Aktualitet

Parashikimi i motit

Sipas Institutit Hidrometeorologjik, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 8-10 gradë Celsius.

Published

on

Sot pritet të mbajë mot i ngrohtë dhe me diell. Në fushat termike parashihet rritje e lehtë sidomos të vlerave të maksimaleve, ndërsa minimalet mbeten të njëjta me ditët e fundit, duke bërë kështu që netët të jenë të freskëta me temperatura nën mesataren e korrikut.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 8-10 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 22-29 gradë Celsius, Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i veriut dhe verilindjes.

Bota

Përfaqësuesi i Iranit në OKB: Pasurimi i uraniumit nuk do të ndalet kurrë

Published

on

By

Përfaqësuesi i përhershëm i Iranit në OKB, Amir Saeid Iravani tha se procesi i pasurimit të uraniumit i kryer nga Teherani “nuk do të ndalet kurrë”, transmeton Anadolu.

Sipas gazetës “The Hill”, Iravani vlerësoi programin e pasurimit të uraniumit të Iranit gjatë paraqitjes së tij si i ftuar në programin “Face the Nation” të CBS.

Duke iu referuar Traktatit për Mospërhapjen e Armëve Bërthamore (NPT), Iravani theksoi se vendet pa armë bërthamore kanë të drejtë të përdorin teknologji bërthamore paqësore, përfshirë pasurimin e uraniumit, me kusht që ato të përputhen me rregulla të caktuara.

Ai tërhoqi vëmendjen ndaj faktit se programi i pasurimit të uraniumit është e drejtë e Iranit. “Pasurimi është e drejta jonë, është një e drejtë e patjetërsueshme dhe ne duam ta zbatojmë këtë të drejtë“, tha përfaqësuesi iranian.

Mendoj se pasurimi i uraniumit nuk do të ndalet kurrë”, tha Iravani kur u pyet nga një gazetar nëse Irani planifikon të pasuronte uranium.

Continue Reading

Bota

Marrëveshja tregtare SHBA–Britani hyn në fuqi: Ulen tarifat për makinat

Published

on

By

Marrëveshja tregtare e nënshkruar midis Presidentit të SHBA-së Donald Trump dhe Kryeministrit Britanik Keir Starmer, e cila ul disa tarifa për importet nga Britania, ka hyrë në fuqi, tha qeveria britanike të hënën.

Sipas marrëveshjes, prodhuesit britanikë të makinave do të përfitojnë nga një kuotë e re eksporti me tarifë të reduktuar 10%, nga 27.5% që ishte më parë. Po ashtu, tarifat aktuale 10% për motorët dhe pjesët e avionëve janë hequr plotësisht, duke rritur konkurrueshmërinë e industrisë ajrore britanike në tregun amerikan.

“Kjo është një fitore për eksportuesit britanikë dhe një sinjal i qartë për përmirësimin e marrëdhënieve tona tregtare me SHBA-në,” thuhet në deklaratën zyrtare.

Megjithatë, sfida mbetet për sektorin e çelikut dhe aluminit. Britania është përkohësisht e përjashtuar nga tarifat deri në 50% që SHBA vendosi për vendet e tjera në fillim të këtij muaji, por rrezikon përfshirjen në këto masa duke filluar nga data 9 korrik nëse nuk arrihet një marrëveshje përfundimtare.

“Ne do të vazhdojmë të shkojmë më tej dhe të bëjmë përparim drejt tarifave 0% për produktet kryesore të çelikut, siç është rënë dakord,” shtoi qeveria britanike.

Continue Reading

Bota

Kryediplomati gjerman: Putin dëshiron kapitullimin e Ukrainës

Published

on

By

Presidenti rus, Vladimir Putin, dëshiron që Ukraina të dorëzohet, tha kryediplomati i Gjermanisë, Johann Wadephul, gjatë vizitës në Kiev, teksa Rusia javët e fundit ka intensifikuar bombardimet ndaj shtetit fqinj.

Kjo është vizita e parë e ministrit të Jashtëm gjerman, Wadephul, që kur ai mori këtë post muajin e kaluar.

Në mes të bisedimeve të bllokuara për t’i dhënë fund luftës trevjeçare, “Putin nuk po tërhiqet nga asnjë nga kërkesat e tij maksimaliste – ai nuk dëshiron negociata, ai dëshiron kapitullim”, tha Wadephul gjatë vizitës të paparalajmëruar në Kiev.

Liria dhe pavarësia e Ukrainës janë detyra më e rëndësishme e politikës tonë të jashtme dhe të sigurisë”, u tha në njoftimin e lëshuar nga Ministria e Jashtme gjermane.

Rusia “po llogarit në dobësimin e mbështetjes sonë dhe dëshiron pushtim dhe nënshkrim me çdo kusht, madje edhe në kurriz të mijërave jetë”, tha ai.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, bëri thirrje që Shtetet e Bashkuara dhe aleatët perëndimorë të forcojnë mbrojtjen ajrore të Ukrainës, pasi sulmet ruse të kryera më 29 qershor përfshin qindra dronë, raketa lundruese dhe balisitike.

Gjermania është mbështetësja më e madhe në Evropë e Ukrainë dhe e dyta në botë pas Shteteve të Bashkuara, duke i ofruar armë dhe ndihmë tjetër me qëllim që Kievi të zmbrapsë forcat ruse./REL

Continue Reading

Bota

Netanyahu: Fitorja kundër Iranit hap mundësi të reja për Izraelin

Published

on

By

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, deklaroi se fitorja në konfliktin me Iranin ka hapur mundësi të mëdha për Izraelin, si në planin ushtarak ashtu edhe në atë diplomatik. Deklarata u bë gjatë një takimi me oficerët e Shërbimit të Sigurisë së Përgjithshme (SHABAK).

Netanyahu vlerësoi suksesin e ushtrisë izraelite në përballjen me Iranin si një arritje strategjike, duke theksuar se fitorja ka privuar armikun nga avantazhet e tij dhe ka mundësuar përparime të rëndësishme në fushën e mbrojtjes dhe ofensivës.

Dua t’ju informoj se, si rezultat i kësaj fitoreje, janë hapur mundësi të reja – para së gjithash, për lirimin e pengjeve,” tha Netanyahu.

Ai shtoi se, përveç Iranit, Izraeli është ende i përkushtuar në përballjen me Hamasin dhe situatën në Rripin e Gazës, duke e cilësuar organizatën si një kërcënim të vazhdueshëm.

Besoj se do të arrijmë të dy qëllimet: zgjidhjen e çështjes së Gazës dhe mposhtjen përfundimtare të Hamasit,” theksoi ai.

Kryeministri izraelit la të kuptohet se pas këtij suksesi, po shfaqen gjithashtu perspektiva më të gjera rajonale, duke nënkuptuar një mundësi për thellimin e bashkëpunimit me shtetet arabe dhe përparim në iniciativat e paqes.

Continue Reading

Të kërkuara