Lajmet

​Policia e Kosovës anulon konkursin për gradimin me gardën rreshter

Published

on

Policia e Kosovës ka njoftuar se e ka anuluar konkursin për gradimin me gardën “rreshter” të shpallur më 12 shkurt të këtij viti.

Edhe pse i tërë procesi sipas policisë përfshirë testimin me shkrim, ishte mirë i përgatitur dhe i organizuar, pas shprehjes së disa pakënaqësive nga një numër i kandidatëve në këtë proces, është angazhuar stafi policor në analizimin e procesit, ku është përfshirë edhe Inspektorati Policor i Kosovës, i cili ka bërë një inspektim “të jashtëzakonshëm të këtij procesi”.

Bazuar në të gjeturat e stafit policor të angazhuar për analizim të procesit si dhe raportit të inspektimit të IPK-së, është vlerësuar se procesi ka qenë në përgjithësi i rregullt dhe mirë i organizuar, përjashtimisht disa procedurave dhe çështjeve teknike e administrative, për të cilat IPK-ja ka dhënë rekomandimet e saja”, thuhet në komunikatën e lëshuar nga Policia e Kosovës.

Tutje në komunikatë është thënë se me qëllim të eliminimit të të gjitha paqartësive dhe ruajtjes së kredibilitetit të procesit të cilat mund të zbehin imazhin e Policisë së Kosovës, si dhe bazuar në rekomandimet e IPK-së, Policia e Kosovës ka marr vendim për anulimin e konkursit për gradim në gradën rreshter të shpallur me 12.02.2024.

Më tej, policia tha se pas rishikimi të procedurave dhe implementimit të ndryshimeve dhe rekomandimeve të IPK-së, do të fillojë me të gjitha përgatitjet e nevojshme administrative dhe logjistike që procesi i gradimit për rreshter të vazhdohet sa më shpejt të jetë e mundur.

Policia e Kosovës është organizatë transparente, llogaridhënëse dhe çdo gjë që mund të dëmtojë reputacionin apo të krijojë mosbesim të policëve e të publikut, do të punojë që ta ruajë dhe ta ngritë edhe më tej besueshmërinë e zyrtarëve të saj dhe publikut, duke ofruar transparencë, monitorim të procesit nga partnerë të jashtëm dhe mbikëqyrje të të gjitha proceseve”, thuhet në reagim.

Vendi

Sot takimi Kurti-Abdixhiku: Përpjekje e radhës për marrëveshjen për presidentin

Published

on

By

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, dhe ai i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, pritet të zhvillojnë sot një tjetër takim në përpjekje për të zhbllokuar ngërçin politik në vend.

Sipas burimeve të Ekonomia Online, takimi mes dy liderëve është paraparë të mbahet në orën 12:00. Fakti vjen pas disa takimeve intenzive që dy krerët partiakë kanë zhvilluar gjatë ditëve të fundit, ku në fokus të diskutimeve mbetet arritja e një marrëveshjeje për zgjedhjen e presidentit të ri dhe shmangia e zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare.

Përpjekja e fundit mes tyre u zhvillua të shtunën mbrëma, mirëpo pas përfundimit të saj nuk u dhanë detaje rreth përmbajtjes së diskutimeve. Kryeministri Kurti u mjaftua me një deklaratë të shkurtër, duke u shprehur se “do të ketë lajme atëherë kur të ketë rezultate konkrete”.

Takimi i sotëm konsiderohet vendimtar për të parë nëse palët do të gjejnë një gjuhë të përbashkët apo nëse vendi po shkon drejt një krize të re politike. /Ekonomia Online/

Continue Reading

Aktualitet

Anëtarët e rinj të KQZ-së betohen para ushtrueses së detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu

Published

on

By

Anëtarët e rinj të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) kanë dhënë sot betimin zyrtar para Ushtrueses së Detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu.

Ceremonia e betimit u zhvillua në ambientet e Presidencës, ku 10 anëtarët e rinj u betuan për kryerjen e detyrës me përgjegjësi, paanshmëri dhe në përputhje të plotë me Kushtetutën dhe ligjet në fuqi. Ky moment shënon edhe fillimin zyrtar të mandatit të tyre të ri në krye të institucionit kryesor për organizimin dhe mbarëvajtjen e zgjedhjeve në vend.

Përmes këtij hapi, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve rikompleton përbërjen e tij drejtuese, duke hapur rrugën për vazhdimin e punës administrative dhe përgatitjet operative për proceset e ardhshme zgjedhore në Republikën e Kosovës. /E.A/

Foto: Ekonomia Online

Continue Reading

Rajoni

Humb jetën gjatë transportit për në Tiranë 37-vjeçarja shtatzënë nga Pogradeci

Published

on

By

Një 37-vjeçare me inicialet M. K., e cila ishte në muajin e shtatë të shtatzënisë, ka ndërruar jetë gjatë rrugës për në spitalin e Tiranës.

E ndjera ishte paraqitur fillimisht në spitalin e Pogradecit për shkak të disa problemeve shëndetësore. Pas ekzaminimeve mjekësore, mjekët vendosën ta dërgonin për trajtim më të specializuar drejt kryeqytetit.

Gjendja e saj është rënduar gjatë transportit, duke bërë që 37-vjeçarja të vdesë në afërsi të Elbasanit.

Pritet kryerja e autopsisë mjeko-ligjore për të përcaktuar shkakun e saktë të vdekjes, ndërsa autoritetet po bëjnë verifikimet e nevojshme për rastin. /Euronews/

Continue Reading

Lajmet

Tri raste të dhunës në familje brend një dite

Published

on

By

Policia e Kosovës ka njoftuar për tre raste të reja të dhunës në familje dhe sulmit, të ndodhura gjatë ditës së djeshme në Pejë dhe Mitrovicë të Veriut.

Rasti i parë në Pejë është regjistruar rreth orës 14:40, ku policia ka arrestuar një burrë nën dyshimin se pas një fjalosjeje ka sulmuar viktimat. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Po në Pejë, rreth orës 22:05, një grua ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga një mashkull. Gjatë intervistimit, i dyshuari ka pranuar goditjen, me arsyetimin se ajo kishte goditur më parë një person tjetër. Viktima ka zgjedhur me vullnetin e saj të qëndrojë te familja e saj, ndërsa i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt me urdhër të prokurorit kujdestar.

Ndërkaq, në Mitrovicë të Veriut, rreth orës 14:20, është arrestuar një person pasi dyshohet se ka sulmuar fizikisht dy viktima. Të dëmtuarit kanë pranuar tretman mjekësor për lëndimet e pësuara, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Të gjitha rastet po vazhdojnë të hetohen nga njësitë përkatëse policore. /E.A/

 

Continue Reading

Të kërkuara