Opinione
Uji dhe Gjinia” – Shtytës i Zhvillimit të Qëndrueshëm
Published
7 months agoon
By
UBTNewsShkruan: Prof. Dr. sc. Hazir S. Çadraku
“Dita Botërore e Ujit” shënohet në nivel global çdo 22 mars, tani e 33 vjet, nën kujdesin e Kombeve të Bashkuara. Në Republikën e Kosovës, Dita Botërore e Ujit ka filluar të shënohet pas vitit 1999.
Uji si një nga komponentët kyçë të mjedisit dhe një nga burimet jetike për njeriun dhe biodiversitetin në përgjithësi, kërkon një sjellje miqësore nga njeriu, sot dhe në të ardhmen dhe kjo në raport me ruajtjen, mbrojtjen, menaxhimin dhe shfrytëzimin racional të burimeve hidrike të bazuar në konceptin e menaxhimit të integruar.
Shtimi demografik, rritja e standardit jetësor, kërkesa për më shumë ujë si në cilësi po ashtu edhe në sasi, kërkesa për më shumë njësi banesore, infrastrukturë përcjellëse (ujësjellës, rrjetë grumbullimi të ujërave të ndotura, trajtimit të tyre, rrugë për trafik/transport, etj.), ulja e nivelit të ujërave nëntokësore, shpërndarja e pabarabartë e burimeve hidrike në kohë dhe hapësirë, ndryshimet klimatike e faktorë të tjerë, janë bërë shkak i mungesës së ujit, përkeqësimit të cilësisë së tij, ndryshimit të regjimit, qasjes së pabarabartë në ujë dhe në përgjithësi në luhatjen e zhvillimit të qëndrueshëm si në nivel lokal, rajonal dhe global.
Për problemet e theksuara më lart, në vitin 1977, në Konferencën e Kombeve të Bashkuara të mbajtur në Rio de la Plata (Argjentinë) u formuluan rekomandimet e para të rëndësishme mbi problemet e lidhura me ujin dhe pasuritë ujore. Në vitin 1972 në Stokholm (Suedi) u mbajt Konferenca e parë për Mjedisin Njerëzor, ndërsa 20 vite më vonë, në vitin 1992 në Rio de Janeiro (Brazil) u mbajt Konferenca e Kombeve të Bashkuara për Mjedis dhe Zhvillim, e njohur si “Samiti i Tokës”. Qëllimi këtyre konferencave ishte që, përmes një gjithëpërfshirjeje globale, të bëhen përpjekje për zbutjen e ndikimeve, qoftë nga veprimtaria antopogjene, qoftë ajo natyrore (ndryshimet klimatike) që po përjeton mjedisi/pasuritë natyrore.
Kështu, “Samiti i Tokës” kishte objektiv hartimin e një agjende dhe plani të gjerë për veprim në nivel ndërkombëtar lidhur me çështjet dhe problematikat mjedisore gjë e cila do të ndihmonte koordinimin, bashkëpunimin dhe tejkalimin e sfidave si dhe zhvillimin e politikave për shekullin 20. Një e arritur kryesore e këtij samiti ishte Agjenda 21, një program veprimi që thërret për strategji dhe investime për të ardhmen, për një zhvillim të qëndrueshëm në shekullin 21. Agjenda 21 thekson nevojën për metoda të reja në edukim, arsim, në mënyrën e sjelljes ndaj mjedisit, ruajtjen e pasurive natyrore, pjesëmarrjen në të gjitha zhvillimet që lidhen me mjedisin, me qëllim të arritjes së një zhvillimi socio-ekomomik të qëndrueshëm.
Nisur nga rëndësia që ka mjedisi dhe vet burimet hidrike (ujore), Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara, me rezolutën e 22 shkurtit 1993, vendosi që 22 marsi të vendoset në kalendarin e festave mjedisore me emërtimin “Dita Botërore e Ujit”. Kështu, që nga viti 1993 për çdo vit anembanë globit shënohet 22 marsi si “Dita Botërore e Ujit”, e cila synon që të tërheqë vëmendjen mbi problemet që lidhen me të ujin dhe pasuritë ujore.
Ajo që e karakterizon shënimin e kësaj dite është tema e veçantë, e cila përcaktohet për çdo vit. Për shembull, në vitin 1995 u Dita Botërore e Ujit u shënua me temën “Gratë dhe Uji”,…, në vitin 2024 “Uji dhe fatkeqësitë”,…, në vitin 2024 “Shfrytëzimi i ujit për paqe,” në vitin 2025 “Ruajtja e akullnajave”, ndërsa për këtë vit është caktuar tema “Uji dhe gjinia”.
Historia
22 Marsi, si Dita Botërore e Ujit në nivel global shënohet tani e 33 vite më parë nën kujdesin e Kombeve të Bashkuara. Në Republikën e Kosovës, Dita Botërore e Ujit ka filluar të shënohet pas vitit 1999. Shënimi i kësaj dite në shkallë vendi, nga institucione publike administrative, institucione akademike/universitare, institucione të tjera edukativo-arsimore, shoqëria civile, etj., ka për qëllim dhe synon të përçojë porosi që lidhen me miradministrimin, menaxhimin, shfrytëzimin, barazinë, pjesëmarrjen, sjelljen, kulturën, ndërgjegjësimin, etj., që duhet ta kemi në raport me pasuritë natyrore e në veçanti me burimet hidrike.
Duke qenë se jeta, aktivitetet dhe veprimtaria jonë është e lidhur ngushtë me ujin, një pamjaftueshmëri e tij lehtësisht çon në varfëri, përkeqësim të shëndetit, higjienë jo të mirë dhe paqëndrueshmëri sociale – ekonomike në përgjithësi. Sot, në shumë raporte, dokumente strategjike, plane veprimi e publikime shkencore, raportohet se në shumë vende të botës ka probleme me sigurimin e ujit të pijshëm, si në kuptimin sasior po ashtu edhe cilësor.
Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (WHO), pavarësisht përparimeve që nga viti 2015, 1 në 4 njerëz – ose 2.1 miliardë njerëz në nivel global – ende nuk kanë qasje në ujë të pijshëm të menaxhuar në mënyrë të sigurt, përfshirë 106 milionë që pinë ujë direkt nga burime sipërfaqësore të patrajtuara.
“United Nations Women, United Nations Department of Economic and Social Affairs , Pamje e Përgjithshme Gjinore 2025: Përshpejtimi i Progresit në Barazinë Gjinore, Kombet e Bashkuara, Nju Jork, 2025”, raporton se më shumë se një miliard gra ende nuk kanë qasje në shërbime të ujit të pijshëm të menaxhuara në mënyrë të sigurt dhe rreth 1.8 miliard njerëz jetojnë në familje që mbështeten në burime uji të vendosura jashtë shtëpisë, një barrë që mbahet kryesisht nga gratë. Mungesa e qasjes në ujë në veçanti për gjininë femërore (vajza dhe gra) do të thotë përkeqësim i standardit jetësor, rrezik për sigurinë dhe probleme shëndetësore, sepse në shumicën e familjeve vajzat dhe gratë kanë rolin kryesor në mirëmbajtjen e familjes (larje, gatim, higjienë, etj.). Prandaj, përfshirja e vajzave dhe grave në çdo proces të hartimit të akteve juridike, dokumenteve strategjike, planeve të veprimit e deri në qeverisje dhe vendimmarrje pa dyshim që do të ndikonte në kujdesin ndaj ujit dhe në arritjen e përmbushjes së objektivave të zhvillimit të qëndrueshëm/Agjendës 2030 të OKB-së për zhvillim të qëndrueshme e cila është miratuara nga vendi ynë në vitin 2018.




(Shënim: Dikur në vitin 1964 dhe pamja në vitin 2023)
Uji dhe Gjinia. Gjinia është një shtytës i cili ka një rol thelbësor në zhvillimin e qëndrueshëm dhe në përmbushjen e agjendës 2030 të OKB-së për zhvillimin e qëndrueshëm. Kombet e Bashkuara theksojnë se integrimi sistematik i konsideratave gjinore në politikat e ujit përmirësojnë cilësinë e shërbimit, optimizojnë investimet dhe forcojnë qëndrueshmërinë e komunitetit ndaj ndryshimeve klimatike dhe krizave të ujit.
Praktika ka treguar se meshkujt (djem e burra) më tepër janë të fokusuar në gjetjen e ujit, sigurimin e infrastrukturës shërbyese dhe më pak të lidhur me përdorimin e ujit në krahasim me femrat (vajza e gra). Femrat praktikisht kanë një lidhje më të ngushtë me ujin, sepse ato e përdorin ujin për shumë destinime (ujë të pijshëm, ujë për gatim-zierje, larje, higjienë, ujitje, etj.). Prandaj, kujdesi i tyre ndaj ujit ndihmon shumë në ruajtjen e ujit dhe përkrah arritjen e objektivave të zhvillimit të qëndrueshme.
Raportohet se në shumë kultura, femrat janë përgjegjëse për sigurimin e ujit. Ato në shumë raste bëjnë rrugë relativisht të gjata për të siguruar ujë për nevojat familjare, etj., dhe kjo gjë është e mundimshme nga njëra anë rruga vajtje-ardhje që ato duhet bërë dhe, nga ana tjetër, ngarkesa e ujit që duhet bartur deri në shtëpi.
Sipas të dhënave të raportuara nga Kombet e Bashkuara, gratë dhe vajzat së bashku shpenzojnë afërsisht 250 milionë orë çdo ditë duke mbledhur ujë në vendet me shërbime të pamjaftueshme të furnizimit me ujë, më shumë se trefishi i kohës së harxhuar nga burrat dhe djemtë. Barra/ngarkesa/ që gratë dhe vajzat bartin për t’i siguruar ujë familjes në shumë raste manifestohet me probleme shëndetësore dhe kufizime të tjera. Mungesa e ujit në ambientet e brendshme shtëpiake apo në distanca të afërta manifestohet me shumë probleme si: pamjaftueshmëri në të ushqyer, përgatitje të ushqimeve, larje, higjienë, etj., si dhe kufizime të tjera emancipuese për vajzat dhe gratë.
Në përgjithësi, mungesa e ujit do të thotë pasiguri, rrezik dhe joqëndrueshmëri sociale dhe ekonomike. Duke qenë se gjinia vajzat dhe gratë kanë kërkesa më specifike higjienike, kërkohet të kenë hapësira të ndara sipas gjinisë, në mënyrë që ato mos të ndihen apo të jenë të cenuara.
Uji me bollëk dhe qasja në produkte sanitare higjienike është e domosdoshme sidomos për gratë dhe vajzat, sepse higjiena ka të bëjë me sigurinë personale. Fatmirësisht në vendin tonë qasja në ujë të pijshëm dhe ujë sanitar është relativisht e mirë dhe konsiderohet me bollëk, në krahasim me të dhënat e raportuar në raportet të OKB-së, etj., ku theksohet se në shumë vende të botës, vajzat dhe gratë bëjnë rrugë në distanca relativisht të gjata për ta siguruar ujin për nevojat e tyre familjare dhe shpeshherë gratë janë përgjegjëse për këtë punë, gjë e cila rëndon dhe kufizon deri në një shkallë emancipimin e femrës në ato vende apo rajone.
Qasja në ujë është një e drejtë bazike e njeriut, ndërsa menaxhimi i ujërave bazohet në tre parime themelore: barazi (qëndrueshmëri sociale), efikasitet (qëndrueshmëri ekonomike) dhe qëndrueshmëri mjedisore. Pra, qasja në ujë të pijshëm cilësor dhe të mjaftueshëm, si dhe grumbullimi dhe trajtimi i ujërave të ndotura përbëjnë një të drejtë themelore që ndërlidhet me të drejtën për dinjitet, shëndet dhe barazi. Standardi jetësor varet shumë nga sasia dhe cilësia e ujit që e kemi në dispozicion, e në veçanti për femrat, sepse ato kanë kërkesa më specifike në lidhje me përdorimin e ujit. Qasja në ujë dhe kanalizim është edhe një tregues (indikator) i cili mat shkallën e zhvillimit të një vendi, rajoni apo më gjerë (Lista Kombëtare e Treguesve Mjedisorë, https://www.ammk-rks.net/al/sistemi-informativ-mjedisor).
Qasja e duhur e vajzave dhe grave në ujë luan rol kyç në formësimin e të ardhmes së ujit dhe shëndetit, jo vetëm nga këndvështrimi i ruajtjes së ujit por edhe në rritjen e sigurisë së përgjithshme publike. Në këtë aspekt, si lokalisht po ashtu edhe globalisht, ka nevojë për një qasje më ndryshe e cila do të bazohej në të drejtën për gjithëpërfshirje ku zëri i vajzave dhe grave, shoqatave, etj., që ato përfaqësojnë, do të konsiderohej nga vendimmarrjet drejt zgjidhjes së krizës së ujit. Sipas UN Eenvironment Programme-DHI Centre on Water and Environment, rezulton se në vitin 2023, rreth 15 % e vendeve ende nuk kishin mekanizma për të siguruar pjesëmarrje efektive të grave, barazi në vendimmarrje dhe role teknike në menaxhimin e burimeve ujore. Prandaj, qasja e barabartë në ujë, investimi në emancipim, ndërgjegjësim, përfshirja e vajzave dhe grave në gjitha nivelet e planifikimit dhe vendimmarrjes pa dyshim që rrit sigurinë për të ardhmen e ujit, standardit jetësor, barazinë gjinore dhe, si përfundim, nga kjo gjithëpërfshirje kemi përfitime të gjithë.


(Shënim: Furnizimi me ujë të pijshëm, pamja në vitin 2023 dhe 2021, aktualisht vazhdon në disa fshatra e zona në vendin tonë)
Qasja në informata dhe pjesëmarrja. Aktualisht mbetet sfidë qasja në informata, pjesëmarrja dhe pabarazia në lidhje me planifikimin, menaxhimin, shfrytëzimin e ujit dhe mjedisit në përgjithësi. Edhe pse vajzat dhe gratë, kanë rolin qendror në menaxhimin e përditshëm të ujit në familjet tona, ato ende mbeten të papërfaqësuara mjaftueshëm në institucionet politikëbërëse, planifikuese, miradministruese dhe menaxhuese të infrastrukturës së shërbimeve me ujë dhe të burimeve ujore.
Një situatë e tillë e mungesës së informatës dhe përfshirjes joadekuate të gruas në planifikim dhe vendimmarrje, etj., ndikon drejtpërdrejt në qëndrueshmërinë e politikave, dokumenteve strategjike, planeve të veprimit dhe infrastrukturës për ofrimin e shërbimeve me ujë dhe grumbullimin e ujërave të ndotura.
Megjithatë, në kuadrin ligjor i cili rregullon dhe mbulon çështjet që kanë të bëjnë me fushën e mjedisit janë përcaktuar dispozita ligjore (nene, paragrafe e nënparagrafe), të cilat kanë rregulluar komponentët si: qasja në informata, pjesëmarrja e publikut në vendimmarrje, etj. Kështu, psh. Ligji Për Ujërat e Kosovës, në nenin 3, “Qasja në informata”, ka rregulluar çështjet që kanë të bëjnë me: qasjen në informata që lidhen me ujërat, pjesëmarrjen e publikut në procesin e vendimmarrjes që ka të bëjë me menaxhimin e ujërave, etj. Në paragrafin 1 të nenit 33 ka përcaktuar pjesëmarrjen e opinionit në hartimin e planit për menaxhimin e pellgjeve lumore, si dhe në paragrafet e Nenit 84, ka normuar diskutimin publik para finalizimit të dokumenteve strategjike dhe planeve të menaxhimit për ujëra.
Pra, nga pikëpamja e rregullimit juridik ka një progres në këtë drejtim, por sfidues duke të jetë përfaqësimi më i madh i gjinisë femërore në pozita të politikëbërjes, planifikimit dhe vendimmarrëse në sektorin e ujërave. Pra, vetë tema “Uji dhe Gjinia”, e cila është përcaktuar për të shënuar Ditën Botërore të Ujit për vitin 2026, si dhe dispozitat ligjore në ligjet e fushës së mjedisit, konkretisht të ligjit të ujërave, tregon për rolin dhe rëndësinë që kanë vajzat dhe gratë në qëndrueshmërinë e burimeve ujore dhe në përballjen me krizën ujit.
Përfundimisht, “Uji dhe Gjinia” janë dy nga shtytësit kryesorë për një zhvillim të qëndrueshëm për të ardhmen. Pabarazia gjinore (meshkuj e femra) në sektorin e ujit në proces e sipër do të ketë efekte negative drejt arritjes së objektivave të zhvillimit të qëndrueshëm / Agjenda 2030/. Përballimi me “Krizën e Ujit“ do të jetë më i vështirë pa pjesëmarrjen dhe gjithëpërfshirjen e grave dhe vajzave në të gjithë mekanizmat institucionalë dhe e shoqërisë civile.
Integrimi i mendimeve, propozimeve dhe zgjidhjeve që vijnë nga zëri i gjinisë femërore është i domosdoshëm të merret në konsideratë, në mënyrë sistematike për avancuar sektorin e ujit. Pjesëmarrja dhe përfshirja e grave në miradministrimin /qeverisjen e ujërave dhe në një komunikim të përhershëm me banorët (komunitetin) pa dyshim do të ndikonte ndjeshëm në kursimin, ruajtjen, mbrojtjen, në siguri dhe në shëndetin e përgjithshëm publik.
“22 Marsi – Dita Botërore e Ujërave” bën thirrje të gjithë politikëbërjes-institucioneve në të gjitha nivelet dhe shoqërisë civile vendore e ndërkombëtare se objektivat për një zhvillim të qëndrueshme të sektorit të ujit do të arrihen atëherë kur ka barazi gjinore, pjesëmarrje të barabartë dhe kur veprimet tona koordinohen dhe veprojnë së bashku për të bërë ndryshime në sektorin e ujit, në një kohë kur po përballemi me rritje të kërkesës për ujë çdo ditë e më shumë, me “krizë uji”, ndryshime klimatike dhe faktorë të tjerë njerëzorë dhe natyrorë.
Si rekomandime për arritjen e qëllimeve përfundimtare do të ishin: sigurimi i një partneriteti midis gjinive dhe të gjitha palëve të interesit në sektorin e ujit, përfshirja e të gjithëve dhe nxitja e demokracisë në këtë sektor, promovimi dhe sigurimi i barazisë gjinore-sociale nëpërmjet qeverisjes dhe menaxhimit me pjesëmarrje të barabartë, transparente dhe pa rrezikuar qëndrueshmërinë për brezat e ardhshëm dhe ekosistemeve ujore në përgjithësi dhe qasja e planifikimit dhe menaxhimit nga poshtë lartë ose qasja në bazë.
(Autori është ekspert dhe profesor në UBT)
You may like
Opinione
As kërcënimet, as pushteti nuk mund ta ndalin misionin e gazetarisë
Published
5 days agoon
October 13, 2026By
UBTNews
Opinion- Musa Sabedini – Profesor në Media dhe Komunikim në UBT
Sulmet ndaj gazetarëve janë sulme ndaj lirisë së shprehjes, demokracisë dhe të drejtës së qytetarëve për t’u informuar. Po i përcjell me shqetësim të thellë rastet e sulmeve, kërcënimeve dhe përpjekjeve për intimidim ndaj gazetarëve Lirim Mehmetaj dhe Fidan Jupolli. Po aq i papranueshëm ishte edhe rasti i Jeton Sopit, i cili duhet të trajtohet me seriozitetin që kërkojnë parimet e lirisë së shprehjes dhe sigurisë së gazetarëve. Koha kur përpjekjet për ta imponuar vullnetin përmes frikësimit, presionit dhe logjikës së klaneve duhet të mbetet përfundimisht pas nesh. Në një republikë të lirë, asnjë individ, grup interesi apo bartës i pushtetit nuk mund ta vendosë veten mbi ligjin dhe as të pretendojë se ka të drejtë të diktojë se çfarë duhet të shkruajnë, të hulumtojnë apo të publikojnë gazetarët.
Këto raste nuk duhen parë si incidente të izoluara apo si përplasje të zakonshme mes individëve. Ato ngrenë çështje thelbësore për gjendjen e lirisë së medias, kulturën demokratike dhe funksionimin e shtetit të së drejtës në Republikën e Kosovës. Çdo kërcënim ndaj një gazetari për shkak të punës, raportimit apo qëndrimeve të tij përbën një cenim të parimeve mbi të cilat duhet të ndërtohet një shoqëri demokratike.
Koha kur përpjekjet për ta imponuar vullnetin përmes frikësimit, presionit dhe logjikës së klaneve duhet të mbetet përfundimisht pas nesh. Në një republikë të lirë, asnjë individ, grup interesi apo bartës i pushtetit nuk mund ta vendosë veten mbi ligjin dhe as të pretendojë se ka të drejtë të diktojë se çfarë duhet të shkruajnë, të hulumtojnë apo të publikojnë gazetarët.
E them këtë edhe nga përvoja ime personale. Kam kaluar vetë nëpër situata të vështira dhe kam përjetuar përpjekje që synonin të më vinin nën presion. Megjithatë, ato përvoja nuk më kanë zmbrapsur. Përkundrazi, më kanë bërë më të vendosur për ta mbrojtur të vërtetën, integritetin profesional dhe misionin publik të gazetarisë. Sepse gazetaria nuk është shërbim ndaj pushtetit, por përgjegjësi ndaj publikut; nuk është instrument për të mbrojtur interesat e grupeve të caktuara, por mekanizëm për të kërkuar llogaridhënie, për të ekspozuar keqpërdorimet dhe për të mbrojtur interesin publik.
Prandaj, mesazhi im për gazetarët është i qartë: vazhdoni punën tuaj me guxim, profesionalizëm dhe përgjegjësi. Mos lejoni që kërcënimet, presionet apo tentativat për shantazh t’ju largojnë nga misioni juaj. E keqja, korrupsioni dhe keqpërdorimi i pushtetit duhen trajtuar kudo që shfaqen, pavarësisht se kush qëndron pas tyre. Por kjo duhet bërë gjithmonë përmes fakteve, verifikimit dhe standardeve më të larta etike e profesionale.
Njëkohësisht, bartësit e pushtetit duhet ta kuptojnë se marrëdhënia me median nuk mund të ndërtohet mbi armiqësi, delegjitimim apo presion. Kritika mediale është pjesë e funksionimit të demokracisë, ndërsa llogaridhënia nuk është sulm ndaj institucioneve, por detyrim i tyre ndaj qytetarëve. Çdo përpjekje për ta frikësuar median e dobëson besimin publik dhe dëmton vetë cilësinë e qeverisjes. Në këtë kuptim, përplasja me median e pavarur është një rrugë pa zgjidhje për këdo që synon ta shmangë përgjegjësinë publike.
Kosova është ndërtuar mbi sakrifica të mëdha për liri. Lufta dhe sakrifica e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, mbështetja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe përkrahja e NATO-s janë pjesë e rëndësishme e historisë sonë. Liria e fituar duhet të mbrohet edhe përmes institucioneve funksionale, sundimit të ligjit dhe respektimit të të drejtave themelore. Nuk mund të pretendojmë se kemi ndërtuar një shoqëri demokratike nëse gazetarët duhet të mendojnë për sigurinë e tyre përpara se të publikojnë një të vërtetë të pakëndshme.
Në këtë drejtim, shqetësim shtesë paraqet edhe raportimi i organizatave partnere të Platformës së Këshillit të Evropës për Mbrojtjen e Gazetarisë dhe Sigurisë së Gazetarëve, i publikuar më 20 korrik, sipas të cilit liria e medias në Kosovë po përballet me përkeqësim, të lidhur me ndërhyrjet politike, sulmet verbale ndaj gazetarëve dhe dobësimin e pavarësisë së institucioneve mediale. Këto vlerësime duhet të shërbejnë si thirrje për reflektim dhe veprim institucional, jo si arsye për t’i relativizuar problemet.
Kërkoj që çdo kërcënim dhe sulm ndaj gazetarëve të trajtohet seriozisht nga institucionet kompetente, të hetohet në mënyrë të paanshme dhe autorët, nëse u vërtetohet përgjegjësia, të përballen me pasojat ligjore. Mbrojtja e gazetarëve nuk është privilegj i një profesioni, por kusht për funksionimin e demokracisë dhe garantimin e së drejtës së publikut për t’u informuar.
Një shoqëri që i frikëson gazetarët rrezikon ta frikësojë edhe të vërtetën. Një pushtet që nuk e duron kritikën, e vë në pikëpyetje marrëdhënien e tij me llogaridhënien. Ndërsa një gazetari që refuzon të nënshtrohet i shërben jo një individi apo grupi, por interesit publik.
Liria e medias nuk mbrohet vetëm me deklarata. Ajo mbrohet me guxim profesional, solidaritet mes gazetarëve, përgjegjësi institucionale dhe zbatim të barabartë të ligjit.
Gazetaria duhet të mbetet e lirë, e pavarur dhe e patrembur. Sepse e vërteta nuk mund të vihet nën shantazh, ndërsa liria nuk mund të jetë peng i askujt.
Opinione
“Observim përtej Verdiktit të Hagës dhe pasojave të mundshme ndaj Sigurisë Kombëtare të Kosovës”
Published
2 weeks agoon
October 5, 2026By
UBTNews
Shkruan; Arian Kadriu- Profesor i Studimeve të Sigurisë në UBT
Si profesor i përkushtuar ndaj analizave të arkitekturës së sigurisë dhe rreziqeve në Ballkanin Perëndimor, si dhe si qytetar kosovar që e mban mend çmimin e madh që u pagua për lirinë tonë, ku në atë periudhë të luftës çlirimtare kundër regjimit gjenocidal të “kasapit të Ballkanit” Slobodan Millosheviq, shpesh shikoj studentët e mi në Prishtinë dhe mendoj se çfarë lloj të ardhmeje po ndërtojmë për ta.
Proceset aktuale dhe vendimet e ardhshme në Dhomat e Posaçme të Kosovës në Hagë kanë hedhur një hije të rëndë emocionale dhe politike mbi kombin tonë.
Sa herë që titujt ndërkombëtarë risjellin plagët e fundit të viteve ’90, më vjen në mend një bisedë që pata vite më parë me dajën tim, veteran të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), ku më tha: “Dajko, ne nuk luftuam që fëmijët tanë të jetonin në frikë ose pasiguri të përhershme, luftuam që ata të mund të jetojnë lirshëm në një shtet sovran të qeverisur nga ligji”.
Këto fjalë për mua mbeten një pikë referance për domosdoshmërinë tonë strategjike sot. Rezultatet gjyqësore në Hagë paraqesin dilema të rënda sigurie për Republikën e Kosovës. Megjithatë, për të kaluar këtë moment, duhet të ndajmë dhimbjen emocionale nga strategjia jonë kombëtare, duke siguruar që nderi, sakrifica dhe paqja jonë të mbeten të palëkundura.
Shqetësimet për sigurinë dhe mundësitë për eskalime mund t’i parashohim në një perspektivë strategjike të sigurisë, ku verdiktet e pritura sjellin tre fusha të rëndësishme të pasigurisë që udhëheqësia institucionale duhet t’i menaxhojë.
E para është “Kërcënimet hibride dhe lufta informacionale”, ku armiku i jashtëm, veçanërisht shërbimet e inteligjencës armiqësore që operojnë në periferi rajonale, rutinisht shfrytëzojnë momentet e drejtësisë tranzitore dhe kaosit psikologjik te masat e zhgënjyera. Përmes fushatave të qëllimshme të dezinformatave, aktorët keqdashës përpiqen të ndezin pakënaqësi të brendshme, të paraqesin institucionet shtetërore si të nënshtruara dhe të nxisin trazira publike.
Qëllimi kryesor është të dobësohet besimi midis qytetarëve të Kosovës dhe aleatëve tanë perëndimorë, veçanërisht NATO-s dhe Bashkimit Evropian. Gjithashtu rëndësi ka dhe mobilizimi i akademikëve të fushave të sigurisë, kibernetikës dhe fushave të tjera që ndërlidhen me sigurinë, si profesionistë të sigurisë dhe atdhedashës; detyra jonë akademike dhe kombëtare është të ndërtojmë reziliencë shoqërore, të forcojmë mekanizmat mbrojtës të hapësirës kibernetike informative dhe të garantojmë që dinjiteti dhe sovraniteti i Kosovës të mbeten të paprekshëm përballë çdo agresioni të mundshëm asimetrik.
E dyta është “Polarizimi i brendshëm dhe dinamika e protestave që mund të bëhen të dhunshme”, që shfaqet me peshën emocionale që bart shoqëria jonë në lidhje me trashëgiminë historike të UÇK-së e cila nuk mund të mbivlerësohet. Nëse vendimet shkaktojnë indinjatë të gjerë popullore, ekziston një rrezik i qartë që aktorët politikë ose fraksionet majtiste të shfrytëzojnë pikëllimin publik për fitim individual ose politik. Mobilizimi i pakontrolluar në rrugë rrezikon të eskalojë në përleshje me organet e rendit ose elementët e sigurisë ndërkombëtare (KFOR), duke dobësuar përfundimisht sigurinë e brendshme.
Duhet pasur parasysh se institucionet e sigurisë së shtetit tonë (Policia, FSK, AKI) meritojnë çdo lavdatë dhe mirënjohje për shërbimin që nga periudhat e themelimit të tyre. Ata janë djem dhe vajza, burra dhe gra, vëllezër dhe motra tona, të frymëzuar nga lufta çlirimtare e UÇK-së (disa prej tyre edhe veteranë të asaj luftë çlirimtare) për ta zgjedhur atë profesion dhe për të mbrojtur çdo qytetar të Republikës së Kosovës pa dallim feje, gjinie, etnie apo orientimi politik. Çdo sulm i mundshëm ose eskalim i dhunshëm ndaj tyre në emër të padrejtësisë ndaj UÇK-së përbën një paradoks dhe është sulm ndaj vetvetes për dikë që beson dhe ndihet emocionalisht i lidhur me Kosovën.
Kujdes të shtuar duhet të kenë edhe figurat publike, mediat dhe analistët duke treguar përgjegjësi sociale dhe të mos u japin hapësirë propagandës së shteteve ose aktorëve armiq, pasi gjuha e urrejtjes dhe lajmet e fabrikuara në rrjetet sociale janë shpesh shkaku kryesor që nxit dhunën joproporcionale në rrugë. Me fjalë të thjeshta apo “get to the point”, nuk e kemi luksin dhe komoditetin për luftëra dhe konflikte brenda llojit, sepse pasojat afatgjata do të ishin më shkatërrimtare se sa mund të parashikohen.
Rreziku i tretë është “Tensionet ndëretnike në zonat e ndjeshme”, ku mund të përshkruhen tensionet shoqërore në komunat me përzierje etnike, sidomos në veri të Kosovës, ku vazhdojnë të jenë të ndjeshme ndaj retorikës që vjen edhe nga Beogradi. Elementë radikalë nga të dyja anët e spektrit politik mund të interpretojnë vendimet gjyqësore si provokime, që mund të shkaktojnë incidente lokale të sigurisë dhe të ftojnë ndërhyrje më të gjerë ndërkombëtare ose të destabilizojnë procesin e brishtë të dialogut.
Kjo gjë i jep në dorë direkt justifikim për viktimizim qeverisë serbe dhe momentum për mundësinë në rëndimin e situatës së figurave heroike të gjalla të dënuara padrejtësisht në Hagë. Të mos bihet pre e provokimeve në raste të caktuara të cilat sipas me stampave të kaluara janë përsëritur, ku njëra nga armët më të fuqishme të qeverisë serbe është viktimizimi që çon deri te justifikimi për agresion dhe akte dhune nga ana e tyre, si ato që ndodhën në Banjskë dhe Ibër-Lepenc.
Për t’i evituar këto rreziqe dhe eskalime të mundshme duhet ruajtur stabilitetin e shtetit, të bëjmë çdo gjë të mundur dhe të bashkuar në rrugën e drejtë për të fituar në fazën e apelit të Gjykates Speciale. Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ishte një luftë mbrojtëse e drejtë kundër një aparati shtetëror gjenocidal, e cila synonte zhvendosjen dhe nënshtrimin e dhunshëm të popullit tonë.
Asnjë tribunal gjyqësor në botë nuk mund të rishkruajë qartësinë morale të lëvizjes sonë të çlirimit apo të pakësojë sakrificën heroike të dëshmorëve tanë. Besoj fort se nderi më i madh që mund t’i bëjmë UÇK-së nuk gjendet në protesta potencialisht të dhunshme që destabilizojnë vendin tonë, por në ruajtjen e vetë shtetit për të cilin ranë ata dhe të tjerët që një kohë kanë sakrifikuar edhe lirinë. Patriotizmi i vërtetë ka rrënjë në forcimin e institucioneve tona të sigurisë kombëtare, respektimin e sundimit të ligjit dhe ndërtimin e një Kosove të pakapërcyeshme, demokratike dhe me të ardhme të afërt në arkitekturën euro-atlantike. “Forca e një shteti të ri nuk testohet nga stuhitë që përballon, por nga qëndrueshmëria me të cilën institucionet e tij mbajnë dhe sigurojnë lirinë.”
Rekomandime strategjike për ruajtjen e paqes:
- Komunikimet strategjike: Që nga Ministria e Punëve të Brendshme dhe organet e sigurisë se si duhet t’u kundërpërgjigjen në mënyrë proaktive dezinformatave me mesazhe publike të qarta, empatike dhe faktike. Duhet të ketë një koordinim proaktiv të intensifikuar të sigurisë dhe harmonizim të vazhdueshëm operacional mes Policisë së Kosovës, EULEX-it dhe KFOR-it të udhëhequr nga NATO, që është thelbësor për të parandaluar boshllëqet operative në zonat e cenueshme.
- Atdhedashuria e maturuar akademike: E kërkon që dhimbja apo mospajtimi shoqëror të mos përkthehen në polarizim, trazira apo përplasje të brendshme, pasi çdo destabilizim i brendshëm pas këtij vendimi shfrytëzohet nga kundërshtarët e Kosovës për të arsyetuar narrativën e tyre.
- Angazhimi dhe aktivizimi qytetar: Liderët politikë, akademikët dhe organizatat e veteranëve duhet të japin një shembull të angazhimit qytetar konstruktiv, duke nxitur shprehjen paqësore ndërkohë që refuzojnë dhunën.
- Fokusi në integrimin euro-atlantik: Pasqyrohet me energjinë institucionale e cila duhet të mbetet e përqendruar tek objektivat tona strategjike afatgjata që janë anëtarësimi i plotë në NATO, integrimi në BE dhe prosperiteti ekonomik për të rinjtë tanë.
“Pas reve më të errëta del prapë dielli”
Me optimizëm të plotë që lufta ligjore për lirinë e heronjve të dënuar padrejtësisht dhe mundësinë e një fitoreje të drejtë në fazën e apelit, e them se Kosova ka përjetuar sfida shumë më të mëdha se sa mosmarrëveshjet gjyqësore në gjykatat ndërkombëtare. Ne kemi mbijetuar spastrimin etnik, kemi mbijetuar luftën dhe kemi ndërtuar një shtet modern të djegur e të shkatërruar nga hiri në më pak se tri dekada. Nuk duhet të ndikohemi nga frika, nga mosbesimi te njëri-tjetri apo nga paranoja e infiltruar dhe e fabrikuar nga armiqtë e jashtëm, por pikërisht në këtë fazë, më shumë se kurrë, duhet të udhëhiqemi përpara nga besimi, dinjiteti dhe paqja.
Rruga jonë përpara drejt së ardhmes nuk duhet të udhëhiqet as nga ankthi apo zemërimi, por nga vetëbesimi i palëkundur, dinjiteti institucional dhe angazhimi i palëkundur për paqe. Duke nderuar të vërtetën historike të luftës sonë për liri, ndërsa mbrojmë me vendosmëri institucionet tona demokratike, Republika e Kosovës do të dalë nga kjo faqe e ndërlikuar historike më e fortë, më e bashkuar dhe e vendosur përgjithmonë si një komb sovran në familjen e shteteve të lira dhe demokratike.
Asgjë e mirë nuk vjen lehtë; lirinë e kemi paguar shumë shtrenjtë me lot, me gjak, me djersë, me shumë viktima të vrara, me viktima të dhunuara dhe me njerëz të humbur që akoma sot nuk dihet për fatin e tyre. Kosova, falë edhe kontributit të ushtarëve çlirimtarë të dënuar në Hagë, e ka obligim edhe ndaj tyre të ruajë qetësinë, të konsolidohet si shoqëri e civilizuar dhe e unifikuar, si shtet i pavarur ta realizojë këtë luftë të drejtë ligjore drejt qëllimit të përbashkët për t’i ndihmuar ta fitojnë edhe një betejë të fundit ndaj një padrejtësie dhe të kthehen të lirë në vendin e tyre, për të cilin nuk e kanë kursyer as jetën!

Opinione
Arifi: Vendimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së si instrument diplomatik kundër Kosovës dhe Perëndimit
Published
4 weeks agoon
September 22, 2026By
UBTNews
Vendimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së mund t’i japë Serbisë dhe kundërshtarëve të Perëndimit material për një fushatë diplomatike kundër Kosovës. Në qendër të saj do të ishte përpjekja për ta paraqitur Shtabin e Përgjithshëm të UÇK-së si ndërmarrje të përbashkët kriminale dhe, përmes këtij interpretimi, për ta lidhur krijimin e shtetit me një projekt kriminal. Synimi do të ishte cenimi i legjitimitetit ndërkombëtar të Kosovës dhe i besueshmërisë së shteteve që mbështetën çlirimin dhe pavarësinë e saj.
Diplomacia serbe mund ta ndërtojë argumentin mbi vazhdimësinë ndërmjet udhëheqjes së luftës dhe institucioneve të pasluftës. Roli i ish-drejtuesve të UÇK-së në shtetndërtim do të përdorej për të pretenduar se institucionet e Kosovës burojnë nga struktura të cilësuara si kriminale. Kjo narrativë do të synonte ta zhvendoste debatin nga represioni serb dhe rrethanat e ndërhyrjes ndërkombëtare te akuzat kundër origjinës së shtetit të Kosovës. Në muajt e ardhshëm, Beogradi mund ta përdorë këtë interpretim në dosje diplomatike, takime dypalëshe dhe debate në organizata ndërkombëtare. Përpjekjet pritet të përqendrohen te shtetet që nuk e njohin Kosovën dhe te qeveritë që ende hezitojnë ta mbështesin. Objektivi mund të jetë pengimi i njohjeve të reja, shtyrja e anëtarësimeve dhe sigurimi i abstenimeve. Edhe pa ndryshuar qëndrimin e partnerëve kryesorë të Kosovës, Serbia mund të përfitojë nga shtimi i dyshimeve te shtetet më pak të angazhuara në rajon.
Për Rusinë, dobia politike do të shtrihej përtej Kosovës. Autoritetet ruse mund ta përdorin vendimin për të pretenduar se NATO-ja ndërhyri në mbështetje të një udhëheqjeje kriminale dhe se qeveritë perëndimore e kthyen atë mbështetje në një projekt shtetëror. Në këtë mënyrë, aktgjykimi do të përfshihej në akuzat për standarde të dyfishta, ndërhyrje selektive dhe përdorim politik të së drejtës ndërkombëtare. Në debatet mbi Ukrainën, qëllimi do të ishte dobësimi i autoritetit të Perëndimit për të gjykuar veprimet e Rusisë. Kina mund ta përdorë të njëjtën çështje me një gjuhë të përqendruar te sovraniteti dhe integriteti territorial. Diplomacia kineze mund ta paraqesë Kosovën si shembull të pasojave të ndërhyrjes së jashtme dhe mbështetjes për shkëputje territoriale. Ky mesazh mund të gjejë terren te qeveritë që përballen me konflikte territoriale ose lëvizje separatiste.
Një tjetër objektiv mund të jetë vetë opinioni publik në Kosovë. Mesazhi se Perëndimi i mbështeti drejtuesit e UÇK-së gjatë luftës dhe shtetndërtimit, për t’i braktisur më pas, mund të përdoret për të ushqyer mosbesimin ndaj partnerëve euroatlantikë. Jashtë Kosovës do të sulmohej besueshmëria e Perëndimit; brenda saj, besimi te partneriteti me të. Për Kosovën, rreziku i afërt është që interpretimi i kundërshtarëve të qarkullojë më shpejt dhe më gjerësisht sesa përgjigjja e institucioneve të saj. Prishtina duhet të përgatitë një përgjigje diplomatike të dokumentuar dhe të bashkërenduar me partnerët. Ajo duhet të kundërshtojë përdorimin e vendimit për rishkrimin e historisë së luftës dhe delegjitimimin e shtetit. Heshtja do t’u linte kundërshtarëve hapësirë për të përcaktuar pyetjet të cilave Kosova do të detyrohej t’u përgjigjej.
Dritëro Arifi është profesor i Shkencave Politike në UBT

Lajmet
Haga dhe vrasja e drejtësisë – Për ata që ende besojnë te drejtësia ndërkombëtare
Published
4 weeks agoon
September 20, 2026By
UBTNews
Nga Musa Sabedini – Haga, fatkeqësisht, nuk e kreu misionin për të cilin ishte krijuar; në fakt, ajo e kreu shërbimin për të qetësuar Serbinë e Rusinë dhe, krejt kjo, në dëm të shqiptarëve. UNMIK-u dhe EULEX-i ishin pararoja të Hagës, të cilët punuan natë e ditë për të dërguar dosje e materiale të fabrikuara kundër njerëzve të luftës dhe kundër atyre që mendonin se mund të ishin heronjtë e gjallë të Kosovës edhe pas luftës. Haga, në vend që të dëshmonte një standard të pakompromis të drejtësisë, u perceptua nga një pjesë e madhe e shoqërisë shqiptare si një proces që e vuri vetë drejtësinë përballë një krize të thellë besimi. Dënimi i shqiptuar, në këndvështrimin tim, nuk ishte vetëm një goditje ndaj individëve të gjykuar, por një goditje e rëndë mbi kujtesën e një populli që e përjetoi luftën, humbi mijëra jetë, pa mijëra gra të dhunuara dhe mijëra njerëz të plagosur e të dëbuar.
Si mund të flitet për drejtësi ndërkombëtare kur mbi mijëra viktima të luftës në Kosovë rëndon ende heshtja e drejtësisë?
Kur mijëra viktima pritën drejtësi dhe drejtësia heshti
Për familjet e më shumë se 13 mijë shqiptarëve të vrarë dhe për mijëra grave të dhunuara e të keqtrajtuara, drejtësia nuk ishte një koncept abstrakt, por një pritje e mbetur pezull për dekada.
Në arkivat e institucioneve ndërkombëtare kanë kaluar dëshmi, kallëzime, dosje dhe materiale për krime të luftës, ndërsa një pjesë e madhe e këtyre rasteve nuk morën përgjigjen penale që familjet e viktimave prisnin.
Pikërisht këtu lind pyetja më e rëndë dhe më e parehatshme: pse drejtësia ndërkombëtare u tregua kaq e ngadaltë dhe kaq e kufizuar përballë krimeve ndaj shqiptarëve të Kosovës, ndërsa më vonë u vu në lëvizje me një intensitet të jashtëzakonshëm për hetimin e pretendimeve ndaj pjesëtarëve të UÇK-së?
Për UNMIK-un, EULEX-in dhe më pas Hagën, kjo nuk është vetëm një çështje procedurash; është një pyetje mbi barazinë e viktimave, standardin e hetimit dhe besueshmërinë e vetë drejtësisë ndërkombëtare. Sepse drejtësia që kërkon llogari vetëm në një drejtim rrezikon të perceptohet jo si drejtësi universale, por si drejtësi selektive.
Kur drejtësia ndërkombëtare harron viktimën dhe ndjek narrativën, drejtësia pushon së qeni drejtësi.
Haga nuk ishte vetëm një sallë gjyqi; ajo u shndërrua në arenën ku u vu në provë vetë besueshmëria e drejtësisë ndërkombëtare. Për ne që e kemi përjetuar nga afër pasluftën në Kosovë, pyetja nuk është vetëm se çfarë vendosi Haga, por nëse rruga që çoi deri te ai vendim ishte e barabartë, e paanshme dhe e mbështetur në të njëjtin standard drejtësie për të gjithë.
E tani, ata që ende mendojnë se Haga ka ofruar drejtësi, është mirë të kuptojnë se aty më së paku pati drejtësi. Aty u tregua dhe u luajt loja më e poshtër dhe më intriguese që ka mundur t’i ndodhë popullit të Kosovës. Do të duhen vite e vite për ta riparuar këtë padrejtësi që shkaktoi Haga.
Afrim Zeqiri dhe Haga: dy kohë, një pyetje mbi drejtësinë
Në vitin 2003 botova librin “Vrasja e drejtësisë në Kosovë”, një dëshmi e shkruar në një kohë kur ende ishin të freskëta plagët e luftës dhe kur, nën administrimin ndërkombëtar, drejtësia në Kosovën e pasluftës po përballej me sprova të mëdha.
Në atë libër trajtova rastin e të riut Afrim Zeqiri nga Cërrnica e Gjilanit, i cili, sipas qëndrimit tim të shprehur atëherë, u vu në qendër të një procesi të rëndë akuzues pa një bazë bindëse provash. KFOR-i dhe UNMIK-u e paraqitën publikisht si të dyshuar për vrasjen e trefishtë të 28 majit 2000 në Cërrnicë, ku humbën jetën Tihomir Simjonoviqi, Millosh Vasiqi dhe fëmija katërvjeçar Millosh Petroviqi.
Një tragjedi e tillë, natyrisht, kërkonte hetim të thellë, profesional dhe të paanshëm; por mënyra se si rasti u administrua krijoi një klimë ku akuza mori përmasa publike përpara se përgjegjësia të përcaktohej juridikisht.
Rasti u shndërrua shpejt në një çështje me peshë politike e etnike, duke u përdorur edhe në diskursin publik të Beogradit për të ushqyer një narrativë mbi dhunën ndaj serbëve në Kosovën e pasluftës.
Në këtë atmosferë, prezumimi i pafajësisë u përball me një gjykim publik që kishte filluar para se të përfundonte gjykimi juridik. Afishet e shpërndara në Gjilan me pretendime mbi “historinë kriminale” të të akuzuarit e bënë edhe më të rëndë këtë situatë: një njeri po përballej me damkën publike të fajtorit, ndërkohë që fajësia e tij ende duhej të provohej.
Thelbi i akuzës, sipas materialeve që kam trajtuar, mbështetej kryesisht në dëshminë e një dëshmitari të vetëm okular, Zoran Stoliqit, i cili pretendonte se kishte parë një person që i ngjante Afrimit duke shtënë me armë. Por një dëshmi e tillë, veçanërisht në një proces penal me pasoja kaq të rënda, nuk mund të qëndrojë e shkëputur nga kërkesa për verifikim objektiv.
Ajo duhet të përputhet me provat materiale, të dhënat kriminalistike, kronologjinë e ngjarjes dhe dëshmitë e tjera. Sipas asaj që kam dokumentuar, këto elemente nuk arritën të krijonin një lidhje të qëndrueshme ndërmjet Zeqirit dhe krimit.
Edhe rrethanat e kohës, sipas dëshmive të dokumentuara, nuk përputheshin me skenarin e akuzës. Më 27 dhe 28 maj 2000, Zeqiri ndodhej në Gjilan, kishte pësuar një aksident trafiku, kishte qenë në kafiterinë “Morea” dhe më pas kishte qëndruar te një mik për shkak të orës policore. Këto rrethana, të marra së bashku me mungesën e provave teknike që ta lidhnin drejtpërdrejt me vendin e krimit, krijonin një hendek serioz ndërmjet akuzës dhe standardit të provueshmërisë që kërkon drejtësia penale.
Megjithatë, ai kaloi 617 ditë në paraburgim, përfshirë 90 ditë me urdhëresë ekzekutive të Bernard Kouchnerit. U mbajt në Bondsteel, në burgjet e Mitrovicës, Prishtinës dhe Gjilanit dhe, sipas rrëfimit të dokumentuar, iu nënshtrua marrjeve të përsëritura në pyetje. Ndërkohë, pas 23 seancash gjyqësore, dëgjimit të dhjetëra dëshmitarëve shqiptarë e serbë dhe shqyrtimit të provave kriminalistike, Gjykata e Qarkut në Gjilan arriti në përfundimin se nuk kishte prova të mjaftueshme që ta lidhnin atë me krimin. Më 14 qershor 2002, Afrim Zeqiri u shpall i pafajshëm.
Ky rast, për mua, nuk është thjesht një kapitull i së kaluarës. Është një mësim juridik dhe njerëzor mbi çmimin që mund të paguajë një njeri kur akuza paraprin provën dhe gjykimi publik paraprin vendimin gjyqësor. Një pafajësi e shpallur pas 617 ditësh paraburgim nuk mund ta kthejë kohën e humbur, reputacionin e dëmtuar dhe pasojat e një akuze të rëndë. Prandaj, kur flasim për drejtësinë, duhet të kujtojmë se pas çdo dosjeje gjyqësore qëndron një njeri, një familje dhe një jetë që nuk mund të kompensohet gjithmonë me një vendim të vonuar.
Fatmirësisht, Afrim Zeqiri pati në krah një mbrojtës si Bajram Kadriu, profesionist me integritet të lartë, me përgatitje të jashtëzakonshme juridike dhe me guxim të rrallë profesional. Në një proces ku pesha e akuzës ishte e madhe dhe presioni publik e institucional nuk ishte i vogël, Kadriu nuk u tërhoq para vështirësive dhe nuk lejoi që zhurma politike e publike ta zëvendësonte argumentin juridik.
Me këmbëngulje, profesionalizëm dhe kurajë, ai e mbrojti parimin themelor se asnjë njeri nuk mund të shpallet fajtor pa prova dhe se drejtësia duhet të fitojë mbi akuzën, sado e rëndë të jetë ajo. Kontributi i tij në këtë rast mbetet një shembull se çfarë do të thotë të jesh avokat jo vetëm me profesion, por edhe me ndërgjegje, karakter dhe përgjegjësi ndaj drejtësisë.
Pikërisht për këtë arsye e titullova librin “Vrasja e drejtësisë në Kosovë”: jo për të mohuar nevojën për drejtësi, por për të ngritur pyetjen se çfarë ndodh kur vetë procesi i kërkimit të drejtësisë shndërrohet në burim të një padrejtësie të re.
Pse e tregova këtë histori?
Po dëgjoj e po lexoj një lumë shkrimesh, komentesh e analizash nga analistë, publicistë, të vetëquajtur gazetarë dhe grupe të ndryshme, të cilët, në vend që ta analizojnë me përgjegjësi juridike dhe historike aktgjykimin e Hagës, po e përshëndesin atë me një cinizëm të rrezikshëm, sipas logjikës së vjetër: “pa hangër hudra nuk të vjen era”.
Sikur çdo aktgjykim të ishte vetvetiu e vërteta absolute dhe sikur vula e një gjykate ta mbyllte përgjithmonë çdo debat mbi provat, dëshmitë, rrethanat dhe standardet e drejtësisë. Kjo qasje është edhe më shqetësuese kur përqafohet pa rezervë nga një pjesë e mërgatës, e cila duket se ende beson se çdo institucion ndërkombëtar është apriori i pagabueshëm dhe se ndërkombëtarët thjesht “e zbatojnë ligjin”.
Ky besim naiv nuk është argument juridik; është dorëzim i gjykimit kritik. Drejtësia nuk kërkon besim të verbër, por prova, transparencë, arsyetim dhe standard të barabartë për të gjithë. Dhe pikërisht për këtë arsye, askush nuk duhet të turpërohet që ngre pyetje mbi një aktgjykim, pavarësisht se kush e ka shqiptuar atë.
Haga, në perceptimin tim, më së paku arriti të bindë se po ofronte drejtësi të barabartë, transparente dhe të pakushtëzuar nga ndikimet e narrativave politike. Një proces i gjatë, me kosto të jashtëzakonshme njerëzore, institucionale dhe financiare, nuk mund ta zëvendësojë standardin themelor të drejtësisë: prova konkrete, përgjegjësi individuale dhe një lidhje e qartë mes të akuzuarit dhe veprës penale.
Në vend të kësaj, në pjesë të procesit u krijua përshtypja e një mbështetjeje të tepruar në dëshmi të kontestuara dhe në interpretime të tipit “Thaçi kishte dijeni”, “Thaçi e dinte se çfarë po ndodhte” – formulime që, pa u shoqëruar me prova të drejtpërdrejta dhe të verifikueshme për përgjegjësi individuale, nuk mund të shndërrohen vetvetiu në bazë bindëse për përgjegjësi penale. Drejtësia nuk mund të ndërtohet mbi hamendësime; ajo duhet të ngrihet mbi prova.
Kur drejtësia dënon çlirimtarët dhe hesht për plagët e luftës
Haga, në vend që të dëshmonte një standard të pakompromis të drejtësisë, u perceptua nga një pjesë e madhe e shoqërisë shqiptare si një proces që e vuri vetë drejtësinë përballë një krize të thellë besimi.
Dënimi i shqiptuar, në këndvështrimin tim, nuk ishte vetëm një goditje ndaj individëve të gjykuar, por një goditje e rëndë mbi kujtesën e një populli që e përjetoi luftën, humbi mijëra jetë, pa mijëra gra të dhunuara dhe mijëra njerëz të plagosur e të dëbuar.
Përballë kësaj dhimbjeje kolektive, mënyra se si u trajtuan disa prej dëshmive në proces krijon pyetje serioze: a mjafton një dëshmi e kontestuar, një pretendim i pjesshëm apo një interpretim i rrethanave për të ndërtuar përgjegjësi penale të një peshe të tillë?
Për mua, jo. Drejtësia nuk mund të mbështetet në rrëfime periferike, në episode të shkëputura apo në pretendime që nuk arrijnë të ndërtojnë një lidhje të qartë dhe të provuar mes individit dhe veprës penale.
Dhe pasojat nuk përfundojnë në sallën e gjyqit. Një drejtësi që nuk arrin të bindë shoqërinë për paanshmërinë e saj nuk prodhon vetëm një vendim; ajo prodhon mosbesim.
Haga, në vend që të shërbente si urë drejt pajtimit, sigurisë dhe konsolidimit të një Kosove evropiane, ka lënë pas hendeqe të reja, plagë të reja dhe një krizë të thellë besimi që ndihet jo vetëm në Kosovë, por kudo ku jetojnë shqiptarët. Sepse drejtësia, në fund, nuk matet vetëm me atë që shkruhet në një aktgjykim, por edhe me atë nëse njerëzit që e lexojnë atë aktgjykim besojnë se e vërteta është kërkuar me të njëjtin standard për të gjithë.
Haga nuk ofroi as stabilitet, garanci dhe të ardhme për një Kosovë evropiane. Haga krijoi hendeqe dhe boshllëqe edhe në mes të shqiptarëve të Kosovës dhe kudo që ka shqiptarë nëpër botë.
Këta mijëra të rinj që po dalin në rrugë, në Kosovë dhe kudo në botë, në mbrojtje të çlirimtarëve, nuk janë thjesht turma protestuesish: janë një brez që po formon sot mënyrën se si do ta lexojë të nesërmen e Kosovës.
Ata janë fëmijë të familjeve që e kanë përjetuar luftën, pasojat e saj dhe gjithë rrugëtimin e vështirë të shtetndërtimit. Dhe pikërisht për këtë arsye, mënyra se si ky brez e percepton drejtësinë, luftën dhe raportin me komunitetin serb do të ndikojë drejtpërdrejt në perspektivën e bashkëjetesës në Kosovë.
Në këtë kuadër, unë e shoh kontributin e Hashim Thaçit si një faktor të rëndësishëm të periudhës së pasluftës, veçanërisht në përpjekjet për krijimin e një ambienti institucional e politik ku të gjithë qytetarët, pavarësisht përkatësisë etnike, të mund të jetonin në siguri.
Nëse sot po rihapen plagë që mendohej se po mbylleshin, atëherë pasojat e një procesi të tillë nuk maten vetëm me vite burgimi; ato maten edhe me besimin e brezave, me marrëdhëniet ndërmjet komuniteteve dhe me vështirësinë për ta ruajtur paqen e ndërtuar me aq shumë sakrificë.
Lufta përfundoi në vitin 1999, por sfida e vërtetë e pasluftës ishte të ndërtohej paqja — dhe pikërisht aty, sot, rrezikojmë të kthehemi te një pikë ku mosbesimi bëhet më i fortë se arsyeja dhe bashkëjetesa më e brishtë se më parë.
Integriteti nuk blihet, as historia nuk rishkruhet
Porosia ime vjen nga pozita e një profesionisti që tërë jetën e ka ndërtuar mbi integritetin, etikën dhe përgjegjësinë publike; një njeri që nuk ka jetuar kurrë nga djersa, mundi apo privilegjet e të tjerëve. Nuk kam pasur asnjë përfitim personal nga askush prej atyre që sot ndodhen në Hagë dhe, pikërisht për këtë arsye, qëndrimi im nuk buron nga borxhi, interesi apo varësia. Buron nga ajo që kam parë, përjetuar dhe analizuar në Kosovën e para dhe pasluftës.
Përballë politikës së Serbisë dhe zhvillimeve të shumta që kanë përcaktuar rrugëtimin e Kosovës, si dhe duke pasur parasysh kontributin që kjo kategori ka dhënë në procese të rëndësishme të shtetndërtimit, unë do të vazhdoj ta mbroj me dinjitet atë që e konsideroj të drejtë dhe historikisht të rëndësishme.
Nuk kam punuar kurrë për ndasi, nuk kam shkruar për hakmarrje dhe nuk kam ndërtuar asnjëherë qëndrime mbi interesa personale. Por kjo nuk më detyron të hesht kur preken vlerat e luftës dhe kontributi i njerëzve që, sipas bindjes sime, kanë qenë pjesë e rëndësishme e rrugës së Kosovës drejt lirisë dhe pavarësisë. Për këto vlera, për atë brez dhe për sakrificën që lidhet me të, përkulem me respekt – jo për individin si privilegj, por për historinë që kam parë dhe përjetuar.
Ndërsa ju që shkruani, etiketoni dhe gjykoni nga distanca, veçanërisht në rrjetet sociale, duhet ta kuptoni peshën e çdo fjale. Historia nuk është status në Facebook, drejtësia nuk është koment dhe viktima nuk është instrument për beteja politike.
Para se të hidhni gurin e radhës, mendoni mirë se kujt po i shërben ai gur dhe çfarë po lini pas vetes. Mos lejoni që zemërimi, padija apo interesat e ditës t’ju shndërrojnë, pa vetëdije, në zëra që i shërbejnë narrativave të atyre që për dekada kanë punuar kundër lirisë së Kosovës. Kritika është e drejtë; mohimi i historisë dhe relativizimi i krimeve nuk është. Sepse një shoqëri që harron se nga erdhi, rrezikon të humbasë jo vetëm kujtesën, por edhe arsyen pse u desh të luftohej për liri.
Faktet që do të dalin në dritë me kalimin e kohës do ta dëshmojnë se akuzat ndaj Hashim Thaçit dhe të tjerëve nuk ishin produkt i një kërkimi të paanshëm të së vërtetës, por një konstrukt i fabrikuar me mjeshtëri dhe i ushqyer nga kuzhinat politike të Beogradit dhe Moskës.
Koha do t’i zhveshë një nga një këto konstrukte, do t’i nxjerrë në dritë burimet e tyre dhe do të tregojë se sa prej tyre ishin prova reale e sa ishin pjesë e një skenari të ndërtuar kundër figurave qendrore të luftës dhe shtetformimit të Kosovës.
Historia nuk vendoset nga aktakuza dhe as vuloset përgjithmonë nga një aktgjykim; ajo rishqyrtohet përmes dokumenteve, provave dhe kohës. Prandaj, beteja jonë sot duhet të jetë mbi të gjitha beteja për ruajtjen e kredibilitetit ndërkombëtar të Kosovës, për mbrojtjen e së vërtetës historike dhe për një proces të drejtë ku përgjegjësia individuale ndahet qartë nga përgjegjësia kolektive.
Në këtë përpjekje nuk duhet harruar as për një çast se përballë pretendimeve dhe narrativave që burojnë nga Serbia ekziston edhe një kapitull i pazgjidhur i historisë sonë të luftës, ndërsa Thaçi dhe bashkëluftëtarët e tij vazhdojnë të përballen me një proces që ka pasoja përtej fatit të tyre individual – pasoja që prekin mënyrën se si lufta e Kosovës, viktimat e saj dhe vetë shtetësia e Kosovës do të lexohen në kujtesën ndërkombëtare.
Tani beteja jonë kryesore është lufta për ta ruajtur kredibilitetin ndërkombëtar të Kosovës, pa e harruar për asnjë sekondë betejën kolektive që e ka Thaçi dhe grupi i tij në raport me Serbinë.
Ne që jetojmë në Kosovë dhe që i kemi njohur nga afër proceset e pasluftës, përfshirë zhvillimet nën UNMIK-un dhe EULEX-in, nuk kemi arsye të turpërohemi që kemi shkruar, argumentuar dhe ngritur zërin kundër asaj që e kemi konsideruar padrejtësi.
Përkundrazi, besoj se koha do të na japë të drejtë të kërkojmë një vlerësim më të thellë edhe të dëshmive të dhëna në Hagë dhe të motiveve që kanë qëndruar pas tyre: dikush mund të ketë dëshmuar për përfitime personale, dikush nga inatet dhe konfliktet e veta, dikush i nxitur apo i orientuar nga porositësit e Serbisë, ndërsa shumë pak, ose fare pak, mund të kenë dëshmuar mbi bazën e faktit se kanë qenë viktima të drejtpërdrejta të krerëve të UÇK-së.
Pikërisht ky dallim është thelbësor dhe, për mendimin tim, meriton të shqyrtohet me seriozitet, sepse vetëm një analizë e tillë mund të ndajë dëshminë e bazuar në përvojën reale nga motivet, interesat apo ndikimet që mund të kenë ndikuar në një proces kaq të rëndësishëm.

UBT shënon 25-vjetorin, Hajrizi: Kemi dhënë kontribut në transformimin e arsimit dhe inovacionit në Kosovë
UBT hap AI Business Hub, duke kompletuar ekosistemin për zhvillimin e kompetencave dhe mbështetjen e bizneseve
Rama fajëson “duart e huaja” për trazirat në Shqipëri
Fundjavë e pasur me futboll në Evropë, përballje interesante në pesë ligat kryesore
127 të arrestuar pas protestave në Shqipëri, hetohen thirrjet për akte terroriste
KRU “Prishtina” zhvillon aksion për shkyçjen e konsumatorëve me borxhe në Lipjan
KRU “Prishtina” nis aksion për shkyçjen e bizneseve me borxhe në Tophane
FIFA dënon Spanjën për thirrjet diskriminuese të tifozëve ndaj myslimanëve
Rama: Rrezikojmë t’i humbim Lojërat Mesdhetare 2030, ICMG ka paralajmëruar për vonesat
Të kërkuara
-
Lajmet2 months agoInfantino kërkon falje për gabimet, por ruan mbështetjen e drejtuesve të FIFA-s
-
Sport3 months agoUellsi tërheq mbështetjen për Infantinon, kërkon ndryshim në krye të FIFA-s
-
Aktualitet2 months agoRusia sulmon Ukrainën me raketa balistike dhe dronë: Të paktën 14 të vrarë në Kjiv
-
Lajmet2 months ago“Spider-Man: Brand New Day” thyen rekorde, i afrohet miliardit në vetëm pak ditë
