Botë

NATO zotohet të shpenzojë 5% të PBB-së për mbrojtje deri në vitin 2035

Published

on

Aleatët e NATO-s ranë dakord të rrisin shpenzimet e lidhura me mbrojtjen në 5% të Produktit të Brendshëm Bruto (PBB) deri në vitin 2035.

Aleatët miratuan një rritje të madhe të nxitur nga presidenti i SHBA-së Donald Trump dhe që synonte të pengonte Rusinë.

Udhëheqësit zyrtarisht nënshkruan planet për të dyfishuar nivelet aktuale të shpenzimeve mes shqetësimeve në rritje se forcat e armatosura të Moskës mund të jenë gati të sulmojnë një vend të NATO-s brenda pak vitesh.

Deri më tani, aleatët e NATO-s janë detyruar të shpenzojnë të paktën 2% të prodhimit të tyre ekonomik për mbrojtje, një qëllim i rënë dakord në vitin 2014 dhe i parashikuar të arrihet nga të gjitha shtetet anëtare vetëm këtë vit.

Sipas premtimit të ri, të paktën 3,5% e PBB-së duhet të shkojë në shpenzimet kryesore ushtarake, me një 1,5% shtesë të caktuar për shpenzime të lidhura, duke përfshirë infrastrukturën që mund të përdoret për qëllime ushtarake.

Objektivi i ri i shpenzimeve përfaqëson një sfidë të madhe për shumë nga 32 shtetet e NATO-s – dhe nuk është miratuar pa kundërshtim.

Aleatja e NATO-s, Spanja, një nga shpenzueset më pakta kur bëhet fjalë për shpenzimet e mbrojtjes, i kishte kundërshtuar publikisht planet vetëm disa ditë para samitit./ atsh

Lajmet

Trump nënshkruan marrëveshjen historike për mineralet e rralla me Japoninë

Published

on

Presidenti amerikan, Donald Trump dhe kryeministrja e Japonisë, Sanae Takaichi, nënshkruan një marrëveshje kornizë mbi metalet e rralla dhe mineralet kritike.

Ashtu si ShBA-ja, Tokio po nxiton për të siguruar një furnizim të qëndrueshëm me minerale kritike, ndërsa Kina, prodhuesi dominues i metaleve të rralla, ka intensifikuar kontrollet e eksportit dhe kërcënon furnizimin global, shkruan BBC.

Në një takim që ka qenë një provë e hershme për Takaichi-n, të dy udhëheqësit paralajmëruan një epokë të artë të re për aleancën midis vendeve të tyre.

Eksportet japoneze në ShBA tani do të përballen me tarifa prej 15%, të cilat ishin rënë dakord më parë, por duket se janë finalizuar të martën./S.K/EO/BBC/

Continue Reading

Lajmet

Uragani Melissa: Xhamajka përgatitet për stuhinë më të fortë në botë të vitit 2025

Published

on

Mediat e huaja kanë raportuar se tashmë tre persona kanë vdekur në Xhamajka, mirëpo thuhet nga meteorologët amerikanë se ajo po përgatitet për stuhinë më të fortë në botë këtë vit, dhe ndoshta më të fortën e regjistruar ndonjëherë në ishull.

Me shpejtësi ere deri në 282 km/orë, Uragani Melissa është një stuhi e kategorisë pesë- forca maksimale.

“Po intensifikohet dhe pritet të arrijë në ishullin e Karaibeve herët të martën”, thuhet në njoftim të BBC.

Ekspertët paralajmërojnë se ritmi i ngadaltë i Melissës mund të nënkuptojë shira të zgjatur të rrëmbyeshëm në disa zona, duke rritur rrezikun e përmbytjeve vdekjeprurëse dhe rrëshqitjeve të dheut./S.K/KP/BBC/

Continue Reading

Lajmet

​Lituania mbyll kufirin me Bjellorusinë, kryeministrja Ruginienë: Nuk do tolerohet asnjë sulm hybrid

Published

on

Përmes një njoftimi, Qeveria lituaneze do të ndjekë një plan për të mbyllur kufirin e saj me Bjellorusinë, me përjashtim të diplomatëve dhe qytetarëve të BE-së që largohen nga Bjellorusia.

Përmes deklaratës të dhënë nga qeveria, bëhet e qartë se çdo balonë e cila do futet në hapësirën ajrore lituaneze, do të rrëzohet.

“Kështu i dërgojmë një sinjal Bjellorusisë dhe themi se asnjë sulm hibrid nuk do të tolerohet këtu , ne do të marrim të gjitha masat më të rrepta për të ndaluar sulme të tilla”, deklaroi kryeministrja lituaneze Inga Ruginienë.

Kufiri lituanez është aktualisht i mbyllur në bazë të një vendimi të përkohshëm të marrë nga forca kufitare e vendit, dhe një mbyllje e mëtejshme për një kohë të pacaktuar do të diskutohet dhe pritet të miratohet në mbledhjen e qeverisë të mërkurën (29 tetor).

Kryeministrja tha në një konferencë për shtyp se qeveria e ka hartuar tashmë urdhrin, i cili përfshin vetëm përjashtime shumë të kufizuara për qytetarët lituanezë dhe të BE-së, si dhe postën diplomatike që do të lejohet ende përmes kufirit.

“Çdo lëvizje tjetër do të ndalet. Kjo i dërgon një sinjal të qartë Bjellorusisë se asnjë sulm hibrid nuk do të tolerohet këtu dhe ne do të marrim masat më të rrepta të mundshme për të ndaluar veprime të tilla”, tha ajo./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

​Tërmeti i fortë në Turqi

Published

on

Turqia është goditur nga një tërmet i fortë mbrëmjen e djeshme, sipas të dhënave të Institutit të Sizmiologjisë Europiane.

Forca e tërmetit në njoftim thuhet se ka qenë me magnitudë 6.1 ballë.Nga të dhënat paraprake, tërmeti ka ka qenë me epiqendër 60 kilometra nga Balikseiri, ndërsa thellësia fokale 6 kilometra.

Lëkundjet thuhet se janë ndier në disa zona, përfshirë edhe Stambollin, mirëpo nuk ka ende të dhëna për dëme në njerëz dhe materiale./S.K/KP/

Continue Reading

Të kërkuara