edhe pse kanë theks amerikan, përdorin fjalë me shqiptim britanik.

“Disa nga fjalët që ata i thonë ende me theks britanik… Ata thonë ‘Ze-bra’ dhe ka edhe të tjera. Kanë këto momente të vogla ku shfaqet [theksi britanik] dhe unë mendoj se është shumë e ëmbël”, tha ajo në dokumentar.

Këto komente përputhen me ato që Markle kishte bërë më herët këtë vit në emisionin “The Drew Barrymore Show”, ku tregoi se disa shprehje të Archiet dhe Lilibet e kujtojnë për burrin e saj, Harryn.

“Ndonjëherë thonë ‘Ze-bra’… është shumë e ëmbël,” kishte thënë ajo.

Në serinë dokumentare, Meghan ka folur edhe për ndryshimet në shqiptimin e fjalëve mes saj dhe Princit Harry.

“Bashkëshorti qesh kur them ‘herbs’ – ai më korrigjon: ‘Herbs? Ti je kaq amerikane – ‘Erbs, ‘erbs.’”

Harry dhe Meghan hoqën dorë nga detyrat mbretërore më 2020 dhe u zhvendosën në Kaliforni, ku më pas u vendosën në Montecito. Vajza e tyre, Lilibet, lindi atje në vitin 2021. Në një intervistë Meghan tha se komuniteti ku jetojnë u ka ofruar ndjenjën e përkatësisë e privatësisë.

“Besoj se njerëzit duan që ne të kemi të njëjtën normalitet si prindërit e tjerë, pavarësisht situatës sonë të veçantë”, tha ajo.

Ajo shtoi se familja e tyre e kalon kohën së bashku në vendet e lagjes: “Shkojmë shpesh për darka – jo vetëm në shtëpitë e miqve apo dhoma private – thjesht në restorante. Më pëlqen shumë që mund të argëtohemi.”

Sezoni i dytë i “With Love, Meghan” përfshin tetë episode dhe mysafirë të njohur si Chrissy Teigen, Tan France, Jay Shetty, Radhi Devlukia, José Andrés, Clare Smyth, David Chan dhe Samin Nosrat, përveç miqve të Meghanit si Jamie Kern Lima, Heather Dorak dhe Daniel Martin.

Këtë muaj, çifti konfirmuan vazhdimin e bashkëpunimit me Netflix përmes marrëveshjes shumëvjeçare për projekte filmike dhe televizive.

Continue Reading

Magazinë

Një vit pas divorcit, ç’po ndodh me Jennifer Lopez?

Published

on

Jennifer Lopez vazhdon të shkëlqejë një vit pas ndarjes zyrtare nga Ben Affleck, duke zgjeruar karrierën dhe jetën personale me sukses e energji të re.

Ylli 56-vjeçar ka qenë aktiv gjatë këtij viti. Pas koncertit “Up All Night Tour” që përfshiu arena në mbarë botën, “një përvojë e mrekullueshme që e mbajti të motivuar,” thonë burime, ajo është gati për promovimin e filmit, “Kiss of the Spider Woman”.

Fokus te jeta personale: Në qershor 2022, dyshja njoftoi fejesën, tashmë të konsoliduar nga roli i tyre i rëndësishëm si prindër, binjakët Max dhe Emme, të moshës 17 vjeç, e plotësojnë familjen. Divorci nga Affleck-u u finalizua në janar 2025.

Filmi i ri, xhiruar në Nju Jork vitin e kaluar, pasqyron reflektime personale për Jenniferin në një periudhë të ndërlikuar. Vetë ajo e përshkruan si “një rrugëtim i gjatë drejt gëzimit dhe mirënjohjes për jetën”.

Planet e ardhshme: Në tetor vjen premierë “Kiss of the Spider Woman”, ndërsa JLo-së do të shfaqet në komedinë romantike “Office Romance” për Netflix. Ndërkohë, në Las Vegas nisë një rezidencë speciale drejt fundvitit, duke vulosur me stil një rritje të re në karrierë.

 

Continue Reading

Magazinë

Taylor Swift nuk shkëlqen vetëm në skenë, Zoë Kravitz zbulon “dhuntinë e fshehtë” të saj

Published

on

Aktorja amerikane Zoë Kravitz zbuloi se ylli Taylor Swift, është pjekëse e shkëlqyer buke e jo thjesht bukë të zakonshme.

Gjatë një interviste në BBC Radio 2 me Austin Butler, bashkë-yllin e saj në Caught Stealing, Kravitz tha se Swift bën “bukë të mrekullueshme me maja natyrale”. “Ma solli para një jave. Është shumë e mirë në këtë punë,” tha Kravitz.

Edhe Austin Butler, i intriguar nga përshkrimi, tha se “do të donte ta provonte” këtë bukë artizanale. Kravitz siguroi se Taylor do të ishte e lumtur ta ndante me të, siç bën gjithmonë me miqtë e saj.

“Ajo është një shoqe e mirë. E bën me zemër dhe e ndan gjithmonë me të tjerët,” shtoi aktorja.

Swift, e cila është shprehur më herët për pasionin e saj për “hobet e gjysheve”, si qepja, piktura dhe gatimi, ka fituar zemrat e miqve edhe me anën e saj të thjeshtë dhe bujare.

Continue Reading

Të kërkuara