

Sport
Nacho vazhdon kontratën me Real Madridin
Published
4 years agoon
By
UBT newsReal Madrid ka njoftuar se Nacho Fernandez ka rinovuar kontratën me klubin deri në 2023.
Ky është një zgjatje njëvjeçare e kontratës së tij të mëparshme që mbyllej në fnd të sezonit 2021/22.
Nacho u bashkua me akademinë e Real Madridit 20 vjet më parë, ndërsa së fundmi festoi një dekadë si një lojtar i ekipit të parë të mbretërve.
🤝 #Nacho2023 pic.twitter.com/aSJfJJtEyO
— Real Madrid C.F. 🇬🇧🇺🇸 (@realmadriden) July 8, 2021
Ai e kishte bërë debutimin e tij në prill 2011 nën drejtimin e Jose Mourinho në një fitore të mrekullueshme 6-3 kundër Valencia në “Mestalla”.
Që atëherë, Nacho ka luajtur në 233 ndeshje për Real Madrid, ndërsa ka edhe 111 ndeshje për Castillan.
Ai ka fituar katër trofetë e Ligës së Kampionëve me Los Blancos, duke luajtur në 44 ndeshje në garën më të mirë të Evropës për klube.
👕2️⃣0️⃣2️⃣3️⃣
— Real Madrid C.F. 🇬🇧🇺🇸 (@realmadriden) July 8, 2021
👉 @nachofi1990#Nacho2023 pic.twitter.com/iak4sphsaY
Nacho sezonin e shkuar zhvillo 33 paraqitje nën drejtimin e Zinedine Zidane.
Lajmet
Trajneri i Suedisë i diagnostikuar me leukemi: Më i fortë, sepse e kuptova rëndësinë e jetës
Published
8 hours agoon
October 22, 2025By
UBT News
Trajneri Anders Torstensson, njëri prej protagonistëve më të mëdhenj të Suedisë që është pagëzuar edhe si ‘Leicester suedez’, prej muajsh po lufton një betejë shumë më të fortë jashtë fushave të lojës.
Në gusht të vitit 2024, Torstensson mësoi një lajm të tmerrshëm; u diagnostikua me leucemi linfatike kronike.
“Që nga ai moment e ndjej veten akoma më të fortë sepse kuptova rëndësinë e jetës, rëndësinë e çdo ditë këtu-pohon trajneri 59 vjeçar-sot nuk ndihem ndryshe në krahasim me ditët kur nuk e dija për sëmundjen. Në një farë mënyre e lë diagnozën në spital. E kam pranuar dhe nuk është diçka që më prek thellë.”, tha ai.
Por në anën tjetër diagnoza me kancer i ka mësuar Torstensson se nuk duhet marrë asgjë për të mirëqenë dhe nuk duhet të i shtyejmë gjërat për t’i bërë të nesërmen.
“Nuk marr asgjë për të mirëqenë dhe nuk i shtyj gjërat për t’i bërë të nesërmen, edhe kjo një arsye që fituam. Të gjithë pyesin për sekretin tonë, por nuk ka asnjë të tillë. Janë rreth 500 gjëra mbi të cilat kemi punuar cdo ditë me një kujdes të jashtëzakonshëm dhe nuk kemi bërë kompromis për asgjë.”, tha ai./S.K/EO/
Lajmet
FFK-ja shpërndan defibrilatorë modernë për klubet
Published
8 hours agoon
October 22, 2025By
UBT News
Federata e Futbollit e Kosovës, në kuadër të një projekti të mbështetur nga programi UEFA HatTrick, ka ndërmarrë një iniciativë të rëndësishme që synon rritjen e sigurisë në fushat e futbollit.
Nëpërmjet këtij projekti, të gjitha klubet e Superligës, Ligës së Parë dhe Ligës së Dytë, si dhe klubet e vajzave, janë pajisur me defibrilatorë të teknologjisë më të avancuar, të cilët mund të bëjnë ndryshimin mes jetës dhe vdekjes në rastet e urgjencave shëndetësore.
Në dekadën e fundit, raste të rënda shëndetësore të ndodhura në fushën e gjelbër kanë nxjerrë në pah rëndësinë e pajisjeve mjekësore si defibrilatori, i cili mund të shpëtojë jetë në rast të arresteve kardiake.
Përveç shpërndarjes së pajisjeve, projekti është shoqëruar edhe me organizimin e trajnimeve dhe fushatave për ndërgjegjësim rreth përdorimit të saktë dhe të shpejtë të defibrilatorëve, ku ligjërues ishte stafi mjekësor i Kombëtares A të Kosovës, duke ndarë eksperiencat e marra nga trajnimet e UEFA-s.
Trajnimet në fushën e shëndetit në futboll do të vazhdojnë dhe FFK do të punojë ngushtë me klubet për të siguruar që çdo ekip të ketë personel të trajnuar që di të reagojë menjëherë në raste emergjente.
Ky projekt është një hap domethënës jo vetëm për sigurinë, por edhe për profesionalizimin e mëtejshëm të futbollit kosovar, duke ndjekur standardet evropiane të kujdesit shëndetësor në sport.
Mbështetja e UEFA-s përmes programit HatTrick është një konfirmim i mëtejshëm i besimit dhe përkushtimit që ky institucion ka ndaj zhvillimit të futbollit në Kosovë.
Presidenti i FFK-së, Agim Ademi, e vlerësoi këtë projekt jo vetëm si investim në pajisje, por edhe si investim në jetë, në siguri dhe në të ardhmen e futbollit kosovar, meqë futbolli ynë është përballur me humbje jetësh në fushat e gjelbërta.
“Në një kohë kur sporti gjithnjë e më shumë po konsiderohet jo vetëm si argëtim, por edhe si një aktivitet që kërkon kujdes të madh për mirëqenien fizike dhe psikologjike të sportistëve, ky projekt tregon qartë që siguria dhe shëndeti i lojtarëve janë prioritet absolut për Federatën e Futbollit të Kosovës”, tha ai.
Mjeku i Kombëtares A të Kosovës, Amir Vejseli, theksoi se defibrilatori është pjesë jetike dhe urgjente që duhet të jetë i pranishëm në çdo ndeshje futbolli.
“Defibrilatorët janë kërkesë urgjente, meqë kjo pajisje mund të jetë jetike për rastet e sulmeve kardiake që mund të ndodhin gjatë ndeshjeve dhe seancave stërvitore. Pjesa e organizimit mjekësor në një ndeshje futbolli është po aq e rëndësishme sa edhe organizimi sportiv”, u shpreh ai./S.K/EO/FFK/
Lajmet
Rekord i ri, 43 gola në një natë në Champions League
Published
14 hours agoon
October 22, 2025By
UBT News
Gjithsej, 43 gola janë shënuar në 9 ndeshjet e para të javës së tretë në Champions League, ku aktualisht shihet një dominim i frikshëm nga ekipet e mëdha.
14 skuadra zbritën në fushë në orën 21:00, pas dy ndeshjeve të pasdites, ku takimi që spikati më shumë ishte Arsenal-Atletico Madrid.
Pjesa e parë u mbyll pa gola, por në të dytën “Topçinjtë” dominuan frikshëm, duke shënuar plot 4 herë, me ekipin e Simeones që ishte i pafuqishëm për t’u kundërpërgjigjur.
PSG shkaktoi një tërmet, duke marrë fitoren e tretë në po kaq ndeshje, kësaj radhe duke mundur Leverkuesenin në Gjermani me rezultatin e thellë 2-7.
Të dyja ekipet ngelën me 10 lojtarë, ndërsa në listën e golashënuesve i pranishëm ishte edhe Dembele, i cili sapo u kthye nga një dëmtim.
Interi gjithashtu tregoi forcën në Belgjikë, duke mundur 0-4 debutuesit e Royal Union.
Haaland dhe Bernardo Silva i dhanë fitoren 0-2 Manchester Cityt kundër Villarrealit.
Surpriza më e madhe erdhi nga Holanda, ku Napoli u mposht me rezultatin e thellë 6-2 nga PSV-ja.
Në sfidat e tjera, Dortmund mundi 2-4 Copenhagen, ndërsa Newcastle triumfoi 3-0 me Benficën.
Sa i përket sfidave të orës 18:45, Barcelona mundi 6-1 Olympiacosin, ndërsa Kairat Almaty-Pafos u mbyll pa gola./S.K/Tch/
Lajmet
Villarreal-Barcelona nuk do luhet në Miami
Published
15 hours agoon
October 22, 2025By
UBT News
Protesta e futbollistëve dhe presioni i ditëve fituan mbi La Liga që më në fund hoqi dorë nga plani për zhvillimin e sfidës mes Villarreal dhe Barcelonës në Miami.
Liga Spanjolle komunikoi zyrtarisht se kjo sfidë nuk do të luhet në token amerikane pikërisht në Florida.
Relevent, kompania promovuese e kësaj ndeshjeje e gjendur përballë këtij presioni që arriti kulmin me notën e protestës drejtuar Këshillit Superior Sportiv vendosi të tërhiqet përfundimisht nga kjo ide.
‘La Liga shpreh keqardhjen e thellë që ky projekt që do të shërbente për ndërkombëtarizimin e futbollit spanjoll nuk do të realizohet-thuhet ndër të tjerat në komunikatën zyrtare të La Liga-zhvillimi i një ndeshjeje tonë jashtë kufijve do të ishte një hap vendimtar drejt zgjerimit global të imazhit të kampionatit tonë duke përforcuar praninë ndërkombëtare të klubeve dhe përfshirjen e futbollistëve dhe markës së futbollit spanjoll në një treg strategjik si SHBA’, shkruan TCh.
Në fund La Liga thekson se falënderon klubet për disponibilitetin e tyre në këtë projekt dhe shtoi se do të vijojë punën për ta çuar futbollin spanjoll në çdo cep të botës./S.K/KP/

146 vjet nga suksesi i parë i llambës elektrike të Thomas Edisonit

Al Pacino rikthehet në botën e mafias me trillerin e ri aksion “Father Joe”

Tetë vende të reja në listën britanike për rrezikun nga pijet e falsifikuara me metanol

Radoniqi për rezultatet e zgjedhjeve: Duhet t’i presim edhe ankesat nga PZAP

The Sims Mobile po i vjen fundi, EA konfirmon mbylljen e lojës

UBT dhe Universiteti i Minho-s nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi akademik në Braga

46 të vdekur në një aksident rrugor në Uganda

Kërkohet paraburgim ndaj të miturit për kontrabandimin e 5 shtetasve kinezë

Trajneri i Suedisë i diagnostikuar me leukemi: Më i fortë, sepse e kuptova rëndësinë e jetës
Të kërkuara
-
Lajmet2 months ago
Profesori i UBT-së, Bahri Gashi, pjesë e rrjetit prestigjioz ndërkombëtar të recensimit shkencor në Taylor & Francis
-
Rajoni4 weeks ago
Policia, FSK-ja dhe Shërbyesit Civilë përfitojnë bursë 20 për qind në programet Master Shkenca Politike dhe Studime të Sigurisë në UBT
-
Lajmet nga UBT2 months ago
Votoni për UBT-në dhe Rektorin Hajrizi në Triple E Awards: Dy nominime të reja ndërkombëtare për institucionin dhe Kosovën
-
Rajoni2 months ago
Profesori i UBT-së fiton grant prestigjioz kërkimor në Universitetin Çarls të Pragës