

Shëndeti
Nxjerr sekrecionin e mukozës nga mushkëritë, lehtëson frymëmarrjen, pengon kollën e fortë!
Published
5 years agoon
Vera e vonë dhe fillimi i vjeshtës mund të bëhen të tmerrshme për njerëzit të cilët përballen me alergjitë
Pastaj kur i shtohet kësaj edhe ndotja e ajrit do të keni mushkëri të cilat vuajnë, transmeton Telegrafi.
Trupi ndaj çdo gjëje reagon me kollë të rëndë, mirëpo kjo është vetëm një mënyrë që të luftojë me infeksionin dhe të nxjerrë jashtë sekrecionin e mukozës nga mushkëritë.
Qe se çfarë thotë doktor Joseph Merkola i klinikës Mayo:
“Kolla konsiderohet akute nëse zgjat më pak se tri javë. Konsiderohet “kronike” nëse zgjat më shumë se tetë javë (katër javë, kur është fjala për fëmijët).
Shkaktarët e kollës akute mund të jenë: ftohja, gripi, irritimet nga ajri, inflamacioni i mushkërive, kolla e madhe.
Shkaktarët e kollës kronike: alergjitë, astma, bronkiti, sëmundja e gastroezofagealitfeluks. Edhe pse shkaktarët e kollës janë të ndryshëm, kolla bën nxjerrjen e sekrecionit të mukozës nga trupi.
Ky është mekanizmi i vetëm mbrojtës i trupit tuaj i krijuar që t’jua lehtësojë frymëmarrjen. Ndonjëherë është e lehtë të thuhet përse kolliteni, mirëpo në të mund të ketë mister”.
Kur mundon kollitja, më së miri do të jetë të këshilloheni me mjekun, por edhe të merrni këtë ilaç popullor:
Ju nevojiten:
– 2 banane të pjekura;
– 2 lugë mjaltë të freskët;
– 400 ml ujë.
Përgatitja:
Vlojeni ujin. Shtypni bananet dhe qitni në ujë. Lërini që tretja të ftohet rreth gjysmë ore.
Shtoni mjaltin dhe përzieni mirë. Merrni nga 100 ml të këtij produkti në ditë.
Nxeheni para çdo përdorimi.
Bananet do t’i zbusin simptomat e kollës, por edhe do t’ju ndihmojnë që të bëni gjumë të qetë. /Telegrafi/
You may like

Po bën ushtrime, po fle mirë, kujdesesh për atë që ha dhe megjithatë, ndihesh ende e lodhur. Si të ishte dikush që të rrëmben energjinë, por nuk mund ta gjesh arsyen. Ndoshta nuk është stresi apo shqetësimi që po të mundon, por niveli i sheqerit në gjak.
Glukoza, pra sheqeri, është si karburanti i trupit. Kur ai ngrihet dhe bie papritur, ndihesh e uritur, e irrituar, e lodhur dhe ke dëshirë për diçka të ëmbël.
Nuk është çështje force apo disipline, është çështje balancimi, e e bukura është se mund ta rikthesh këtë balancë, mjafton të bësh disa ndryshime të vogla.
Ja pesë mënyra të thjeshta për të mbajtur glukozën të qëndrueshme dhe energjinë të lartë:
Kombino karbohidratet me proteina
Një pjatë e mbushur me makarona ose patate rrit sheqerin në gjak e pastaj e lë atë të bjerë shpejt. Rezultati? Uria, nervozizmi, lodhja.
Nëse shton pak proteina, si pulë, vezë, djathë feta ose bishtaja, ndihmon trupin të “shpërbëjë” karbohidratet më ngadalë, pa ngjitje dhe rënie të papritura.
Shmang karbohidratet e lëngshme
Lëngjet, pijet gazuese dhe smoothies që reklamohen si “të shëndetshme”, përmbajnë sheqer në formë lëngu, i cili kalon në gjak. Kjo rrit shpejt sheqerin në gjak dhe pak më vonë të lë me më shumë uri. Më mirë të hash një frut të plotë ose të pish ujë me pak fetë limoni, kastravec ose mentë. Ky është një mënyrë e shkëlqyer për të të freskuar, hidratuar dhe për të mbajtur sheqerin në gjak në një nivel të qetë.
Mos qëndro pa ngrënë për shumë orë
Nëse e lë barkun e zbrazët për orë të tëra, trupi stresohet dhe atëherë fillon të “digjej” muskuj në vend të yndyrës, diçka që nuk e do. Mundohu të hash diçka të vogël çdo 3-4 orë, një frut me arra të thata ose pak kos. Kështu do të arrish tek vaktin tjetër më të qetë, pa pasur dëshirë të hash gjithçka që është në tryezë.
Ha diçka brenda orës së parë pasi të zgjohesh
Pasi të kesh fjetur për orë, trupi ka nevojë për energji. Nëse nuk i jep asgjë për të “punuar”, do të fillojë të përdorë masën muskulore si karburant – një gjë që nuk të pëlqen. Nuk është e nevojshme të hash një mëngjes të rëndë, ha diçka të vogël: pak kos, një copë djathë ose madje një kafe me qumësht.
Mëngjesi i plotë mund të vijë pak më vonë. E rëndësishme është që trupi yt të nisë mirë.
Mos bëj ushtrime me stomakun e zbrazët
Ndoshta e ke dëgjuar se është “mirë” të ushtrohesh pa ngrënë, por kjo nuk është ideale. Trupi yt nuk ka rezerva energjie në mëngjes e përfundon duke djegur muskuj në vend të yndyrës. Ha diçka të vogël – p.sh. një fetë bukë me pak gjalpë arrash ose një kos të vogël.
Kështu do të kesh energji, do të mbrosh masën muskulore e do të bësh stërvitje më të mirë. Nuk është e nevojshme të bësh ndryshime të mëdha. Disa rregullime të vogla janë të mjaftueshme për të ndjerë më të fortë, më të ngopur dhe më pak… të çmendur për çokollata gjatë ditës.
Dëgjo trupin tënd, jepi atij atë që ka nevojë dhe ai do t’i kthehet me një mendje të qartë, energji të qëndrueshme dhe një humor të mirë.
Dhe po – mund të hash edhe ndonjë ëmbëlsirë. Mjafton ta bësh me masë dhe me ndërgjegje.
Shëndeti
Disa mënyra si të kujdesemi për trurin, sipas ekspertëve
Published
5 hours agoon
May 1, 2025
Ndërsa jetojmë më gjatë, rreziku për sëmundjet që prekin trurin po rriten. Si mund të vonojmë shfaqjen e simptomave?
A duhet të heqim dorë nga çdo kënaqësi, apo ndryshime të vogla mund të bëjnë diferencë?
Neurologët do të të japin disa këshilla që mund t’i ndjekësh për të pasur një tru të shëndetshëm.
Kujdesu për shëndetin në përgjithësi
“Të gjitha gjërat e arsyeshme që vlejnë për shëndetin e trupit vlejnë edhe për shëndetin e trurit,” thotë Dr. Suzanne O’Sullivan, neurologe në spitalin e Neurologjisë në Londër dhe autore e librit “The Age of Diagnosis”.
Mos pi duhan dhe mos pi alkool çdo ditë
“Nëse do të dëmtosh trurin tënd, pi shumë duhan,” thotë Tom Solomon, profesor i neurologjisë në Universitetin e Liverpool-it. Po ashtu, “shumë alkool nuk zgjedhja më e mirë”, gjithsesi, nuk do të thotë se duhet të heqësh dorë plotësisht, por me terezi.
Stërvitu 3 herë në javë
Ka një lidhje të njohur mes aktivitetit fizik dhe shëndetit të trurit, thotë Dr. Richard Davenport, neurolog në Edinburg: “Funksionon në shumë nivele: psikologjik, metabolik, fiziologjik. Gjërat që janë të mira për enët e gjakut janë të mira edhe për trurin,” thotë ai. “Shumë raste të demencës lidhen me enë të dëmtuara gjaku. Aktiviteti fizik na mban në formë.”
Qëndro me një këmbë
“Ka studime që tregojnë se aktiviteti fizik ndihmon jetëgjatësinë e trurit,” thonë ekspertët. “Rekomandojmë të qëndruarit me një këmbë në rutinë, sigurisht, edhe ecja, pasi mbështetet në ekuilibrin e njëanshëm dhe kjo bëhet thelbësore me moshën. Ushtrimet aerobike çlirojnë një substancë që ushqen trurin – faktori neurotrofik që buron nga truri – dhe ushtrimet me rezistencë ndihmojnë muskujt”.
Më pak gjalpë
Kur nuk je i/e sigurt, zgjidh vajin e ullirit! “Zgjidh anti-oksidantë, yndyrna të pangopura dhe shmang mishin e kuq,” thonë ekspertët.
“Ka më shumë studime që tregojnë se dieta mesdhetare është shumë e mirë,” shtojnë ekspertët, duke vijuar: “Kur gatuaj, përdor vaj ulliri, jo gjalpë. Është shumë e lehtë të ndryshohet. Edhe ëmbëlsirat mund të bëhen me vaj ulliri.” Për vegjetarianët dhe veganët, ekspertët sugjerojnë suplemente me vitaminë B12.
Për të shmangur dhimbjet e kokës, pi ujë, jo kafe
“Për dhimbjet e kokës, zgjidhjet janë të njëjta: aktivitet i rregullt, të pish të paktën 2 litra ujë në ditë, të mos konsumosh kafeinë, pa anashkaluar vakte dhe të kesh një orar gjumi të rregullt. Nëse i ndjek këto për tre muaj, dhimbjet tkurren. Të gjitha janë të mira edhe për shëndetin e trurit”, shprehen ekspertët.
Njihu me njerëz të rinj
Shëndeti i trurit lidhet me pasionet, thotë eksperti O’Sullivan, duke sugjeruar që kur ke kohë, të dalësh, të ndjekësh pasionet dhe të bësh miq të rinj.
Mëso diçka të re
Ekspertët thonë: “Instrumentet muzikorë dhe gjuhët e huaja aktivizojnë pjesë të ndryshme të trurit. Njerëzit që luajnë janë më pak të rrezikuar nga demenca dhe sëmundje të tjera të trurit”.
Shëndeti
Një lugë mjaltë para gjumit mund të parandalojë gërhitjen
Published
20 hours agoon
April 30, 2025
Mund të duket e pabesueshme, por një lugë mjaltë nga kuzhina, para se të flini, mund të jetë çelësi për të reduktuar a eliminuar gërhitjen.
Ky “superushqim” i artë ofron një zgjidhje natyrale dhe efektive për ata që kanë vështirësi me gjumin për shkak të gërhitjes së vetes apo të partnerit.
Mjalti, përveçse një ëmbëlsirë e natyrshme, posedon veti të fuqishme anti-inflamatore dhe antimikrobiale që ndihmojnë në reduktimin e gërhitjes.
Si ndihmon mjalti?
Mjalti vepron si një qetësues për fytin, duke ulur irritimin dhe zvogëluar dridhjet që shkaktojnë zhurmën e gërhitjes. Kur fyti është më i relaksuar e më pak i inflamuar, rrugët e frymëmarrjes qëndrojnë më të hapura – duke reduktuar ndjeshëm mundësinë për të gërhitur.
Përveç qetësimit të fytit, vetitë anti-inflamatore të mjaltit ndihmojnë në lehtësimin e bllokimeve të rrugëve të frymëmarrjes dhe zvogëlimin e ënjtjes së grykës.
Mjafton një lugë mjaltë e pastër para gjumit ose e tretur në një filxhan ujë të ngrohtë, çaj kamomili apo çaj xhenxhefili.
Kjo praktikë e thjeshtë mund të bëhet pjesë e një rutine të qetë dhe relaksuese mbrëmjeje, duke përmirësuar cilësinë e gjumit.
Përfitimet e tjera shëndetësore të mjaltit:
Lehtëson kollën dhe fytin e irrituar;
Përshpejton shërimin e djegieve dhe plagëve;
Ul tensionin e gjakut;
Forcon sistemin imunitar;
Është i pasur me antioksidantë, veçanërisht mjalti me ngjyrë më të errët, që ndihmon në përmirësimin e shëndetit të përgjithshëm.
Shëndeti
Vetëm pesë minuta ushtrime të shpejta mund ta përmirësojnë shëndetin e trurit
Published
23 hours agoon
April 30, 2025
Studimi i ri nga Universiteti i Australisë Jugore ka treguar se edhe pak minuta aktivitet fizik me intensitet të lartë, si ecja e shpejtë apo vrapi i lehtë, mund të sjellin përfitime të mëdha për shëndetin e trurit tek të moshuarit.
Pikat kryesore të studimit:
Ushtrimet në formë mesatare deri në të fuqishme përmirësojnë shpejtësinë e përpunimit të mendimeve, kujtesën afatshkurtër dhe funksionet ekzekutive.
Edhe vetëm 5 minuta aktivitet në ditë mjaftojnë për të parë ndryshime pozitive në tru. Më pak aktivitet shoqërohet me rënie të aftësive njohëse, prandaj mënyra se si e kalojmë ditën ndikon drejtpërdrejt në shëndetin mendor.
“Aktivitetet që rrisin ritmin e zemrës e frymëmarrjen, si ushtrimet aerobike, ndikojnë në mënyrën se si truri mendon, planifikon e mban mend informacionin”, tha Maddison Mellow, studiuesja kryesore nga Universiteti i Australisë Jugore.
Studimi u realizua në bashkëpunim me Institutin e Kërkimeve “AdventHealth” në SHBA dhe ka analizuar të dhënat e 585 të moshuarve (65–80 vjeç) nga studimi IGNITE, duke matur kohën që kalojnë në gjumë, ulur, në lëvizje të lehta dhe në ushtrime më intensive gjatë një dite të plotë.
“Nga asnjë aktivitet fizik i fuqishëm, tek vetëm 5 minuta në ditë, ndikimi në tru ishte i jashtëzakonshëm”, shtoi Mellow.
Çfarë ndodh në tru kur njerëzit bëjnë ushtrime?
Studimi ka zbuluar se aktiviteti fizik me intensitet të lartë përmirëson:
Shpejtësinë e përpunimit të informacionit (si shpejtësia për të menduar),
Funksionin ekzekutiv (si planifikimi, fokusimi dhe shumëfishimi i detyrave),-Kujtesën afatshkurtër (ruajtja e informacionit për një kohë të shkurtër).
Nga ana tjetër, mungesa e këtij lloj aktiviteti lidhej me rezultate më të dobëta në këto fusha.
“Ka vetëm 24 orë në ditë, dhe mënyra si i ndajmë mes gjumit, qëndrimit ulur dhe lëvizjes, ndikon drejtpërdrejt në tru”, ka thënë doktoresha Audrey Collins, bashkautore e studimit.
Pse kjo është e rëndësishme?
Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, deri më 2030 një në gjashtë njerëz në botë do të jetë mbi 60 vjeç.
Prandaj, përfshirja e aktivitetit fizik në jetën e përditshme është një nga mënyrat më të thjeshta dhe efektive për të ruajtur funksionet mendore teksa njerëzit plaken.
“Të rrisësh aktivitetin fizik është një nga investimet më të mira për trurin dhe mirëqenien afatgjatë. Edhe pak, vetëm 5 minuta në ditë, mund të bëjnë ndryshimin”, ka theksuar Collins.

Si të balanconi sheqerin në gjak?

TikTok ndryshon rregullat e lojës – aplikacioni tregon se çfarë është përmirësuar

‘Oppo Find X8 Ultra’ shpallet si telefoni më i mirë i vitit 2025

Disa mënyra si të kujdesemi për trurin, sipas ekspertëve

Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve, si lindi dhe historiku i 1 Majit?

Parashikimi i motit për sot

“Dështim?!”, Beyonce nuk po arrin t’i mbush stadiumet

Një lugë mjaltë para gjumit mund të parandalojë gërhitjen

Pse duket gjithmonë serioz? Ben Affleck tregon anën që s’e shihni shpesh
Të kërkuara
-
Lajmet nga UBT2 months ago
Përgatituni për të udhëhequr politikën e të ardhmes me Fakultetin e Shkencave Politike në UBT
-
Lajmet3 weeks ago
Studentët e Psikologjisë në UBT zhvilluan një vizitë studimore në qendrën psikologjike “Radix” dhe Asociacionin Kosovar për Psikoterapi Trupore
-
Lajmet nga UBT2 months ago
Profesorët Besnik Skenderi, Safet Zejnullahu, Diamanta Skenderi dhe Ferid Selimi publikojnë punimin shkencor mbi AI në arsim
-
Lajmet nga UBT3 days ago
Profesori, Arsim Hajdari, doktoron me temën “New Perspective of Biological Therapy in Treatment of Age-Related Macular Degeneration”