Lajmet

Ditë e natë në terren, forcat e NATO-s dërgojnë mesazh stabiliteti

Published

on

Ushtarët gjermanë të caktuar në Komandën Rajonale-Lindje (RC-E) të misionit të KFOR-it, të udhëhequr nga NATO, po vazhdojnë patrullimet e tyre të rregullta ditën dhe natën në disa komuna brenda zonës së përgjegjësisë.

Sipas njoftimit, këto patrullime sigurojnë një prani të dukshme dhe qetësuese në terren, rrisin ndërgjegjësimin situativ dhe kontribuojnë drejtpërdrejt në ruajtjen e stabilitetit rajonal. Patrullat janë pjesë thelbësore e misionit të vazhdueshëm të KFOR-it për të garantuar një mjedis të sigurt dhe të qëndrueshëm për të gjithë qytetarët që jetojnë në Kosovë.

KFOR-i thekson se vazhdon zbatimin e mandatit të tij, të bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të vitit 1999, me qëllim sigurimin e një ambienti të qetë dhe të sigurt, si dhe garantimin e lirisë së lëvizjes për të gjithë, në çdo kohë.

Po ashtu, KFOR-i vepron në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), në përputhje me rolet e tyre përkatëse si reagues të sigurisë, duke synuar ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në vend.

lajme

Studentët e vitit të tretë të Mekatronikës në UBT njohin nga afër industrinë në Elsam Company

Published

on

By

Në kuadër të përkushtimit të UBT-së për të ofruar një arsimim të orientuar drejt praktikës dhe për të forcuar lidhjen mes teorisë akademike dhe industrisë, studentët e vitit të tretë të programit Inxhinieri Mekatronike realizuan një vizitë studimore në kompaninë Elsam në Ferizaj.

Të shoqëruar nga Prof. Fidan Smaili, studentët patën mundësinë të njihen nga afër me proceset industriale, teknologjitë e aplikuara dhe mënyrën e funksionimit të një kompanie moderne që operon në sektorin e prodhimit dhe zgjidhjeve inxhinierike.

Gjatë vizitës, përfaqësues të kompanisë prezantuan aktivitetet kryesore të Elsam Company, duke shpjeguar proceset e punës, standardet e cilësisë dhe aplikimin e teknologjive bashkëkohore në prodhim dhe inxhinieri. Studentët u informuan gjithashtu mbi rëndësinë e automatizimit, sistemet mekanike dhe elektrike, si dhe integrimin e zgjidhjeve të mekatronikës në industri.

Vizita u zhvillua në një atmosferë profesionale dhe interaktive, duke u shndërruar në një përvojë të vlefshme për studentët, të cilët patën mundësinë të lidhin njohuritë teorike të fituara në auditor me aplikimet reale në mjedisin industrial.

Continue Reading

Lajmet nga UBT

Studentët e UBT-së realizojnë vizitë studimore në HEC Eurokos JC në Dragash

Published

on

By

Në kuadër të qasjes së UBT-së për të ndërlidhur teorinë akademike me praktikën profesionale dhe industrinë, studentët realizuan një vizitë studimore në HEC Eurokos JC në Dragash, një nga objektet e rëndësishme të prodhimit të energjisë hidroelektrike në Kosovë.

Gjatë vizitës, të organizuar dhe udhëhequr nga profesorët e UBT-së, studentët patën mundësinë të njihen nga afër me proceset teknike dhe operacionale të gjenerimit të energjisë së ripërtëritshme, duke parë në praktikë funksionimin e një sistemi kompleks hidroenergjetik.

Ata u pritën nga inxhinieri Arianit Halimi, i cili prezantoi në mënyrë të detajuar funksionimin e centralit dhe teknologjitë e përdorura në prodhimin e energjisë elektrike përmes turbinave Pelton dhe Francis. Gjatë prezantimit u theksua se hidrocentrali operon me një kapacitet të instaluar prej 4.8 MW dhe një rënie ujore prej 165 metrash, duke e bërë atë një shembull të rëndësishëm të shfrytëzimit efikas të burimeve natyrore.

Studentët u informuan gjithashtu mbi karakteristikat teknike të sistemit, përfshirë turbinën Pelton me kapacitet 1.8 MW dhe turbinën Francis me kapacitet 3 MW, si dhe infrastrukturën mbështetëse që përfshin një prurje uji deri në 4.5 m³/s dhe një sistem tubacionesh prej rreth 3600 metrash me diametër 1.4 metra.

Vizita u zhvillua në një atmosferë profesionale dhe interaktive, duke u shndërruar në një eksperiencë të vlefshme për studentët, të cilët patën mundësinë të lidhin njohuritë teorike me aplikimet reale në fushën e energjisë së ripërtëritshme dhe inxhinierisë hidroenergjetike.

Continue Reading

Vendi

Fakulteti i Psikologjisë në UBT sjell ekspertizë ndërkombëtare me Dr. Skender Munishin

Published

on

By

Studentët e Fakultetit të Psikologjisë në UBT patën mundësinë të ndjekin një ligjëratë profesionale nga psikiatri Dr. Skender Munishi, si pjesë e aktiviteteve të vazhdueshme që synojnë lidhjen e teorisë akademike me praktikën klinike dhe përvojën ndërkombëtare.

Ky aktivitet u organizua nga Prof. Emrush Thaçi dhe Prof. As. Besarta Sadriu, duke sjellë në fokus rëndësinë e bashkëpunimit ndërmjet akademisë dhe profesionistëve të fushës së shëndetit mendor.

Gjatë ligjëratës, Dr. Munishi ndau me studentët përvojën e tij shumëvjeçare profesionale, si dhe njohuri të vlefshme nga praktika klinike në Gjermani. Ai ofroi një perspektivë të rëndësishme mbi sfidat dhe zhvillimet bashkëkohore në fushën e psikiatrisë dhe shëndetit mendor, duke e bërë takimin një përvojë të vlefshme për formimin akademik dhe profesional të studentëve.

Përveç pjesës akademike, Dr. Munishi kontribuoi edhe me një donacion prej 50 librash për bibliotekën e UBT-së, duke pasuruar më tej burimet shkencore në dispozicion të studentëve dhe stafit akademik.

Continue Reading

Lajmet

Stafi i UBT-së, Lumta Dida dhe Fjolla Ejupi marrin pjesë në Staff Week në Universitetin e Osijekut në kuadër të Erasmus+

Published

on

By

Në kuadër të strategjisë për ndërkombëtarizim dhe fuqizim të bashkëpunimit akademik me universitetet evropiane, UBT mori pjesë në “10th Staff Week – Blended Intensive Programme”, të organizuar nga Universiteti Josip Juraj Strossmayer në Osijek të Kroacisë, në kuadër të programit Erasmus+.

UBT u përfaqësua në këtë aktivitet nga Prof. Dr. Lumta Dida dhe Asist. MSc. Fjolla Ejupi, të cilat iu bashkuan pjesëmarrësve nga universitete të ndryshme evropiane në një javë të dedikuar shkëmbimit të përvojave, bashkëpunimit ndërinstitucional dhe zhvillimit profesional.

Aktiviteti, i mbajtur nga 18 deri më 22 maj 2026, u fokusua në ndërtimin e ekipeve efektive, avancimin e marrëdhënieve ndërkombëtare dhe promovimin e praktikave inovative në arsimin e lartë. Përmes sesioneve të ndryshme akademike dhe profesionale, pjesëmarrësit patën mundësinë të ndajnë përvoja, të krijojnë kontakte të reja dhe të eksplorojnë mundësi të reja bashkëpunimi ndëruniversitar.

Programi përfshiu ligjërata, punëtori interaktive, aktivitete kulturore dhe sesione praktike të udhëhequra nga profesorë dhe ekspertë të Universitetit të Osijekut. Temat e trajtuara përfshinë menaxhimin e stresit në mjedisin e punës, zhvillimin e aftësive të buta, bashkëpunimin efektiv në ekip dhe promovimin e mirëqenies në komunitetin akademik.

Pjesëmarrja e stafit të UBT-së në këtë program ndërkombëtar kontribuoi në forcimin e partneriteteve ekzistuese, krijimin e lidhjeve të reja akademike dhe shkëmbimin e praktikave më të mira me institucione të arsimit të lartë nga vende të ndryshme të Evropës.

Continue Reading

Të kërkuara