Aktualitet

Papa Françesku u bën thirrje peshkopëve evropianë që të dëgjojnë viktimat e abuzimit seksual

Published

on

Papa Françesku u bëri thirrje peshkopëve evropianë të shtunën të dëgjojnë të mbijetuarit e abuzimit seksual dhe t’i konsiderojnë ata partnerë për në reforma.

Në një video mesazh drejtuar peshkopëve të Evropës Qendrore dhe Lindore që do të mblidhen në Poloni për një konferencë katër ditore për mbrojtjen e fëmijëve, Papa tha se nëse dështojnë për të marrë parasysh pikëpamjet e viktimave mund të rrezikojë të ardhmen e Kishës Katolike.

Vetëm në Poloni, një numër i madh i peshkopëve janë sanksionuar nga Vatikani muajt e fundit, kjo pasin nuk i dëgjuan viktimat dhe se nuk morën masa kundër atyre që i dhunuan dhe ngacmuan ata.

“Vetëm duke u përballur me të vërtetën e kësaj sjelljeje mizore dhe duke kërkuar me përulësi faljen nga viktimat dhe të mbijetuarit. Kisha mund të gjejë rrugën që edhe një herë të konsiderohet dhe besohet si një vend mirëseardhjeje dhe sigurie për ata që kanë nevojë për të”, ka thënë Papa Françesku.

Ai tha se priftërinjtë duhet të jenë të parët që i dëgjojnë viktimat, jo të fundit dhe duhet të jenë në shërbimin e tyre “duke i parë ata si shokë dhe protagonistë të një të ardhmeje të përbashkët”, shkruan Euronews, transmeton Klankosova.tv.

Aktualitet

Policia i shqipton për katër ditë mbi 1 mijë e 200 gjoba në Prishtinë

Published

on

Continue Reading

Bota

Qeveria turke paralajmëron opozitën kundër thirrjeve për protesta

Published

on

By

Qeveria e Turqisë e ka paralajmëruar të premten partinë kryesore opozitare kundër thirrjeve “të jashtëligjshme” për protesta në rrugë, në lidhje me arrestimin e kryetarit të Stambollit, Ekrem Imamoglu. Mijëra njerëz protestuan në dy ditët e fundit në gjithë vendin.

Ministri i Brendshëm i Turqisë, Ali Yerlikaya, tha se 53 njerëz janë arrestuar dhe 16 oficerë policorë janë lënduar në protestat që filluan në kampuse universitare, selinë qendrore të komunës së Stambollit dhe në pjesë të tjera të vendit të enjten.

Imamoglu, rivali kryesor politik i presidentit Recep Tayyip Erdogan, u arrestua të mërkurën nën akuzat për korrupsion dhe mbështetje të një grupi terrorist.

Partia kryesore opozitare e Imamoglut, Partia Popullore Republikane (CHP), ka thënë se arrestimi i tij është i nxitur politikisht dhe u ka bërë thirrje njerëzve të dalin për të protestuar ligjërisht.

Arrestimi i Imamoglut është dënuar nga liderët evropianë.

Yerlikaya dhe ministri i Drejtësisë, Yilmaz Tunc, i kritikuan thirrjet për veprim nga lideri i CHP-së, Özgür Özel, duke i quajtur “të papërgjegjshme”.

Grumbullimi dhe marshimi në protestë janë të drejta themelore. Por thirrja për të dalë në rrugë për një hetim të vazhdueshëm ligjor është e paligjshme dhe e papranueshme”, tha Tunc në X të premten.

Continue Reading

Bota

Zelensky: Rusia sulmoi mbrëmë Ukrainën me mbi 200 dronë, zjarri shkaktoi të plagosur

Published

on

By

Zelensky ka hedhur përsëri akuza ndaj Rusisë se kjo e fundit, mbrëmjen e djeshme ka sulmuar rajonet e Ukrainës. Presidenti ukrainas tha se për pasojë të zjarreve që shpërthyen, ka pasur dhe të plagosur.

Natën e kaluar, Rusia sulmoi rajonet e Ukrainës me mbi 200 drone sulmuese dhe simulatorë drone. Kishte edhe bomba ajrore të drejtuara. Rajonet e Odessa, Zaporizhzhia, Sumy, Kiev, Khmelnytskyi dhe Chernihiv vuajtën nga granatimet. Si rezultat i sulmeve masive nga pushtuesit në rajonin e Odessa, zjarret shpërthyen në një qendër tregtare dhe dyqane dhe një ndërtesë e lartë u dëmtua. Tre fëmijë u plagosën. Në Zaporizhzhia, gjashtë persona u plagosën”, tha Zelensky.

Continue Reading

Bota

Macron do të presë takimin e koalicionit të Ukrainës në Paris

Published

on

By

Presidenti francez Emmanuel Macron tha të enjten se liderët e një koalicioni të mbështetësve të Ukrainës do të takohen sërish në Paris javën e ardhshme për të finalizuar planet për sigurimin e një armëpushimi të mundshëm në konfliktin Rusi-Ukrainë.

Ne do të mbajmë një takim tjetër të koalicionit të të vullnetit të enjten e ardhshme në Paris në prani të presidentit Volodymyr Zelenskyy”, u tha Macron gazetarëve pas një samiti të BE-së në Bruksel.

Ne do të finalizojmë punën tonë për mbështetjen afatshkurtër për ushtrinë ukrainase, për mbrojtjen e një modeli të qëndrueshëm për forcat e armatosura të Ukrainës për të parandaluar pushtimet ruse dhe për garancitë e sigurisë që ushtritë evropiane mund të ofrojnë. I gjithë procesi do të finalizohet në ditët në vijim”, tha ai.

Macron, së bashku me kryeministrin britanik Keir Starmer, ka udhëhequr përpjekjet për të formuar një koalicion në mbështetje të Ukrainës që kur Presidenti i SHBA Donald Trump hapi negociatat e drejtpërdrejta me Rusinë muajin e kaluar për t’i dhënë fund konfliktit trevjeçar.

Ne kemi bërë shumë punë me britanikët për mënyrat për të mbështetur armëpushimin”, tha Macron. “Kjo është e rëndësishme për të siguruar që çdo armëpushim është i besueshëm, si dhe kur të vijë. Ky do të jetë një shans për të diskutuar dhe rregulluar,” shtoi lideri francez.

Continue Reading

Të kërkuara