Lajmet

Shefja e FMN-së: Lufta Izrael-Hamas tashmë ka prekur ekonomitë rajonale

Kështu deklaroi ajo një ditë pasi analistët e Wall Street paralajmëruan se lufta mund t’i jetë goditje e rëndë për ekonominë globale.

Published

on

Lufta e furishme mes Izraelit dhe Hamasit tashmë po godet ekonomitë e vendeve fqinje, tha drejtorja menaxhuese e Fondit Monetar Ndërkombëtar në një forum investitor saudit të mërkurën.

“Shikoni vendet fqinje – Egjipti, Libani, Jordania – atje kanalet e ndikimit janë tashmë të dukshme”, tha Kristalina Georgieva në Iniciativën e Investimeve të Ardhshme (FII) në kryeqytetin saudit Riad.

Kështu deklaroi ajo një ditë pasi analistët e Wall Street paralajmëruan se lufta mund t’i jetë goditje e rëndë për ekonominë globale, veçanërisht nëse përhapet edhe në vende të tjera.

“Kjo që ne po shohim është më shumë se tronditje në botën e shqetësuar. Ka vende të varura nga turizmi – pasiguria është vrasës i flukseve të turistëve”, deklaroi ajo mes tjerash.

Ngjarja vjetore FII, e quajtur “Davos në shkretëtirë”, ka shërbyer si shans për Arabinë Saudite që të nxjerrë në pah reformat e brendshme ekonomike, suksesi i të cilave sipas zyrtarëve sauditë varet nga stabiliteti rajonal./UBTNews/

Lajmet

Raporti i Policisë për vetaksidentin me motoçikletë në Malishevë

Published

on

By

Një aksident me pasojë fatale ka ndodhur pasditën e së enjtes në Malishevë, ku ka humbur jetën një person.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur më 23 korrik 2026, rreth orës 15:40.

Drejtuesi i motoçikletës, burrë, dyshohet se nga pakujdesia ka shkaktuar vetaksident.

Si pasojë e lëndimeve të rënda të marra në aksident, ai ka ndërruar jetë.

Me vendim të prokurorit kujdestar, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për t’iu nënshtruar obduksionit. Policia po vazhdon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Plagosje me armë pas një mosmarrëveshjeje në Vushtrri, pesë të arrestuar

Published

on

By

Një person është plagosur me armë zjarri, ndërsa një tjetër ka pësuar lëndime trupore gjatë një mosmarrëveshjeje mes disa personave në Vushtrri.

Sipas Policisë së Kosovës, në incident dyshohet se janë përfshirë gjashtë persona. Viktimat janë dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa në vendin e ngjarjes policia ka sekuestruar tri gëzhoja.

Gjatë veprimeve hetimore është sekuestruar edhe një pistoletë me katër fishekë. Policia ka arrestuar pesë të dyshuar, ndërsa një tjetër ndodhet në kërkim.

Me vendim të prokurorit, pas intervistimit, katër të dyshuar janë liruar në procedurë të rregullt, ndërsa njëri është dërguar në mbajtje.

D.L

Continue Reading

Lajmet

Katër raste të dhunës në familje brenda një dite në Kosovë

Published

on

By

Policia e Kosovës ka raportuar katër raste të dhunës në familje të regjistruara gjatë 23 korrikut në Prishtinë, Pejë dhe Mitrovicën e Jugut.

Në Prishtinë janë evidentuar dy raste. Në rastin e parë, një burrë u shoqërua në stacionin policor nën dyshimin se kishte sulmuar fizikisht një grua dhe kishte dëmtuar disa gjësende në një lokal. Ndërsa në rastin e dytë, dy burra u arrestuan pasi dyshohet se ishin përfshirë në një përleshje fizike me njëri-tjetrin. Në të dyja rastet, pas intervistimit dhe me vendim të prokurorit, palët janë liruar, ndërsa rastet janë proceduar në procedurë të rregullt.

Në Pejë, policia arrestoi një grua të dyshuar se kishte ushtruar dhunë fizike ndaj një gruaje tjetër. Viktimës i është ofruar trajtim mjekësor, ndërsa pas intervistimit të palëve dhe në konsultim me prokurorin, e dyshuara është liruar dhe rasti vazhdon në procedurë të rregullt.

Ndërkaq, në Mitrovicën e Jugut është arrestuar një burrë nën dyshimin se kishte ushtruar dhunë psikike ndaj një burri. Edhe në këtë rast, pas intervistimit dhe me vendim të prokurorit, palët janë liruar, ndërsa rasti do të trajtohet në procedurë të rregullt.

Policia e Kosovës njoftoi se të gjitha rastet janë duke u hetuar në koordinim me prokuroritë kompetente.

D.L

Continue Reading

Lajmet

Prizrenfest solli mbrëmë komedinë klasike “Lysistrata” nga Teatri i Stambollit

Published

on

By

Në kuadër të vazhdimit të Prizrenfest, mbrëmë u shfaq kryevepra e Aristofanit, komedia klasike “Lysistrata”, e sjellë në skenë nga Teatri Shtetëror i Stambollit. Kjo ngjarje e veçantë kulturore u realizua në bashkëpunim me PrizrenFEST, për të nderuar 75-vjetorin e Shoqatës Kulturore Artistike Turke “Doğru Yol”.

Shfaqja 85-minutëshe u mbajt në orën 21:30 në skenën “Bekim Fehmiu” pranë Shtëpisë së Kulturës “Xhemajli Berisha” në Prizren. Nën regjinë e Barış Erdenk, publiku pati mundësinë të ndiqte interpretimin e aktorëve Fulya Ülvan, Ebru Aytürk, Sevi Demirçivi, Melodi Özkazanç dhe Göksu Girişken./E.A/

Continue Reading

Të kërkuara