Lajmet
Nesër mbledhja e CEFTA-s, Kosova me fusnotë përfaqësohet nga MINT, synohen lehtësira për tregti të lirë
Published
1 year agoon
By
UBTnewsKosova do të përfaqësohet nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë në mbledhjen e nesërme të gjashtë vendeve të rajonit në CEFTA. Megjithëse përmes fusnotës, në Lëvizjen Vetëvendosje e konsiderojnë sukses përfaqësimin e Kosovës në CEFTA pa UNMIK-un.
Sipas partisë në pushtet në mbledhjen e nesërme pritet të miratohen një grup marrëveshje teknike që janë diskutuar me muaj të tërë të cilat lehtësojnë tregtinë e lirë për vendet e rajonit. Në anën tjetër, në Partinë Demokratike të Kosovës thonë se largimi i masave të sigurisë për mallrat serbe si kundërvlerë e përfaqësimit të Kosovës në CEFTA është e pamjaftueshme. Ndërkaq, njohës të proceseve rajonale e mirëpresin vendimin e qeverisë për heqjen e bllokadës për mallrat serbe për lehtësimin e tregtisë së lirë dhe arritjen e suksesit të plotë të CEFTA-s dhe Procesi të Berlinit.
Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, thotë se pas vendimit të djeshëm për heqjen e masës së sigurisë për mallrat serbe vetëm përmes pikës kufitare në Merdarë është plotësuar kërkesa gjermane që CEFTA dhe Procesi i Berlinit të kenë sukses të plotë.
“Kosova do të ketë përfaqësimin e saj, jo më përmes UNMIK-ut nga dita e nesërme, përderisa në agjendë janë një grup marrëveshjes teknike që janë diskutuar me muaj të tërë, por për shkak të mospjesëmarrjes sonë dhe disa çështje të tjera atje nuk ka pasur vendimmarrje. Pritet që këto vendime të miratohen nesër…Vet mekanizmi i CEFTA-s si mekanizëm lehtësues për tregtinë e lirë për vendet e rajonit dhe vendet që aspirojnë anëtarësimin në Bashkimin Evropian parasheh lehtësinë përmes zbutjes së ngarkesave apo burokracisë që ekziston përmes shteteve. Por, gjithashtu edhe adaptimin e standardeve teknike për të cilat vendet e BE-së i kanë qoftë për kualitetin e mallrave apo standardeve që duhet të aplikohen për ofrimin e shërbimeve. Tashmë këto kalojnë në nivel teknik, ndërsa përfaqësimi i shteteve është në nivel politik. Prej nesër e tutje s’ka më përfaqësues të UNIMIK-ut që do të jetë atje bashkë me Kosovën”, deklaron ajo.
Kusari-Lila shton se Kosova do të përfaqësohet nga MINT, mirëpo nuk dihet a do të jetë në nivel teknik apo politik të përfaqësimit të tyre.
“Sipas diskutimit të marrëveshjeve rajonale kjo është e fundit që emri i Kosovës do të jetë me asterisk por në cilin nivel në aspektin e përfaqësimit politik ende nuk është e qartë, do të varet sesi shtetet në tërësi e kanë përfaqësimin e tyre. A janë të gjitha në nivele politike apo në nivele teknike të zyrtarëve të tjerë. Në këtë rast nga Kosova do të jetë e përfaqësuar nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë”, thekson Kusari-Lila.
Mirëpo, nënkryetarja e PDK-së, Mimoza Ahmetaj, thotë se qeveria kishte synuar që ta kushtëzojë BE-në me idenë që përmes bllokimit të mallrave serbe të hiqen sanksionet ekonomike dhe politike, por pranoi që vetëm përmes përfaqësimit në CEFTA me asterisk të largoi masat ndaj mallrave serbe.
“Nesër Kosova do të merrë pjesë në takimin e CEFTA-s. Ne kishim synuar që ta kushtëzojmë BE me idenë që përmes bllokimit të mallrave serbe të na hiqen sanksionet ekonomike dhe politike por fatkeqësisht përfunduam duke u pajtuar me asteriskun qe aq shumë i jemi kundërvënë”, thotë ajo.
Ndërkaq, analisti politik, Visar Ymeri thotë se qeveria ka vepruar mirë që ka larguar masën e sigurisë ndaj mallrave serbe, pasi konsideron se bashkëpunimi rajonal është i rëndësishëm për vendin.
Sipas tij, ekzekutivi ka bërë mirë që ka adresuar çështjen e skanerëve pasi brengat për çështje të sigurisë janë marrë parasysh. Ai thekson se Kosova të vetmit mekanizma për bashkëpunim rajonal i ka përmes CEFTA-s dhe Procesit të Berlinit.
“Shumë mirë që çështja e skanerëve është adresuar, shumë mirë që brengat dhe shqetësimin e Kosovës për çështje të sigurisë janë marrë parasysh, por Kosova tash është në pozicion që duhet të vendosë. A po dëshiron të jetë pjesë e këtij bashkëpunimi rajonal apo do të përjashtojë vetën. Arsyetime dhe pengesa mundesh me gjetë gjithë. Politika nuk është me gjetë pengesa por zgjidhje. Natyrisht me bërë edhe kompromise për qëllime tua strategjike”, thekson ai.
Ministria e Punëve të Brendshme dje ka autorizuar Doganën e Kosovës që të hiqen masat e sigurisë për mallrat serbe që arrijnë përmes pikës kufitare në Merdarë.
Kryeministri Albin Kurti deklaroi se pas një veprimi të tillë janë përmbushur kërkesat e aleatëve që CEFTA dhe Procesi i Berlinit të kenë sukses të plotë.
Vendimin e qeverisë e mirëpritën ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier dhe ambasadori i Gjermanisë, Jorn Rohde./UBTNews/
Lajmet
MINTI -Kontrollon çmimet e karburanteve në Kosovë
Published
6 hours agoon
March 2, 2026By
UBTNews
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINTI) po i ndjek me kujdes çmimet e karburanteve në të gjithë vendin në Kosovë.
Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut po bën kontrolle të vazhdueshme në terren për të siguruar që çmimet të jenë të drejtë dhe në përputhje me ligjin.
“Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit është e përkushtuar, me theks të veçantë në mbrojtjen e konsumatorit, rritjen e transparencës, mbrojtjen e konkurrencës së ndershme, si dhe mënjanimin e çrregullimeve në treg,” thuhet në komunikatë.
Kosova importon karburante, prandaj çmimet ndërkombëtare ndikojnë drejtpërdrejt tek çmimet lokale. Ministria paralajmëron se çdo ndryshim i papritur dhe i pabazuar mund të çojë në masa shtesë, duke përfshirë rregullimin e çmimeve dhe kontrolle të shtuar nga Dogana, Inspektorati dhe Administrata Tatimore.
Qytetarët mund të raportojnë çdo problem në numrin pa pagesë 0800 11000 ose përmes e-mailit [email protected].
Rritja e çmimeve të naftës vjen kryesisht si pasojë e tensioneve në Lindjen e Mesme, ku ndodhet shumica e prodhimit global të naftës. Sulmet ndaj rafinerive dhe infrastruktures energjetike, si dhe pasiguria për trafikun e naftës në Ngushticën e Hormuzit, kanë shkaktuar ndërprerje të furnizimit. Kjo ka çuar që vendet importuese, përfshirë Kosovën, të përballen me çmime më të larta të derivateve të naftës.
Lajmet
Rreth një mijë kosovarë në Lindjen e Mesme, MPJD: Të gjithë në gjendje të mirë
Published
7 hours agoon
March 2, 2026By
UBTNews
Në vendet e Lindjes së Mesme aktualisht ndodhen 963 shtetas të Kosovës dhe, sipas të dhënave zyrtare, të gjithë janë në gjendje të mirë shëndetësore.
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës njoftoi se informacionet janë siguruar përmes misioneve diplomatike dhe se institucionet janë në komunikim të vazhdueshëm me qytetarët për të përcjellë situatën dhe për të ofruar mbështetje sipas nevojës.
Sipas shifrave të fundit, në Izraeli ndodhen 21 kosovarë, në Arabia Saudite 331, në Emiratet e Bashkuara Arabe rreth 400 rezidentë dhe 70 turistë, në Katari 75, në Kuvajti rreth 60, në Bahreini 4 dhe në Omani 2.
Ministria bëri të ditur se po punon me autoritetet përkatëse për të siguruar opsione të mundshme evakuimi nëse situata e kërkon. Aktualisht, kufiri tokësor mes Emirateve dhe Omanit mbetet i hapur, ndërsa ekzistojnë edhe disa linja fluturimi nga Rijadi dhe Xheda.
Megjithatë, autoritetet vendore në rajon rekomandojnë që të shmangen udhëtimet deri në stabilizimin e plotë të situatës së sigurisë. MPJD u ka bërë thirrje qytetarëve të qëndrojnë të qetë, të ndjekin udhëzimet e autoriteteve lokale dhe të mbajnë kontakte të rregullta me përfaqësitë diplomatike të Kosovës.
Lajmet
Osmani: Lidhja Kosovë–Shqipëri është e natyrshme dhe e pathyeshme
Published
7 hours agoon
March 2, 2026By
UBTNews
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka njoftuar se në takim me Kryetarin e Kuvendit të Shqipërisë, Niko Peleshi, kanë biseduar për forcimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve.
Osmani ka theksuar se lidhja mes Kosova dhe Shqipëria është e natyrshme, strategjike dhe e pathyeshme, duke e cilësuar bashkëpunimin mes dy shteteve si themelor për të ardhmen e përbashkët.
Sipas saj, uniteti përbën forcë, ndërsa koordinimi i vazhdueshëm është garanci për përballimin e sfidave. Ajo ka nënvizuar se vizioni i përbashkët i dy vendeve mbetet paqja, stabiliteti dhe orientimi euroatlantik.
“Uniteti ynë është forcë, koordinimi ynë është garanci, ndërsa vizioni ynë është paqja, stabiliteti dhe e ardhmja e përbashkët euroatlantike”, shkruan Osmani.
Në mesazhin e saj, presidentja ka theksuar se në kohë sfidash globale, qëndrimi i përbashkët i Kosovës dhe Shqipërisë është element kyç për sigurinë dhe forcën e të dy shteteve.
Lajmet
Kurti dhe Peleshi bisedojnë për forcimin e bashkëpunimit Kosovë–Shqipëri
Published
8 hours agoon
March 2, 2026By
UBTNews
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar një takim me Kryetarin e Kuvendit të Shqipërisë, Niko Peleshi, ku në fokus ishte thellimi i bashkëpunimit mes dy vendeve.
Takimi u mbajt në përvjetorin e Kuvendi i Lezhës, ngjarje historike që simbolizon bashkimin e princërve shqiptarë në vitin 1444.
Në këtë frymë, bashkëbiseduesit theksuan rëndësinë e unitetit politik dhe institucional ndërmjet Kosova dhe Shqipëria.
“U vlerësua se Kosova dhe Shqipëria, si dy shtete të një populli, ndajnë aspirata të përbashkëta për zhvillim të qëndrueshëm, forcim të institucioneve demokratike dhe integrim euroatlantik”, thuhet në njoftim.
Sipas njoftimit të Zyrës se Kryeministrit, gjatë takimit është diskutuar për rritjen e koordinimit në arenën ndërkombëtare, si dhe për hapa konkretë në avancimin e proceseve integruese drejt Bashkimi Evropian.
Të dy palët kanë vlerësuar se bashkëpunimi ndërinstitucional duhet të intensifikohet në funksion të zhvillimit të qëndrueshëm dhe forcimit të demokracisë.
Kurti ka theksuar se Kosova dhe Shqipëria e mbështesin njëra-tjetrën në proceset shtetformuese dhe integruese, duke i konsideruar sukseset si të përbashkëta. Ai ka nënvizuar se perspektiva evropiane e qytetarëve të të dy vendeve mbetet objektiv i përbashkët.
Në fund të takimit, është ritheksuar se partneriteti strategjik ndërmjet dy shteteve shqiptare përbën një element të rëndësishëm për stabilitetin dhe zhvillimin në rajon.
DITARI: Çfarë lajmesh kemi lexuar në çdo 2 mars, në vitet 1993-1999
MINTI -Kontrollon çmimet e karburanteve në Kosovë
Nuk ka prova për dëmtime në objektet bërthamore të Iranit, thotë IAEA, por Teherani pretendon të kundërtën
Rreth një mijë kosovarë në Lindjen e Mesme, MPJD: Të gjithë në gjendje të mirë
Osmani: Lidhja Kosovë–Shqipëri është e natyrshme dhe e pathyeshme
Kurti dhe Peleshi bisedojnë për forcimin e bashkëpunimit Kosovë–Shqipëri
Abdixhiku: LDK nuk përjashton askënd për president, por kërkon konsensus para garës
UBT përfaqësohet në Konferencë Ndërkombëtare Shkencore në Sevilla, Spanjë
Arabia Saudite me njoftim urgjent për shtetasit kosovarë dhe të huaj pas përshkallëzimit të tensioneve me Iranin
Të kërkuara
-
Aktualitet3 months agoMe shumicë votash, Vesa Shatri zgjidhet Kryetare e re e Këshillit Studentor të UBT-së
-
Lajmet nga UBT3 months agoNjohja me proceset profesionale televizive, vizita e studentëve të Media dhe Komunikim në Klan Kosova
-
Vendi2 months agoDizajneri grafik Berin Hasi ligjëron për studentët e Dizajnit të Integruar në UBT
-
Rajoni2 months agoProfesori i UBT-së, Hazir S. Çadraku dhe bashkëpunëtorët publikojnë artikullin “Historia e Mbrojtjes së Shpellës në Kosovë” në SpeleoMedit Magazine
