Lajmet

​Rishikimi i 2-të i FMN-së: BQK forcon kornizën rregullatore dhe agjendën e reformës institucionale

Published

on

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës (BQK) ka marrë vlerësim të lartë nga Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) pas përfundimit të suksesshëm të rishikimit të dytë të programeve Stand[1]By Arrangement (SBA) dhe Resilience and Sustainability Facility (RSF). Në njoftim thuhet se rishikimi i FMN-së thekson përkushtimin e BQK-së për reformën ambicioze institucionale, duke përfshirë rregulloret e reja të miratuara.

FMN ka vlerësuar miratimin nga ana e Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës të Rregullores së re për Operacionet me Para të Gatshme si të rëndësishme për përmirësimin e sistemit të pagesave, fuqizimin e kontrollit mbi qarkullimin e valutës, luftimin e parave të falsifikuara dhe parandalimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit. Rregullorja në fjalë rregullon përdorimin e euros si valutë e vetme ligjore për pagesa, ndalon funksionimin e institucioneve financiare të pa-licencuara dhe dekurajon transaksionet e mëdha me para të gatshme duke ndaluar riciklimin e bankënotave prej 500 euro. Këto masa kanë kontribuar në një mjedis financiar më të shëndetshëm, më të sigurt dhe më transparent, pavarësisht nga sfidat dhe efektet anësore”, thuhet në komunikatë.

Më tej thuhet se në lidhje me qeverisjen, BQK po zbaton rekomandimet nga Vlerësimi i Masave Mbrojtëse (Safeguard Assessment) për të forcuar qeverisjen e brendshme, menaxhimin e rrezikut dhe kornizën e stres-testit. Kjo përfshin kompletimin e Bordit Ekzekutiv sipas strukturës së re organizative dhe nxjerrjen e “Rregullave të Procedurës” për të përmirësuar transparencën dhe efikasitetin.

Përpjekjet për të forcuar menaxhimin e rrezikut përfshijnë krijimin e një Komiteti të Rrezikut ndër-departamental të nivelit të lartë dhe emërimin e një drejtori të ri për Departamentin e Menaxhimit të Rrezikut, dhe iniciativa tjera në vazhdim për të adresuar sfidat e sigurisë kibernetike”, thuhet në njoftim.

BQK-ja gjithashtu ka finalizuar Ligjin e ri për Banka për të përmirësuar kriteret e licencimit, standardizuar operacionet dhe forcuar proceset e përmbylljes dhe likuidimit. Me mbështetjen e Bankës Botërore (BB) dhe Korporatën Financiare Ndërkombëtare (IFC), janë duke u finalizuar ligje të reja mbi institucionet mikrofinanciare dhe shërbimet e pagesave. Tutje, institucioni kryesor financiar në vend vazhdon të forcojë sistemet e kontrollit të brendshëm dhe praktikat e menaxhimit të rrezikut bazuar në rekomandimet e raportit të Vlerësimit të Masave Mbrojtëse të FMN-së.

Përveç kësaj, thuhet se BQK po punon në Agjendën e Gjelbër të sistemit financiar duke udhëzuar bankat të monitorojnë dhe raportojnë të dhëna të lidhura me rreziqet klimatike. Bashkëpunimi me BB në synon të forcojë kornizën rregullatore për të menaxhuar rreziqet mjedisore dhe rreziqe e ndërlidhura me klimën për sektorin bankar.

Vlerësimi i FMN-së gjithashtu pranon se sistemi bankar mbetet i shëndoshë, bankat janë mirë të kapitalizuara, mirë të provizionuara, me likuiditet të lartë dhe profitabilitet. Kreditë jo[1]performuese (NPL) kanë mbetur të ulëta, dhe rritja reale e kreditimit, veçanërisht në kreditimin e ekonomive familjare ka qenë adekuate.

Vlerësimi pozitiv i FMN-së nënvizon qasjen proaktive të BQK-së për të forcuar qeverisjen, stabilitetin financiar dhe qëndrueshmërinë, duke pozicionuar sektorin financiar të Republikës së Kosovës për rritje dhe qëndrueshmëri të vazhdueshme”, thuhet në njoftim.

Në fund thuhet se Banka Qendrore e Kosovës shpreh konsideratën më të lartë për stafin e Misionit të FMN-së për bashkëpunimin e shkëlqyer dhe diskutimet e vlefshme dhe mbështetjen e vazhdueshme në fusha të ndryshme. /UBTNews/

Lajmet

MINTI -Kontrollon çmimet e karburanteve në Kosovë

Published

on

By

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINTI) po i ndjek me kujdes çmimet e karburanteve në të gjithë vendin në Kosovë.

Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut po bën kontrolle të vazhdueshme në terren për të siguruar që çmimet të jenë të drejtë dhe në përputhje me ligjin.

“Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit është e përkushtuar, me theks të veçantë në mbrojtjen e konsumatorit, rritjen e transparencës, mbrojtjen e konkurrencës së ndershme, si dhe mënjanimin e çrregullimeve në treg,” thuhet në komunikatë.

Kosova importon karburante, prandaj çmimet ndërkombëtare ndikojnë drejtpërdrejt tek çmimet lokale. Ministria paralajmëron se çdo ndryshim i papritur dhe i pabazuar mund të çojë në masa shtesë, duke përfshirë rregullimin e çmimeve dhe kontrolle të shtuar nga Dogana, Inspektorati dhe Administrata Tatimore.

Qytetarët mund të raportojnë çdo problem në numrin pa pagesë 0800 11000 ose përmes e-mailit [email protected].

Rritja e çmimeve të naftës vjen kryesisht si pasojë e tensioneve në Lindjen e Mesme, ku ndodhet shumica e prodhimit global të naftës. Sulmet ndaj rafinerive dhe infrastruktures energjetike, si dhe pasiguria për trafikun e naftës në Ngushticën e Hormuzit, kanë shkaktuar ndërprerje të furnizimit. Kjo ka çuar që vendet importuese, përfshirë Kosovën, të përballen me çmime më të larta të derivateve të naftës.

Continue Reading

Lajmet

Rreth një mijë kosovarë në Lindjen e Mesme, MPJD: Të gjithë në gjendje të mirë

Published

on

By

Në vendet e Lindjes së Mesme aktualisht ndodhen 963 shtetas të Kosovës dhe, sipas të dhënave zyrtare, të gjithë janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës njoftoi se informacionet janë siguruar përmes misioneve diplomatike dhe se institucionet janë në komunikim të vazhdueshëm me qytetarët për të përcjellë situatën dhe për të ofruar mbështetje sipas nevojës.

Sipas shifrave të fundit, në Izraeli ndodhen 21 kosovarë, në Arabia Saudite 331, në Emiratet e Bashkuara Arabe rreth 400 rezidentë dhe 70 turistë, në Katari 75, në Kuvajti rreth 60, në Bahreini 4 dhe në Omani 2.

Ministria bëri të ditur se po punon me autoritetet përkatëse për të siguruar opsione të mundshme evakuimi nëse situata e kërkon. Aktualisht, kufiri tokësor mes Emirateve dhe Omanit mbetet i hapur, ndërsa ekzistojnë edhe disa linja fluturimi nga Rijadi dhe Xheda.

Megjithatë, autoritetet vendore në rajon rekomandojnë që të shmangen udhëtimet deri në stabilizimin e plotë të situatës së sigurisë. MPJD u ka bërë thirrje qytetarëve të qëndrojnë të qetë, të ndjekin udhëzimet e autoriteteve lokale dhe të mbajnë kontakte të rregullta me përfaqësitë diplomatike të Kosovës.

Continue Reading

Lajmet

Osmani: Lidhja Kosovë–Shqipëri është e natyrshme dhe e pathyeshme

Published

on

By

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka njoftuar se në takim me Kryetarin e Kuvendit të Shqipërisë, Niko Peleshi, kanë biseduar për forcimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve.

Osmani ka theksuar se lidhja mes Kosova dhe Shqipëria është e natyrshme, strategjike dhe e pathyeshme, duke e cilësuar bashkëpunimin mes dy shteteve si themelor për të ardhmen e përbashkët.

Sipas saj, uniteti përbën forcë, ndërsa koordinimi i vazhdueshëm është garanci për përballimin e sfidave. Ajo ka nënvizuar se vizioni i përbashkët i dy vendeve mbetet paqja, stabiliteti dhe orientimi euroatlantik.

“Uniteti ynë është forcë, koordinimi ynë është garanci, ndërsa vizioni ynë është paqja, stabiliteti dhe e ardhmja e përbashkët euroatlantike”, shkruan Osmani.

Në mesazhin e saj, presidentja ka theksuar se në kohë sfidash globale, qëndrimi i përbashkët i Kosovës dhe Shqipërisë është element kyç për sigurinë dhe forcën e të dy shteteve.

Continue Reading

Lajmet

Kurti dhe Peleshi bisedojnë për forcimin e bashkëpunimit Kosovë–Shqipëri

Published

on

By

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar një takim me Kryetarin e Kuvendit të Shqipërisë, Niko Peleshi, ku në fokus ishte thellimi i bashkëpunimit mes dy vendeve.

Takimi u mbajt në përvjetorin e Kuvendi i Lezhës, ngjarje historike që simbolizon bashkimin e princërve shqiptarë në vitin 1444.

Në këtë frymë, bashkëbiseduesit theksuan rëndësinë e unitetit politik dhe institucional ndërmjet Kosova dhe Shqipëria.

“U vlerësua se Kosova dhe Shqipëria, si dy shtete të një populli, ndajnë aspirata të përbashkëta për zhvillim të qëndrueshëm, forcim të institucioneve demokratike dhe integrim euroatlantik”, thuhet në njoftim.

Sipas njoftimit të Zyrës se Kryeministrit, gjatë takimit është diskutuar për rritjen e koordinimit në arenën ndërkombëtare, si dhe për hapa konkretë në avancimin e proceseve integruese drejt Bashkimi Evropian.

Të dy palët kanë vlerësuar se bashkëpunimi ndërinstitucional duhet të intensifikohet në funksion të zhvillimit të qëndrueshëm dhe forcimit të demokracisë.

Kurti ka theksuar se Kosova dhe Shqipëria e mbështesin njëra-tjetrën në proceset shtetformuese dhe integruese, duke i konsideruar sukseset si të përbashkëta. Ai ka nënvizuar se perspektiva evropiane e qytetarëve të të dy vendeve mbetet objektiv i përbashkët.

Në fund të takimit, është ritheksuar se partneriteti strategjik ndërmjet dy shteteve shqiptare përbën një element të rëndësishëm për stabilitetin dhe zhvillimin në rajon.

 

Continue Reading

Të kërkuara