Lajmet1 hour ago

ZRRE-ja e ul çmimin për ngrohje në Prishtinë dhe Gjakovë

Loading latest video...

Përditësuar

  • Sot Dita e Veteranit të UÇK-së

    Me rastin e shënimit të Ditës së Veteranit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka bërë homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari në Prekaz”, që siç e quajti kryetari i OVL- UÇK’së, Hysni Gucati vendi i shkëndijave të para të luftës.

    Por Gucati ka thënë se në këtë ditë nuk ndihen edhe aq të lirë, mbi arsyen se institucionet e Republikës së Kosovës nuk e kanë miratuar ligjin për vlerat e luftës.

    Mu në këtë vend para 34 viteve, kanë qenë shkëndijat e para të lirisë dhe mund të them luftës së parë frontale të bacës Shaban me dy djemtë me Hamzën dhe Adem dhe rrethi i gjithë Jasharit u përballen me forcat çetnike parlamentare serbe që luftuan për ditën e sotit. Dhe ne sot si veteranë nuk e ndjejmë vetën aq të lirë për arsye se ende kemi problem me institucionet tona ku ligji për vlerat e luftë nuk është bërë ende”, tha Gucati.

    Kjo festë u konsiderua e mangët edhe mbi faktin se ish-krerët e UÇK’së Hashim Thaci, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi po mbahen padrejtësisht në paraburgimin në Hagë tash e më shumë se pesë vjet.

    Këtë festë që festojmë sot e kemi të mangët sepse njerëzit që e kanë udhëhequr luftën, paqen, janë në qendër të paraburgimit në Hage. Kjo festë është e mangët për ne, pa atë njerëz që luftuan për vendin tonë. Unë në emër ttim dhe shokëve tonë, ia uroj Ditë e Veteranit familjeve të dëshmoreve, invalidëve dhe veteranëve të UÇK-së”, deklaroi Gucati.

    Homazhe përkujtimore do të organizohen edhe në lokacione të tjera anembanë Kosovës, nga degët e OVL UÇK-së në secilin qytet.


    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka uruar Ditën e Veteranit, duke thënë se përulet me respekt të thellë para burrave dhe grave që u ngritën kur liria ishte vetëm një ëndërr.

    Sot, në Ditën e Veteranëve të UÇK-së, përulemi me respekt të thellë para burrave dhe grave që u ngritën kur liria ishte vetëm një ëndërr. Ata u bënë mburojë e popullit, zë i atdheut dhe shpresë në kohën më të errët”, shkruhet në urimin e Presidentes.

    Osmani thekson se veteranët e UÇK-së janë dëshmia se liria nuk dhurohet, por fitohet me guxim.

    Veteranët e UÇK-së janë dëshmia se liria nuk dhurohet, por fitohet me guxim dhe sakrificë.  Rrugëtimi i tyre drejt lirisë u kurorëzua me dinjitet dhe fitore. Lavdi e përjetshme dëshmorëve të kombit. Nderim i përhershëm veteranëve të UÇK-së”, përfundon urimi i Presidentes.


    Dita e Veteranit shënohet më 30 dhjetor, për të përkujtuar sakrificën, angazhimin dhe kontributin e veteranëve për sjelljen e lirisë dhe pavarësisë për popullin e Kosovës.

    Më 30 dhjetor 1991 filloi përballja e familjes Jashari me forcat ushtarake serbe në Prekaz, ku nga kjo filloi edhe rezistenca ushtarake e UÇK-së.

    Shënimi i kësaj dite është rregulluar sipas ligjit për veteranët e luftës së UÇK-së.

Lajmet e fundit

Lajmet1 hour ago

Kush janë më të votuarit për deputetë në zgjedhjet e 28 dhjetorit?

Dy ditë pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të së dielës në Kosovë, po bëhet gjithnjë e më e qartë se...

Lajmet1 hour ago

ZRRE-ja e ul çmimin për ngrohje në Prishtinë dhe Gjakovë

Zyra e Rregullatorit të Energjisë Elektrike (ZRrE) ka miratuar të hyrat e lejuara maksimale për Termokosin, në batë të cilave...

Lajmet2 hours ago

​Zjarr në Prizren, humb jetën një fëmijë njëvjeçar

Në Prizren, në afërsi të Shtëpisë së Kulturës ka shpërthyer një zjarr i madh në një objekt, ku si pasojë...

Lajmet4 hours ago

Numërohen 100% e votave të rregullta

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka procesuar 100 për qind të rezultateve preliminare të zgjedhjeve të jashtëzakonshme. Bazuar në këto rezultate,...

Lajmet4 hours ago

Komuna e Prishtinës thërret seancë të jashtëzakonshme

Komuna e Prishtinës ka thirrur seancë të jashtëzakonshme për të martën. Seanca ka të bëjë me “propozim-vendimin për miratimin paraprak...

Lajmet4 hours ago

Zhduket një vajzë dhe një i mitur në Fushë Kosovë

Dy raste të zhdukjes janë raportuar nga Policia e Kosovës. Njëri nga rastet është një ku një vajzë është zhdukur...

Lajmet20 hours ago

Kallas thirrje për formimin e shpejtë të institucioneve në Kosovë

Shefja e diplomacisë evropiane, Kaja Kallas, ka bërë thirrje për formimin sa më të shpejtë të institucioneve pas zgjedhjeve të...

Lajmet24 hours ago

OVL-UÇK organizon nesër homazhe për Ditën e Veteranit

Nesër, me rastin e Ditës së Veteranit të UÇK-së, OVL-UÇK do të organizojë homazhe në nderim të dëshmorëve të rënë...

Lajmet24 hours ago

​Verifikimi i rezultateve dhe numërimi i votave për deputet – Elezi jep detaje

Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi ka sqaruar afatet kohore sa i përket përfundimit të procesit të verifikimit...