Lajmet

Protestojnë punëtorët teknikë të Kuvendit të Kosovës, Krasniqi: Pagat e ulëta nuk na mjaftojnë as për bukë

Published

on

Punëtorët teknikë të Kuvendit të Kosovës kanë protestuar të martën para parlamentit për shkak të pagave të ulëta. “Kemi punuar si skllevër mjaftë më, sepse nuk po mund t’ia dalim”, “Nuk mundemi me punua me 275 euro kur kemi me udhëtua e me pagua ushqim”. Këto ishin disa nga ankesat e punëtorëve teknikë të Kuvendit, të cilët po kërkojnë që paga nga 275 euro të rritet në 500 euro.

E për këtë pagë të ulët është kritikuar kompania kontraktuese, ku sipas Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat në Kosovës, kësaj kompanie private Kuvendi i Kosovës ia paguan 18 mijë euro në muaj, ku 9 mijë euro i mbesin fitim kompanisë.

Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat në Kosovës, Jusuf Azemi theksoi se ‘problemi për pagat e ulëta është tek kompania e jo tek Kuvendi’. Azemi ka shtuar se nëse kjo kërkesë për rritjen e pagave nuk plotësohet atëherë punëtorët janë të detyruar të ndërpresin shërbimet e tyre.

Kuvendi i Kosovës kompanisë i përcjellë 18 mijë euro brenda muajit për shërbimet që i kryejmë. Problemi është tek kompania që i kryen shërbimet, Kuvendi nuk është fajtor e as udhëheqës e saj. Nëse nuk reflekton pronari i kompanisë, ne sigurisht nga java tjetër me vendimin e punëtorëve do ta ndërpresim shërbimet tona. Shuma për të cilën e marrin punëtorët është 6 mijë euro që do të thotë tre herë më shumë merr buxhet pronari i kompanisë. Pronari i kompanisë brenda një muaji të fitojë nga ne 9 mijë euro dhe ne mos ta bëjmë së paku pagën tonë 450-500 euro. Kemi punuar si skllevër mjaftë dhe më nuk po mundemi t’ia dalim. Me 275 euro ne nuk mund të mbajmë një familjarë tonin e lëre më 3-4 anëtarë të familjës”, ka thënë Azemi.

Ndërsa, përfaqësuesja e punëtorëve teknikë, Nazife Krasniqi është shprehur se qe gjashtë vjet paguhen me nga 275 euro në muaj, kurse sipas saj për këto vite pagat iu janë rritur vetëm dy herë nga 20 euro. 

Ne punojnë që 20 vite këtu. Ne nuk po kërkojmë asgjë me shumë vetëm aq sa na takon neve me ligj. Neve operatori ekonomik nuk na është përgjigjur, nuk mundemi me punua më me 275 euro kur kemi me udhëtua dhe për ushqim nuk po na mjaftojnë. Paguhemi që 6 vjet me këtë pagë dhe na u ka rritë paga vetëm dy herë nga 20 euro, dy herë për tetë vite”, është shprehur Krasniqi.

Po ashtu, një punëtore teknike në Kuvendin e Kosovës, Hanife Hyseni ka shtuar se edhe mjetet financiare për Kursime Pensionale në Trust, kjo kompani nuk iu ka paguar.

Udhëtoj prej fshatit Stanovc. Rruga 30-35 më kushton, ushqimin duhet me e marrë nga shtëpia, kështu që asgjë në fund të muajit nuk më mbetët. Që 15 vite punoj këtu. Trustin nuk e kemi të paguar, 2023 tetë muaj është pa paguar, paratë janë ndal të Trustit. Këtë vit janë të paguar vetëm marsi dhe prilli”ka shtuar ajo.

Lajmet

Kërkohet paraburgim për djalin që dyshohet që vrau nënën e tij në Restelicë

Published

on

By

Prokuroria Themelore në Prizren, ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Prizren, caktimin e masës së paraburgimit në afat prej 30 ditësh, ndaj të dyshuarit F.B., i cili gjendet në ndalim 48 orësh, për shkak të dyshimit se vrau nënën e tij në fshatin Restelicë të Dragashit.

Sipas kërkesës së prokurorisë, i dyshuari F.B., më datë 20.01.2026, në fshatin Restelicë- Komuna e Dragashit, në shtëpinë e tij familjare ku jetonte së bashku me viktimën, me dashje privon nga jeta nënën e tij, viktimën T.B., në atë mënyrë që fillimisht e godet me grushte në pjesë të ndryshme të trupit dhe më pas e shtrëngon për fyti me duar, me ç’rast viktima nga lëndimet e marra ndërron jetë në vendin e ngjarjes. Me këto veprime, i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Vrasja e rëndë” sipas KPRK-së”, thuhet në komunikatën për media të Prokurorisë Themelore në Prizren.

Continue Reading

Lajmet

R​inumërohen 40.16 për qind e votave, procesi vazhdon ende

Published

on

By

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve është duke vazhduar numërimi i fletëvotimeve sipas listës së vendvotimeve për të cilat KQZ ka marrë vendim që të rinumërohen edhe 28 komuna të tjera.

Sipas të dhënave që rezultojnë në faqen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve deri më tani janë rinumëruar 40.16 të votave, apo 1 mijë e 27 vendvotime të procesuara.

Në platformën e KQZ-së për rezultate https://resultsparliamentary2025.kqz-ks.org/, në hapësirën QNR > Rinumërim, do të paraqiten rezultatet pas numërimit të çdo vendvotimi.

Continue Reading

Lajmet

​Ngrihet aktakuza e parë për zgjedhjet e 28 dhjetorit 2025, për asgjësim të dokumenteve të votimit

Published

on

By

Prokuroria Themelore në Ferizaj ka ngritur aktakuzën e parë lidhur me zgjedhjet e 28 dhjetorit 2025, për veprën penale “Asgjësimi i dokumenteve të votimit”, e paraparë me nenin 217 paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Sipas aktakuzës, më 28 dhjetor 2025, në një qendër të votimit në qytetin e Shtimes i pandehuri me inicialet M.A., ka dëmtuar dokumentet e votimit lidhur me zgjedhjet për Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Me këto veprime janë përmbushur elementet e veprës penale për të cilën është ngritur aktakuza pranë Gjykatës Themelore në Ferizaj – Departamenti për Krime të Rënda.

Prokurori i Shtetit njofton opinionin publik se të gjitha rastet eventuale që kanë të bëjnë me procesin zgjedhor të 28 dhjetorit 2025, do të trajtohen me prioritet dhe në përputhje të plotë me ligjin, me qëllim të mbrojtjes së integritetit të procesit zgjedhor dhe sundimit të ligjit”, thuhet në komunikatë.

Continue Reading

Lajmet

KEDS-i me punime në rrjet, këto janë zonat ku paralajmërohet të ketë reduktime

Published

on

By

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) ka njoftuar se sot do të kryhen punime të domosdoshme për siguri të sistemit energjetik vetëm në disa rajone.

Si rezultat, në disa lokalitete do të ketë ndërprerje të energjisë.

Ky është orari sipas rajoneve:

Prizren

Punime të domosdoshme për siguri të sistemit

Nga TS 110/35/10 kV Prizreni 1 do të ndërprehet:

Dalja 10[kV] J15 Rahoveci (kodi: 30000015) nga ora 10:00 deri 15:00

Vendet: Euro Graniti, Atmaxha I, Atmaxha II, Tupeci I, Tupeci II, Tupeci III, Landovicë, Tulltorja I dhe Tulltorja II.

Arsyeja: Ndërprerje për siguri,- ndërrimi i shtyllave të thyera në segmentin kryesor.

Mitrovicë

Punime në projekte investive

Nga NS 110/10[kV] Mitrovica 2 do të ndërprehet:

TS 10/04[kV] Vinarc Kulle -1 Lahovit (kodi: 70000005002) nga ora 09:00-11:00 dhe 13:00-15:00.

Vendet:  Vinarc  Lahovit.

Arsyeja: Punime me projektin investiv.

Gjakovë

Punime të domosdoshme për siguri të sistemit

Nga NS 35/10 [kV] Malisheva  do të ndërprehet:

Dalja 10[kV] J02 Kijeva (kodi: 82082007) nga ora 13:00 deri 15:30

Vendet: fshatrat: Balincë, Bubavec, Drenoc, Gollubovc, Kijevë, Llazicë, Lubizhdë, Mleqan, Plloçicë, Polluzhë dhe Stapanicë.

Arsyeja: Ndërprerje për siguri, testimi i sistemit SCADA në stabilimentin Kijeva.

Punime nga pala e tretë

Nga NS 35/10[kV] Gjakova I  do të ndërprehet:

Dalja 10[kV] Beci (kodi: 80080010) nga ora 10:00 deri 15:00.

Vendet: fshatrat: Bec, Janosh, Lugbunari, Novosellë e Epërme, Novosellë e Poshtme, Osek Pashë, Palabardhë, Qerim, Sopot dhe Trakaniq dhe rruga Mark Malota (një pjesë).

Arsyeja: Ndërprerje për siguri për shkak të punimeve në linjën 35kV Radoniqi.

Continue Reading

Të kërkuara